
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas në Larushk një ditë më parë. Sipas gazetares Klodiana Lala, si autor i dyshuar i ngjarjes dyshohet dhe Eljo Hato, shkruan BW. Ky i fundit njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 10 gushtit të vitit 2022. Kjo ka qenë dhe arsyeja e operacionit të një nate më parë në Sauk nga RENEA. Ata kanë zhvilluar kontrolle për gjetjen e Hatos, por operacioni ka rezultuar i pasuksesshëm.
Gentjan Bejtja u ekzekutua brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI