LIVE UPDATES

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e atentatit u shkëput energjia elektrike

➤ Kur kanë kaluar më shumë se 15 orë nga ekzekutimi i Gentjan Bejtjas brenda oborrit në banesën e tij në Larushk, Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët dhe se kush fshihet pas ekzekutimit që tronditi një ditë më parë vendin. ➤ Ndërsa detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen. Raportohet se Gentjan Bejtja është qëlluar nga një distancë e afërt me 30 plumba kallashnikovi. Pjesa më e madhe e tyre e kanë kapur në trup dhe fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. ➤ Ndërkohë dyshohet se rol “kyç’ në atentatin e djeshëm ka pasur një informator i grupit kriminal që kreu ekzekutimin. Një person dyshohet se për muaj me radhë ka ruajtur banesën e Bejtjas dhe ka informuar atentatorët në momentin që e ka pikasur në banesë. ➤ Ndërkohë dyshohet se në atentatin ndaj tij të ketë marrë pjesë dhe Eljon Hato, ky i fundit njihet si “ushtari” i Ervis Martinajt. Kjo ka qenë dhe arsyeja se pse Policia dhe RENEA kanë zhvilluar një ditë më parë një operacion në Sauk me qëllim kapjen e Hatos, por nuk e kanë gjetur. Po ashtu bëhet me dije se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur energji elektrike në zonë dhe kamerat e sigurisë nuk ka filmuar.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

ITINERARI/ 4 të maskuar me “Land Rover”, Bejtja u vra nga skuadra që i eliminoi kunatin, fikën dritat dhe u zhdukën me një mjet të dytë

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja

TIRANË- Gentjan Bejtja, ish-polici i burgjeve me një të shkuar të errët u ekzekutua nga një skuadër prej katër personash që dyshohet se janë të njëjtët që i bënë atentat në korrik të vitit 2023, kohë kur i vranë kunatin, Ramazan Sino dhe i plagosën dy djemtë, njëri 18 dhe tjetri 13 vjeç.

Gjithçka ndodhi në momentin që Bejtja po vadiste domatet, ndërkohë që dëshmitarë të krimit makabër janë bërë dhe familjarët e Bejtjas.

Atentatorët dyshohet se kanë marrë informacione nga një person që kishte muaj që vëzhgonte lëvizjet e Bejtjas. Dhe pasditen e 15 marsit, janë afruar pranë vilës së ish-policit. Para se të mbërrinin aty me një mjet tip “Land Rover”, janë kujdesur që të shkëpusnin energjinë elektrike në zonë në mënyrë që të mos linin ‘gjurmë’ përmes pamjeve filmike dhe identifikimi i tyre është akoma më i vështirë.

Ata kanë parkuar fuoristradën në portën kryesore të shtëpisë së ish-policit dhe tre prej tyre kanë zbritur nga mjeti të maskuar dhe me kallashnikovë në duar. Një i katërt, gjithashtu i maskuar, i ka pritur në makinë dhe pasi kanë qëlluar me 30 plumba në drejtim të Bejtjas, janë larguar bashkë nga vendngjarja.

Gentian Bejtja ka tentuar të futet brenda në banesë, por plumbat e kanë kapur në momentin që ka qenë në derë dhe aty ka mbetur i vdekur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur në total 50 gëzhoja kallashnikovi. Atentaorët më pas kanë dalë në rrugën kryesore që lidh Fushë Krujën me Kamzën dhe janë futur në fshatin Hasan, ku edhe kanë djegur makinën. Përmes një makine tjetër, siç ndodh rëndom në çdo ngjarje kriminale, janë larguar në drejtim teë paditur.

Një prej atentatorëve dyshohet se është Eljon Hato, i njohur si ushtari i Ervis Martinajt që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022. Pas atentatit, forcat RENEA zhvilluan një aksion pasi kishin rënë në gjurmët e Hatos, por aty gjetën vetëm makinën që përdorej prej tij, e cila rezulton në emër të Emiljano Ninos, kushëririt të Martinajt që ndodhet në burg. Gjithashtu, mjeti në fjalë, brenda të cilit u gjetën dy armë zjarri, bllokues vallësh dhe municione, përdorej nga 37-vjeçari Olsi Gjoni.

Përsa i përket atentatit të Bejtjas, në polici është shoqëruar Valter Bami, i cili u vu në pranga dhe në kohën kur iu vra kunati pasi dyshohej se kishte gisht në ngjarje. Edhe persona të tjerë janë marrë në pyetje, nën dyshimin se mund të kenë informacione që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ky ishte atentati i katërt që i bëhej Bejtjas. Përveç sulmit ku iu vra kunati, ish-polici u ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjerë. Herën e parë, u tentua të vritej në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol, kur Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë. Më pas, në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka. 

Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015. Po ashtu, ai ishte i njohur edhe si mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm. Edhe vetë Bejtja është përmendur në disa ngjarje kriminale. 

Ai u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013. Gjithashtu, Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Autor i dyshuar Eljon Hato, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja dhe Eljo Hato

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas në Larushk një ditë më parë. Sipas gazetares Klodiana Lala, si autor i dyshuar i ngjarjes dyshohet dhe Eljo Hato, shkruan BW. Ky i fundit njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 10 gushtit të vitit 2022. Kjo ka qenë dhe arsyeja e operacionit të një nate më parë në Sauk nga RENEA. Ata kanë zhvilluar kontrolle për gjetjen e Hatos, por operacioni ka rezultuar i pasuksesshëm.

Gentjan Bejtja u ekzekutua brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI

1 VITE ME PARE

U vra me 30 plumba në oborrin e banesës, ish-polici Gentjan Bejtja përcillet sot në banesën e fundit

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja

TIRANË- Ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Larushk do të përcillet këtë të shtunë në banesën e fundit. Familjarët, të cilët kanë vendosur lajmërimin pranë banesës bëjnë me dije se 48-vjeçari do të varroset në orën 14:00.

Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë nga porta kryesore, e cila ka qenë e hapur në atë moment dhe e kanë ekzekutuar teksa viktima po vadiste domatet. Ndaj tij janë lëshuar 50 plumba ndërsa shumica prej tyre e kanë prekur në fytyrë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sy të fëmijëve dhe nënës së moshuar të viktimës. Pasi kanë qëlluar nga porta, autorët, të cilët kanë qenë të maskuar janë afruar afër dhe e kanë qëlluar sërish për tu siguruar se ka vdekur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Bejtjas/ Autorët e qëlluan teksa vadiste domatet! Ngjarja në sy të nënës dhe fëmijëve

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ekzekutimin e Genjtjan Bejtjas në Larushk një ditë më parë. Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë nga porta kryesore, e cila ka qenë e hapur në atë moment dhe e kanë ekzekutuar teksa viktima po vadiste domatet. Ndaj tij janë lëshuar 50 plumba ndërsa shumica prej tyre e kanë prekur në fytyrë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sy të fëmijëve dhe nënës së moshuar të viktimës. Pasi kanë qëlluar nga porta, autorët, të cilët kanë qenë të maskuar janë afruar afër dhe e kanë qëlluar sërish për tu siguruar se ka vdekur.

Makina e përdorur në krim dyshohet se është vjedhur në Shkodër. Pas ngjarjes autorët i vunë flakën mjetit “Land Rover”, bashkë me katër kallashnikovët e përdorur në krim brendaj tij. Ende nuk dihen autorët dhe porositësit e ngjarjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve dhe Valter Bamin por ende nuk ka emra konkretë të personave të përfshirë në ekzekutimin e ish-policit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Gentjan Bejtjas, makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur në Shkodër!

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja

FUSHË-KRUJË-Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri pasditen e djeshme në Fushë Krujë ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit. 

Viktima dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

Pas atentatit të Gentjan Bejtjas, makina e autorëve u gjet e djegur rreth 5 kilometra më larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, ndërsa brenda ishin edhe 4 kallashnikovë të djegur të cilët dyshohet se janë përdorur nga ekzekutorët për atentatin./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjes/ Shoqërohet në polici Valter Bami, zbardhen DETAJE

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja dhe Valter Bami

TIRANË- Disa orë pas ekzekutimit të Genjtjan Bejtjas në Larushk, shoqërohet në polici Valter Bami. Raportohet se Bami është shoqruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe po merret në pyetje nga hetuesit që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Valter Bami u shoqërua në polici dhe për atentatin e 4 korrikut 2023 ndaj Genjtjan Bejtjas, por që mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagos djali i mitur i Bejtjas./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati në Larushk/ Gentjan Bejtja u ekzekutua me 30 plumba! Informatori e ruajti për muaj me radhë

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ekzekutimin e Genjtjan Bejtjas brenda oborrit të banesës në Larushk. Raportohet se ai është qëlluar me 30 plumba kallashnikovi nga një distancë e afërt. Pjesa më e madhe e plumbave e kanë kapur në fytyrë dhe trup. Në banesë me viktimën ka qenë vetëm nëna e tij, pasi anëtarët e tjerë i kishte larguar pas atentatit të 4 korrikut 2023, ku iu vra kunati dhe plagos djali i mitur. Dyshohet se një informator i atentatorëve ka qëndruar për muaj me radhë pranë shtëpisë së Bejtjas dhe ka pritur që ai të shfaqet në banesë…dhe në këtë moment të kryehej ekzekutimi i tij.

Kjo nuk ishte hera e parë që i bënin atentat. Herën e parë, u tentua të vritej në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol, kur Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë. Më pas, në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja, ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka. Herën e tretë, shënjestra ishte ai, por plumbat për të i mori kunati i tij, Ramazan Sino (shoferi personal i shefit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë) dhe iu plagos djali, Alvi Bejtja, asokohe 13 vjeç.

Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015. Po ashtu, ai ishte i njohur edhe si mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm. Edhe vetë Bejtja është përmendur në disa ngjarje kriminale. 

Ai u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013. Gjithashtu, Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Bejtjas/ Asnjë gjurmë nga autorët! PISTAT ku po hetohet

Bejtja u vra me 30 plumba! Autor dyshohet Eljon Hato, në momentin e
Gentjan Bejtja

TIRANË- Kur kanë kaluar 15 orë nga ekzekutimi i Genjtjan Bejtjas brenda oborrit të banesës së tij në Larushk të Fushë Krujës, Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e krimit. Pavarësisht se menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë rrethuan zonën nuk ranë në gjurmët e autorëve, të cilët si dhe në ngjarje të tjera kriminale, dogjën mjetin së bashku me armët e krimit duke humbur gjurmët dhe “zhdukur”.

Mjeti tip “Land Rover”, i përdorur nga autorët u gjet pak minuta pas ngjarjes në fshatin Hasan, ndërsa brenda tij u gjetën dhe katër kallashnikov. Ndaj Bejtjas është qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e kthyer vendin e ngjarjes në skenë lufte me dhjetëra gëzhoja dhe një viktimë. Në momentin e ngjarjes në banesë me Bejtjan ka qenë vetëm nëna e tij, e cila raportohet se ka qenë pranë tij. 

Poll

MOS HUMB