Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Në hyrje të ambienteve të GJKKO-së, Kryemadhi ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat

zh.ll
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së
monika kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në hyrje të ambienteve të GJKKO-së, Kryemadhi ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. “Sot është dita e së vërtetës”, u shpreh Kryemadhi, teksa shtoi se do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe siç ajo pretendon.

“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, tha Kryemadhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB