LIVE UPDATES

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen lundrimet në Lezhë. Borë në Veri, disa zona pa drita

➤ Stuhia ka pushtuar vendin tonë. ➤ Shqipëria është nën thundrën e një stuhie ciklonike nga Veriu në Jug. ➤ Situata më e vështirë deri më tani duket në Durrës, ku disa rrugë të qytetit kanë nisur që të përmbyten. ➤ Si pasojë e motit të keq janë pezulluar të gjitha lundrimet për në Itali. ➤ Po ashtu, lundrimet janë pezulluar edhe në Lezhë. ➤Era e fortë ka shkulur pemën në Tiranë dhe llamarinat e pallateve janë shkëputur. ➤Probleme janë raportuar edhe në Krujë, ku si pasojë e erës së fortë disa fshatra janë pa drita për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik. ➤Ndërkohë në Veri ka nisur dëbora. ➤ Rrugët janë të kalueshme, por Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje për kujdes. 

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Era e fortë në Krujë, disa fshatra pa energji elektrike

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË- Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik në Krujë. Si pasojë disa nga fshatrat e Krujës janë pa energji elektrike. Sipas drejtuesve të OSHEE të gjithë ekipet e punës janë në terren dhe po punohet për normalizimin e situatës.

Vendi vendi ynë është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu. Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë sjellë probleme dhe vështirësi në disa nga qytetet e Shqipërisë./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Stuhi dëbore në Veri të vendit, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes kur udhëtoni!

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
Pamje nga Boga

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të situatës në disa rrugë të vendit. Sipas njoftimit, teksa reshjet e dëborës vijojnë me intensitet mesatar në Bogë-Qafë Thorë, ende asnjë rrugë nuk është e bllokuar, por megjithatë ARRSH ka bërë një rekomandim për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore.

“Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore,”- bën me dije ARRSH. 

ME VIDEO NGA BOGA: 

1 VITE ME PARE

VIDEO- Era e fortë/ Pema bie mbi makinë në Tiranë, llamarina 'fluturon' nga pallati

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
Tiranë

TIRANË- Stuhia që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar probleme në përmbytjen e rrugëve në disa qytete. Në Tiranë reshjet e shiut janë shoqëruara nga era e fortë. 

Era e fortë ka shkulur një prej pemëve në Tiranë, duke zënë poshtë një makinë të parkuar. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë person brenda automjetit kur është shembur pema duke e zënë poshtë. Në videon e siguruar nga 'JOQ' shihet mjeti i cili është zënë poshtë pemës dhe po punohet për t'u larguar.


Probleme ka patur edhe në pallete ku llarina duket se është shkëputur nga tarraca. Ndërkohë ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë Shqipërinë. Thuajse në të gjitha qytet ka pasur reshje shiu dhe erëra të forta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Shiu i dendur, shtyhet ndeshja e Superligës mes Dinamos dhe Teutës

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Ndeshja e javës së 27 të Superligës mes Dinamos dhe Teutës nuk do nisë në orën 17:00 siç ishte parashikuar më herët. Departamenti i garave në FSHF ka bërë me dije se ndeshja nuk do të zhvillohet sot. Ky ndryshim vjen për shkak të kushteve atmosferike në qytetin e Durrësit ku është edhe stadium “Niko Dovana”.

Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve. Rrugët përreth stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës janë mbuluar nga uji./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Shiu përmbyt rrugët në Durrës, vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Durrësin duke shkaktuar përmbytje. Shiu ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në rrugët përreth stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës. Në një video të publikuar në 'JOQ' rrugët shihen të mbuluara nga uji.


Ndërkohë ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë Shqipërinë. Thuajse në të gjitha qytet ka pasur reshje shiu dhe erëra të forta. /ZËRI

1 VITE ME PARE

HARTA: "Çmendet" moti! 'Dita e Verës' vjen me stuhi! Meterologia: Cikloni po 'godet' Shqipërinë nga Veriu në Jug

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
Ladja Porja

TIRANË- Një stuhi ka përfshirë Shqipërinë dhe pritet që të sjellë probleme për veri-perëndimin dhe qendrën e vendit tonë. Më shumë detaje lidhur me parashikimin e motit ka dhënë sinoptikanja Lajda Porja. Në një intervistë për "Klan", sinoptikanja nga “MeteoAlb” listoi disa zona të vendit, që sipas saj do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi me erë të fortë.

Po sipas saj, reshjet do të nisin që sot në orën 12.00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 16.00, të pasdites. Gjatë këtij orari, më problematike situata pritet që të jetë në Shkodër. Ndërsa pas kësaj ore, do të ketë shtim të intenstitetit vetëm në jug, duke listuar qytetet e Gjirokastrës, Vlorës, Përmetit dhe Sarandës. Në këto zona shiu do të vazhdojë deri në mbrëmje. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

HARTA LIVE: 

PJESË NGA SQARIMI I PORJAS: 

Lajda Porja: Dita më problematike është dita e sotme edhe pse ka nisur me vranësira, të paktën në veri pritet që nga ora në orë të kemi shtim të intensitetit të reshjeve. Parashikohet që reshjet të jenë problematike nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Kryesisht veri-perëndimi dhe qendra do të ketë rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave duke sjellë probleme në disa zona të veri-perëndimit, në zonat e Shkodrës dhe nën Shkodrës. Po ashtu, Kruja, Tirana, Elbasani. Pas orës 16:00, presim të kemi shtim të intensitetit të reshjeve, kryesisht në zonat jugore, ku do të jetë Gjirokastra, Vlora, Përmeti dhe Saranda që do të marrin rrebeshe shiu, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes. Deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare. Jane ciklone tropikale, të cilat janë prodhuar dhe gjatë ditës së djeshme për shkak të temperaturave shumë të larta që kemi përjetuar dje. Ndërkohë temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe pse kemi reshje, 20 apo mbi 20 gradë Celsius.

Por cilat janë zonat më problematike dhe në cilat fasha orare do të jetë situata alarmante përsa i përket kushteve të motit?

Lajda Porja: Shkodra ka problemin nga ora 12:30-13:00 deri në orën 15:00 apo 16:00, ky është intervali ku do të ketë intensitetin më të lartë të reshjeve. Ndërkohë, Tirana është pas orës 13:00 deri në orën 16:00, ku mbetet problematike situata. Jugu nuk është problematik përgjatë paradites, ndërkohë pas orës 16:00, pritet një intensifikim i zonave jugore, por sërish mbetet veriu dhe qendra epiqendra e kësaj stuhie ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë dhe jo vetëm Shqipërinë, por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit.

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
Parashikimi i SHMU

Pritet që nga e marta të kemi një përmirësim të reshjeve, por sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi dhe me diell, deri në ditën e premtë. Mesa duket këtë vit, sipas Porjas, dita e Verës më 14 mars, nuk do të jetë aspak e tillë. Detaje të tjera ka bërë me dije edhe Shërbimi Meteologjik Ushtarak, në faqen zyrtare të të cilit bëhet me dije se nëse në zonat e tjera ka stuhi dhe reshje shiu, në Alpe pritet stuhi bore. 

Sa i përket temperaturave, ato pritet që të variojnë në bregdet: 10 / 15°C; në vendet e ulëta: 9 / 14 °C; ndërsa në në vendet malore: 4 / 11 °C. Era, duke qenë se vendi përfshihet nga stuhia, pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të jetë moti sot në të gjithë vendin

Stuhia pushton Shqipërinë! Përmbytet Durrësi, pezullohen
Moti sot

TIRANË- Java në vendin tonë do të nisë me mot të paqëndrueshme, dhe reshje shiu që pritet të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Reshjet pritet të jenë mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare.

Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 15 °C

në vendet e ulëta: 11 / 13 °C

në vendet malore: 6 / 10 °C

Era pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB