FATURA E HOTELIT/ Si u ‘fundos’ Evis Berberi nga pushimet luksoze në Turqi

TIRANË- Faturat e një udhëtimi janë vendit, së bashku me familjen, të paguara nga shoqëria DAAM, kanë shërbyer si pikënisje e hetuesve të BKH-së për të nisur hetimet për Evis Beberin, kruen e arrestuar të ARRSH-së.
Kompania të cilën Berberi e kishte shitur në vitin 2019, para se të niste punë në Ministrinë e Infrastrukturës, i kishte paguar Berberit dhe familjes së tij një paketë tutristike, e cila përfshinte udhëtimin me avion nga Tirana ne Antalia që sipas këqyrjes rezulton se nisja është bërë më date 12.08.2020 dhe kthimi me date 22.08.2020.
Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin ne hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” ne Belek, Antalia, Turqi, në një dhomë “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”. Duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulto se Berberi, gruaja e tij Adela Ruko, dhe dy fëmijtët e mitur, kanë udhëruar nga Rinasi në Turqi me linjën “Charter -Antalia 670-ll”. Kjo faturë, ngjashëm edhe me rastin e Arben Ahmetajt apo Damian Gjiknurit, kanë shërbyer për hetimet e SPAK, që çojnë zyrtarët pas hekura.
Sipas SPAK, kompania DAAM shpk ka qenë gjithmonë nën kontrollin e Berberit, pavarësisht ndryshimit të herëpashershëm të pronësisë në QKB, përmes shitjeve fiktive.
Gjatë kontrollit në banesën e Berberit janë gjetur shuma të mëdha parash, ndërsa po hetohet dhe për tenderat në Ministri apo institucione të tjera, që kompanitë e Berberit kanë marrë.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është vënë në pranga rreth orës 19:40 në zyrën e tij, duke rrëzuar kështu lajmin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së. Veç Evis Berberit, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për dy ish-ortakët e Valter Bengaj dhe Ervis Lami.
/ZËRI
FOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSH sapo ai u bë drejtor

TIRANË- 6 tendera me vlerë rreth 2.3 milionë euro, janë tenderat që kanë fituar kompanitë e lidhura me Evis Berberin, kreun e arrestuar nga ARRSH.
4 prej tenderave siç shihet dhe nga të dhënat që ZËRI sjell nga Open Data, janë dhënë nga ARRSH, menjëherë pasi Berberi mori detyrën në vitin 2021 2 prej tenderave të vënë nën lupën e SPAK, janë fituar nga kompanitë e lidhura me të, gjatë kohës që ai mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë.
Shumica e tenderave janë shënuar me flamuj të kuq, për shkak se janë fituar pa garë. Prokuroria po heton dhe në lidhje me tendera të tjerë që kompanitë e Berberit kanë marrë nga institucione të tjera publike, dhe nëse ai ka ndërhyrë në dikastere të tjera.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është vënë në pranga rreth orës 19:40 në zyrën e tij, duke rrëzuar kështu lajmin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së. Veç Evis Berberit, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për dy ish-ortakët e Valter Bengaj dhe Ervis Lami.
/ZËRI
Kontrolli në banesë ‘fundosi’ kreun e ARRSH-së, sa para cash iu gjetën Berberit

TIRANË- Në banesën e kreut të arrestuar të ARRSH-së, Evis Berberi, janë gjetur shuma të madha parash cash, që sipas SPAK janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në banesën e Berberit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë gjetur 40 milionë lekë të vjetra, si dhe sende të tjera me vlerë.
Mes tyre dhe piktura të kushtueshme, të cilat Berberi pretendonte se iu kishte realizuar vetë. Në total, përmes manovrave me kompanitë, Beberi dyshohet se ka përfituar tendera me vlerë 2.3 milionë euro, nga institucionet që drejtonte vetë. ZËRI mëson se hetimet për Berberin janë duke u zgjeruar, nëse kompanitë e lidhura me të kanë përfituar tendera në mënyrë të paligjshme dhe nga institucione të tjera publike.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është vënë në pranga rreth orës 19:40 në zyrën e tij, duke rrëzuar kështu lajmin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së. Veç Evis Berberit, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për dy ish-ortakët e Valter Bengaj dhe Ervis Lami.
/ZËRI
Kush është Valter Begaj, ortaku dhe biznesmeni që pastronte paratë e Evis Berberit të ARRSH-së

TIRANË- Valter Begaj, biznesmen dhe ortak i Evis Berberit, është personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.
Njohjet mes Berberit dhe Begajt janë shumë të hershme, përpara se drejtori i ARRSH-së të merrte detyra në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Me marrjen e kësaj detyre, ai shiti aksionet e kompanisë DAAM te shtetasi Valter Begaj, për vlerën e 1.7 milionë eurove, ndërsa i kishte blerë për vetëm 800 euro.
Përveç aksioneve të DAAM, Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP (ish "B-VAAL ENGINEERING"), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit.
Më pas këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas SPAK vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve.
Çfarë thuhet në dosjen e SPAK
Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.
Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.
Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me TVSH.
/ZËRI
Arrestohet drejtori i ARRSH/ SPAK pas Evis Berberit që në 2023: I dha 6 tendera kompanisë së tij, fitoi 2.3 mln euro

TIRANË- SPAK ka 1 vit që e mban në vëshgim Evis Berberin. Kështu e bën vetë me dije, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në njoftimin e parë lidhur me arrestimin e kreun e Autoritretit Rrugor Shqiptar, i cili akuzohet për disa vepra penale. Bëhet fjalë për: 1. shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera; 2. korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; 3. korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; 4. pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale. Dosja e plotë, e përpiluar nga SPAK, i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme që më datë 7 mars të këtij viti, por vendimi për arrestimin e Berberit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tij, është dhënë vetëm mbrëmjen e djeshme, kur edhe u raportua se ai kishte dhënë dorëheqjen nga detyra. Bashkë me të janë arrestuar: Ervis Lami dhe Valter Begaj.
Por cilat janë gjetjet e SPAK?
Evis Berberi, fillimisht në cilësinë e ish-drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “NET-GROUP (ish "B-VAAL ENGINEERING"), përfitime të parregullta monetare. Paratë shkonin tek kompania DAAM (ish "B – VAAL ENG - 10"), e cila gjithashtu ishte e kontrolluar prej tij, por që rezultonte në emër të Valter Begajt. Po këto para që i siguronin në mënyrë të parregullt, i kishin investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme, duke i kamufluar po në emër të shoqërisë "DAAM". Ndaj edhe në këto rrethana, SPAK ka zbuluar se Evis Berberi ka kryer veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Nga ana tjetër, Valter Begaj, në cilësinë e ortakut të shoqërisë “NET Group”, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, paratë i transferonte tek "DAAM", pra në kompaninë që nën hije kishte pronar vetë Berberin. Tenderat për kompaninë e tij nuk i ka dhënë vetëm në kohën kur ka qenë Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, rezulton se Berberi edhe në kohën kur ka qenë drejtor tek Agjencia për Efiçencën e Energjisë, ka lënë mënjanë 3 tendera, po për kompanitë e tij, të cilat ua kishte besuar bashkëpunëtorëve. Në atë kohë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë. Ndërsa, kur drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar ka shpërndarë 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë. Gjithsej, 2.3 milionë euro, dëm i pastër ndaj shtetit.
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (depozituar në datën 07.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 21, datë 13.03.2024 ka vendosur:
1. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 259, 287/2 të Kodit Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal shrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.B., ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “N….. Group” sh.p.k., dhe ortak i shoqërisë “D…..” sh.p.k., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 244-25, 287/2 të Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.L.,administrator i shoqërisë “D….” sh.p.k., dhe punonjës i shoqërisë “N…….Group” sh.p.k.,si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 244-25, 287/2 të Kodit Penal.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 13.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin Nr.21, datë 13.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tre të hetuarve. Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi E. B., fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij. Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana shtetasi E. B., dyshohet për kyerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Ndërsa shtetasi V. B. në cilësinë e ortakut të shoqërisë “N….. Group”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin E. B., ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “D……” sh.p.k, në zotërim indirekt të shtetasit E. B., por që është menaxhuar nga shtetasit B. B., E. L. dhe V. B., me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit E. B. Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal. Investimi në veprimtarinë ekomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me shtetasin E. B., dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.
Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.
Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./ZËRI
Hap pas hapi: Si kaloi kompania dorë më dorë mes kreut të ARRSH dhe ortakëve të tij, nga blerja 2 mln euro te shitja zero lekë

TIRANË- Arrestimi i Evis Berberit me urdhër të SPAK, lidhet me manovrat që ai ka bërë me bizneset në pronësi të tij, të cilat në letra figuron se i ka shitur në palë të treta, përpara se të merrte detyra në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Përpara se të merrte një post këshilltari në MIE, dhe më pastaj të emërohej në krye të ARRSH-së, Berberi dyshohet se ka shitur në mënyrë fiktive bizneset e tij, për të cilët SPAK ka prerë gjithashtu fletëarrest.
Vetë Berberi në cilësinë e drejtorit të ARRSH-së, i ka dhënë tendera ish-kompanisë së tij. Në deklaratën e pasurisë, Berberi ka deklaruar të ardhura nga kompania “B-Vaal Engineering” (aktualisht “Net-Group”) si Drejtor Teknik dhe të ardhura nga kompania Daam (ish “B-Vaal Eng – 1”) si Administrator i shoqërisë.
Nga të gjitha këto lëvizje rezulton se Berberi e ka blerë kompainë Daam, për shumën e 800 eurove, dhe më pas është rishitur disa herë, duke kapur vlerën e transaksioneve me vlerë 1.7 milionë euro.
Sipas Ekstraktit Historik të Kompanisë “Daam” shpk me NIPT: L72205042F, z. Evis Berberi ka qenë zotërues i shoqërisë “Daam” shpk për 100% të kapitalit, për periudhën Shtator 2018 – Janar 2019, duke e blerë atë nga themeluesi Valter Begaj (i arrestuar gjithashtu me urdhër të SPAK).
Më pas në datën 32 Janar 2019, kuotat e kompanisë shiten te Brunula Buli, e cila gjithashtu i shet aksionet e saj te Valter Begaj, dhe më pas ky i fundit ia shet Ervis Lamit. Dhe më pas çudia ndodh sërish, rreth një muaj nga shitja, Begaj i rible aksionet që vetë i kishte shitur në datën 29.03.2022.
E gjithë kjo shitje dhe blerje e aksioneve dyshohet sipas SPAK që të jetë bërë në mënyrë fiktive, me qëllim fshehjen e gjurmëvë të vetë Berberit. Ish-zotërues të “Daam” shpk, Brunilda Buli dhe Ervis Lami nuk figurojnë aktualisht pronarë në asnjë subjekt juridik./ZËRI
Mallkimi i postit apo joshja nga milionat?! Drejtorët e ARRSH-së që përfunduan në dyert e burgut dhe SPAK-ut

TIRANË- Evis Berberi është drejtori i fundit i ARRSH-së që ka përfunduar në dyert e burgut, ndërsa edhe paraardhësit e tij në këtë post janë përballur me akuza të shumta. Institucioni që ata kanë drejtuar është një nga më të rëndësishmit në vend, pasi lëvrohen miliona euro për projekte të ndryshme në Infrastrukturë, e padyshim kontaktet me biznesmenët janë të shpeshta, ashtu si dhe lakmia për të bërë gjithmonë e më shumë lekë. Rasti i Berberit është më flagrant, pasi ai akuzohet se ka shitur në mënyrë fiktike kompaninë e tij te dy biznesmenë, që më pas i ka furnizuar me tendera nga ARRSH.
Por siç e thamë Berberi nuk është i vetmi që ka abuzuar me postin e drejtorit të ARRSH-së…
I pari që ka hapur ‘siparin’ e arrestimeve, ka qenë ish-kreu i ARRSH-së në vitet 2013-2017, Dashamir Xhika. Ai u vu në në datën 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por pas auditit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan kishte një dëm prej 54 milionë dollarë. Ndërkohë që ai do të lirohej nga burgu në Nëntor të vitit 2018, duke e shlyer dënimin me masën e arrestit në shtëpi.
Para tij edhe Andi Toma, përfaqësues i qeverisjes së Partisë Demokratike, është përballur me akuza, por që u riciklua më pas nga vetë socialistët. Me ndryshimin e pushtetit në vitin 2013, maxhoranca e asaj kohe PS-LSI, emëroi në vend të Andi Tomës, Dashamir Xhikën dhe zëvendës të tij… të akuzuarin Andi Toma.
Një tjetër drejtuese e ARRSH që ka dosje të hapur me drejtësinë është Sonila Qato. Hetimet për të kanë nisur që në vitin 2019, ndërkohë që janë përballur me zvarritje të vazhdueshme, për të cilat është ankuar dhe vetë Qato. Ish-drejtoresha e ARRSH-së është nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ajo dha dorëheqjen në tetor të 2019-s si drejtuese e ARRSH-së, sepse u akuzua nga një kompani private për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Edhe paraardhësi i Berberit në krye të ARRSH-së, Ergys Vjerdho, tashmë në krye të Hekurudhave Shqiptare nuk i ka shpëtuar përballjes me akuzat në SPAK, dhe me dosjet e hapura. Ai është kallëzuar nga opozita se në kohën që ai drejtonte ARRSH-në ka akorduar për të ndërtuar një nga segmenteve rrugore Korçë – Ersekë, 20 milionë euro për 4 km rrugë! Sipas denoncimit, në këtë segment po ndërtohej me një kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë. Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 u ndërtuan rreth 18 kilometra me rreth 15 milionë euro kilometri. Në kohën e Vjerdhos një kilometër shkoi në 20 milionë euro, duke hedhur dyshime për fryrje abuzive me investimet ne infrastrukturë.
Tashmë ministres Belinda Balluku do t’i duhet që të gjejë një tjetër emër në krye të ARRSH-së, të paktën të jetë i papërfolur në nisje të detyrës, pasi në përfundim të saj, shumë pak prej tyre kanë mundur që të mbyllin një 4-vjeçar. /ZËRI
Pranga ish-kreut të ARRSH, në shtëpi i gjenden tablo me vlerë, Berberi: I kam pikturuar vetë

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me arrestimin e Evis Berberit, kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjatë kontrollit që ushtruan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e tij, ndër të tjera gjetën edhe piktura me vlerë dhe shuma të mëdha parash. Si pikturat, ashtu edhe paratë, i janë sekuestruar pasi dyshohet se janë marrë si ryshfet për dhënien e tenderave, por Berberi ka pretenduar të kundërtën.
"Pikturat i ka pikturuar vetë,"-mësohet se është shprehur Berberi para hetuesëve të SPAK.
Por po ashtu, gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente të tjera që mendohet se do të kenë vlerë për hetimin e tij. Përveçse në banesë, SPAK dhe BKH i ka shkuar në zyrën e tij, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, post nga i cili u raportua se dje dha dorëheqjen. Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Verdhon. Ky i fundit, dje kaloi drejtori i Hekurudhës Shqiptare./ZËRI
Arrestimi i Berberit, në pranga dhe dy biznesmenë, njëri ish-ortaku i tij

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i kreut të ARRSH-së Evis Berberi. Përveç tij, SPAK ka lëshuar urdhërarrest dhe për dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve biznesmeni Valter Begaj, ish-ortak në biznes me Beberin. Dyshohet se kreu i ARRSH-së ka bërë një shitje fiktive të kompanisë së tij, përpara se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Emnergjitikës. Personi tjetër i arrestuar po ashtu është biznesmeni Ervis Lami.
Në media janë denoncuar tendera me vlera të mëdha, që Berberi i kishte Begajt, gjatë viteve që ishte në krye të ARRSH-së. Shumica e tenderave që Berberi kishte dhënë për ish-ortakun e tij, ishin me flamuj të kuq, çka do të thotë që ose ishin zhvilluar pa garë, ose me procedurë negociimi.
Berberi i kaloi në zotërim me dokumente Begajt kompaninë e tij DAAM shpk në momentin që u emërua Drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë. Në këtë moment, Berberi i jep Begajt licencën për Auditimin e Energjisë dhe një sërë tenderash publikë, ç’ka sipas SPAK shton dyshimet se ka pasur një shitje fiktive të kësahj kompanie.
Mësohet se Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së, vetëm disa ditë më parë, pasi ishte vënë në dijeni të hetimeve nga SPAK.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëndesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon.
/ZËRI
Arrestohet kreu i ARRSH-së Evis Beberi

TIRANË- Me urdhër të SPAK është vënë në pranga Evis Berberi, kreu u Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili u raportua se kishte dhënë dorëheqjen nga detyra. ZËRI mëson se përveç tij janë vënë në pranga edhe disa persona të tjerë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
Burime bëjnë me dije se arrestimi i Berberit është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, me urdhër gjykate, nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.
Pak ditë më parë agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në banesën e Berberit ku janë gjetur shuma parash, që dyshohet se janë përfituar përmes korrupsionit. Po ashtu gjatë kontrollit të banesës, Berberit i janë gjetur disa piktura të shtrenjta.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.
Së fundi Vjerdho është emëruar në krye tgë drejtorisë së Hekurudhave Shqiptare./ZËRI