Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas, makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur në Shkodër!

Makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

f.t
Vrasja e Gentjan Bejtjas, makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur
Gentjan Bejtja

FUSHË-KRUJË-Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri pasditen e djeshme në Fushë Krujë ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit. 

Viktima dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

Pas atentatit të Gentjan Bejtjas, makina e autorëve u gjet e djegur rreth 5 kilometra më larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, ndërsa brenda ishin edhe 4 kallashnikovë të djegur të cilët dyshohet se janë përdorur nga ekzekutorët për atentatin./ZËRI

Poll

MOS HUMB