'Kush u kërcënua?" Kreu i SPAK sqaron deklaratën: Më keni keqkuptuar

TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka sqaruar një deklaratë të fortë të bërë këtë të premte ku u shpreh se një prokuror i posaçëm është kërcënuar me jetë bashkë me familjen nga krimi i organizuar.
Dumani sqaron se nuk ka përmendur një kërcenim konkret, por deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.
"Nuk kam thënë në takimin që jam thirrur ditën e sotme, që është kërcënuar familja e ndonjë prokurori. Më është bërë një pyetje, nëse ndihen të kërcënuar prokurorët nga politika apo krimi i organizuar dhe kam thënë që nuk jam i shqetësuar nga politika, por nga krimi i organizuar, të cilat janë shtuar dhe prokurorët janë të përgatitur për çdo gjë”, tha Dumani për ReportTv.
Dumani deklaratën e bëri gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”./ZËRI
Komisioni Parlamentar do monitorojë SPAK-un? Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar në vend

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka preferuar të mos i komentojë diskutimet në lidhje me ngritjen e një komisioni parlamentar që do të kontrollojë SPAK, kjo pasi sipas tij ende nuk ka asnjë dokument zyrtar mbi këtë temë. Ndërsa shtoi se sot SPAK është institucioni më i kontrolluar në vend.
Altin Dumani: Pavarësisht se çfarë flitet dhe thuhet, ne realisht nuk kemi ende një dokument që të lexojmë dhe të shikojmë se cila do të jetë qasja lidhur me Reformën në Drejtësi. Përsa kohë nuk ka një dokument, nuk kam një qëndrim. Nëse do të ndodhë, patjetër do të kemi reagim institucional. Për mendimin tim, është e paimagjinueshme të bësh ndryshime në Reformën në Drejtësi kur reforma vazhdon ende. Vetting-u s’ka mbaruar ende. KLGJ, KLP janë ende të pakonsoliduar. SPAK ka nevojë dhe për dy prokurorë. Para se të shkosh atje, duhet bërë një analizë. Por, kjo është në kuadrin e thashethemeve, sepse s’kam parë ende dokument. Ndaj s’kam qëndrim. SPAK është institucioni më i kontrolluar në Republike, më i kontrolluari. Në aspektin procedurial, kontrollohemi nga tre shkallë, mos harrojmë gjyqtarin paraprak, çdo gjë bëhet me vendim gjykate. Ne raportojmë në Komisionin e Ligjeve, atje ka diskutime e debate. Kjo është marrëdhënia me Parlamentin. KLP raporton atje. ILDKPI kontroll pasuritë./ZËRI
Deri ku do shkojnë hetimet e zyrtarëve të lartë? Dumani: S'do kursejmë askënd!

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka deklaruar këtë të premte se SPAK nuk do të kursejë askënd që shkel ligjin. Deklarata vjen pas pyetjes së bërë nga të pranishmit në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing” se deri ku do të shkojë SPAK sa i përket hetimit të zyrtarëve të lartë.
Altin Dumani: Nuk do kursejmë askënd. Për vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë,/ZËRI
Frikë apo...? Altin Dumani: Na kanë rënë me 40% kallëzimet nga institucionet, ne s'kemi shkop magjik

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani tha se kanë rënë denoncimet e bëra nga institucionet. Në fjalën e tij, gjatë “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Dumani tha se asnjë kallëzim nuk kanë marrë as nga Drejtoria e Doganave dhe as nga ajo e Tatimeve. Po ashtu, veçoi edhe kallëzimet dhe bashkëpunimi që kishin me Policinë e Shtetit.
Altin Dumani: Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty? Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjate 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë.
Ne e vlerësojmë median si një partner të rëndësishëm. Jemi të kujdesshëm ndaj atyre çështjeve që quhen skandale. Shumë hetime kanë marrë shkas nga mediat. Duhet të kemi parasysh që në realitetin shqiptar media nuk është imune nga krimi i organizuar. Jo edhe media si çdo gjë tjetër në këtë vend nuk ështe imun. Detyrimi i Spak është që edhe gazetarët që mund të abuzojnë me detyrën e tyre të bëhen verifikimet. Ne e kemi detyrim ligjor për të kontribuar në mbrojtjen e sigurisë publike dhe kombëtare. Patjetër në respektim të ligjit./ZËRI
Ndryshime në ligj? Altin Dumani: Prokurori i SPAK s'mund të shkojë në Shkodër, i rrezikohet jeta

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me atë që i pret hetuesit e SPAK pas përfundimit të mandatit të tyre. Gjatë takimit të një nisme dialogu mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Dumani tha se është ende i paqartë statusi i hetuesit të SPAK për përfundimit të mandatit.
"Pas kësaj nuk dihet ku do vejë,"-tha Dumani.
Mendimin e tij e shtjelloi duke u shprehur se një hetues i SPAK, që është në majën e karrierës së tij, nuk mund të dërgohet në një Prokurori të zakonshme, pasi i rrezikohet edhe siguria.
"Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë. Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjore, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit. Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK,"-shtoi ai.
PJESË NGA FJALA E DUMANIT:
Që në fillim nuk do pajtohesha me ju kur thoni ka bërë histori, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmbushë detyrimet kushtetuese si ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se kemi hyrë në vitin e pestë duhet vlerësuar veprimtarinë, që do të thotë të bëjë, hetime ngrejë akuza, ndaj çdo zyrtari pavarësisht pushtetit dhe lidhjeve. Por gjatë katër viteve SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë.
Por gjithmonë që të keni akuza te suksesshme, pra me vendime fajësie. Se kemi disa gjykata që na kontrollojnë përfshi dhe Kusht deri ne Strasburg. Në punën tone si institucion kemi edhe ne problematikat tona vështirësitë tona, që lidhet së pari me paqartësinë e statusit të prokurorisë së Posaçme. Ju e dini që mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do vejë. Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë. Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjore, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit. Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK./ZËRI
E FORTË/ Altin Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte ku u shpreh se një prokuror i posaçëm është kërcënuar me jetë bashkë me familjen nga krimi i organizuar. Ai tha se prokurorët janë të përgatitur përballë situatave të tilla, pasi në fund të fundit kanë zgjedhur të bëjnë këtë detyrë. Deklaratën e bëri gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.
Altin Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurërët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit r kemi zgjedhur vetë këtë detyre./ZËRI