LIVE UPDATES

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me influencën e Ahmetajt, kryebashkiakët e përfshirë (Përgjimet)

➤ZËRI ka zbardhur pasazhe nga dosja e SPAK për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe dy biznesmenët e shpallur në kërkim, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. ➤Sipas bisedave të dala nga celulari i Ahmetajt që është sekuestruar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, Albina Mançka dhe të dhënave të marra në kompjuterat e Zotos e Mërtirit, rezulton se njohja mes tyre ka nisur që në vitin 2011. ➤Në të njëjtën kohë, janë zhvilluar dhe bashkëpunime të ndryshme. Zoto e Mërtiri merreshin me shoqëri komunikimi e jo vetëm. ➤Në pasazhet e zbardhura nga ZËRI, SPAK del në përfundimin se Zoto e Mërtiri kanë arritur të ‘drejtojnë’ Ujësjellësat në disa qytete, duke arritur dhe kontrata të majme për ndërrimin e sahateve të ujit. ➤Gjithçka është arritur përmes ndihmës së dhënë nga Ahmetajt që ka përdorur influencën e tij tek kryebashkiakët socialistë. ➤Ahmetaj kontaktonte me kryebashkiakët, më pas u kalonte numrat Zotos e Mërtirit, të cilët shkonin t’i takonin për të vijuar me marrëveshjet e detajuara. ➤ Në dosje nuk mungojnë biseda të shkëmbyera që zbardhin dhuratat e udhëtimet e paguara nga Zoto e Mërtiri për Ahmetajn, si dhe vendet ku takoheshin zakonisht për të zhvilluar bisedat.

10 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Artan Gjokaj, besniku i Arben Ahmetajt që bëri karrierë në varësinë e tij

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Arben Ahmetaj

TIRANË- Karriera e Artan Gjokajt, këshilltar i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duket se është e lidhur ngushtë me emrin e këtij të fundit. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, bëhet me dije se në vitin 2013, në momentin që Ahmetaj është emëruar Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka pasur edhe cilësinë e përfaqësuesit të aksionerit në shoqërinë Petrol Alba sh.a.. Sipas SPAK, konstatohet se e ka shfrytëzuar pozicionin për të vendosur në pozicione kyçe, miq dhe të afërm të tij. Kështu pak pasi është emëruar si Ministër, emëroi si likuidator të shoqërisë Artan Gjokajn.

Artan Gjokaj është një person i cili shfaqet të ketë punuar në subjektet e veta tregtare me objekt tregtim autoveturash, këmbim valutor, tregtim artikujsh ushqimorë etj por që me emërimin e shtetasit Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, fillon të zhvillojë karrierë në nivele të larta.

Gjokaj ka qenë i punësuar pranë Shtypshkronjës së letrave me vlerë me aksionere Ministria e Financave, ku ministër në këtë kohë ka qenë po Arben Ahmetaj.

Pjesë nga dosja:

III. 9) Punë e përbashkët mes shtetasve Zoto dhe Mërtiri, me shoqërinë Shijaku sh.p.k. pranë Petrol Alba sh.a. me likuidator Artan Gjokaj (i identifikuar si mik i ngushtë i shtetasit Arben Ahmetaj dhe jo vetëm).

64. Në vitin 2013, konkretisht sipas dekretit nr. 8313 datë 11.09.2013 të Presidentit të Republikës, shtetasi Arben Ahmetaj, emërohet si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes detyrë të cilën e ka mbajtur deri në muajin shkurt 2016.

65. Në kohën që si Ministër i Zhvillimit Ekonomik Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasi Arben Ahmetaj, ka pasur edhe cilësinë e përfaqësuesit të aksionerit në shoqërinë Petrol Alba sh.a.. konstatohet se shfrytëzon pozicionin për të vendosur në pozicione kyçe, miq dhe të afërm të tij. Kështu pak pasi është emëruar si Ministër, me urdhërin nr. 34 datë 28.10.2013, emëron si likuidator të shoqërisë shtetasin Artan Gjoka. Shtetasi Artan Gjokaj është një person i cili shfaqet të ketë punuar në subjektet e veta tregtare me objekt tregtim autoveturash, këmbim valutor, tregtim artikujsh ushqimorë etj por që me emërimin e shtetasit Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Tregtisë dhe Sipërmarrjes, fillon të zhvillojë karrierë në nivele të larta. Konkretisht karriera e shtetasit Artan Gjokaj rezulton e lidhur ngushtë me atë të shtetasit Arben Ahmetaj.

Shtetasi Artan Gjokaj, rezulton se në periudhën tetor 2013 korrik 2016 ka qenë i punësuar pranë Petrol Alba (me aksioner Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes);

gusht 2016 tetor 2018 ka qenë i punësuar pranë Shtypshkronjës së letrave me vlerë me aksionere Ministria e Financave, ku ministër në këtë kohë ka qenë po shtetasi Arben Ahmetaj (emëruar me vendimin nr. 16 të Këshillit të Administrimit);

Tetor 2018-Gusht 2019 pranë Ministrisë së Financave;

Gusht 2019-janar 2022 pranë Drejtorisë së taksës së pasurisë dhe Janar 2022 - gusht 2022 pranë Këshillit të Ministrave.

11 MUAJ ME PARE

“Më gjej një aparat se s’ta rëndon kurrizin”, Arben Ahmetaj i kërkoi dhuratë Mërtirit

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Arben Ahmetaj

TIRANË- Pas shumë bashkëpunimeve e influencave, dhuratat nuk ishin më diçka e ndaluar mes dyshes së biznesmenëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, në bisedat e zbardhura nga SPAK, del në pah se Ahmetaj i ka kërkuar Mërtirit një dhuratë, një aparat fotografik për një person të apasionuar pas fotove. Emri i personit që do të merrte dhuratën nuk bëhet me dije.

Pjesë nga biseda:

62. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me bërje dhuratash të sponsorizuara nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Mireli i shkruan Arbenit: Mirëdita. Ke mundësi të flasim. Thank you Sir.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Tmbaroj mbledhjen e grupit. O tigre me gjej një aparat fotografi se dua ta bëj dhurat nesër. Po e dua shum tmirë se e kam shum shum shum mik.

Mireli (Klodi) i kthen përgjigje: Të vogël apo nga ata të mëdhenjt. Opo si duhet, ca lidhje ka. Mos e vrit mendjen.

Arbeni i shkruan Mirelit: Ndonjë gjys profesional a profesional. Nuk ta rëndojnë kurizin fratelo. Shumë i mirë se djali që e mer dhuratë është i apasionuar dhe i njef shumë mirë.

Klodian Mërtiri komunikon me Klodian Zoton: Te lutem me terhiq 2000 euro

Zoto: Te duhen urgjent

Klodian Mërtiri: Jo, po duhen sot

Datë 15.05.2012 vijojnë komunikimet mes Mirelit dhe Arbenit.

Arbeni: Hë mo po fle gjum ti

Mireli i shkruan Arbenit: Jo, jam në takim. Sa të mbaroj të marë.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më tel.

Mireli i shrkuan Arbenit: Spo të kap dot o la. Mora një të bukur më thanë. Unë jam në berat tani. Takohemi nesër në mëngjes.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Hë mo tigre. Ok.

11 MUAJ ME PARE

Projekti fotovoltaik të UKKO Korçë, si gënjeu Ahmetaj për njohjen me italianin

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Arben Ahmetaj

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI, rezulton se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka gënjyer në dëshminë e tij dhe është përpjekur të fshehë njohjen me italianin Francesco Pistritto, i njëjti me të cilin është takuar në Itali nën shoqërinë e ministrit Niko Peleshi dhe të Klodian Zotos. Ky emër ka bashkëpunuar me Zoton në Korçë për zbatimin e një projekti me impiant fotovoltaik në Korçë, me fitim 52.814.332 lekë. Gjithashtu SPAK shkruan se e përforcon pistën se Ahmetaj ka gënjyer në dëshminë e tij, duke pasur parasysh edhe faktin se nga provat e mbledhura, këta përsona kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të tretëve. në bisedat e kryera për projektin fotovoltaik të UKKO Korçë. Hyrje-daljet nga Shqipëria përkojnë gjithashtu.

Pjesë nga dosja:

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Takimi në Itali

Ndërkohë personi nën hetim Arben Ahmetaj, i pyetur para organit procedues nëse e njeh këtë shtetas, pretendon se nuk e njeh dhe është hera e parë që e dëgjon si emër.

57. Në fakt siç lehtësisht mund të konstatohet, të dy deklarimet përveçse në kundërshtim me njëri tjetrin përmbajnë rrethana të pavërteta për shkak se nga fotografitë e sipërcituara dhe provat e tjera të administruara rezulton qartësisht se këta persona kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të tretëve. në bisedat e kryera për projektin fotovoltaik të UKKO Korçë.

58. Gjithashtu, nga kqyrja e realizuar ndërmjet hyrje-daljeve të shtetasve Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, kanë rezultuar disa udhëtime të përbashkëta ndër të cilat mund të përmendim:

Shtetasit Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, më datë 10.12.2010, respektivisht në orën 05:34 dhe 05.35, kanë dalë nga aeroporti i Rinasit, me linjën ajrore Al Italia - AZ 510/507 Romë.

Shtetasit Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, më datë 14.04.2013, respektivisht në orën 11:47 dhe 11.42 kanë hyrë nga aeroporti i Rinasit, me linjën ajrore Al Italia AZ 510/507 Romë.

Shtetasit Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, më datë 11.06.2014, respektivisht në orën 08:38 dhe 08.42 kanë hyrë nga aeroporti i Rinasit me linjën ajrore Turkish Airlines TK 1073/1074 Stamb.

Në deklarimin e tij të datës 30.06.2023, shtetasi italian Francesco Pistritto, ka deklaruar se në vitin 2006 ka hapur një shoqëri, që quhej F.P. Consulting Shpk, e cila kishte objekt aktiviteti "konsulencë

financiare" por ka pasur dhe disa objekte të tjera si palestër etj. Pretendon se ka filluar të bëjë konsulencë për bankën Veneto rreth vitit 2006, si konsulent i jashtëm, dhe do të gjente klientë të cilët do të ishin të interesuar për të marrë kredi. Në këtë formë, do të merrte përqindjen time, në bazë të vlerës së kredisë.

Në lidhje me shtetasin Klodian Zoto, deklaron se e njeh mirë dhe njohjen me të e ka pasur që kur

ishte në Bankën Italo Shqiptare, 15 vite më parë. Në vitin 2010 ose në vitin 2011 është telefonuar nga Klodiani i cili i ka kërkuar këshille për të ditur se si funksionon një garanci bankare. Francesco është takuar me të, e ka sqaruar për sa e pyeti.

Shtetasin Mirel Mërtiri pretendon se e ka takuar në Tiranë në prezencë të shtetasit Klodian Zoto, diku nga viti 2013.

Pranon se ka kryer udhëtime me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në drejtim të Italisë. Gjithashtu në vijim sqaron se rreth vitit 2009-2010, ndoshta edhe më vonë, është angazhuar si konsultent bankar për projektin Fotovoltaik në Korçë. Në këtë projekt, ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për ta dorëzuar në bankën Veneto, për aprovimin e kredisë. Vlera e kërkuar në bankë ka qenë rreth 1 milionë euro. Kjo kredi është aprovuar.

Pas këtij projekti që u realizua me sukses, sërisht për qytetin e Korcës është angazhuar në një projekt për Ujësjellës Kanalizime i cili u fitua nga një kompani e Klodian Zotos, i duket se ka qenë ITS. Ky projekt është bërë ndërmjet viteve 2010-2013, por saktësisht nuk e mban mend. Po, kështu, në këtë projekt është angazhuar në përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e kredisë pranë Veneto Bank. Kredia e kërkuar mesa kujton ka qenë 1.6 milionë euro.

Deklaron se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kishin njohje me njëri tjetrin.

Pranon se nuk ka pasur takime të organizuara të shtetasit Francesco, Arben, Mirel dhe Klodian por rastësore ka ndodhur që të kenë qëne bashkë. Këto takime kanë ndodhur në restorante, bare por asnjeherë në zyrë.

Në lidhje me udhëtimet e përbashkëta me shtetasin Arben Ahmetaj deklaron se mesa i kujtohet 99 % nuk ka udhëtuar ndonjëherë me të, edhe nëse mund të ketë ndodhur ka qenë rastësore.

Deklaron gjithashtu se e njeh edhe ish bashkëshorten e shtetasit Arben Ahmetaj, shtetasen Albina, por vetëm si kontakt që kanë patur ndërmjet dy bankave, ish- banka Amerikane dhe Banka Italo- Shqiptare.

11 MUAJ ME PARE

Mbi 29 mln lekë u fituan në Berat! Zoto e Ahmetaj ‘kopsitën’ marrëveshjen me Ujësjellësin, takimi me kryebashkiakun Nasufi

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Fadil Nasufi

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI, vihet re se edhe qyteti i Beratit është prekur e manovruar nga dyshja Mërtiri-Zoto, sigurisht sërish me ndihmën dhe influencën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se pas një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun e Beratit në atë kohë, Fadil Nasufi, është vendosur që Këshilli mbikqyrës i Ujësjellësit Berat-Kuçovë sh.a., të miratojë ofertën financiare të shoqërisë Integrated Technology Services dhe F.M.O. për "Financim Instalim i projektit të sistemit të matësave elektornike ëireless për Ujësjellësin Berat - Kuçovë". Sipas përllogaritjeve, për vitin 2015, fitimi i parashikuar është në vlerën 26,904,000 lekë.

Pjesë nga dosja:

Në vijim të komunikimeve të evidentuara të shkarkuara në kompjuterat e sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, evidentohen komunikime sa më poshtë vijon:

Mireli i shkruan Arbenit: Kam nja dy orë që jam kthyer në Tiranë. Ti si po kalon andej

Arbeni: Hë mo tigër

Mireli: Shumë mirë fratelo. Ti je ketej apo ke levizur... Kalofsh sa më mirë. Të hënën e lash me fadilin të iki në Berat.

Arbeni: Ou qenke kthyer tigre. Mir Kalove?...Jo jam në itali vëlla. Dhe për ca ditë.

Mireli: Mirë duket. Të hënën do të shkruaj më tepër.

Arbeni i shkruan Mirelit (Klodit): Si ka ec andej?

Mireli: Jo jo. Po ecin me ritmin e planifikuar. Po pash ndonjë gjë ndryshe të marr menjëherë.

Arbeni: Gjërat jan sic priteshin apo jan kompliku ndopak?... Ok.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo mirëmbrama. Si po kalon?? Sot isha në Berat u bë mbledhja, cdo gjë vajti shumë mirë. Nga fundi i javës do merremi me trat e tjera. Të fala e kalofsh sa më mirë.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo me Tanin u takova. Cdo gjë duket mirë. Flasim kur të kthehesh....Nga fundi i muajit.... Shumë mirë...

Arbeni i shkruan Mirelit: Kur është këshilli bashkiak i beratit... Ok, si duket? Ok

Klodian Mertiri bisedon me Klodian Zoton: Tani mbarova. Te enjten jemi ne korce.

Arben Ahmetaj i shkruan Klodian Mërtirit: He mo ja dergove ate beratit apo jo

Mirel Mërtiri: E mori klodi ne tel po se ngriti se me duhet emaili i fadilit

Arben Ahmetaj: Mbylle kte pune, jo pa fund

38.1. Në lidhje me Beratin rezulton sipas akteve të përcjella me shkresën nr. 456/1 prot datë 11.05.2023 të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat sh.a., se me vendimin nr. 2 datë 31.05.2013 "Për miratimin në parim të investimit për instalimin e 12 000 matësave elektronik ëireless të ujit "Në SH.A.U.K. Berat Kuçovë Këshilli i Bashkisë Berat ka vendosur të miratohet në parim ky investim, me shoqërinë "Teoalb". Të caktojë kryetarin e Bashkisë për të gjitha format proceduriale për realizimin e këtij investimi..... Matësat do të blihen nga SH.A.U.SH.K. Me ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohet kryetari i Bashkisë.

Me ofertën financiare datë 01.08.2013 shoqëritë "ITS" dhe "FMO" sh.p.k. paraqesin ofertën për financim, investim dhe instalim përfundimtar të matësave të ujit dhe sistemit të transmetimit ëireless për ujësjellës kanalizime, qyteti i Berat Kuçovë. Me vendimin nr. 5 datë 06.09.2013 Këshilli mbikqyrës i Ujësjellësit Berat-Kuçovë sh.a., vendosin të miratojnë ofertën financiare të shoqërisë Integrated Technology Services dhe F.M.O. për "Financim Instalim i projektit të sistemit të matësave elektornike ëireless për Ujësjellësin Berat - Kuçovë".

Me vendimin nr. 5 datë 03.10.2013 të Asamblesë së Aksionerëve, sh.a. Ujësjellës Kanalizime Berat Kuçovë, e përbërë ndër të tjera nga Kryetari i Bashkisë Berat shtetasi Fadil Nasufi, është vendosur të miratohet oferta financiare e shoqërisë Integrated Technology Services dhe FMO për "financim, instalim i matësave të ujit dhe sistemit të transmetimit ëireless për Ujësjellës Kanalizime Berat - Kuçovë. Miratimin e procedurave ligjore për realizimin e kësaj marrëveshje. Kryetari i Bashkisë Berat të jetë garantues dhe ndihmues i realizimit të tërë procedurës ligjore për mbarëvajtjen e kësaj kontrate....

Në vijim rezulton se më datë 21.10.2013 me nr 209 prot është lidhur një marrëveshje tregtare ndërmjet shoqërisë Ujësjellës Berat Kuçovë sh.a. përfaqësuar nga administratori Fatmir Shehu dhe shoqërive "F.M.O." sh.p.k. përfaqësuar nga administratori Arenc Myrtezani dhe shoqërisë "ITS" sh.p.k. përfaqësuar nga adminstratori Klodian Zoto. Financimi total i projektit do të jetë 2 780 000 euro pa tvsh dhe pagesat do të realizohen nga UKBK sh.a. me një interes prej jo më shumë se 4.5% në vit. Në fazën e parë do të instalojë sallën e kontrollit si dhe një numër prej jo më shumë se 5.000 matësa elektronike ëireless, për një periudhë 12 mujore. P 2 do të instalojë 20 000 matësa uji.

38.2. Në lidhje me këtë projekt, në datë 30.12.2014, ora 23:24, shtetasi Klodian Zoto nga posta e tij elektronike  i ka dërguar vetes së tij (dërguesi dhe marrësi i emailit është i njëjtë) dokumentin e emërtuar "Pershendetje Stela.docx" në formatin ëord dhe dokumentin e emërtuar "Budget 2015.xlsx" në formatin excel (të dhëna të përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto). Në këto dokumente ndër të tjera rezulton të përshkruhet në detaje, planifikimi i shpenzimeve dhe buxheti që do të përdoret për vitin 2015, për projektin e Berat-Kuçovë. Sipas përllogaritjeve, për vitin 2015, fitimi i parashikuar është në vlerën 26,904,000 lekë.

11 MUAJ ME PARE

“U prish nga qejfi”/ Kryebashkiaku i Përmetit, ‘kukull’ në duart e Zotos e Mërtirit, porosia e Ahmetajt: Mos fli gjumë lo*e, ji agresiv

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Gilberto Jaçe

TIRANË- Dosja e siguruar nga ZËRI tregon se si Arben Ahmetaj në bashkëpunim me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin kanë manovruar e komanduar në një farë mënyre kryebashkiakun e Përmetit, Gilberto Jaçen. Ky i fundit ka zhvilluar takime me Mërtirin, ndërsa nga Ahmetaj merrte porosi që të ishte më ‘agresiv’ në mbledhjen e bordit dhe të ushtronte presion. E gjitha bëhej që në duart e Zotos e Mërtirit të kalonte çdo vendim i marrë për emërimin apo shkarkimin e specialistëve, kryesisht në institucionin e Ujësjellës Kanalizimeve. SPAK shkruan në një pjesë të dosjes se Jaçe i ka dërguar shtetasit Klodian Zoto, 17 emra që i identifikon si këshilltarët dhe të dhëna identifikuese të tyre, përfshirë edhe të dhëna mbi familjarët apo vendin e punës.

Pjesë nga dosja:

III. 3) Përmeti

29. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me qytetin e Përmetit.

Klodian Zoto i shkruan Mërtirit në lidhje me një rikonstruksion shkolle Nonda Bulka Përmet me fond limit rreth 59 000 000 lekë.

Mireli i shkruan Arbenit: Mbërrita në Përmet, Jam me Gilbertin. Të përshëndes Fratelo.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Ma përqafo se ësht djal i mbarë.

Mireli i shkruan Arbenit: Të lutem dua të të takoj 2 min.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më dërg sms?

Mireli: Asgjë me problem, një shkrim të baftjarit. Sa po mbarojmë tek Qkr jam.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më thuaj. Ora 10.02.35: Ca bëte atje tek qkr?

Mireli: Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Bravo.

 Mireli: Po fratelo kemi ekstraktin në dorë, tani po ua dërgojmë.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: E regjistruat? Bravo.

Mireli: Ju bë ndopak qejfi Gilbertit... Je i paparë.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Je tigër. U prish n...nga qefi.

Ndërkohë po më datë 30.05.2012, është zhvilluar bisedë edhe me Klodian Zoton:

Klodian Mërtiri: Ca behet o la. Para tek porta e qkr jam. Te pres ???

Klodian Zoto: Ok

Klodian Mërtiri: Tel....

Klodian Zoto: 1 min....+355 67 *******

Mireli i shkruan Arbenit: Kuptova. Kalofsh mirë mos e ki merak.

Arbeni: Gilberti duhet të jet agresiv në 1 gjitha kuptimet. Ora 21.39.25: Mos fli gjumë kot thuaj loqes.

Mireli i shkruan Arbenit: Po punohet, presioni është i madh, deri tani çdo gjë në rregull. Ti si po kalon.

Arbeni: Chehet andej nga qkr?

Mireli: Po, po. Ora 11.29.43: Do të informoj për çdo gjë o la. Pa merak. Sot hodhi ca letra të tjera Erjoni e besoj nga mbasditja do jenë gati letrat.

Arbeni: Do ta mbyllësh?

Mireli: Besoj që ро.

Arbeni: Do mbyllet nga pasditja e?

Mireli: Mund të flasim? Ok. Sa të lirohesh mos harro. Nga Përmeti kan nevojë për një fjalë nga ty. Të sqaroj kur të lirohesh. S'ka gjë për t'u merakosur.

Arbeni: Jo akoma. Për njëzet min. Ca po ndodh. Hë mo smë the ca u bë,

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo ka ndonjë të re? Ok, faleminderit. Po Baftjari??

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Për permetin morëm premtimin...Duro.

Klodian Zoto, i shkruan më datë 14.07.2012 shtetasit Klodian Mërtiri: Komunat e Permetit jane: 1) Petran me kryetar Niko Shupuli, PD. 2) Piskove me kryetar Bujar Ibrahimi, PS. 3) Frasher me kryetar Vangjel Prifti, PD. 4)Çarçove me kryetar Veli Mehmeti, PS. Bashkia Kelcyre ka: 1) Komuna Suke me kryetar Gentian Muhameti, PD. 2) Komuna Ballaban me kryetar Agim Damani.PD. 3) Komuna Deshnice me kryetar Bujar Fezga, balli kombetar. Më datë 14.07.2012 ora 20.29.32 Mireli ia përcjell këtë mesazh shtetasit Arben Ahmetaj: Komunat e Përmetit janë: 1) Petran me kryetar Niko Shupuli, PD. 2) Piskovë me kryetar Bujar Ibrahimi. PS. 3) Frashër me kryetar Vangjel Prifti, PD. 4) Çarçovë me kryetar Veli Mehmeti, PS. Bashkia Këlcyrë ka: 1) Komune me kryetar Gentian Muhameti, PD. 2) Komuna Ballaban me kryetar Agim Damani. PD. 3) Komuna Deshnicë me kryetar Bujar Fezga, balli kombëtar

Arbeni i shkruan Mirelit: Ca bën mo i madh?

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo me pushime dhe me punë. Ti si je, kur do ikësh me pushime për vete??? Përmeti u shty nga QKR ndryshimi i drejtorit. Të përshendës...Është në rregull. Në datë 22.08. është lënë mbledhja.

Arbeni i shkruan: Po berati? Mbledhja e kujt

Mireli i përgjigjet: Bordit të aksionerëve. Miratojnë kontratën...Brenda datës 15 shtator e kemi mbyllur kontratën...

Arbeni: Ok. Pastaj si vijon procedura? Kam një pyetje, duhet vendim i këshillit bashkiak dhe këshillit tkomunave?

Mireli: Jo, vetëm i këshillit bashkiak që autorizon kryetarin dhe miraton kontratën... Ti kur do ikësh me pushime??

Arbeni: Qart. Të dielen tigre

Mireli: Pushime të mbara me familjen Fratelo.

Arbeni: Dhe ti more yllooo.

29.2.1. Në lidhje me Përmetin, rezulton se shtetasi Gilberto Jaçe, në periudhën 01.12.2011 deri më 01.08.2015, ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bashkisë Përmet.

Deri në këtë moment, janë evidentuar nga kqyrja e të dhënave të ekspertimit të kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, disa emaile të shkëmbyera mes shtetasit Gilberto Jaçe dhe shtetasit Klodian Zoto, që nga data 06.04.2012 deri më datë 09.09.2013. Në këto emaile, janë përcjellë ndërmjet këtyre shtetasve, dokumenta si statuti i UK Permet, njoftimi për për mbledhjen e aksionerëve të UK Përmet, dokumenta si emërim i drejtorit të këshillit mbikqyrës, shkarkim drejtori, ekstrakt historik të regjistrit të subjektit Ujësjellës Përmet sh.a. etj, mendime mbi emërimin e një eksperti kontabël, njoftime se prefektura e konfirmoi vendimin, faktin që Gilberti drejtorin nuk e ka njoftuar akoma për mbledhjen që të mos ketë kohë për të bërë rrëmujë. Gjithashtu janë shkëmbyer edhe dokumenta të depozituara në QKR apo të marra nga kjo e fundit, aplikime në QKR që përputhen në fakt me bisedat e sipërcituara të evidentuara. Po nga këto emaile, janë evidentuar dokumenta që lidhen me problematika që ka hasur shtetasi Gilbert Jaçe dhe pezullimin e tij nga detyra, lindjen e konflikteve gjyqësore për këtë shkak etj.

Më datë 13.06.2012 shtetasi Gilberto Jaçe i ka dërguar shtetasit Klodian Zoto, 17 emra që i identifikon si këshilltarët dhe të dhëna identifikuese të tyre, përfshirë edhe të dhëna mbi familjarët apo vendin e punës.

Nga kqyrja e të dhënave të ekstraktit të regjistrit tregtar, të subjektit Ujësjellës Kanalizime Përmet, rezulton se më datë 30.05.2012, kur shtetasi Arben Ahmetaj pyet se çfarë ndodhi tek QKR dhe shtetasi Mirel përgjigjet se mbaroi me sukses, konstatohet se është depozituar vendimit nr. 1, date 28.05.2012, i asamblese se aksionareve, ne te cilin eshte vendosur: 1- Miratimi i statutit te shoqerise. 2- Emerimi i ekspertit te shoqerise; Depozitimi i vendimit nr.2, date 28.05.2012, te asamblese se aksionareve, ne te cilin eshte vendosur. Ndryshimi i anetareve te Keshillit Mbikqyres. Depozitimi i Procesverbalit te mbledhjes se asamblese, date 28.05.2012; Depozitimi Statutit te shoqerise; Depozitimi i vendimit nr.1, te Keshillit Mbikqyres, date 28.05.2012, ne te cilin eshte vendosur: Shkarkim administratori; Depozitimi i vendimit nr.2, te Keshillit Mbikqyres, date 28.05.2012, ne te cilin eshte vendosur: Emerim administratori; Depozitimi i Procesverbalit te mbledhjes se Keshillit Mbikqyres, date 28.05.2012.

11 MUAJ ME PARE

Nga një kryebashkiak tek tjetri, emri i Stefan Çipës del në dosjen e SPAK, Ahmetaj i dha numrin Zotos

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Stefan Çipa

TIRANË- Stefan Çipa, i cili ka qenë kryebashkiak në Sarandë si dhe ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve ka dalë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në dosjen e siguruar nga ZËRI, shihet se ish/zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj që është në arrati është përpjekur të vendosë në urë kontakti mes Çipës dhe Klodan Zotos. Ka qenë Zoto ai që ka shkuar në Sarandë dhe i ka kërkuar numrin e tij të celularit Ahmetajt. Ahmetaj ia ka dhënë, por në dosje nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur më pas mes tyre.

Pjesë nga dosja:

28. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me qytetin e Sarandës.

Mireli i shkruan Arbenit: Mirëmëngjes. Sapo mbërrita në Sarandë. Të lutem më dërgo numrin e tel të Zotërisë.

Arbeni i shkruan Mirelit: 069 ******* stefan cipa¹.

Klodian Mërtiri i dërgon Local User -it (kompjuteri në këtë rast përdoret nga personi nën hetim Klodian Zoto) këtë sms në orën 08.40.11: 069****** stefan cipa

Mireli i shkruan Arbenit: duhet të flasim pak edhe për sarandën.

Arbeni i shkruan Mirelit:... Pa merak.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo pa të shqetësuar si e ke kohën.Patjetër, mos e vri mendjen. Natën e mirë.

Arbeni i shkruan Mirelit: Nesër vëlla paradite se jam shumi lodhur si thua.

SPAK e ka marrë të pandehur ish zv/kryeministrin Ahmetaj për disa akuza si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në SPAK gjithashtu është thirrur si dëshmitare edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Sipas prokurorisë së posaçme, Ahmetaj ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Ahmetaj aktualisht ndodhet në Zvicër, ku i është refuzuar kërkesa për azil politik, ndërsa vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për lidhje me bandat dhe me krimin e organizuar.

11 MUAJ ME PARE

5 mln euro kredi! Zoto e Mërtiri ‘futën në dorë’ Ujësjellësin në Fier, kryebashkiaku s’u doli në kafe, biseda: Duhen lekë o la!

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
UKF

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI zbulohet se si influenca e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj u ka shërbyer biznesmenëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që të ‘shtinin në dorë’ Ujësjellësin e Fierit. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, duket se Ahmetaj, Zoto e Mërtiri flasin për një ‘punë’ në Ujësjellësin e Fierit, pas emërimit të Salarjon Totës si drejtor. Gjithashtu, në këtë institucion, Klodian Zoto është emëruar këshilltar ligjor i drejtorit të përgjithshëm shtetasit Salarjon Tota, që është bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali, me kohë të pjesshme nga data 14.01.2013 deri në 01.08.2014. Përmes Ahmetajt, Zoto e Mërtiri kanë kërkuar që të ulen e të bisedojnë me kryebashkiakun e Fierit në atë kohë, Baftjar Zeqaj, por ky i fundit, pavarësisht se në mesazhe ka rënë dakort parimisht për të konsumuar një kafe, por nuk u ka dalë në takim.

Zeqaj shprehet gjithashtu se nuk ka qenë dakort për emërimin e Totës drejtor dhe se ka qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur ka mësuar se Bordi i Ujësjellës Kanalizime Fier do të merrte një kredi për sahatet. Sipas tij, Bordi mori vendim për kredinë e re në vlerën 5 milion Euro, një kredi e pajustifikuar që minonte gjithë investimin e bankës gjermane. Por, shton se nuk e di nëse kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri personat që kanë marrë Kredinë dhe kanë sjellë Sahatët.

Pjesë nga dosja:

27. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me qytetin e Fierit.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo sa u nisa nga fieri, çdo gjë vajti shumë mirë. Flasim.  Ke kohë të pimë kafe nesër. Thank you my friend.

Arbeni i shkruan Mirelit: Bravo. Po mo flasim. Pleasure.

Klodian Mërtiri i shkruan Klod Zotos: Ca behet o la.

Klod Zoto: Ok

Klodian Mërtiri: Para tek porta e qkr jam. Te pres ???

Klod Zoto : Ok

Mireli i shkruan Arbenit: Të lutem dua të të takoj 2 min.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Më dërg sms?

Mireli: Asgjë me problem, një shkrim të baftjarit. Sa po mbarojmë tek Qkr jam.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më thuaj. Ca bëte atje tek qkr?

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s: Tel....

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit: / min

Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Bravo.

Po fratelo kemi ekstraktin në dorë, tani po ua dërgojmë.

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: E regjistruat? Bravo. 

Mireli: Ju bë ndopak qejfi Gilbertit... Je i paparë.

Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Je tigre. U prish n...nga qefi.

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s: Ca bere.

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit: Duro dhe 10 min

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s:Ca te bej e kisha fjalen......

Klodian Zoto ni shkruan Klodian Mërtirit: Duro dhe 10 min

Klodian Mërtiri i shkruan Klodian Zoto-s: Te lokali ku ishim jam

Klodian Zoto i shkruan Klodian Mërtirit: Ok

Mireli (Klodi) i shkruan Arbenit: "Baftjari është në Tiranë. Sapo më thanë. Të lutem është shumë e rëndësishme mos bën ndonjë muhabet pa lidhje në Ministri të Transporteve..."......

Në ndërthurrje me të dhënat e evidentuara nga ekspertimi i aparatit telefonik të markës "Blackberry", i cili është gjetur gjatë kontrollit të banesës së personit nën hetim Albina Maçka, aparat telefonik në përdorim të personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë evidentuar disa komunikime, që përputhen me ato të gjendura në kompjuterat e personit nën hetim Klodian Zoto. Ndër të tjera është gjeneruar edhe një mesazh në të cilën përmendet emri i "Klod Mertirit". Ky mesazh rezulton të jetë dërguar nga shtetasi Arben Ahmetaj, në datë 13.09.2012, ora 15:27, drejtuar kontaktit të tij të regjistruar me emër "Baftjari Fier" me numër telefoni "06940*****". Në përmbajtje të mesazhit, Arbeni i kërkon Baftjarit që të ulen një ditë për kafe së bashku me Klod Mertirin.

Permbajtja e mesazhit te plote: Arben Ahmetaj, ora 15:27: "I dashur dua te ulemi kto dite per kafe un ti dhe klod mertiri. Ben Ahmetaj.

Pasi personi nën hetim Arben Ahmetaj i ka dërguar mesazh Baftjarit për t'u takuar së bashku me Klod Mërtirin, në datë 15.09.2012 ora 10:01:06, i ka kërkuar sërisht një takim.

Komunikimet e datës 15.09.2012: Ora 10:01:06, Arben Ahmetaj: Kur t'mbaroje, ulemi per kafe me klodin? Ben ahmetaj

Baftjari Fier: Po

Arben Ahmetaj: Ok....Te falenderoj shume

Nga disa verifikime, si dhe nga konteksti i mesazheve që zhvillohen ndërmjet Klodian Mërtirit, "Baftjari Fier" bën fjalë për shtetasin Baftjar Zeqaj, asokohe kryetar i bashkisë Fier.

...Klodian Mertiri: Nga fieri u be ndonje pagese ???

Zoto: Se di po do pyes...Eshte ne mbledhje ne levan sa te mbaroje do te meret me ate pune

Klodian Mertiri : Po cne ne Levan, a se kan ne Fier ata ???

Zoto: E kan edhe ne levan dhe gjithandej se te gjithve ju ka shkuar letra

Klodian Mertiri: Ok Me thuaj sa te mbarojne... Ca behet o la.

Zoto: Asgje Akoma

Klodian Mertiri: Po ne Levan si vajti

Zoto: Po ska mbaruar akoma prandaj them asgje

Klodian Mertiri: Ndonje lajm...

Zoto: Ata jane akoma ne mbledhje se po ndajne shtepite per strehim te papare

Klodian Mertiri: Me thuaj ndonje gje kur te kesh te reja.... Flet dot?...O klodi flet dot. me kthe pergjigje...

Klodian Mertiri: Te lutem ke mundesi tu kerkush atyre te Tirana Leasing cfare makinash kane gjendje dhe cmimet. Faleminderit... Ca bere o la... Ca u be per pagesen o la... Ca u be me beratin

Zoto: Per pagesen nuk eshte bere asgje

Klodian Mertiri: Sduan ta bejne a si eshte puna o la

Zoto: Per beratin akoma po pres se ai me tha prit xhan te lutem se sa te mbaroj do te te mar vete

Klodian Mertiri: Ok.Me thuaj ca po behet se me duhen ca leke patjeter o la ....

Shtetasi Klodian Zoto, ka pasur marrëdhënie kontraktuale pune, pranë sh.a. Ujësjellës Kanalizime

Fier me detyrë këshilltar ligjor i drejtorit të përgjithshëm shtetasit Salarjon Tota, me kohë të pjesshme nga data 14.01.2013 01.08.2014, emëruar sipas urdhërit të këtij të fundit me nr. 44/4 prot datë 14.01.2013.

27.2. Gjithashtu nga kqyrja e të dhënave në sistemin tatimor C@tas, rezulton se shoqëria tregtare "Teo Alb Shpk" me nipt L020120010, me administrator shtetasin Konstantinos Aloupis, nga analizimi i librave të blerjes dhe të shitjes të deklaruara në organin tatimor, evidentohet se ka kryer shitje te shoqëria "Ujesjelles Kanalizime sha Fier" Sh.p.k me nipt J63423411D, nga 21.12.2010 deri më datë 04.03.2016, në një vlerë totale prej 391,228,156 lekësh.

27.2.1. I pyetur më datë 13.11.2023, shtetasi Baftjar Zeqaj, ka deklaruar se "...prej vitit 2003 deri në vitin 2015 kam qenë Kryetar i Bashkisë Fier. Për një periudhë 6 mujore kam qenë Drejtori i Kompanisë së Naftës "Albpetrol". nuk e mbaj mend vitin e saktë se kur kam qenë Drejtori i Kompanisë së Naftës "Albpetrol", por kujtoj se kam dhënë dorëheqjen përpara se të bëhesha Deputet. ...numrin celular e kam të regjistruar në emrin tim dhe e kam në përdorim për më shumë se 15 vite....Arben Ahmetaj e kam njohur prej shumë vitesh si anëtar të Partisë Socialiste dhe rolin që ai ka patur....unë me Arbenin nuk kam patur marrëdhënie shoqërore, por marrëdhënia jonë ishte zyrtare për shkak të interesave të punës dhe të Partisë që përfaqësonim....nuk e mbaj mend të jem ulur me të për shkak se nuk kemi qenë shokë....kam patur të regjistruar me emrin Arben Ahmetaj. Në këtë moment numrin e tij nuk e mbaj mend. ...Salarjon Totën e njoh herët pasi është djali i shokut tim, Luan Tota. Më pas unë e njoh si Drejtor të Ujësjellës Kanalizime Fier, periudhën nuk e mbaj mend. Zgjedhja e tij si Drejtor i UKF është bërë nga Bordi i Ujësjellësit dhe dua të sqaroj se Ujësjellësi nuk ka qenë institucion në varësi të Bashkisë Fier, ku unë edhe mbaja pozicionin e Kryetarit. Dua të sqaroj se në kohën kur Salarjoni u bë drejtor, unë kam qenë kundër këtij vendimi. Në momentin që ai u bë Drejtor i UKF, unë nuk kam patur më marrëdhënie me të. Bordi i Ujësjellësit zgjidhet nga Këshilli i Bashkisë Fier, por kujtoj se Kryetar i Bordit të Ujësjellësit ka qenë Xhevit Bushi, anëtar Kozma Sako, ndërsa anëtaret e tjerë nuk i mbaj mend.

Në lidhje me shtetasin Klodian Zoto deklaron se "... unë emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në media. Nuk kam marrëdhënie shoqërore apo fisnore me të, si dhe nuk e mbaj mend të jem takuar me të ...nuk njoh asnjë kompani të Klodian Zotos, si dhe nuk di që ndonjë punë të Bashkisë Fier të jetë bërë nga ndonjë kompani e tij...". Në lidhje me shtetasin Klodian(Mirel) Mërtirin, deklaron se: "...unë emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në media. Nuk kam marrëdhënie shoqërore apo fisnore me të, si dhe nuk e mbaj mend të jem takuar me të ...nuk njoh asnjë kompani të Klodian (Mirel) Mertiri, si dhe nuk di që ndonjë punë të Bashkisë Fier të jetë bërë nga ndonjë kompani e tij...."

Në lidhje me me mesazhet e shkëmbyera me shtetasin Arben Ahmetaj deklaron se: "...në mesazhin e datës 13.09.2012, ku Arben Ahmetaj më ka kërkuar për t'u ulur në kafe me të dhe me Klodian Mërtirin, unë nuk mbaj mend të jem ulur. Po kështu, sipas komunikimeve të datës 15.09.2012, Arben Ahmetaj më ka kërkuar për kafe sërisht me Klodian Mërtirin, por unë nuk e mbaj mend që të jem ulur..."I pyetur në lidhje me faktin se sipas komunikimeve të datës 15.09.2012, në orën 10:17 parimisht kanë rënë dakort për t'u ulur në kafe Baftjari, Arben Ahmetaj dhe Klodian Mërtiri e më pas në orën 12:06, shtetasi Arben Ahmetaj dërgon një mesazh me përmbajtje "Të falenderoj shumë". përgjigjet se: "...Nuk e di fare, nuk e bëj dot lidhjen..." Pasi në përgjithësi deklaron se nuk i kujtohet gjë, sqaron se: "...unë kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur mësova që Bordi i Ujësjellës Kanalizime Fier do të merrte një kredi për sahatet. Për dy arsye, së pari ne si Bashki kishim një marrëdhënie shumë të mirë me Bankën Gjermane KFV, pasi investimi i saj kishte nisur dhe ishte në formë kredie, po kështu ishte në fazën përmbyllëse të Ujësjellës Kanalizime Fier. Në atë kohë, nga Bashkia në bashkëpunim me KFV po punohej për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Edhe banka gjermane u shqetësua se po merrej një kredi tjetër dhe ndërkohë që ishte duke u shlyer kredia e tyre, Bordi mori vendim për kredinë e re në vlerën 5 milion Euro. Momenti i dytë që u shqetësova ishte se nuk kishte përfunduar rrjeti i ri dhe nuk kishte pse të nevojteshin sahatet në këtë moment. Se dhe Bordi këtë kredi e ka marrë me emergjencë dhe është marrë sapo është ndërtuar Bordi me drejtorin e ri. Salarjonin. Po kështu unë kam dhënë dy konferenca shtypi ku kam argumentuar se është një kredi e pajustifikuar dhe minonte gjithë investimin e bankës gjermane. Nuk e di nëse kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri personat që kanë marrë Kredinë dhe kanë sjellë Sahatët...."

11 MUAJ ME PARE

DOSJA/ Lufta për ujësjellësit në 2011! Ahmetaj lidhi Zoton me Gjiknurin, përfshirja e ish-deputetit Kosta me biznesmenët e inceneratorëve

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Damian Gjiknuri, Vladimir Kosta dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Në vitin 2011, Klodian Zoto, një nga biznesmenët e shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve ka gjetur hapësirë në pushtetin vendor. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, SPAK del në përfundimin se dhe ish-deputeti Vladimir Kosta është i përfshirë, pasi Ahmetaj, Mërtiri dhe Zoto, takimet i kryenin përgjithësisht tek objekti i quajtur Sky Toëer, i cili është një investim i kryer nga Kosta. Më vonë, sipas SPAK, disa prej ambjenteve të kësaj godine, shndërrohen në selinë e shoqërisë ITS sh.p.k. apo edhe të shoqërive të tjera, të zotëruara në mënyrë të drejtëpërdrejte ose indirekte, nga personat Mërtiri dhe Zoto.

Vetë Ahmetaj, i pyetur si person nën hetim, në lidhje me punët e personave nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri deklaron se ka pasur dijeni se merreshin me telekomunikacion dhe projekte bashkish por nuk e dinte saktësisht. Pavarësisht deklaratës, SPAK ka dalë në përfundimin se Ahmetaj, në fakt e ka ditur saktësisht se me çfarë projektesh merreshin Zoto e Mërtiri dhe madje ka qenë i angazhuar drejtëpërdrejtë edhe vetë për arritjen e suksesit të tyre.

Një prej rasteve të përmendura është edhe në vitin 2011, kohë kur duket se në një farë mënyrë është implikuar edhe shtetasi Damian Gjiknuri, siç rezulton nga bisedat telefonike të shkarkuara në kompjuterat e sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto.

Pjesë nga dosja:

24. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, ku janë shkarkuar komunikime telefonike të kryera mes personave nën hetim Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj apo Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, evidentohet se takimet mes personit nën hetim Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe personit nën hetim Arben Ahmetaj, ndodhin përgjithësisht tek objekti i quajtur Sky Toëer, i cili është një investim i kryer nga një bashkëpunëtor i ngushtë i personit nën hetim Arben Ahmetaj (konkretisht shtetasi Vladimir Kosta) dhe disa prej ambjenteve të kësaj godine, shndërrohen më vonë edhe në selinë e shoqërisë ITS sh.p.k. apo edhe të shoqërive të tjera, të zotëruara në mënyrë të drejtëpërdrejte ose indirekte, nga personat nën hetim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

25. Gjatë bisedave të ndryshme të zhvilluara me personin nën hetim Arben Ahmetaj, konstatohet se ky i fundit, shpreh interes dhe ka edhe një angazhim maksimal për disa punë të ndryshme, ku janë përfshirë personat nën hetim Mirel Mërtiri apo Klodian Zoto, duke mbështetur vërtetësinë e faktit, se kontratat që personat nën hetim Mirel dhe Klodian, lidhin me institucione të ndryshme, sjellin përfitime të drejtëpërdrejta edhe për personin nën hetim Arben Ahmetaj.

26. Kështu në komunikimet e personave nën hetim Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin, të ekstraktuara nga të dhënat e ekspertimit kompjuterik të kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, konstatohet se përmendin disa qytete të R.Shqipërisë, në të cilat rezulton se, shoqëritë e kontrolluara nga personat nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kanë biznese të përbashkëta.

Ndërkohë i pyetur si person nën hetim, Arben Ahmetaj në lidhje me punët e personave nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri deklaron se: ...në lidhje me shtetasin Mirel Mërtiri, kur jam njohur, pra në fillim në dijeninë time, është pas marrë me telekomunikacion dhe projekte bashkish por nuk e di se me çfarë projektesh konkretisht.

Siç parashtrohet më poshtë, personi nën hetim Arben Ahmetaj, në fakt e ka ditur saktësisht se me çfarë projektesh merreshin personat nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe madje ka qenë i angazhuar drejtëpërdrejtë edhe vetë për arritjen e suksesit të tyre.

26.1. Madje, në këto marrëdhënie, duket se në një farë mënyrë është implikuar edhe shtetasi Damian Gjiknuri, siç rezulton nga bisedat telefonike të shkarkuara në kompjuterat e sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto. I pyetur më datë 01.03.2024, shtetasi Damian Gjiknuri, ka deklaruar: "...Ne vitin 2011, u zhvilluan zgjedhjet vendore dhe Partia Socialiste në Gramsh fitoi 9 nga 11 njësi vendore. Unë isha deputet dhe përgjegjës politik për zonën e Gramshit për Partinë Socialiste. Pas vitit 2011, qeveria Berisha decentralizoi ujësjellësat. Pra ujësjellësat i kaluan Bashkive. Bashkitë ishin aksionerë. Filloi një luftë politike në Shqipëri për të marrë administrimin e ujësjellësave. Kisha dëgjuar që në Fier dhe në disa vende të tjera se PS kishte marrë ujësjellësin, pra që këshilltarët e PS kishin vendosur administratorë të tyre dhe kam pyetur ndoshta Ben Ahmetaj, pasi ai merrej me çështjet ekonomike tek PS kurse unë merresha me pjesën juridike. Ahmetaj më tha që do të më lidhte me nja dy veta që i njoh dhe që merren me çështjet e ujësjellësave që si të bënin letrat këshilltarët e bashkisë. Këshilltarët e bashkisë emëronin këshillin mbikqyrës të ndërmarrjes së ujësjellësit. Arbeni më dha numrin e Klodjan Zotos, dhe më tha është filani, unë i thash e njoh, më tha edhe për Mërtirin por që më përpara nuk e kisha njohur. E kam takuar Klodian Zoton, i cili më tha që do më asistonte se cfarë dokumentash duheshin bërë, unë e lidha më pas me disa përfaqësues në Gramsh, dhe ky proces ka zgjatur dy-tre muaj, derisa u bë emërimi i Drejtorit të Ujësjellësit, i cili quhet Tajar Bici, mesa duket zëvendësoi Luljeta Dollani. Mesa kujtoj ka patur një konflikt administrativ në lidhje me regjistrimin e Ujësjellësit në QKR. Pasi mbaroi asistencën në lidhje me çështjen e ujësjellësit, unë nuk kam patur marrëdhënie më me të. Marrëdhënia jonë u shkëput për rreth një vit, deri kur fituam zgjedhjet e përgjithshme dhe unë u emërova Ministër i Energjisë dhe Industrisë, në vitin 2013...."

Në lidhje me njohjet që kishte Arben Ahmetaj me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ka deklaruar edhe shtetasi Damian Gjiknuri, i pyetur më datë 01.03.2024 si vijon: "...Nuk më kujtohet kush ma ka prezantuar Mirel Mërtirin, ndoshta Arben Ahmetaj ose Klodian Zoto. Mirel Mërtirin pra e njoh. Unë mesa më kujtohet, Mirel Mërtirin duhet ta kem takuar nja dy-tre herë, një herë në Vienë...."

SPAK e ka marrë të pandehur ish zv/kryeministrin Ahmetaj për disa akuza si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në SPAK gjithashtu është thirrur si dëshmitare edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Sipas prokurorisë së posaçme, Ahmetaj ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Ahmetaj aktualisht ndodhet në Zvicër, ku i është refuzuar kërkesa për azil politik, ndërsa vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për lidhje me bandat dhe me krimin e organizuar.

11 MUAJ ME PARE

FOTOT/ “O tigër, o fratello”, Ahmetaj shtrohet në darkë me Mërtirin, dyshja e biznesmenëve i paguanin udhëtimet me të dashurën

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe foto nga darka

TIRANË- Të dhënat e përftuara nga celulari i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj përputhen me materialet e gjetura dhe të sekuestruara në kompjuterat e mjeteve të tjera të komunikimit të përdorura nga Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri (alias Mirel Mërtiri). Në dosjen e siguruar nga ZËRI, një nga rastet e dokumentuara me foto është edhe një darkë e konsumuar mes Ahmetajt dhe disa personave të tjerë, mes tyre dhe personi nën hetim Mirel Mërtiri. Edhe gjatë këtyre komunikimeve, të zhvilluara mes personave nën hetim Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, ata shpesh e thërrasin njëri tjetrin me epitete si "tigre" apo "fratelo". Marrëdhënia shoqërore ndërmjet personave nën hetim Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, evidentohet edhe nga një sërë provash të tjera, pasi Ahmetajt dhe familjarëve të tij apo bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha, shpesh i paguhen udhëtimet dhe qëndrimet në hotelet jashtë vendit, nga Mërtiri e Zoto.

Pjesë nga dosja:

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me

Në fakt, të dhënat e përftuara si më sipër, nga telefoni që ka qenë në përdorim të personit nën hetim Arben Ahmetaj, përputhen me të dhënat e ekstraktuara si rezultat i ekspertimit të kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, ku janë evidentuar të dhëna, si komunikime të kryera mes personave nën hetim Klodian Mërtiri (alias Mirel Mërtiri) dhe Arben Ahmetaj si dhe komunikime të vetë personave nën hetim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Këto komunikime rezultojnë të jenë shkarkuar në kompjuterat e sekuestruara nga vetë përdoruesit e kompjuterave. Edhe gjatë këtyre komunikimeve, të zhvilluara mes personave nën hetim Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, ata shpesh e thërrasin njëri tjetrin me epitete si "tigre" apo "fratelo".

23.2. Edhe nga kqyrja e të dhënave kompjuterike konkretisht në rubrikën "Media" dhe folderin "Videos" dhe "Pictures" rezulton një regjistrim Video e cila mban datën 01.10.2012 ku shfaqet personi nën hetim Arben Ahmetaj duke konsumuar një darkë së bashku me disa persona të tjerë dhe ndërmjet tyre edhe me personin nën hetim Mirel Mërtiri, të paraqitura në disa foto/fragmente "screenshot".

Marrëdhënia shoqërore ndërmjet personave nën hetim Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, evidentohet edhe nga një sërë provash të tjera që do të trajtohen në vijim. Këtu mund të përmendim shkurtimisht faktin se, personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe familjarëve të tij apo bashkëjetueses së tij. personit nën hetim Erjola Hoxha, shpesh i paguhen udhëtimet dhe qëndrimet në hotelet jashtë vendit, nga personat nën hetim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Në mënyrë të detajuar gjenden në këtë parashtrim në pjesën e udhëtimeve.

SPAK e ka marrë të pandehur ish zv/kryeministrin Ahmetaj për disa akuza si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në SPAK gjithashtu është thirrur si dëshmitare edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Sipas prokurorisë së posaçme, Ahmetaj ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Ahmetaj aktualisht ndodhet në Zvicër, ku i është refuzuar kërkesa për azil politik, ndërsa vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për lidhje me bandat dhe me krimin e organizuar.

11 MUAJ ME PARE

PËRGJIMET/ “Po e bëj të madhe shumë, do ecësh në jetë”, zbardhen bisedat mes Mërtirit e Ahmetajt (Pikat e takimeve)

DOSJA I/ Zoto e Mërtiri ‘drejtonin’ Ujësjellësat me
SKY, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj dhe Dreri

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e plotë që zbërthen dhe bisedat telefonike e mesazhet mes ish-zëvendëskryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj dhe biznesmenëve të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, Mirel Mërtiri alias (Klodian Mërtiri) e Klodian Zoto. Bisedat e zbardhura i përkasin vitit 2012 dhe kanë dalë nga një celular i markës "Blackberry", i gjetur në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka. Në celular, siç shkruhet në dosje, vihet re se në bisedat e tyre përdoren fjalët si: "O la" (nënkupton o vëlla); "Fratelo", "Tigre", "i madh". Vendet ku zakonisht takoheshin Ahmetaj dhe Mërtiri ishin tek “Sky” në ish-Bllok dhe Restorant Dreri në periferi. Në një pjesë të bisedës, Ahmetaj e komplimenton Klodian Mërtirin dhe e konsideron ‘njeri të madh’, që ‘do të ecë në jetë’.

Pjesë nga dosja:

23.1.1.3. Në lidhje me komunikimet telefonike që nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj janë pretenduar ose inekzistente ose të rralla, në fakt, nga kqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit Nr. 46 datë 17.03.2023, për ekspertimin e aparatit telefonik të markës "Blackberry", , i cili është gjetur gjatë kontrollit të banesës së personit nën hetim Albina Maçka, janë evidentuar të dhëna, të cilat tregojnë njohjen dhe marrëdhënien e ngushtë që ekziston ndërmjet personave nën hetim Klodian (Mirel) Mërtiri dhe Arben Ahmetaj.

Ky aparat telefonik, vërtetohet se ka qenë në përdorim nga personi nën hetim nën hetim Arben Ahmetaj. Në rubrikën "Call log" ka rezultuar se ndërmjet personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe Klod Mertirit, ka patur 138 komunikime telefonike, të cilat janë zhvilluar në periudhën kohore 21.07.2012 10.10.2012. Pra në një periudhë prej vetëm rreth tre muajsh, numri 138 i komunikimeve, tregon më së miri afrimitetin e këtyre shtetasve. Por ky afrimitet evidentohet edhe nga përmbajtja e këtyre komunikimeve.  Nga komunikimet ndërmjet tyre, ndër të tjera rezulton se, bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor, pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët si: "O la" (nënkupton o vëlla); "Fratelo", "Tigre", "i madh" etj. Disa prej mesazheve të shkëmbyera janë si më poshtë vijon:

Klod Mërtiri: Tek dreri jam un o la. Vonohesh???

Arben Ahmetaj: Per pak. Jam akoma ne mbledhje grupi....

Klod Mertiri: Fratelo porosin ta kreva

Klod Mertiri: Tek sky jam... OK. Me thuaj kur e ke per mbare.

Klod Mertiri: Ok. Po vendose gje me thuaj deri nga ora 1 te pakten se neser ne mengjes une nisem....

Klod Mërtiri: Kam nja 2 ore qe jam kthyer ne Tirane Ti si po kalon andej

Arben Ahmetaj: Ou qeke kthyer tigre. Mir kalove?

Klod Mërtiri: Rruge te mbare o la. Sot kishte zbritur gjithe udheheqja e PS ne Korce

Arben Ahmetaj: Isha i ftuar, po jam jashte shqiperise.

Klod Mërtiri: Fratelo, sot vajti shume mire. Te lutem kur te mundesh me nis nje zile.

Klod Mërtiri: Miremengjes. Ke kohe per kafe

Klod Mërtiri: Fratelo si e ke kohen te takohemi...

Klod Mërtiri: Fratelo ke kohe te takohemi sot??

Klod Mërtiri: Para se te nisesh te lutem me tel

Arben Ahmetaj: Ok...Po nisem

Klod Mërtiri: Ok. Po te pres

Klod Mërtiri: Fratelo kemi ndonje gje??

Klod Mertiri: Fratelo te lutem gjej pak kohe te takohemi sot se neser ne mengjes nisem ne greqi.

Arben Ahmetaj: Po e bej te madhe shume

Klodian Mertiri komunikon me KLodian Zoton: Fola me Benin dhe me cmora vesh do ta bejne te madhe

Klod Mërtiri: Fratelo si e ke kohen te takohemi neser??

Klod Mërtiri: Miremengjes. Do e pijme ate kafen??

Arben Ahmetaj: Pas komisionit nese esht ok fratelo?

Klod Mërtiri: Ti e vendos. Po te pres

Arben Ahmetaj: Rrofsh

Arben Ahmetaj: Hajde, ne 11 e gjys tek sky

Klod Mërtiri: Thank you.

Klod Mërtiri: Ok...Ku do jesh per nje ore?...C’behet mo,

Arben Ahmetaj: Ne zyre. Per 10 min mbaroj...Je njeri i madh klod, do ecesh ne jete.

Klod Mërtiri: Thank you Sir. Takohemi neser a si do e leme.

Arben Ahmetaj: Si ece me kta?

Klod Mërtiri: Mire...

Arben Ahmetaj: Ca ke fratelo, ca ka ngec?

SPAK e ka marrë të pandehur ish zv/kryeministrin Ahmetaj për disa akuza si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në SPAK gjithashtu është thirrur si dëshmitare edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Sipas prokurorisë së posaçme, Ahmetaj ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Ahmetaj aktualisht ndodhet në Zvicër, ku i është refuzuar kërkesa për azil politik, ndërsa vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për lidhje me bandat dhe me krimin e organizuar.

Poll

MOS HUMB