LIVE UPDATES

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin kunatin! I riu student i Akademisë së Sigurisë

➤ Ka dështuar atentati ndaj Gjon Nikës në Grudë të Re të Shkodrës. Autorët kanë hapur zjarr ndaj tij, por plumbat kanë kapur kunatin, 28-vjeçarin Gjergj Ndërshtiqaj. ➤ Ky i fundit student i Akademisë së Sigurisë. ➤ Pas ngjarjes autorët kanë djegur automjetin tip “Renault” dhe kanë humbur gjurmët. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli. ➤ Në ndihmë të Policisë së Shkodrës kanë mbërritur dhe efektivët e repartit RENEA. Ndërkohë drejt Shkodrës është nisur dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

I shpëtoi atentatit, Gjergj Ndërshtiqaj është vëllai i drejtorit të DRSHTRR Shkodër

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Gjergj Ndershtiqaj

SHKODËR- Gjergj Ndershtiqaj, i cili mbeti i plagosur këtë të martë në fshatin Grudë e Re në Shkodër është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, Marjan Ndershtiqaj. 28-vjeçari nuk ishte ''shënjestër'' e sulmit, por kunati i tij Gjon Nika. Të dy kanë marrë nga dy plumba, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë tre janë larguar dhe kanë humbur gjurmët. RENEA ka blinduar zonën ku ndodhi ngjarja dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër/ U përdoren 3 kallashnikovë në sulm! Të plagosurit morën nga 2 plumba! Ja si shpëtuan

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Gjergj Ndershtiqaj

SHKODËR- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Gjon Nikës në Grudë të Re të Shkodrës. Raportohet se autorët e ngjarjes, kanë përdorur tre kallashnikovë për të eleminuar "shënjestrën", por fatmirësisht Gjon Nika dhe kunati i tij, Gjergj Ndershtiqaj shpëtuan. Ata mësohet se kanë marrë nga dy plagë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pasi autorët kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre, Nika, Ndershtiqaj dhe një person tjetër që ndodhej me ta në mjet, ende i paidentifikuar kanë dalë nga mjeti dhe kanë vrapuar në tokat rreth vendit të ngjarjes. 

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se kanë përdorur dy makina. Në ndihmë të Policisë së Shkodrës kanë shkuar dhe efektivë të repartit RENEA. Ndërkohë në Shkodër ka mbërritur dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër/ Autorët zbrazën kallshnikovin mbi makinën e 'shënjestrës'! Mjeti mori flakë nga plumbat

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dy personave mbrëmjen e sotme në Shkodër. Autorët të cilët dyshohet se janë dy kanë qëlluar me kallashnikov drejt mjetit ku ndodhej Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë, kunati i tij 30 vjeç Gjon Nika dhe një person tjetër. Nga breshëria e armës, mjeti i të plagosurve ka shpërthyer në flakë. Autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në fshatin Grudë të Re, afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre për identifikimin e autorëve. Nga të dhënat paraprake u ngritën dyshime se mjeti i djegur tip "Renault" i përkiste autorëve, por hetimet në vendin e ngjarjes zbuluan se është i dy të plagosurve. Mjeti ka shpërthyer në flakë si pasojë e breshërisë së armës tip kallashnikov. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër, drejt vendngjarjes RENEA, Muhamet Rrumbullaku dhe Neritan Nallbati

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Foto ilustruese

SHKODËR- Pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme Shkodrën, drejt fshatit Grudë të Re janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.  

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij 30 vjeç Gjon Nika. Të dy ndodhen në spital. Gjatë kontrollit të zonës në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët./ZËRI

1 VITE ME PARE

Plagosja në Shkodër, autorët djegin automjetin, Policia 'blindon' zonën

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Foto ilustruese

SHKODËR- Pas plagosjes së Gjergj Ndërshtiqajt në Grudë të Shkodrës, autorët kanë djegur makinën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët. Ndërkohë Policia bën me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli ndërsa në zonë kanë mbërritur dhe efektivët e forcave RENEA. 28-vjeçari ndodhet jahstë rrezikut për jetën./ZËRI

1 VITE ME PARE

U plagos në Shkodër, ky është Gergj Ndershtiqaj, student i Akademisë së Sigurisë

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Gergj Ndershtiqa

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Gergj Ndershtiqaj, studenti i Akademisë së Sigurisë, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Sipas Policisë "shënjestër" e sulmit ishte kunati i tij, Gjon Nika. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Gergj Ndershtiqaj
1 VITE ME PARE

EMRAT/ Kris arma në Shkodër, plagoset efektivi dhe kunati i tij! Ja kush ishte 'shënjestra'

Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin
Foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në fshatin Grudë e re në Shkodër. Raportohet se 'shënjestër" e sulmit ka qenë 30-vjeçari Gjon Nika, por i plagosur si pasojë e të shtënave ka mbetur Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç. Ky i fundit është student i Akademisë së Sigurisë. Policia bën me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa shton se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast./ZËRI

Poll

MOS HUMB