Basha i ashpër me marrëveshjen PS-Rithemelim: Revolucioni u flijua, lepuri fle te pakti i 2008-ës

TIRANË- Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar i indinjuar pas arritjes së marrëveshjes mes PS Rithemelimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore për ti dhënë fund kaosit. Revolucioni u shit tha Basha, për dy komisione hetimore, njëri prej të cilëve sot mbylli hetimet.
“Për fat të keq revolucioni u flijua. Revolucioni i shpallur me bujë u flijua për dy komisione hetimore, njëri prej të cileve sot u njoftua që kanë mbaruar hetimet dhe që do të komunikohen akuzat dhe që me të drejtën e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve nga Ilir Beqja me shokë, do të shkojnë në burg sepse kanë vjedhur. Këta kanë rënë dakord që të ngrenë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propozojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet. Për këtë u shit revolucioni i premtuar kurbinasve dhe gjithë demokratëve shqiptarë. Ka ardhur koha të vëmë gishtin në plagë, ku ndoshta të gjithë kemi gisht në këtë plagë kush më shumë e kush më pak. Shpresa e rreme është lidership i rremë. Ku është revolucioni, ku është përmbysja e Edi Ramës? Cila është fitorja që i shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do ta rrëzoje Edi Ramën? Ku është bashkia e Kurbinit? Të gjitha kanë avulluar si iluzione, sepse nisen me një pretendim të remë", tha ai.
Basha e quan marrëveshjen që u arrit sot, vazhdimimin e asaj të 2008-ës.
"Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës 2008-ës për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimi Ramiz Alia. Edhe pse kjo në këtë formë mund të vij me një çmim shumë të lartë jo thjesht për demokratët, por për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë Kombin me çmimin e lartë të konsolidimit të pushtetit të Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës shqiptare. Po kaq u bën atyre që është thënë dhe me të drejtë u katapultuan pas asnjë meritë si kandidat për deputetë dhe që e kanë frikë listat e hapura, sepse kanë frikë të vijnë e të përballen me gjykimin e demokratëve, me gjykimin e qytetarëve, me votën tuaj. Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë drejt këtij komploti të ri ku janë prap bashkë, bashkë për t’i mbajtur listat e mbyllura, bashkë për t’i mohuar shqiptarëve barazinë e votës, bashkë për të mohuar votimin dhe numërimin elektronik që iu heq instrumentet e manipulimeve të tjera zgjedhore, bashkë për t’i mohuar votën diasporës që duan ta degdisin ose në dyert e ambasadave, ose me postë, të Postës Shqiptare, të folesë dhe çerdhes së pushtetit, në fakt ta themi troç, të çdo pushteti", tha ai.
Miratimi i komisioneve
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI
"Inkurajon deputetët"/ Ambasada Amerikane reagon për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin nw normalitet tw Parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë. Edhe delagacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Miratimi i komisioneve
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI
Dakordësimi me PS, Bardhi i qetë pas Konferencës së Kryetarëve: U zgjidhën shqetësimet tona

TIRANË- Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se do të nisë menjëherë puna në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Ende nuk ka emra se kush do jetë bashkëkryetar nga opozita në këto dy komisione. Bardhi tha se kjo do vendoset në mbledhjen e grupit të Rithemelimit.
"Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi. Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chep-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin tims. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj. Do shkoj me propozime konkrete në grup, është grupi i PD që vendos se kush janë përfaqësuesit e vet", tha Gazment Bardhi.
Bardhi ndër të tjera ka deklaruar se krerët e komisioneve hetimore që u “fituan” nga opozita do të drejtohen nga kryetarë që do të zgjidhen nga grupet parlamentare përkatëse. I pyetur nëse ai vetë do të drejtojë një prej komisioneve hetimore, Bardhi u shpreh se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD dhe si i tillë do të paraqesë propozime emrash te kolegët demokratë për këtë çështje.
Kush do ti drejtojë komisionet parlamentare?
Bardhi: Kjo nuk është çështje e konferencës së kryetarëve, por e grupeve parlamentare. Pra do të jetë vendimmarrje e grupeve parlamentare në vijim. Si kryetar i grupit parlamentar nuk pret besoj të ta bëj ty propozimin një herë ty pastaj kolegëve të grupit parlamentar.
Nuk kam ndërmend të ndalem te projeksioni i kolegëve që do jenë në komisionet përkatëse. Në konferencën e kryetarëve pati një dakordësi për t’iu rikthyer jetës parlamentare, detajet e tjera do të keni mundësi në ditët në vijim, mos i merrni të gjitha lajmet sot.
Të jeni të sigurt se çdo denoncim që kam paralajmëruar që do të bëj do të bëhet, brenda apo jashtë komisionit. Patjetër që mbledhjet e komisioneve hetimore do të jenë të hapura.
A do të jeni një prej kryetarëve të komisioneve hetimore?
Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamentar, do të shkoj me propozime te kolegët e grupit parlamentar.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe velrësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI
Finalizohen negociatat PS-PD/ Çuçi: Do krijohet një grup pune për ligjet me 84 vota

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.
"Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus. Nuk do të ketë të drejtë vetoje. Do presim produktin e komisionit zgjedhor. Janë duke punuar edhe me ODIR nëse ka konsensus do vazhdojmë. Qëndrim të përhershëm nuk ka", tha Çuçi.
Pyetje-Prisni nga Basha të protestojë në Kuvend?
Çuçi: Kafen se pimë as turke e pimë ekspres.
Çuçi bëri me dije se përveç miratimit të 2 komisioneve hetimore, janë dakordësuar me grupin e Rithemelimit për ngritjen e një grupi pune për ligjet që kërkojnë 84 vota për t’u miratuar.
“Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve të ngrihet një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, u shpreh Çuçi.
Marrëveshja e arritur për ngritjen e komisioneve pritet t’i japë fund kaosit të krijuar nga Rithemelimi prej 5 muajsh./ZËRI
"4 muaj afat"/ Kërkesa e grupit Bardhi për ngritjen e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up

TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në orën 16:00 pritet të shqyrtohen kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Bardhi ka kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore, për sistemin TIMS dhe PPP në Shëndetësi.
Në kërkesë propozohet që Komisioni të ketë 15 anëtarë, 6 nga grupi i PD dhe 8 nga grupi i PS, ndërsa afati i tij të jetë për një periudhë kohore 4 mujore. Në dokumentin e dorëzuar nga Bardhi, thuhet se projektvendimet janë dakordësuar edhe me mazhorancën. Në mbledhjen e sotme pritet të dilet me një vendim mbi këto kërkesa.
PPP në Shëndetësi
Lidhur me komisionin për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check up në Shëndetësi, objekti i hetimor do jetë:
(i) Shqyrtim i çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi. si dhe zbatimin e tyre:
(ii) Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.
3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.
Sistemi TIMS
Ndërkohë, komisioni për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS ka për objekt të veprimtarisë së tij:
(i) Shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS: dhe
(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.
3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit./ZËRI
DOKUMENTI PS-PD/ Ngrihen Komisionet për Koncensionet në Shëndetësi dhe TIMS

TIRANË-Është zbardhur marrëveshja mes PS-së dhe PD-s, e arritur në Konferencën e Kryetarëve. PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Heti mor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
U vendos në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 tetori i vitit 2023 e deri më sot. Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave. Palët kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi).



Ditën e sotme në orën 16:00 mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e Kryetarëve mbahet për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit./ZËRI
Marrëveshja PS- Rithemelimi, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, çfarë do diskutohet

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohen pikat e arritura në marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, do të mblidhet sot pasdite. Ka qenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që ka njoftuar të gjithë anëtarët për mbledhjen që do të mbahet në orën 16:00.
“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbledhje pritet që të diskutohen teknikalitetet për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, si dhe ngritja e një nënkomisioni të posaçëm në reformat.