SPAK do hetojë '21 Janarin', Rama: Gjykata e Lartë ktheu në jetë shpresën, rihapi rrugën e mbyllur

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë që urdhëroi Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetimin e dosjes së 21 janarit, ku edhe mbetën të vrarë 4 protestues. Në rrjetin social ‘X’, Rama shkruan se vendimi i sotëm ka rikthyer shpresën për rivendosjen e drejtësisë. Sipas tij, tashmë drejtësia e re ka një mundësi konkrete për të bërë histori, duke zbuluar dhe autorët e vërtetë të vrasjes së 4 protestuesëve të Partisë Socialiste. Më tej, ai thekson se ishte PS ajo që dha një kontribut unik për Reformën në Drejtësi.
"Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët,"-shkruan Rama ndër të tjera në postimin e gjatë të bërë në rrjetet e tij sociale.
REAGIMI I PLOTË I RAMËS:
Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë. Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Pallatit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë. Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët
Sot, Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit duke ia kaluar SPAK-ut shqyrtimin e çështjes se 21 Janarit. Kështu pas vendimit të sotëm pritet që SPAK të regjistrojë çështjen dhe të caktojë edhe prokurorin që do të hetojë ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste./ZËRI
Zbardhen DEBATET/ 'S'ka subjekt të posaçëm', prokurori i SPAK përplaset me gjyqtarin Binajn

TIRANË- Gjykata e Lartë ka thënë sot fjalën e fundit; dosja e "21 janarit" do të hetohet nga Prokuoria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Debatet brenda sallës janë zbardhur nga "TopChannel", nga të cilat duket se replikat janë zhvilluar mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit që përfaqësoi SPAK në seancë, Alfred Shehu. Fillimisht, këtij të fundit iu drejtua me pyetje anëtari i trupës gjykuese, Ilir Panda dhe më pas ndërhyrui Sokol Binaj. Ky i fundit e pyeti se kujt i takonte që të hetonte zinxhirin drejtues, pyetje të cilës Shehu iu përgjigj shkurt: Prokuroria e Tiranës.
Për të mbrojtur qëndrimin e tij, Alfred Shehu shtoi se në dosje ende nuk kanë dalë subjekte të posaçme. Sakaq prokurori Alfred Shehu në deklaratën e tij u shpreh se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal por vetëm regjistrim kallëzimi duke theksuar mes tjerash se për këtë arsye nuk duhet të pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, duke theksuar se ngjarja duhet të provohet që të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë, në mënyrë që të jetë kompetencë e SPAK.
"S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë,"-iu kundërpërgjigj Binaj.
DEBATI I PLOTË NË SALLË:
Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?
Alfred Shehu: Kemi kërkur informacion nga Prokuroria e Tiranës.
Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e Prokurorisë së Posaçme.
Alfred Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.
Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.
Alfred Shehu: Po heton Tirana.
Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjësi?!
Alfred Shehu: S’kanë dalë subjekte të posaçme.
Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?
Alfred Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin moskompetencën dhe e sjellin.
Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ata ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.
Alfred Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet.
Sokol Binaj: Jepi përgjigje. Kallëzimi vjen dhe regjistrohet.
Alfred Shehu: Ky disponim i Prokurorisë është vlerësuar edhe nga Gjykata.
Sokol Binaj: Është kjo shkresë.
Alfred Shehu: Ky kallëzim nuk është regjistruar. Ai kallëzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër.
Sokol Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.
Në fund, Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit duke ia kaluar SPAK-ut shqyrtimin e çështjes se 21 Janarit. Kështu pas vendimit të sotëm pritet që SPAK të regjistrojë çështjen dhe të caktojë edhe prokurorin që do të hetojë ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste./ZËRI
21 Janari/ Avokati i familjes Nika: I bindur se SPAK ka nxjerrë mësim, të hetojë deri në fund

TIRANË- Avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri tha se është i bindur se SPAK ka nxjerrë mësimet e duhura. Ai gjithashtu u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK audio-kasetën e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar si provën kryesore për krimin e rëndë shtetëror ku u vranë 4 protestues.
Avokati: Gjykata e lartë kërkoi të regjistrohej por të bëjnë hetime duke iu referuar edhe vendimit të gjykatës së Strasburgut, SPAK është i detyruar të bëjë hetimin e kësaj çështje. Një paragjykim ekstrem, jam i bindur që Spak ka nxjerrë mësimet e duhura, prokurori jo. Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi.
Familja e Aleks Nikës kërkoi shfuqizimin e vendimeve të mëparshme dhe ripahjen e hetimit për vrasjen e ndodhur në mes të ditës para kryeministrisë ditën e 21 Janarit. Familjarët e Aleks Nikës kishin kërkuar që çështja të hetohej nga SPAK, por kërkesa e tyre ishte rrëzuar disa here. Njëditë më parë nga seanca e veja e Aleks Nikës dorëzoi një letër në Gjykatën e Lartë. Në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë familjarët kërkuan të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011.
Seanca e cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin. Nga ana tjetër prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu tha në seancë se dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, nuk është një krim i planifikuar. Në përfundim të seancës, Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të hetojë “21 janarin”./ZËRI
SPAK do hetojë 21 janarin? Flet Rajmonda Nika: Kemi besim tek SPAK

TIRANË- E veja e Aleks Nikës, Rajmonda është shprehur e lumtur për vendimin që është marrë sot nga Gjykata e Lartë, që dosjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme. Në prononcimin e saj të parë për mediat, fill pas seancës, Rajmonda tha se ajo dhe familjarët e viktimave të 21 janarit kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha dhe më pas të gjithë zinxhirin e Gardës. Po ashtu, bëri me dije se në SPAK do të dorëzojnë edhe audion e plotë që kanë siguruar nga momenti i të shtënave në Bulevard.
PRONONCIMI PËR MEDIAT:
Mark Nika (xhaxhai): Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut.
Rajmonda Nika: E prisnim sepse e drejta gjithmonë fiton. Mundi ynë u shpërblye më në fund. Ne kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, nga Sali Berisha deri në fund. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit.
Ka disa audio, do i dorëzoni?
Rajmonda Nika: Këtë kemi pritur, vetëm atje.
Gjykata e Lartë vendosi sot ndryshimin e vendimit të Apelit duke ia kaluar SPAK-ut shqyrtimin e çështjes se 21 Janarit. Kështu pas vendimit të sotëm pritet që SPAK të regjistrojë çështjen dhe të caktojë edhe prokurorin që do të hetojë ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste./ZËRI
Gjykata e Lartë merr vendimin, 21 Janari i kalon SPAK

TIRANË- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me kërkesën e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendosi që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK. Shqyrtimi në seancë zgjati 1 orë pastaj palët u tërhoqën për vendim.
Gjykata e Lartë i kërkon SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit. Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Do të jetë SPAK që do të ndërmarrë veprime hetimore. Do të jetë në vlerësimin e prokurorit nëse do t’i thërrasë apo jo ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-drejtuesin e Gardës, Ndrea Prendi si persona ndaj të cilëve është regjistruar kallëzim penal. Berisha, Basha dhe ish-drejtuesi i Gradës akuzohen nga familja e Aleks Nikës si përgjegjës për vrasjen e tij.
Seanca e cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin. Të pranishëm në seancë ishin Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës. Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën më 21 janar 2021, kishin kërkuar që çështja e 21-janarit të hetohej nga SPAK. Nga ana tjetër prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu tha në seancë se dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, nuk është një krim i planifikuar.
/ZËRI
“21 janari jo krim i planifikuar”, SPAK refuzon kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar mospranimin e rekursit të bërë nga e veja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. SPAK vendosi që të dërgojë kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Familjarët e kanë kundërshtuar vendimin e SPAK dhe kanë paraqitur ankim.
Ndërkohë avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se çështja është proceduariale dhe kërkon që SPAK të regjistrojë kallezimin, ku të prishen vendimet e të dyjave gjykatave dhe Gjykata e Lartë të urdhërojë rregjistrimin e procedimit penal. Prokurori, Alfred Shehu, i cili i është përgjigjur si përfaqësues i SPAK, ka theksuar se 21 janari nuk është krim i planifikuar dhe në mënyrë që prokurori të ngrejë akuza duhet hetim i thelluar.
Prokurori Alfred Shehu: Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka rregjistruar kallëzim penal, por vetëm rregjistrim kallëzimi. Për shkak se prokuroria e Tiranës ka rregjistruar procedim penal dhe ka nisur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorët të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të Posaçëm. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të vecantë që të jetë kopetencë e spak. Nga kërkuesja Rajmonda Nika trashëgimtare e Aleks Nikës kjo e drejtë duhej te ushtrohej nëse prokuroria që e ka nën hetim cështjen të merrte një vendim mos fillimi. Vendimet e Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë nga Gjykata e lartë mospranimin e rekursit.
21 Janari, SPAK nuk do të marrë përsipër hetimet: Nuk është kryer në bashkëpunim

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që hetimet për 21 Janarin të vazhdojnë të kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Në seancën që është duke u zhvilluar në gjykatën e Lartë, prokurori i SPAK Alfred Shehu, tha se ngjarja nuk rezulton të jetë bërë në bashkëpunim, dhe për këtë nuk është në juridiksionin e tyre që të hetojnë mbi këtë çështje.
“Pasi u njohëm me kërkesën çmojmë që nuk janë të bazuara. Funksionet e Prokurorisë së Posaçme përcaktohen me ligj, parashikohen në ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Për shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm. Shkresat në vetvete janë shkresa administrative dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK”, tha Alfred Shehu, prokuror i SPAK gjatë seancës.
Gjyqtari Sandër Simonaj pyeti avokatin Idajet Beqiri: Sipas njoftimit të bërë nga ana juaj, meqenëse preket edhe vendimi i GJEDNJ kjo gjykatë, nuk ka referuar ndonjë masë për shtetin tonë! A mendoni se me këtë kërkesë tuajën përmbushet fryma e GJEDNJ?
Beqiri lexon vendimin e gjykatës së Strasburgu: Ligji i kohës ishte në shkelje dhe nuk garanton jetën dhe shteti ka përgjegjësi për vrasjen. Gjykata thotë hapur se është krim shtetëror dhe çështja e pahetuar dhe se kallëzimi jonë është i kësaj linje. S’po themi ngri akuza dhe dënon këto tre persona, por themi të hetohet çështja.
Gjyqtari Sokol Binaj- Gjykata e ka ndare për moskompetencë.
Avokati- Si nuk paska kompetence SPAK për këtë çështje?
Gjyqtari Ilir Panda pyet prokurorin e SPAK, Alfred Shehu: Pas vendimit të Strasburgut e shikoni ndryshe qëndrimin tuaj?
Gjyqtari Sokol Binaj gjithashtu pyeti prokurorin e SPAK, Shehun: Kush i heton ish-zyrtarët e lartë?
Në seancën e sotme janë të pranishëm familjarët e viktimave, të cilët kanë kërkuar që hetimet të merren në dorë nga SPAK, duke u bazuar dhe në vendimin e Strasburgut, që e cilësonte 21 Janarin si krim shtetëror. /ZËRI
Avokati i familjes: SPAK ka bërë rolin e të paditurit! Gjyqtari-Prokurorit: Cila është dispozita lidhur me kasetën?

TIRANË- Gjykata e Lartë po shqyrton sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK, dhe jo Gjykatës së Tiranës. Kjo çështje po gjykohet nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Avokati i familjes së Aleks Nikës, Idajet Beqiri, tha se kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK. Pas kallëzimit nga avokati i familjes Nika, një përplasje është zhvilluar mes Gjyqtarit dhe Prokurorit të SPAK, në lidhje me hetimin mbi kasetën e regjistruar ditën e ngjarjes.
“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë nga ana juaj qe kjo çështje të këtij gjykimi të vendoset kalimi pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra proceduriale që nuk bazohen në kodin e provedurës penale. I kemi me shkrim janë dhjetë faqe, po flas në mënyrë të përmbledhur. Kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK dhe jo të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm. Si viktimë krimi paraqiten rrethanat dhe me emër e mbiemër. Ne nuk prisnim mos kompetencë që u miratua dhe nga gjykata. Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kopetencash, mos fillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK.
SPAK ka bërë rolin e një të padituri. Ne themi me kallëzim konkret, kemi dhënë provat dhe nuk mund të thuash me një shkresë përcjellëse që po dolën gjatë hetimit tek e Tiranës na takon neve. Po të qëndrojmë tek Gjykata e Strasburgut thotë që është krim shtetëror dhe krimin shtetëror nuk e kryen gardisti”, tha Idajet Beqiri, avokati i Rajmonda Nikës, të vesë së të ndjerit.
Gjyqtari Binaj: Cila është dispozita lidhur me regjistrimin e njoftimit për veprën penale? Prokurori ka dy mjete, në momentin që konstaton se ky njoftim për këtë veper penale ka cilësi të njoftimit për vepër penale, e regjistron. Nëse jo, e sposton nuk e regjistron. Ke detyrimin qe para një kallëzimi t’i përgjigjesh. Ka rekuizita ky njoftim?
Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës penale nuk parashikohet në asnjë rast moskompetenca në lidhje me kallëzimet penale. Në SPAK ky kallëzim nuk është regjistruar.
Gjyqtari Binaj: Nuk fola për regjistrimin të çështjes penale. (Ngre tonet e zerit)
Gjyqtari Binaj: Po ju kërkoj arsye, ku e bazoni? Kallëzimi është stimul për ty si prokuror për të regjistruar veper penale. Nuk ka asnje problem të hetojne disa prokurori njëherësh
Idajet Beqiri: Dëgjuam prokurorin, jam i shqetësuar për një qëndrim të tillë ku ato që thonë vetë atë nuk zbatojnë vetë. Në shkresën e prokurorit thotë se shtetasit kanë dërguar në SPAK kallëzim penal që është regjistruar më 16 shkurt 2023. E thonë këta vetë që e kanë regjistruar. Unë ta bëj kallëzimin me emra konkret dhe ti mi heq emrat kur thua se “nëse në hetimin e prokurorisë së Tiranës do dalin subjekte të miat”, po i ke emrat aty por nuk i sheh pse duhet të presësh të dalin?”
/ZËRI
Seanca për '21 Janarin', babai dhe e veja e Aleks Nikës futen në Gjykatën e Lartë

TIRANË- Nis seanca në Gjykatën e Lartë për dosjen e "21 janarit". Të pranishëm në sallë do të jenë edhe familjarët e të ndjerit Aleks Nika, të cilët janë kapur nga mediat e pranishme duke u futur në sallë. Të pranishëm në seancën e sotme duket se do të jenë babai dhe e shoqja e të ndjerit. Në seancën e sotme, pritet që trupa gjykuese të vendosë nëse çështja do të kalojë për hetim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo në Prokuorinë e Tiranës.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Vetëm një ditë më parë familjarët e të ndjerit Aleks Nika i kanë paraqitur një letër Gjykatë së Lartë. Bashkëshorjta dhe familjarët në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë kërkojnë të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011./ZËRI
Gjykata e Lartë vendos sot, a do e marrë SPAK-u dosjen e 21 janarit?

TIRANË- Sot në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK. Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Në seancë do të jenë të pranishëm edhe palët e të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme.
Pritet që Gjykata e Lartë, me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.
Ndërkohë një ditë më parë familjarët e të ndjerit Aleks Nika i kanë paraqitur një letër Gjykatë së Lartë. Bashkëshorjta dhe familjarët në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë kërkojnë të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011.
Çfarë ndodhi më 21 janar?
Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI