"Molla e sherrit" një vajzë? Detaje për vrasjen e Grei Bihucit, 19-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes

FIER- Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, ngjarje që tronditi vendin mesditën e sotme. Sipas gazetarit Fatjon Gjini i cili ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në "Open" News24, konflikti mes të rinjve ka nisur për shkak të një "like" në postimin e një vajze në rrjete sociale. Gjini ndër të tjera shprehet se 19-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes.
“Edhe kjo ngjarje ka si motiv njohjen e përbashkët të dy adoleshentëve me një vajzë dhe mendohet se konflikti ka nisur për shkak të “Like”-ve në rrjetet sociale. Ka qenë çështje flirtimi në rrjetet sociale. Është një nxënës me rezultate shumë të mira. I takon një familje të njohur në qytet dhe me shumë respekt në zonën ku banon. Është djalë i vetëm i dy motrave binjake. Sot është atje ku është ndoshta dhe ndodhej në vendin e gabuar. Në Fier, krimi po ringjallet”, tha ai.
U vra me thikë pas sherrit në Fier/ DETAJE: Viktima nuk ka qenë objektivi

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku si pasojë e një sherri në rrejete sociale mbeti i vrarë me thikë 19-vjeçari Grei Bihuci. Ndryshe nga si u raportua ku viktima ishte në konflikt me autorin Florjan Muka, mësohet se në fakt Grei ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit. Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në “Open” në News 24, tha se për krimin fajtor është edhe vetë shoqëria ndërsa konflikti ka nisur tre muaj më parë.
“Viktima ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit. Autori dhe shoku i viktimës kanë pasur një konflikt tre muaj më parë, para dhjetë ditësh kanë treguar thikat. Kanë pasur një konflikt një ditë më parë, më pas ka agravuar konflikti sot dhe ka përfunduar me një vrasje të një personi që nuk ka pasur lidhje. Në momentin që policia ka kryer arrestimet, ka rezultuar se vetëm viktima ka qenë nxënës i shkollës, ndërsa autorët e kanë braktisur shkollën. Në rastin konkret ka shumë institucione që duhet të përgjigjen për ngjarjen, kemi shkollën, familjen dhe shoqërinë. Ka tre muaj që ka një konflikt midis adoleshentëve dhe askush nuk ka ndërhyrë. Thika ka qenë me vete për të kryer një veprim kriminal dhe kemi të bëjmë vërtetë motiv të dobët, por me paramendim. Kjo duhet të vërë në alarm për shoqërinë dhe policia të ushtrojë më shumë kontrolle. Problemet me thika i kanë shumë shtete, por policia duhet të reagojë më shpejt”, tha Beci.
Grei u godit për vdekje me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ka qenë pjesë e konfliktit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
U vra me thikë pas sherrit në Fier, shokët mesazh prekës: Lotët të pashtershëm për ty

FIER- Grei Bihucit iu mor jeta sot nga një bashkëmoshatar për një sherr të nisur në rrjetet sociale. Pas ngjarjes së rëndë shokët e klasës së 19-vjeçarit kanë shkruar një mesazh prekës.
"Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona!,"- shkruhet në postimin e shkollës së mesme 'Petro Sota'.
Grei u qëllua për vdekje me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Vrasja në Fier/ Hajduti përfiton nga rasti dhe tenton t'i vjedhë çantën një gruaje...kapet nga Policia

FIER- Një person është vënë në prangat e Policisë së Fierit mesditën e kësaj të hëne pasi ka tentuar t'i vjedhë çantën një gruaje. Ajo që e bën dhe më të rëndë rastin është se hajduti ka përfituar nga rrëmuja e shkaktuar pas vrasjes me thikë të Grei Bihucit. Në momentin që ai ka parë turmën e njerëzve ka tentuar ti marrë çantën një gruaja. Por përpjekje e tij ka përfunduar keq, pasi është vënë në prangat e Policisë.
Çfarè ndodhi sot në Fier?
Viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik, derisa në një moment gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun. Sipas dëshmitarëve, pasi është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari, Bihuci ka tentuar që të lagohej, por ka mundur që të ecë vetëm disa metra dhe më pas është 'shembur' në tokë. Menjëherë është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. I plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili u fut për të shuar konfliktin, por fatmirësisht, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Vrasja me thikë në Fier/ Grei Bihuci paradite studionte, pasdite punonte kamarier

FIER- Grei Bihucit iu mor jeta sot nga një bashkëmoshatar për një sherr të nisur në rrjetet sociale. ZËRI ka siguruar foton e të riut që humbi sot jetën, ndërkohë që detaje të tjera janë mësuar me jetën e tij. 19-vjeçari ishte nxënës në shkollën profesionale "Petro Sota". E teksa paraditen e kishte të zënë me studime, pasdite punonte në një pastiçeri të qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën sotme, kur Florjan Muka, 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë Bihucin. Por ky i fundit nuk u mbijetoi dot plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Iu mor jeta për një sherr në rrjetet sociale/ 19-vjeçari tentoi të ikte, por u shemb në tokë, detaje nga vrasja në Fier

FIER- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit, Grei Bihuci mesditën e sotme në Fier. 19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla profesionale ‘Petro Sota’, për të konsumuar një kafe me miqtë e tij në një lokal, pranë xhamisë së qytetit. Pikërisht në atë moment, pranë tij ka shkuar Florjan Muka dhe disa të rinj të tjerë për të "sqaruar" një konflikt të nisur në rrjete sociale.
Viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik, derisa në një moment gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun. Sipas dëshmitarëve, pasi është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari, Bihuci ka tentuar që të lagohej, por ka mundur që të ecë vetëm disa metra dhe më pas është 'shembur' në tokë. Menjëherë është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. I plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili u fut për të shuar konfliktin, por fatmirësisht, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Sherri nga rrjetet sociale/ Vritet me thikë 19-vjeçari në Fier! Plagoset i riu që ndërhyri për të shuar konfliktin

FIER- Një tjetër vrasje është shënuar në vend si shkak i një konflikti të nisur në rrjetet sociale. Konflikti ka nisur mesditën e sotme, në orën 11:30, në bulevardin ‘Jakov Xoxa’. Të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali për t'u sqaruar. Por më pas debati mes tyre ka degraduar edhe në përplasje fizike, derisa në një moment, 18-vjeçari Florjan Muka ka plagosur me thikë, Grei Bihucin, 19 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në bulevardin "Jakov Xoxa", shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Bashkë me të është dërguar me urgjencë në spital edhe O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por të njëjtin fat për t'i shpëtuar plagëve të shkaktuara nga thika nuk e ka pasur 19-vjeçari Bihuci, i cili pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë në spital. Aktualisht, Florjan Muka është shoqëruar në Komisariatin e Fierit, ku edhe po merret në pyetje lidhur me shkakun e përplasjes mes të rinjëve, që i kushtoi jetën 19-vjeçarit./ZËRI