LIVE UPDATES

Vrasja e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe djemtë refuzojnë të kryejnë qitje në poligon! Çfarë e 'fundosi' Amarildon?

➤ Vrasja e Pëllumb Metës mbetet ende një nga ngjarjet kriminale të pazbardhura dhe të mbuluara me “mister” që pritet të marrë fund pas “zbërthimit” të katër anëtarëve të familjes Meta, që sipas Policisë dyshohet se janë përfshirë në krim. ➤ Këtë të hënë grupi hetimor ka dërguar në poligon, Hygerta Metën, vajzën që ka marrë përsipër kriminin, djemtë e Pëllumb Metës, Amarildon dhe Hysenin si dhe gruan Blerinën. ➤ Hetuesit u kanë kërkuar që të qëllojnë me armë për të parë nëse dinë të kryejnë qitje. Nga ky eksperimet me “sukses” ka dalë vetëm Hygerta. ➤ Ndërsa Hyseni, Amarildo dhe Blerina kanë refuzuar të qëllojnë. ➤ Një detaj i ri është fakti se në armën e krimit janë gjetur dhe shenjat e gishtërinjve të Amarildos, djalit të vogël të Pëllumbit. ➤ Nisur nga kjo pritet që Prokuroria e Durrësit të ngrejë mbi Amarildon akuzën e vrasjes. ➤ Por djali shprehet se armën e ka prekur pas krimit dhe se nuk ka qëlluar ai mbi babanë. ➤ Ndërkohë Hygerta është dërguar në kasollën ku u gjet i varrosur Pëllumb Meta për të gërmuar dhe njëherë gropën, që hetuesit të kuptojnë nëse ajo mund ta bëjë e vetme. ➤ Sa i përket dinamikës së ngjarjes Hygerta ka “kyçur” gojën dhe ka refuzuar të flasë.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Vrasja e Pëllumb Metës/ Pritet të ngrihet akuza e vrasjes për djalin e vogël! Zbardhet dëshmia e tij

Vrasja e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe djemtë refuzojnë të
Pëllumb Meta dhe tre fëmijët

DURRËS- Mbi Amarildo Metën, djalin e vogël të Pëllumb Metës, i cili u vra nga e bija në bashkëpunimin me vëllezërit pritet të rëndojë akuza e vrasjes. Kjo pasi në armën e përdorur nga Hygerta Meta (Referuar dëshmisë së saj) për të vrarë babanë janë gjetur dhe gjurmët e tij të gishtave. Por lidhur me këtë, Amarildo është shpreheur se armën e ka prekur pas krimit. 

Amarildo Meta: Armën e kam prekur pas krimit.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrau babanë/ Gazetarja: Hygerta në gjendje të rënduar emocionale! S'e lënë të takojë nënën

Vrasja e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe djemtë refuzojnë të
Pëllumb Meta dhe tre fëmijët

DURRËS- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit. Raportohet se vajza e Metës, Hygerta, e cila dhe ka marrë përsipër krimin është në gjendje të rënduar emocionale. Sipas gazetares Anila Hoxha, ajo nuk është lejuar që të takohet me nënën e saj Blerinën. Ndërsa sa i përket sigurisë në ambientet e paraburgimit, Hoxha tha se fëmijëve të Pëllumb Metës, Hygertes, Hysenit dhe Amarildos nuk u rrezikohet jeta. Deklaratat i bëri e ftuar në ‘’Top News”.

Ndërkohë këtë të hënë Prokuroria e Durrësit ka dërguar në poligon Blerina Metën dhe tre fëmijët e saj për të kryer qitje me armë, për të parë nëse dinë të qëllojnë. Nga ky eksperiment ka dalë me “sukses” vetëm Hygerta, e cila ka qëlluar katër herë ndërsa Blerina, Hyseni dhe Amarildo kanë refuzuar të qëllojnë duke thënë se nuk dinë.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kush e vrau Pëllumb Metën? Prokuroria çon në poligon fëmijët dhe gruan! Hygerta qëllon me 'sukses', por 'kyç' gojën

Vrasja e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe djemtë refuzojnë të
Hygerta, Hysni dhe Pëllumb Meta

DURRËS- Vrasja e Pëllumb Metës është ende e pazbardhur, ndaj edhe Prokuroria ka vendosur që të kryejë një eksperiment hetimor për të zbuluar se kush ishte personi që tërhoqi këmbëzën. Kështu që të 3 fëmijët dhe gruaja e të ndjerit janë dërguar në një poligon qitjeje për të provuar se dinë të shkrepin një armë zjarri dhe të qëllojnë 4 herë me të. Nga ky eksperiment ka "dalë me sukses" vetëm Hygerta, e cila ka arritur të qëllojë, ndërsa Blerina dhe dy djemtë, Hyseni dhe Amarildo raportohet se kanë refuzuar të kryejnë qitje. Hetuesit besojnë se të katërt anëtarët e familjes dinë të qëllojnë me armë. 

Ndërkohë grupi hetimor ka dërguar Hygerta Metën, vajzën e Pëllumb Metës, e cila dhe ka marrë përsipër krimin në vendin e ngjarjes. Por kjo e fundit nuk ka dhënë detaje para hetuesve sa i përket dinamikës së ngjarjes duke preferuar të heshtë. Ndërsa ajo pritet që të hapë dhe njëherë gropën ku u varros Meta, që hetuesit të kuptojnë nëse ajo mund ta hapë një grupë 1.5 metra të thellë e vetme. Një tjetër detaj i ri është fakti se në armën e krimit të përdorur për të vrarë Pëllumb Metën, janë gjetur dhe gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildos. 

Poll

MOS HUMB