LIVE UPDATES

Vranë Grei Bihucin/ Autorët dërgohen në burgje të ndryshme! Avokati i Klajdi Mukës kundërshton vendimin

➤ Gjykata e Fierit ka lënë këtë të enjte në masën e sigurisë “Arrest me burg”, Florian dhe Klajdi Mukën, dy autorët e vrasjes së Grei Bihucit. ➤ Ata do të dërgohen në burgje të ndryshme. Konkretisht 17-vjeçari, Klajdi Muka në burgun e të miturve në Kavajë ndërsa Floriani në burgun e Fierit. ➤ Pas vendimit të Gjykatës avokati i Klajdi Mukës tha se vendimi është i padrejtë. ➤ Vrasja e Grei Bihucit u regjistrua mesditën e 11 marsit. I riu ndërroi jetë në vend për shkak të goditjes me thikë nga Florian Muka.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Të qetë dhe të rrethuar me policë, PAMJET kur 2 autorët që vranë Grei Bihucin mbërrijnë në Gjykatë

Vranë Grei Bihucin/ Autorët dërgohen në burgje të
Momenti kur autorët mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

FIER- Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur Florian dhe Klajdi Muka, dy autorët e vrasjes së Grei Bihucit mbërrijnë në Gjykatën e Fierit për t'u njohur me masën e sigurisë. Pas seancës që zgjati më shumë se dy orë, togat e zeza vendosën lënien në burg të dy kushërinjve. Ata do të dërgohen në burgje të ndryshme. 17-vjeçari Klajdi Muka në burgun e të miturve në Kavajë, ndërsa Florian Muka në burgun e Fierit. Grei Bihuci u vra mesditën e 11 marsit./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Vranë Grei Bihucin, autorët dërgohen në burgje të ndryshme, avokati: Nuk ishte vendim i duhur

Vranë Grei Bihucin/ Autorët dërgohen në burgje të
Grei Bihuci

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg këtë të enjte dy kushërinjtë Florian dhe Klajdi Muka, të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit në Fier. Ata do të dërgohen në burgje të ndryshme. 17-vjeçari Klajdi Muka do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florian Muka në burgun e Fierit.

Pas vendimit të Gjykatës ka reaguar dhe avokati i njërit prej të akuzuarve, konkretisht Klajdi Mukës. Në një deklaratë për mediat Ervis Goxhaj, ka pohuar se Klajdi Muka nuk është aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti. Çështja për të do të kalojë në Apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikqyrje nga prindërit.

Ervis Goxhaj: Masa e sigurisë u dha sot për të dy edhe për shtetasin F.M edhe për të miturin që unë mbrojtja ishin për të dy me masë “arrest me burg”. Organi i akuzës për të miturin që unë mbrojta nuk solli asnjë provë. Dukshëm dhe nga vendi i ngjarjes dhe dinamika është vërtetuar që personi F.M e ka kryer veprën penale me thikë dhe në momentin që u largua iu gjet dhe thika. Ndërsa të miturin që unë mbrojta në konflikt me ligjin, nuk është aktiv në ngjarje, përkundrazi, sa ka filluar konflikti është larguar me vrap. Nga ana e prokurorisë është pretenduar sikur i mituri ka goditur një nga personat me përforcues grushti, por në të vërtetë, nga deklarimet që dha atentatori F.M me këtë mjetin përforcues ishte goditur ai në kokë. Nuk korrespondon vendi, dinamika me deklarimet e prokurorit. Mendoj se vendimi i gjykatës nuk ishte i duhuri, po flasim për një person që është 16 vjeç në shkollë, pra është në proces edukimi dhe në kodin e të miturve të gjitha dispozitat e përjashtojnë në mënyrë të dukshme, kur nuk ka prova bindëse dhe dyshime bindëse për kryerjen e veprës penale./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Bihucit/ Zbardhet DINAMIKA, Muka dhe Çelaj u zunë për një...thikë! Autori rrëfen si ndodhi krimi

Vranë Grei Bihucin/ Autorët dërgohen në burgje të
Grei Bihuci

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e Grei Bihucit në Fier mesditën e 11 marsit. Në dëshminë tij të dhënë në Prokurorinë e Fierit, Florian Muka ka dhënë versionin e tij të ngjarjes dhe dinamikën e saj, që la pas një viktimë. Florian Muka ka treguar se shkak për sherrin mes tij dhe Auron Çelajt ka qenë një thikë. Muka ka treguar se ia kishte dhënë thikën (e përdorur në krim) Çelajt për ta mbajtur disa ditë, por ky i fundit kishin kaluar 10 ditë dhe ende nuk ia kishte kthyer. Më pas Muka i ka shkruar dhe ia ka kërkuar, në momentin e takimit të parë, te këndi i lojërave ata kanë debatuar verbalisht. Por kjo nuk ka përfunduar me kaq, në momentin që kanë bërë “dorëzimin” e thikës, gjithçka ka përfunduar pa sherr, deri disa ditë më vonë ku u takuan sërish dhe u regjistrua përplasja me thika, grushte dhe sende të forta.

“Në lidhje më motivin dhe dinamikën e ngjarjes së datës 11.03.2024 sqarojmë së shtetasi Florian Muka autori i ngjarjes ka sqaruar së para tre muajsh, të këndi i lojrave në qendër të qytetit të Fierit ka dhënë thikën E përdorur në ngjarje pas kërkesës së tij shtetasit Auron Celaj më të cilin ka patur njohje para dy vitesh i cili ja kishte kërkuar për ta mbajtur 2-3 ditë dhe më pas do ja kthentë, por shtetasi Auron e kishin kaluar diku te dhjetë ditë dhe nuk ia thëntë thikë, ata janë takuar përsëri të këndi i lojrave dhe Auroni ka refuzuar t’i kthejë thikën dhe aty janë fjalosur më njëri jetrin më fjalë fyesë, dy ditë më vonë Auroni e ka marrë në telefon Florjanin dukë i thënë “Hajde te hotel Fieri që të marrësh thikën, Floriani ka shkuar më villain e tij të mitur Mandi Muka dhe janë takuar më Auronin i cili ka qenë i vetëm, i ka dhënë thikën Florjanit pa bërë debat. Mbas dhjetë ditësh që ka marrë thikën Florjani bashkë më vëllain e tij Mandi Muka ka shkuar përsëri të lodrat, një shoku i Fatjonit që gjendje të lodrat i quajtur Fabio, 17 vjeç i ka thënë që hajde së ka njëri problem me ty dhe të tre së bashku vajtën për të takuar personin që tha Fabio, personi që donte të takohej më të e quanin Blerim, i cili pasi janë takuar ishte më një person tjetër të cilin Florjani nuk e njihte, takimi është bërë po të lodrat në qendër të qytetit dhe më pasi janë takuar Floriani, Mandi dhë Fabio më Blerimin dhe shokun e Blerimit aty Florjani më këta dy persona kishte problem vetëm Fabjo pasi ata më thoshin mua që ti ke share Auronin dhe për këtë na tha Fabjo, unë i thashë që me Auronin e kam sqaruar dhe jemi shoke”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Më pas Florian Muka ka treguar me detaje si ndodhi ngjarja e 11 marsit, ku Grei Bihuci mbeti i vrarë dhe pse nuk kishte lidhje me sherrin mes Klajdi Mukës dhe Auron Çelajt.

“Ata të Blerimi dhe shoku i tij më thoshin kërko faljë, unë nuk ju kërkova falje pasi nuk kisha përse dhe ata morën në telefon një person me emrin Nebi Alimadhi dhe i thanë që hajde këtu se kemi një problem, Brenda 5 minutave erdhi personi me emrin Nebi Alimadhi i cili sa erdhi filloi të më shante mua dhë vëllain tim. Në moment unë nuk kisha gjë më vetë dhe nuk bëra zë, ata më fyen dhë më goditën me pëllëmbë nga veshi, Blërimi, Nebiu dhe shoku i tyre. Aty përmend edhe emrin e kushëririt tim Klajdi Mukai cili njihej me këta të tre dhe është në shkollë tek Petro Sota. Dje më datë 10.03.2024 rreth orës 12 Florjani bashkë më vëllain ë tij Mandi ka shkuar xhiro të shkolla Naim Frashëri, ku kanë parë rastësisht. Nebi Alimadhin ku i është kujtuar që Nebiu e ka kapur prej veshi dhe kthyer tek lodrat tek një hotel e ka thirrur o Nebi Hajde pak këtu, ai ishte më dy shok të tjerë dhe siç ishin erdhën drejt mejë dhe vëllait tim, vëlla im Mandi e goditi me grusht Nebiun, unë në moment nxora thikën dhe ata dy të tjerët ikën më vrap, Nebiu ndenji në vend, unëe  qëllova me grushta dhe mora thikën për ta trembur dhe Nebiu iku më vrap, e ndoqa nja dhjetë metra. Mbas kësaj Nebiu në datën 10.03.2024 më mori në tel në instagram dhe më tha që hajde më kërko falje së të dy kemi faje, unë nuk vajta dhe e lamë për sot në datë 11.03.2024 të takohomi, the kam marrë në Snapxhat në datën 10.03.2024 Klajdin dhe i kam thënë që të takonim Nebiun ahë ta mbyllim këtë problem, më datë 11.03.2024 Florjani ka komunikuar në Snapchat më Kladin ku i tha hajde  veranada se jam më Nebiun dhë kusheririn e tij, unë nuk vajta dhe i them Klajdit hajde të lodrat se unë nuk vij aty, në fillim të lodrat ku gjendej Florjani ka shkuar Nebiu më kushuirin e tij dhë Klajdi Mukën ku aty Nebiu ka thënë “Kë thikë me vete” dhe unë i thash jo, kur e ka pyetur Klajdi i ka thënë “Po kam thikë më vete” Florian i ka thënë Nebiut që unë nuk kam ardhur për sherr, hajde ju kërkoj falje dhe ta mbyllim. Nebiu i ka thënë që hiq thikën nga Brezi dhe më pas flasim, mbas Nebiut kanë shkuar dhe tre shok të tjërë të Nebiut, kur po sqarohesha me Nebiun thotë Florjani më kanë goditur nga pas kokës më grusht apo me dorezë hekuri, kushuriri i tij, aty unë nxora thikën nga brezi dhe godita personin që më qëlloi më grusht, e përplasa te një makinë dhe aty dhe e godita më thikë që lëvizja sa andej këndej, ky ra në trotuar, (Grei Bihuci) një shoku i atij (Olti Serjanaj) ka marrë një kallëm të gjatë dhe më të më friksoi mua ku unë ika më vrap në drejtim nga ana lumit, pastaj dëgjova sirenat e policisë dhe ndalova.

Ngjarja ndodhi mesditën e datës 11 mars, ku gjatë një konflikti dy adoleshentët kanë goditur me thikë për vdekje Grei Bihucin. Të dy autorët sot do njihen me masën e sigurisë që do vendosë Gjykata e Fierit, ndërsa Bihuci dyshohet se është vrarë gabimisht, pasi kishte ndërhyrë për të shuar sherrin e autorëve me mikun e tij, ndërsa ky i fundit mbeti gjithashtu i plagosur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vranë Grei Bihucin, lihen në burg 2 autorët

Vranë Grei Bihucin/ Autorët dërgohen në burgje të
Grei Bihuci

FIER- Gjykata e Fierit ka pranuar këtë të enjte kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për Florian dhe Klajdi Muka, dy autorët e vrasjes së Grei Bihucit tre ditë më parë në Fier. Seanca në ngarkim të tyre nisi në orën 11:00. 

Ngjarja ndodhi mesditën e datës 11 mars, ku gjatë një konflikti dy adoleshentët kanë goditur me thikë për vdekje Grei Bihucin. Ky i fundit ndërroi jetë në vend, ndërsa autorët u vunë në pranga./ZËRI

Poll

MOS HUMB