Salianji ngre akuza: Gjyqtarit Artan Gjermeni i ofrohen para në përgjimet e Sky për çështjen e Toyota Yaris

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar me një vit burg. I ftuar në emisionin “Opinion”, gjatë diskutimit, Salianji u shpreh se “ka guximin që t’i bjerë ballit me emër, me mbiemër”. Pas kësaj, ai deklaroi se gjyqtari i çështjes së tij është në përgjimet e Sky ECC, në vendim gjykate ku i jepen para për të shpëtuar Toyota Yaris-in. Salianji tha se do të ketë edhe përgjime të tjera në vijim. Ai shton se është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Ilbiba Bezat pasi kjo e fundit ka rezultuar në KPA si “e papërshtatshme në vazhdimin e detyrës”.
Ervin Salianji: Nëse ju e publikoni keni vendim gjykate apo që ndalon publikimin, gjyqtari i çështjes, i pari, ky Artan Gjermeni është në përgjimet e Sky në vendim gjykate që i jepet lekë për të mbyllur çështjen e Toyota Yaris-it, e dini ju këtë apo jo, prandaj nxitojnë këta se do të merrem unë me këto edhe nga burgu, por po të isha jashtë do të merresha më shumë.
Blendi Fevziu: Ke edhe më shumë kohë brenda në burg.
Ervin Salianji: Ke edhe vendim gjykate, po jua them që të hapin një proces të ri, në vendim gjykate që gjyqtari që e sjellin vërdallë për të dhënë vendim, për të shpëtuar Toyota Yaris-in, e ke në përgjimet e Sky, e ke te vendimi i këtij prokurorit të Vlorës. Tani do të kesh përgjime të tjera mbrapa.
Blendi Fevziu: Ka?
Ervin Salianji: Po, po. E dini ju që ky është në përgjimet e prokurorisë së Torinos që urdhërohej nga Enver Dondollaku për të shpëtuar një personazh Liçi këtu nga krimi, apo jo? Të gjitha këto që ne një pjesë do t’i çojmë në SPAK se unë do të komunikoj me mbrojtësit ligjorë, këto do të jenë. Publikojini sepse ndalohet publikimi në vendim gjyqësor, i ke aty. Doni t’ju them dy elementë të tjerë? Ne kemi kërkuar përjashtuar e gjyqtares Ilbiba Bezat. Kjo gjyqtare është kunata e motrës së Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre. Kjo zonja që ta dini ju, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në korrik, kur bënte me histeri të madhe me deputetët që nuk donte të largohej, ka këtë vendim nga DSIK. Bazuar në nenin 39, pika 2 e ligjit 84, 2016, me anë të raportit mbi kontrollin e figurës për subjekte dhe rivlerësimt, Ilbiba Bezat , po i referohem Komisionit, KPA-së në vetting, papërshtatshmëri në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit, Ilbiba Bezatin.
Blendi Fevziu: Për çfarë arsyeje?
Ervin Salianji: Papërshtatshmëria do të thotë që o ke lidhje me krimin, o ke konktakte të papërshtatshme. E kemi kërkuar përjashtimin, e kanë mbajtur me zor.
Për një tjetër gjyqar, Salianji thotë se ka qenë përfaqësues i PS në KQZ dhe dëshiron të shkojë në Gjykatën e Lartë. Sipas deputetit, për ta bërë këtë i është vendosur kusht dënimi i Salianjit.
Ervin Salianji: Motra e vet, nënkryetare e bashkisë Shkodër. Ky vetë është ish-përfaqësues i PS në KQZ. Këtu do të jeni prapë, do ta diskutoni, do të dalë edhe PD, do të merreni edhe me vettingun e tyre. Ky do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ka 6 muaj e mbajnë peng dhe thotë në çdo tavolinë se nuk është sekret tani, që “e kam detyrim që të shkoj në Gjykatë të Lartë, duhet të dënoj Ervin Salianjin.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
“Nuk e njoh frikën”, Salianji: Zyrtarë të policisë paguan dëshmitarin mbi të cilin u dënova

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar me një vit burg. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan dhe në nisje të fjalës së tij, Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg. Salianji u shpreh se ai është dënuar mbi bazën e dëshmive të Fredi Alizotit. Ky i fundit është personi që pretendohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babalja). Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj 3 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të policisë, se kanë paguar Fredi Alizotin dhe se ky i fundit është kontigjent policie.
“E kam thënë, nuk e njoh frikën dhe ky dënimi për këtë ishte. Është një medalje më e larta që ka ky regjim pa asnjë akuzë dhe asnjë fakt penal. Denoncim ndaj trafikantëve të drogës. Fredi Alizoti, personazhi mbi dëshminë e të cilit unë jam dënuar sot, unë nuk i kam njohur kurrë as para as pas tani Fredi Alizotin, s’kam pasur kurrë takim. Të gjitha përgjimet tregojnë që Fredi Alizoti është paguar nga Ardi Veliu ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nga drejtori i Policisë Fier dhe Andon Marko ish-zv/drejtor i Policisë Fier, të tre këta i çojnë lekë. Ishte rekrutuar sepse ishte kontigjent i policisë, kishte 6 dënime. Babalja ka qenë në PD me gazetarin Jetmir Olldashi. Kërkuan që nëse bëhet një investigim a do kishte mbështetje nga PD. Kanë kërkuar a do të kishte mbrojtje dhe denoncim nga PD. Nuk e kam njohur asnjëherë më parë Albert Veliun. Asnjë njeri i rrethit tim nuk e ka njohur kurrë. Përgjimin nuk e kanë sjellë te unë në fillim ata. Më thanë që do kemi një denoncim, tha jam në mllef me Agron Xhafajn për shkak se kur kam rënë në burg më ka lënë dhe ka braktisur dhe dua që t’i bëj këtë gjë. Këta kanë shkuar kanë gjetur drogë nëpër pleq, kanë gjetur drogë aty që ishte sheshit. Ditën që ka dalë ky denoncim Agron Xhafaj ka shkuar në burg. Ka dalë Edi Rama ka thënë kam akt ekspertimin. E çuan te laboratori shtetëror në Itali, nuk ja u pranoi sepse zëri i marrë i Agron Xhafajt nuk ishte marrë në formën e duhur. Shkuan në një laborator privat anglez. Dëshmia e Fredi Alizotit është marrë parasysh, 3 dëshmitë tona nuk merren parasysh”, u shpreh Ervin Salianji.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Pak orë nga arrestimi, rrëfehet Salianji: Do të shkoj vetë në polici, çështjen do e ndjek nga burgu

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar se vendimi politik, sipas tij, i dhënë ndaj tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, do të zbatohet menjëherë. Në një interviste për ‘Çim Peka LIVE, Salianji tha se në dijeni të tij, policia nesër do të zbatojë vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, por deputeti i PD-së, u shpreh se do të shkojë vetë në polici.
"Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj", tha Ervin Salianji.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të trupës së gjyqtarëve që morën vendimin për dënimin e tij me burg, pasi denoncoi publikisht Geron Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për narko-trafik. Sipas tij, avokati i deputeti demokrat ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati, e cila është kunata e motrës së zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe nuk është marrë parasysh nga gjykata. Akuzat e tij demokrati tha se do i faktojë me dokumente edhe nga burgu.
"Në dijeninë time nga të dhënat e marra nga avokatët ka qënë një vendimmarrje me shumicë 2 me 1. Për të qënë korrekt ne kemi kërkuar përjashtimin e një gjyqtare e cila është kunata e motrës së zëvendëskryeministres madje ka bërë skena skizofrenie herën e kaluar duke menduar se është pronare e sallës dhe ka bërë reagime edhe ndaj deputetëtve. E ka mbajtur me zorë atë pozicion sepse ka qënë në shërbim. Po u them sot një prej pjesëve që e ka mbrojtur në fund të korrikut nga shkarkimi si gjyqtare. Raporti i DSIK bazuar në nenin 39 pika 2 ka përditësuar dhe ndryshuar konstatimin fillestar të bërë në raportin fillestar për këtë zonjë duke referuar për komisionin e apelimit papërshtatshmërinë në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Kjo zonjë ka qënë e papërshtatshme për DSIK që kontrolloj pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. E njëjta gjë ka qënë edhe për rivlerësimin e pasurirsë së saj. Do e faktoj me dokumenta qoftë në burg kur të jem, kur Fatmir Xhafa kur ka qënë ministër, inspektorët e i kanë vënë masë dhe e kanë çuar në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë në atë kohë dhe ministri Fatmir Xhafaj e ka tërhequr nga dhënia e masës dhe në po atë mbledhje ka bërë rivendosjen në afat kërkesës për ta bërë gjyqtare në Apel pasi kërkesa ishte jashtë afateve", tha Salianji.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Dënimi i Salianjit, Kryesia e PD vendos të nisë aksionin opozitar: Të bllokojmë porte dhe aeroporte
TIRANË-Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së u diskutua vendimi i Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Partia Demokratike vendosi që pas 10-ditësh të nisë aksionin opozitar me protesa e bllokim rrugësh. Propozimi u dha nga sekretari i PD, Flamur Noka i cili kërkoi që opozita të përshkallëzojë aksionin e saj. PD ka njoftuar se do të dalin në protestë kombëtare më 6 tetor.
Flamur Noka: Sot shqiptarët panë që ligjin e dikton Maliqi dhe Maliqi është kreu i narkoshtetit Edi Rama. Sot Shqipëria mori mesazhin më të keq, drejtësia është e vdekur dhe ligji është kamxhik kundër opozitës dhe jo kundër atyre që janë të korruptuar inkriminuar apo shkelës të ligjit. sot u dha vendim një denoncues të narkotrafikut dhe miri në mbrojtje narkotrafikantin. Regjimi po na kërcënon. Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe uniuversiteteve. Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe.
Sali Berisha, kryetari i PD mbajti fjalën e tij në një lidhje direkte për Kryesinë e PD, pas vendimit të Apelit për deputetin e PD. Kryedemokrati u shpreh se asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze. Berisha shtoi se Salianji në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi i vërtetë i demokratëve. Sipas Berishës, përballë kësaj situate, opozita duhet t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb regjimit Rama, që po bën gjithçka që në Shqipëri të mos ketë opozitë.
Berisha: Një ngjarje plotësisht e parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot, deputeti Salianji me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar Geronm Xhafa, Fatmir dhe Edi Ramës u dënua me një vit burg, për guximin që ai tregoi për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve dhe zgjedhësve të tij duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja. Trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Me këtë akt Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Salianjit, veçse një ndëshkim, hakmarrje primitive, e verbët e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite dikur në errësirë zgjodhën narkoshtetin, për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendoni. Sot Geron Xhafa, arriti të dënojë deputetit guximtar Ervin Salianji, sepse ai në ndërgjegjen e tij zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjodhi midis kokë-uljes dhe indiferencës e moskokëçarjes t’i thotë kriminelit kriminel, edhe pse ishte vëllai ministrit. Ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen dhe më dinjitozen ndaj jush, nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se ‘Geron Xhafa’ drejton trafiqe dhe ka mbrojtjen e vëllait të tij. Nuk shpifi, ishte i dënuar. Salianji është i dënuar se ai guxoi për ju t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri.
Qëndrimi ynë do jetë një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut. Me këtë regjim që nuk njeh Kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka që të mos ketë opozitë. Me këtë regjim që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig. Po prapë të kthehemi edhe njëherë aty ku theksova, pa një opozitë sovrane, nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi gjer në darkë sfidonte të gjithë botën. Po ishte Shqipëria një vend sovran? Ishte një vend pa sovranitet të brendshëm. Kjo betejë duhet të kuptohet jo betejë për individin, as për Salianjin, as për Berishën, as për Metën, as për Mediun.
Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër. Ai u shpreh se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët. Ndërkohë, të premten (27 shtator) pritet që të mblidhen sërish deputetët demokratë, ku pritet të vendoset kushtëzimi i raporteve me Kuvendin.
Agron Gjekmarkaj: Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët,” tha Gjekmarkaj. “Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet.
Deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.
Ina Zhupa: Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme është një domosdoshmëri. Ne nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë, dhe sot po mbillet frika te shqiptarët. Ne kemi një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me ato të Enver Hoxhës, janë thikë mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët duhet të jenë në ballë, në parlament, në rrugë. Dënimi sot, duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë, tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur. Nuk na intereson karrigia po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
U dënua me burg/ Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD, merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë. Në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohet lidhur me vendimin e Apelit për deputetin. Në këtë mbledhje PD do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik. Ndërkohë, të premten (27 shtator) pritet që të mlidhen sërish deputetët demokratë, ku pritet të vendosen kushtëzimi i raporteve me Kuvendin.

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Salianji në burg, deputetët demokratë në mbështetje të kolegut të tyre (REAGIMET)

TIRANË-Vendimi i Gjykatës së Apelit për deputetin demokratik Ervin Salianji ka nxitur reagime të shumta. Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shallës së Parë, e cila dënoi me një vit burg Salianjin pasi akuzohet për “kallëzimit të rremë”, lidhur me dosjen “Babale”. Deputetët demokratë përveçse të pranishëm në seancë krah tij, e kanë mbështetur Salianjin edhe pas vendimit të Gjykatës. Kolegët e Salianjit kanë theksuar se dënimi i demokratit vjen në një kohë kur pushteti ka marrë marrë revansh për zhbërjen dhe asgjesimin e opozitës.
Flamur Noka: Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s'ndodh askund në shtetet e së drejtës. Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për #PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor.
Saimir Korreshi: Kjo nuk ka qenë as gjykata kompetente për të marrë vendimin mbi Salianjin. Duhet parë ky problem procedural. Ne do të shohim vijimin e procesit. Vendimi mund të ishte konvertuar në shërbim prove, komunitete.
Agron Gjekmarkaj: Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!
Belind Këlliçi: Që të ashtuquajturat “Organe të Reja të Drejtësisë” janë një vegël në duart e regjimit, këtë nuk ka shqiptar që nuk e di tashmë! Mjafton vjedhja me inceneratorët, 5D, portin e Durrësit dhe konçensionet në shëndetësi, për ta vërtetuar lehtësisht këtë fakt! Të dënosh me burg një deputet të opozitës përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, kjo vetëm në Shqipëri ndodh!!! Ndërkohë që Ervin Salianji sot u dënua me burg nga gjykatat politike të Ramës, Armando Lilo i Fatmirit dhe Erionit, ai i 7 kateve pa leje, vijon grabitjen e miliona eurove me pronat e falura dhe falsifikuara nga vetë dyshja Xhafa - Veliaj! Një deputet i opozitës sot dënohet përse denoncon vjedhjen e trafikun, ndërsa hajduti i kapur në flagrancë me Grupin e Strukturuar Kriminal 5D, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, na shitet si model suksesi e vijon të vjedhë Tiranën ditën për diell! Ky standard është i padëgjuar në asnjë vend të botës!
Edi Paloka: Është një konfirmim i asaj që unë dhe të tjerë e kemi konfirmuar që nuk jemi duke shkuar në diktaturë, por jemi në diktature. Unë kam pasur dyshime se vendimi është marrë prej kohësh. Më shumë sesa vendimi, sot është dhënë një mesazh. Mesazhi i Ramës është, se unë ju kam në dorë, pavarësisht se Xhafa ka lëvizur gurët; ‘Ju kam në dorë, kontrolloj drejtësinë, mos hapni gojën se do përfundoni në qelitë e burgut’. Ky është mesazh për të gjithë ne.
Dhurata Çupi: Sot është një ditë e keqe. Dënimi i deputetit Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, nuk është një vendim i dhënë nga drejtësia, por nga qeveria që kontrollon segmente të rëndësishme në çdo institucion të drejtësisë! Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha! Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë!
Bledjon Nallbati: Vendimi i sotëm ndaj Deputetit Ervin Salianji nuk është gjë tjetër vecse rikthimi ne fuqi i dënimit për Agjitacion dhe Propagandë. Ky është një mesazh i qartë për cdo Shqipëtar. Kush shan Qeverinë shkon në Burg. Kush guxon të denoncoje vjedhjen, abuzimin, korupsionin, krimin qeveritar, përfshirjen e anëtarëve të qeverisë apo familjarëve të tyre në krimin e organizuar shkon ne Burg. Me këtë vendim cdo Shqiptari përfshirë këtu: Politikanë, Intelektualë, Gazetarë, Shoqëri Civile, apo Qytetarë ju është thënë se po folët kundër Partisë Shtet e pret Burgu.
Oerd Bylykbashi: Dënimi i sotëm i deputetit të opozitës Ervin Salianji është prova që Reforma në Drejtësi ishte instrumenti i Edi Ramës për të kapur Drejtësinë e për ta përdorur kundër Opozitës, pluralizmit, medias, biznesit e kujtdo që e denoncon sistemin e tij kriminal. Ervin Salianji denoncoi dhe për këtë po paguan. Të dënosh një deputet me dy dëshmitarë e prova të sajuara për një kallëzim që nuk e ka bërë kurrë, është treguesi më i qartë se kushdo, edhe një qytetar i thjeshtë, nuk ka më asnjë garanci në këtë vend. Vendimi i sotëm është shkop ballit për këdo që nanuritet ende në ëndrrën se reforma në drejtësi do të sjellë begatinë. Drejtësia është kthyer në armë kundër Opozitës dhe kundërshtarëve të Edi Ramës. Çdo reagim i munguar sot është një hap më shumë i kësaj të keqeje drejt pragut të çdo shqiptari.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Dënimi i Salianjit/ Berisha e akuzon për sulm ndaj opozitës, vjen reagimi i parë Rama: S'tërhiqemi nga gjyqet!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apeli për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji, me një vit burg. Kreu i qeverisë tha se vendimi është i ligjshëm dhe thekson se drejtësia vonoi po nuk harroi. Me vendimin e sotëm, sipas Ramës provohet se "drejtësia e re" ka lindur e po rritet jashtë duarve të politikës. Në reagimin e tij, duke iu referuar Salianjit, Rama thekson se pikërisht ata që bënë ligjet në Kuvend kundër shpifjes dhe ligjëruar kallëzimin e rremë si vepër penale, “janë edhe shkelësit më të egër”. Po ashtu, në reagimin e tij, numri një i qeverisë shton se ai dhe socialistët e tjerë kanë hequr dorë nga gjyqet për shpifje, duke theksuar se nuk do të tërhiqen përballë kolegëve të tyre në politikë.
"E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën. Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës,"-shkruan Rama.
REAGIMI I PLOTË:
Edi Rama: Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përditë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre. Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të tremburve nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!
E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën. Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës. Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Audio-përgjimi që “fundosi” Salianjin, çfarë është dosja 'Babale'? (SHPJEGIMI)

TIRANË-Gjykata e Apelit la në fuqi sot vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Deputeti u shpall fajtor për "kallëzim të rremë" për dosjen "Babale". Por çfarë është kjo dosje dhe si u përfshi deputeti demokrat?
Dosja 'Babale'
Në 14 maj të vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe, Fatmir Xhafaj, Agroni (gjithashtu i njohur edhe me emrin Geron) ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në konferencën për mediat, denoncimi u bë nga Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi. Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait, për të cilin shtonin se lëvizte lirshëm në Shqipëri, edhe pse kishte edhe 4 vite burg për të kryer në Itali.
E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari "X" i Partisë Demokratike, pra Albert Veliu i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në përgjime me pseudonimin "Babale". Bashkë më të, në çështje u përfshi edhe kunati i tij, Fredi Alizoti. Audiopërgjimi, pasi u mor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u dërgua tek ekspertët anglezë, të cilët dolën në përfundimin se përgjimi nuk ishte autentik. Vendimit të ekspertizës iu shtua edhe dëshmia e Alizotit, i cili pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.
Urdhër-arresti për Fredi Alizotin u ekzekutua menjëherë, ndërsa Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe aplikoi për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Por, pas një viti larg Shqipërisë, Albert Veliu, u vendos të ekstradohej nga Belgjika.
Ndërkohë që gjyqi vazhdonte në Shqipëri, duke përfshirë emra të tjerë. Një ndër to ishte edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. I thirrur për të dëshmuar në gjyq, Breçani tregoi se ku e kishte takuar për herë të parë Fredi Alizotin dhe se përse i kishte dhënë para.
“Fredi Alizotin e Albert Veliun i takova rastësisht në oborrin e PD. Alizoti u prezantua si kunati i Alber Veliut. Më tha se kishte besim tek unë dhe do më tregonte diçka. I dhashë 40 mijë lekë të vjetra Alizotit se ishte pa ngrënë. Edhe Albert Veliut i kam dhënë 10 mijë lekë të vjetra. Gjatë bisedës me Alizotin ai më tregoi se e gjitha bëhej për azil,"-tha Breçani.
Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi gjithashtu tregoi sesi ishte takuar me Alizotin.
“Isha duke shkuar në Tiranë, u ktheva të takoj Fred Alizotit. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me të. Alizoti telefonoi sallën operative të bënte kallëzim. Kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm pasi Alizoti më tha ‘Unë jam ai që interpretova Argon apo Geron Xhafën’. Doja ta çoja tek Prokuroria e Fierit por aty na njoftuan se për Alizotin kishte një çështje të hapur tek Krimet e Rënda,”-tha ai para togave të zeza.
Por ndryshe nga të tjerët që u morën sërish në pyetje, Gjykata vendosi që të mos e thërriste për dëshmi Agron Xhafën, por të lexonte deklarimet e tij që janë dhënë në Prokurori. Në dëshmi, Agron Xhafaj ka deklaruar se i kishte njohje personale me Albert Veliun dhe se i kishte dhënë para borxh Albert Veliut i cili sipas tij luante bixhoz, lekë që nuk i janë kthyer. Por ka mohuar se ka folur për trafik me të.
“Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të, por jo për gjërat që ai pretendon,”- deklaron Agron Xhafaj.
I përfshiri tjetër në dosje, Alizoti tregoi se plani për audiopërgjimin ka qenë "thurur" që në shtator të vitit 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu kishte gjetur njerëz të tjerë në Vlorë. Disa kohë më pas, Alizoti ishte kontaktuar sërish nga Albert Veliu dhe i ishin premtuar 200 mijë euro që sipas tij do i merrte nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Sipas Alizotit, është Salianji që gjithashtu i ka siguruar stiliolapsat për përgjim, por plani nuk kishte shkuar deri në fund. Ai shtoi se nuk kishte marrë lekët e premtuara dhe prandaj po tregonte të vërtetën pasi ndjehej i sigurtë.
“100 mijë euro më janë premtuar mua dhe 100 mijë euro i janë premtuar Albert Veliut. Lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Nëse do të merrja paratë nuk do të bëja kallëzim. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn."
Më tej, në rrëfimin e tij, ai përfshiu edhe emrin e ish-truprojës së Sali Berishës, Sali Lushajn, duke treguar se kunati ka ndenjur tek shtëpia e tij, pasi i kishin premtuar që do merrnin lekët.
“E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mjë euro. Se paratë do ndaheshin. Mu dukën shumë dhe thashë hajde se po e bëj,"- tha ai.
Asokohe pati edhe një reagim nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por edhe nga kryeministri Edi Rama.
Vendimi i Gjykatës në 2019
Pas vendimit të Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal pasi mori një kallëzim nga Agron Xhafaj, i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin që i kishte mbetur. Më 18 dhjetor të 2019-ës, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dha vendimin për dosjen “Babale”. Fredi Alizoti u dënua me 2 vite burgim, ndërsa Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Gjithashtu u dënua me 3 vite e 6 muaj burg Albert Veliu, ndërsa gazetari që publikoi lajmin, Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë pune në komunitet. Edhe për të tre të tjerët, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë./ZËRI
Vendimi për Salianjin/ Pas grupit parlamentar, pritet të mblidhet edhe Kryesia e PD

TIRANË-Pas përfundimit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji më 1 vit burg, Gazmend Bardhi njoftoi se do të mblidhet Kryesia e PD-së. Gjatë mbledhjes u diskutua rreth aksionit të opozitës pas këtij vendimi për Salianjin. Vendimet e marra në mbledhjen e Grupit të PD-së do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet në orën 20:00.
Kreu i Grupit Parlamentar u shpreh se gjyqtarë janë në konflikt të hapur interesi dhe e konsideroi vendimin si një agresion ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, apo ndaj çdo opozitari, që denoncon lidhjet e krimit të kësaj qeverie.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Pritet arrestimi i tij, Salianji provokon, kalon me “Range” para Drejtorisë së Policisë

TIRANË- Pritet që nga momenti në moment, Policia e Shtetit të marrë në dorë urdhër-arrestin për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit, i ka ‘provokuar’, duke kaluar para godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, atje ku do të dërgohet pasi të arrestohet. Brenda në makinën e tij me “Range Rover”, demokrati është pikasur nga gazetarët, të cilët i ka përshëndetur me dorë.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Përfundon mbledhja në PD, Bardhi para mediave: Është shpallje luftë ndaj opozitës
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi akuzoi organet e drejtësisë, duke i konsideruar si të politizuar për dënimin e Ervin Salianjit. Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Bardhi mbajti një fjalë për mediat duke u shprehur se ky vendim çon në instalimin e diktaturës në vend. Për Bardhin, sipas këtij vendimit, çdokush që denoncon qeverinë, shkon në burg.
Gazment Bardhi: Vendimi politik i Edi Ramës kundër deputetit të opozitës Ervin Salianjit. Vendimi i sotëm është i paprecedentë, nuk ka asnjë precedentë në 34 vite demokraci. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, vendimi i sotëm është kundër çdo qytetari që vendos të përballet. Është kundër çdo qytetari që ka vendosur që të jetojë. Prandaj dhe sot është larguar vija e hollë. Kush e dha vendimin kundër Salianjit? Një gjyqtar që ka qenë përfaqëses politik në KQZ për zgjedhjet. Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot është shpallje luftë ndaj opozitës. Deputetët kanë bërë propozimet e tyre dhe do të shkojë për miratim në Kryesinë e Partisë. Salianji është deputet i qytetarëve dhe beteja nuk bëhet për të, por për mandatin e tij. Ku është kallëzimi i rremë i Salianjit? Geron Xhafa është dënuar me burg me vendim gjykate. Ku gënjeu Salianji në këtë mes?
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Dënimi me 1 vit burg Salianjit mund t’i kushtojë mandatin e deputetit, emri që do ta pasojë

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit lidhur me dosjen “Babale”. Ky dënim, gjithashtu ka pasoja për karrierën e tij politike pasi Salianji, me arrestimin e tij humb mandatin e deputetit. Në këto kushte, në Kuvendin e Shqipërisë, Salianji do të pasohet nga Andrea Mano, i cili ka qenë Kreu i PD-së në Korçë, por edhe pas tij në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike. /ZËRI
Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, i ashpër Berisha: Rama i ka shpallur luftë opozitës, të ngrihemi në mosbindje civile!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi të dënojë me 1 vit burg për "kallëzim të rremë". Në një reagim për media, Berisha u shpreh se sot kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe kërkon "mosbindje civile" nga qytetarët. Për Berishën, sot duhet të ketë një aksion kundër qeverisë dhe Ramës.
Deklaratë e Sali Berishës:
Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij. Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Salianji në burg, çfarë vendimi mori gjykata për të pandehurit e tjerë në dosjen 'Babale'

TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi sot dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Ky vendim tani është i formës së prerë dhe do të ekzekutohet sapo prokurori i Apelit të japë urdhërin, në të cilin moment forcat e rendit do të shoqërojnë deputetin në qeli. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë dhe të 4 të pandehurit Fredi Alizoti (për të cilin Apeli la gjithashtu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë), Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin.
Gjykata e Apelit ka dënuar sot dhe gazetarin Jetmir Olldashi për dosjen ‘Babale’. Gjatë vendimit të sotëm, Apeli ka vendosur që gazetari Olldashi të dënohet me 100 orë punë në komunitet. Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa tha se vendimi i shkallës së parë për këtë çështje është i paligjshëm dhe se nuk duhet që të merret parasysh.
“Paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa”, tha avokati Sefa.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
I rrethuar nga kolegët, Salianji pi ujë kur merr vesh se u dënua me 1 vit burg

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ishte i rrethuar nga kolegët e tij në momentin kur Gjykata e Apelit vendosi ta dënojë atë me një vit burg. Në videon e mëposhtme, sapo dëgjon vendimin e gjykatës Salianji, pi ujë. Ndërkohë kolegu i tij, deputeti Gazment Bardhi flet me mediat dhe e cilëson vendimin, politik!
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Burg për Salianjin, avokati tregon hapat ligjor që do të ndjekin: Dënim politik

TIRANË-Pas vendimit të Apelit për deputetin demokrat ka reaguar edhe avokati i Ervin Salianjit, Redi Ramaj. Avokati e ka konsideruar dënimin e klientit të tij si një dënim politik. Sipas tij provat kanë qenë të fabrikuara dhe që nuk e implikojnë deputetin demokrat. Sa i përket masave që do të ndjekin, Ramaj u shpreh se mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim, duke shpresuar për ndryshim të vendimit.
Avokati Redi Ramaj: Jemi në një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe shkallës së parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për ti luftuar jo më në parlament, por në gjykatë,. Kur është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politik. Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm. Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime. Duhet pritur rruga ligjore që do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare. Në cdo rast, edhe pse nëni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar.
Deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në sallën e gjyqit, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike, të cilët e quajtën skandaloz vendimin e dhënë.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
I nxehur pas dënimit të Salianjit, Bardhi-gjyqtarit: Ta harrosh se do shkosh në Gjykatë të Lartë!

TIRANË-Me tensione u prit në Gjykatën e Apelit vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës. Në seancë për të mbështetur Salianjin ishin 17 deputetë të PD-së, ku Gazment Bardhi i revoltuar akuzoi gjyqtarin e çështjes se bëri pazar. Kreu i grupit parlamentar të PD-së akuzoi se dëshmitarët ishin të rremë dhe gjjyqtari Gent Shala dënoi deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë.
Gazment Bardhi: Se do shkojë Gent Shala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët.
Ndërkohë vetë Salianji qëndroi i heshtur në gjykatë. Pas vendimit të Gjykatës, në një prononcim për mediat e pranishme, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Salianji e cilësoi vendimin si "politik" dhe sulm ndaj opozitës para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Ndër të tjera në fjalën e tij, demokrati shtoi se është gati që të kryejë dënimin, duke shtuar me ironi se është ndëshkuar për "agjitacion dhe propagandë".
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Digjet mandati i deputetit dhe karriera politike, Ervin Salianjit pritet t’i vihen prangat

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm, me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, për dosjen e famshme “babalja”. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, që e dënoi Salianjin me 1 vit burg.
Tashmë pritet që të ketë një vendim nga prokurori i çështjes, i cili do të lëshojë dhe urdhërarrestin për Salianjin. Vendimi i Apelit, djeg në këtë mënyrë karrierën politike të Ervin Salianjit, i cili tashmë humb dhe mandatin e deputetit, si dhe është në kushtet e ndalimit për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Salianji ishte caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit, për Partinë Demokratike.
Deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në sallën e gjyqit, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike, të cilët e quajtën skandaloz vendimin e dhënë.
Pas vendimit, Salianji pritet që të shkojë në qeli, pasi ligji e parashikon qartë se vendimi i apelit ekzekutohet menjëherë.
Prokurori pas leximit të vendimit do duhet të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit, që për Salianjin është 1 vit heqje lirie. Më pas kjo do t’i dërgohet komisariatit përkatës për ta marrë e për ta dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Nga aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vendosë se ku do të vuajë dënimin Salianji.
Neni 71, pika 2, shkronja dh, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, dhe në këtë rast është e pavlefshëm vendimi i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores në Kuvend./ZËRI
Vendimi për Salianjin, PD njofton mbledhje urgjente

TIRANË-Partia Demokratike do të mbajë mbledhje urgjente në seli, në lidhje me vendimin që u mor pak më parë nga Gjykata e Apelit për Ervin Salianji. Mësohet se mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe pjesë e mbledhjes do të jetë i gjithë grupi.
Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Salianji. Pas vendimit të Gjykatës, në një prononcimpër mediat e pranishme, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Salianji e cilësoi vendimin si "politik" dhe sulm ndaj opozitës para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025./ZËRI
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Meta "gjen arsyen": Hakmarrje se fitoi Bashkinë e Kavajës

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi vendimin e Apelit për dënim me 1 vit burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi u dha teksa Meta ishte në një konferencë për mediat, ndaj edhe Meta e komentoi menjëherë dënimin e dhënë. Në fjalën e tij, kreu i PL-së, Meta e quajti këtë vendim si hakmarrje dhe përpjeje për t’i ndaluar Salianjit mundësimin e kandidimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshme.
Ilir Meta: Nuk ka nevojë që t'i akuzojë Salianji, e kanë në ballë që marrin vendime politike. Është hakmarrje ndaj deputetit Salianji për denoncimet e forta që ai ka bërë për trafikun e drogës, ku janë të përfshirë eksponentë të shumicës aktuale. Është edhe përpjekje që t'i ndalohet ushtrimi i deputetit. Gjyqtarët marrin vetëm vendime partiake dhe politike. Kjo është një hakmarrje e qartë për denoncimin kundër trafikut të drogës ku janë të përfshirë eksponentë të maxhorancës aktuale. Është edhe hakmarrje për fitoren e Bashkisë Kavajë. Kështu që jam i sigurtë që nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem kriminale drejtësie. Janë shumë akte të pavarura të gjykatë sepse ato afërmend vendosin çfarë kërkon SPAK.
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
"Babale"/ Apeli vendosi, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg

TIRANË- Gjykata e Apelit "foli", deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do të dënohet me 1 vit heqje lirie. Demokrati ishte shpallur fajtor për "kallëzim të rremë" nga Shkalla e Parë. Pas vendimit të Gjykatës, në një prononcimpër mediat e pranishme, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Salianji e cilësoi vendimin si "politik" dhe sulm ndaj opozitës para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Ndër të tjera në fjalën e tij, demokrati shtoi se është gati që të kryejë dënimin, duke shtuar me ironi se është ndëshkuar për "agjitacion dhe propagandë". Megjithatë, nuk la pa shtuar se do të kryejë dënimin, por jo pa e kaluar çështjen e tij në të gjitha hallkat e drejtësisë. Pritet që dosja të kalojë tani në Gjykatën e Lartë.
REAGIMI I PARË PAS VENDIMIT:
Salianji: Sot Gjykata në mënyrë të paprecentë në vend që të rikthente vendimin në shkallën e parë dha vendimin. Është një vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë...njësoj sikur të jenë anëtarë të PS. Vendimmarrja u shty pa pasur nevojë. Njëra nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut, tjetri është një superordiner dhe do e kuptoni shumë shpejt shpejt. Thotë në çdo tavolinë që unë do të shkoj në Gjykatën e Lartë edhe sikur të jetë nevoja që të vras një njeri. Unë kam bërë shërbim publik, nuk kam bërë betejë për të vrarë apo për trafik droge. Do ta bëj këtë betejë. Ky është akti i parë. Në të ardhmen do të keni edhe "Mamale", jo "Babale". Jam i nderuar dhe kam medalje.
Do e ankimoni vendimin?
Salianji: Do të ndjekim të gjitha procedurat e tjera gjyqësore. Fatmir Xhafaj është një person që kërkon të kapë SPAK. Procedura nuk varet nga unë. Unë do të jem në dispozicion dhe do shkoj me qejf të bëj burgun ku të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu fushatën time...
Edhe në seancën e sotme, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij të opozitës, të cilët shkuan bashkë me të në sallë. Gjatë seancës, pati përplasje edhe me gjyqtarët, të cilët i tërhoqën vëmendjen për etikën. Tensioni në sallë u shtua pas depozitimit të një vendimi nga mbrojtja e Geron Xhafës. Bëhet fjalë për nje vendim të datës 12 prill 2018 të Gjykatës së Krimeve të Rënda (tashmë nuk ekziston më) që pushoi hetimet për trafik droge ndaj Geron Xhafës. Vendimi i është dorëzuar Apelit të Përgjithshëm, nga mbrojtësi i Geron Xhafes, Ardian Visha javën e kaluar, pasi u mbyll shqyrtimi gjyqësor, gjë që sot shkaktoi debat pasi pritej vetëm shpallja e vendimit e jo depozitimi i provave të reja. Mbrojtja e Ervin Salianjit pretendon se ky vendim përsa kohë nuk ka marrë formë të prerë, nuk është i ligjshëm. Por provat u pranuan nga Apeli.
DISKUTIMET NË SALLË:
Avokati i Salianjit, Ledio Braho: Vendimi me dënim i Shkallës së Parë nuk duhet që të merret parasysh, është i paligjshëm. Nuk mund të administrohet si provë në këtë fazë që ndodhet procesi
Salianji: Të vij një vendim në këtë fazë është e paligjshme.
Gjykatësja Elona Toro drejtuar Salianjit: Kujdes me etikën!
Salianji-Elona Toros: E vërteta është më e kujdesshme se etika!
Ç’është dosja Babale?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.
Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza, nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit. Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi./ZËRI