LIVE UPDATES

Sterilizimi/ Kushëriri i Ilir Beqajt rikthen tensionet, Byrazeri: Nuk e njihte njeri para se të bëhej ministër

➤U zhvillua mes debateve mbledhja e radhës në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi, ku Genc Byrazeri, anëtar i komisionit që ka bërë studimin e fizibilitetit, për sterilizimin u mor në pyetje. ➤Byrazeri është kushëriri i parë i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, për të cilin tha se nuk e njihte askush përpara se të zgjidhej në qeveri. ➤Po ashtu Byrazeri tha se nuk ishte në konflikt interesi, gjatë ndërmarrjes së studimit të fizibilitetit, dhe për këtë ishte konsultuar dhe me juristë.

5 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

'Sterilizimi'/ Ish-kreu i FSDKSH nuk dëshmon para Komisionit: Të vij një herë tjetër!

Sterilizimi/ Kushëriri i Ilir Beqajt rikthen tensionet, Byrazeri: Nuk e
Eduard Ahmeti

TIRANË- Ish-drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti ka shkuar sot për të dhënë dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Por dëshmia e tij sot ka përfunduar shumë shpejt për shkak se kërkoi më shumë kohë që të bënte edhe ai përgatitjen e tij për t'u marrë në pyetje. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se ishte njoftuar vetëm dje pasdite se do të merrej në pyetje dhe nuk kishte kohë për të grumbulluar dokumentacionet për të cilat do të merrej në pyetje.

"Unë njoftimin për pjesëmarrjen në seancë e kam marrë dje rreth drekës dhe e vetmja gjë që kam bërë është që kam klikuar në internet për çfarë kam mundur të gjej. Dhe ndaj nuk kam një...sinqerisht ju them që nuk jam në dijeni për problematikat që po ngrihen nga ana juaj,"-tha në fjalën e tij Ahmeti./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

'A je paguar për konsulencë?'/ 'Sterilizimi', kushëriri i Ilir Beqajt e mohon: Kam skrupuj, jam shkodran

Sterilizimi/ Kushëriri i Ilir Beqajt rikthen tensionet, Byrazeri: Nuk e
Genc Byrazeri

TIRANË- Vazhdon marrja në pyetje e ish-anëtarit të Komsionit të Koncensionit të Sterilizimit, Genc Byrazeri. Në Komisionin Hetimor në parlament, në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Koncesionit për Sterilizimin, KVO, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë, Byrazeri tha se nuk kishte marrë asnjë pagesë për shërbimet e tij. I pyetur nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nëse ishte paguar për konsulencën e tij, mjeku e mohoi.

PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:

A ka ndonjë ankes që është i juaji në tender?

Genc Byrazeri: Është ngritur gjithë puna në vazhdimësi, unë kam kontribuar në shumë materiale shkencore. Një pjesë janë marrë në studim.

A keni qenë konsulet dhe jeni paguar për këtë koncension?

Genc Byrazeri: Zero! Për sa kohë që Ilir Beqaj ka qenë ministër shëndetësie skrupjt e mi si shkodran dhe familjar janë kujdesur që unë mos të marrë pjesë në asnjë grup pune më pagesë. I kam refuzuar unë! Zero lekë kam marrë./ZËRI

 

8 MUAJ ME PARE

‘Nuk të shkojnë pasthirrmat kryetare’, sherr mes Vokshit dhe Ndrecës: Nuk qenka mirë ky sot

Sterilizimi/ Kushëriri i Ilir Beqajt rikthen tensionet, Byrazeri: Nuk e
Plarent Ndreca dhe Albana Vokshi

TIRANË- Janë rikthyer debatet në Komisionin Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, mes drejtueses Albana Vokshi dhe bashkëkryetarit Plarent Ndreca. Ky i fundit akuzoi Vokshin se bënte pyetje tendencioze, në shkelje të ligjit, dhe jashtë kompetencave të saj. Shkak për irritimin e Ndrecës u bë pyetja që ajo i bëri Genc Byrazerit, anëtar i komisionit për studimin e fizibilitetit për koncensionin e sterilizimit, nëse ishte në konflikt interesi, sa kohë që është kushëriri i parë i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Debatet mes Vokshit dhe Ndrecës

Ndreca: Ke 20 minuta që…

Vokshi: Kërko fjalën që të ta jap, nuk e merr dot vetë

Byrazeri: Unë jam me kryetaren

Vokshi: Ta mbarojë Byrazeri

Ndreca: Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme, intimiduese

Vokshi: Kush je ti more që përcaktoke ligjin

Ndreca: Pyetjet e tua janë orientuese, intimiduese, kërkojnë një përgjigje të caktuar, nuk të lë të bësh sipas qejfit

Vokshi: Boll o Plarent, të dërgoi njeri ndonjë mesazh?

Ndreca: Me mesazhe funksionoi, ju. Keni bërë tre herë të njëjtën pyetje

Vokshi: Mbarove?

Ndreca: Mua mos më thuaj mbarove, se mbaroj kur të vendos unë

Vokshi: Mos u shqetëso

Ndreca: Nuk shqetësohem, shqetësohem vetëm për mosrespektim ndaj dëshmitarëve. E thërrasim të na ndihmojë dhe e përdhosim

Vokshi: Nuk qenka mirë ky sot

Ndreca: Lëreni more të flasë, e kuptoni dallimin mes jush dhe ne? Ne nuk ndërhyjmë në asnjë moment

Vokshi: Ti po dhunon, jo po ndërhyn por po dhunon

Ndreca: Shko lexo ligjin dhe kodin

Vokshi: Ëhë

Ndreca: Ëhë, ëhu janë pasthirrma që nuk i shkojnë kryetares së Komisionit, nuk janë argument. 

8 MUAJ ME PARE

Kushëriri i parë i ministrit bëri studimin e fizibilitetit për sterilizimin/ Byrazeri: Pyeta, nuk isha në konflikt interesi, Beqajn nuk e njihte njeri…

Sterilizimi/ Kushëriri i Ilir Beqajt rikthen tensionet, Byrazeri: Nuk e
Ilir beqaj dhe genc byrazeri

TIRANË- Genc Byrazeri, një prej 5 anëtarëve që bënë studimin e fizibilitetit për koncensionin e sterilizimit, rezulton të jetë kushëriri i parë i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Teksa u pyet nëse ishte në konflikt interesi, sa kohë që ministër ishte kushëriri i tij i parë, Byrazeri tha se kishte pyetur ekspertët dhe stafin e ministrit, të cilët i kishin thënë se ligji e lejonte të bënte studimin. Byrazeri vijoi më tej duke thënë se ai ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor, përpara se Beqaj të zgjidhej ministër, dhe se këtë të fundit nuk e njihte askush deri në vitin 2013.

Albana Vokshi: Jeni kushëriri i parë i zotit Beqaj, a keni qenë ju në konflikt interesi gjatë studimit të fizibilitetit për sterilizimin?

Genc Byrazeri: E prisja këtë pyetje, në mos do ta përmendja vetë, kam kërkuar interpretim, ministri ma ka bërë të qartë se nuk kisha asnjë konflikt interesi. Bazuar në ligj, nuk e gjej veten askund as në konflikt faktik dhe as në konflikt interesi. Studimi im nuk ka pasur kurrfarë roli vendimmarrës, edhe po të isha anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave, nuk do të ishte konflikt interesi. Ilir Beqajn se ka njohur njeri para vitit 2013, unë kam qenë më shpejt pjesë e sistemit të shëndetësisë. Jam emëruar gjatë kohës kur ka qenë Petrit Vasili ministër.

Byrazeri mbrojti studimin e tij të fizibilitetit, duke konstatuar problematikën e ndotjes dhe infeksioneve në qendrat spitalore ku ishte caktuar që të kryente kërkime shkencore.

“Një pjesë janë marrë parasysh nga konstatimet e bëra dhe një pjesë jo. Ky është vetëm një studim fizibiliteti dhe vendimet i marrin të tjerët. Një pjesë u morën parasysh dhe shumë mirë u bë, por detyra ime kjo ishte. Ndaj edhe kam firmosur, sepse profesioni im është mjek epedimiolog, të kontrolloj gjendjen, gjithmonë për pjesën time. Unë kam firmosur për pjesën time”, tha Byrazeri./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Sterilizimi/ “Janë minutat e famës sime”, Byrazeri: Të ketë çik ngjyrë të kaltër ky komision, jo vetëm dokumente stërr të zeza

Sterilizimi/ Kushëriri i Ilir Beqajt rikthen tensionet, Byrazeri: Nuk e
Genc Byrazeri

TIRANË- Ka nisur mbledhja e radhës në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku gjatë ditës së sotme është duke u marrë në pyetje specialisti i shëndetit publik, Genci Byrazeri, i cili ka qenë pjesë e studimit të fizibilitetit për sterilizimin. 

Byrazeri e nisi raportimin e tij, me merita personale, ku tha se emri i tij renditet, në mesin e 1 mijë studiuesve më të kërkuar për instititucionin dhe vendin tonë.

Teksa ai vijonte të fliste, një nga anëtarët tentoi që ta ndërpriste, teksa ai iu kthye: Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive ku komision, jo vetëm sterr.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Më pas Byrazeri shpjegoi dhe rolin e tij në koncensionin e sterilizimit, ku tha se si përfaqësues i shëndetit publik, ai ka vendosur theksin te parandalimi i infeksioneve spitalore.

Byrazeri vijoi më tej duke thënë se gjendja e spitaleve në Shqipëri, ishte e ngjashme me Afrikën, por pas kundërshtimit nga Albana Vokshi, ai u detyrua që të tërhiqte këtë krahasim.

Byrazeri mbrojti studimin e tij të fizibilitetit, duke konstatuar problematikën e ndotjes dhe infeksioneve në qendrat spitalore ku ishte caktuar që të kryente kërkime shkencore.

“Një pjesë janë marrë parasysh nga konstatimet e bëra dhe një pjesë jo. Ky është vetëm një studim fizibiliteti dhe vendimet i marrin të tjerët. Një pjesë u morën parasysh dhe shumë mirë u bë, por detyra ime kjo ishte. Ndaj edhe kam firmosur, sepse profesioni im është mjek epedimiolog, të kontrolloj gjendjen, gjithmonë për pjesën time. Unë kam firmosur për pjesën time”, tha Byrazeri./ZËRI 

Poll

MOS HUMB