LIVE UPDATES

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit. Në pranga 2 kushërinjtë, zanafilla e sherrit thika

➤Sot i jepet lamtumira e fundit, Grei Bihucit, 19-vjeçarit i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit. ➤19-vjeçari u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. ➤Ndërsa sot u arrestua edhe kushëriri i tij, Klajdi Muka, 17 vjeç. ➤Sherri ka qenë mes dy kushërinjve me 20-vjeçarin Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur. ➤20-vjeçari Grei Bihuci është vrarë askdientalisht, pasi është futur për të ndarë.➤ I plagosur ka mbetur edhe Olsi Serjani. ➤Zanafilla e sherrit ka qenë një thikë që autori Muka ua kishte dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. ➤I riu nuk e kishte marrë kurrë mjetin e ftohtë, megjithëse kishte kërkuar që ti kthehej. ➤Gjithashtu dyshohet se sherri mes tyre mund të ketë nisur në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“O çuna, 18 vjeç është ok të gabosh, por jo të vrasësh me thika”, mesazhi i Turit pas vrasjes në Fier

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Turjan Hysko

FIER- Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier ka shokuar mbarë opinionin publik, për shkak të një sherri mes të rinjve që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale. Një takim që ishte lënë për ‘sqarim’ la përfunduar në tragjedi, me një viktimë, një të plagosur dhe dy të rinj të tjerë në burg.

Në lidhje me këtë ngjarja ka pasur reagime të shumta, ku në njërin prej tyre, Turjan Hysko jep disa mesazhe të forta për të rinjtë. Turi shkruan se gjithçka mund të duket normale kur bëhet fjalë për moshën e re, po kurrsesi një sherrr me thika.

“O çuna, 18 vjec eshte ok te gabosh, eshte ok te qash, eshte ok te zihesh me grushta, eshte ok te te thyhet zemra, eshte ok "te urresh" prindin, eshte ok te ta shpif shkolla, eshte ok te te duket vetja mbret dhe deshtak ne fraksion sekonde, eshte ok te pish bar, eshte ok te jesh rrepist, metalar, eshte ok te jesh krisht, eshte ok te jesh antikrisht, eshte ok te behesh aq tape sa mos te te mbajne kembet, eshte ok ta ngrysesh me 2mije leke ne xhep, eshte ok te shkosh tek peshqirat, eshte ok te kesh frike. Eshte ok o vella se je 18 vjec, ke aq shume per te bere! Me beso, eshte ok ta jetosh jeten sikur ecen ne maje te gishtave siper tehut te holle te nje thike pa ditur cfare sjell e nesermja!

Por nuk eshte fare ok te therresh me thika! Nuk eshte trimeri te marresh disa jete! Te atij qe therre, tenden, te prinderve te tij, prinderve te tu! Helmoni nje Shqiperi te tere mor çuna! Nuk eshte trimeri te therresh me thika!

P.s Tik Toku i merr leket e veta si te therreni virtualisht, si te therreni me thika!”, shkruan Turi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Mesazhi

Grei Bihuci, mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muça. Familja e tij ka hapur sot dyert e mortit, ndërkohë që tronditja është e madhe. Dyshohet se i riu nuk ka qenë pjesë e sherrit dhe është futur për të ndarë konfliktin që shoku i tij kishte me autorin e vrasjes. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë një sherr që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Djalë i mrekullueshëm!” Ish-trajneri i 19-vjeçarit prek me dedikimin: Rrezatonte vetëm mirësi

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Grei Bihuci

FIER-Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihucit në Fier, ka bërë që të afërm dhe miq të tronditem nga humbja e papritur e tij. Më parë 19-vjeçari kishte qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit dhe ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka prekur me dedikimin e tij për 19-vjeçarin, duke kujtuar stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

Postimi i ish-trajnerit:

“Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri.

Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”.

I riu ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Pasditeve ai punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi. Grei Bihuci u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Një versjon tjetër është se sherri ka nisur për thikën, me të cilën u vra 19-vjeçari. Autori 18-vjeçar u arrestua pas ngjarjes dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje. Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, mbeti i plagosur gjithashtu dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

1 VITE ME PARE

‘Në vendin dhe kohën e gabuar’, kolegët homazhe për Grein: Ishe vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Homazhet

FIER- Kolegët e pastiçerisë ku punonte Grei Bihuci, kanë kryer homazhe paraditen e sotme në vendin ku i riu u vra me thikë. Të përlotur dhe të pafjalë nga kjo humbje e madhe, kolegët shprehen se Bihuci ishte një djalë që nuk shkaktonte probleme në punë, dhe shumë i respektueshëm.

“Grei ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Nuk ishte djalë që krijonte asnjëherë probleme”, u shpreh menaxheri i pastiçerisë ku punonte i riu, ndërsa kolegët e tij u shprehën: Grei ishte vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë në stafin tonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne". 

Grei Bihuci, mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muça. Familja e tij ka hapur sot dyert e mortit, ndërkohë që tronditja është e madhe. Dyshohet se i riu nuk ka qenë pjesë e sherrit dhe është futur për të ndarë konfliktin që shoku i tij kishte me autorin e vrasjes. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë një sherr që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Florjan Mukës dhe të riut tjetër, shtetasit me inicialet K. M., 17 vjeç, i cili e shoqëroi në konfliktin e djeshëm. Të rinjtë u dërguan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në dëshminë dhënë para autoriteteve, Muka tha se: “Nuk doja ta vrisja, por thjesht u bë rrëmujë dhe nuk mora vesh çfarë bëra.”

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vranë 19-vjeçarin për një 'like'/ Në pranga 2 kushërinjtë, çfarë u gjet në vendngjarje (EMRAT)

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Grei Bihuci

FIER- Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë me thikë 19-vjeçari, Grei Bihuci policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të krimit. Në pranga ka rënë një 17-vjeçar, Klajdi Muka si bashkëpunëtor. 19-vjeçari u qëllua me thikë nga Florjan Muka 18 vjeç dhe Klajdi Muka, 17 vjeç në qendër të Fierit, të cilët janë kushërinj të parë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Raportohet se sherri ka qenë mes dy kushërinjve me 20-vjeçarit Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur. Grei Bihuci është vrarë askdientalisht, pasi është futur për të ndarë sherrin mes dy kushërinjve dhe 20-vjeçarit Olsi Serjani, të cilin i riu e kishte shok.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Grei Bihuci u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Një versjon tjetër është se sherri ka nisur për thikën, me të cilën u vra 19-vjeçari. Autori 18-vjeçar u arrestua pas ngjarjes dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje. Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, mbeti i plagosur gjithashtu dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e të riut në Fier/ Si nisi sherri për thikën dhe vijoi në rrjetet sociale, autori: Nuk doja ta godisja

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Grei Bihuci

FIER- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 19-vjeçari Grei Bihuci mbeti i vrarë me thikë pas një përplasje me Florjan Mukën. Mësohet se 19-vjeçari ka shkuar vetëm të sqarohet me autorin, por situata është përshkallëzuar. Muka ka deklaruar se nuk ka dashur të godasë me thikë viktimëm.

Zanafilla e sherrit ka qenë një thikë që autori Muka ua kishte dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. I riu nuk e kishte marrë kurrë mjetin e ftohtë pas megjithëse kishte kërkuar që ti kthehej. Pas një sherri, Florjan Muka arriti më në fund ta merrte nga ata.

Ky sherr mes të rinjve është pasuar nga një tjetër sherr në rrjetet sociale, i cili ka degraduar deri në komente fyese. Të rinjtë u takuan ditën e djeshme në Fier për t’u sqaruar dhe mbyllur debatin, megjithatë situata ka përshkallëzuar në përplasje me thikë, nga e cila ka mbetur i plagosur Grei Bihuci së bashku me 20-vjeçarin Olti Serjanaj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sherri mes adoleshentëve/ Familja i jep lamtumirën! 19-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit

Grei u vra për një ‘like’! Familja hap dyert e mortit.
Grei Bihuci

FIER- Grei Bihuci, 19 vjeç i cili u vra ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka përcilët sot për në banesën e fundit. Familja e Greit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe miq janë tronditur nga humbja e papritur e të riut.

Çfarë ndodhi një ditë më parë

Grei Bihuci u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Një versjon tjetër është se sherri ka nisur për thikën, me të cilën u vra 19-vjeçari. Autori 18-vjeçar u arrestua pas ngjarjes dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje. Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, mbeti i plagosur gjithashtu dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB