Incidentet në ndeshjen me Kroacinë, UEFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit

GJERMANI- UEFA ka gjobitur me rreth 50 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të sjelljes së tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Kroacisë.
Penalizimi financiar ka ardhur sërish nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.
Edhe njëherë tjetër Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).
FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin deri në fund Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në EURO 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Ky është rasti i dytë që UEFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi e njëjta situatë ndodhi dhe në ndeshjen me Italinë. Pavarësisht gjovbave të vendosura nga UEFA, sjellja e tifozëve shqiptarë vlen për t’u theksuar se ka qenë mjaft e mirë, ndërsa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm. /ZËRI
Pas zhgënjimit që Silvinjo e la jashtë europianit, Myrto Uzuni jep mesazhin e parë për Kombëtaren

TIRANË- Nuk ka qenë e lehtë për Myrto Uzunin, që këtë Europian ta ndiqte nga shtëpia, ndërsa djemtë e tjerë të Kombëtares Shqiptare, janë duke bërë paraqitje të mira në Gjermani.
Ai ka thyer heshtjen me një mesazh për kombëtaren shqiptare, një ditë përpara ndeshjes me Spanjën.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkruante Uzuni në mesazhin e tij në mbështetje të Shqipërisë e cila luan nesër ndaj Spanjës ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj.

Lojtari shmangu polemikat, duke mos bërë reagime as në media dhe as në rrjetet sociale, duke qëndruar larg tyre, teksa këto javë që nga publikimi i listës i ka kaluar duke rikuperuar dëmtimin që kishte pësuar që në mars më Kombëtaren, si dhe me pushime.
Lënia jashtë e Uzunit ka qenë një prej surprizave në listën e Silvinjos, pasi futbollisti beratas ka bërë një sezon shumë të mirë në La Ligan spanjolle, me skuadrën e Granadës. /ZËRI
Ndeshja përballë Spanjës, Sylvinjo vjen me 3 ndryshime në formacion, stadium do të vishet kuqezi

GJERMANI- Shqipëria dhe Spanja luajnë nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.
Ndërkohë sot kuqezinjtë zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes në Dortumnd në bazën stërvitore, jo në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Sakaq konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorf në orën 18:45.
Për sa i përket formacionit, trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.
Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë "Furisë së Kuqe". Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.
Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.
Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do "pikturohet" kuqezi.
“Dhimbje koke” për Italinë, Dimarcio nuk ia del, do të mungojë përballë Kroacisë

GJERMANI- Italia do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Federico Dimarco, për sfidën kundër Kroacisë, që do të jetë edhe e fundit për grupin B, ku do të përcaktohen edhe skuadrat e kualifikuara.
Interisti nuk do të mund të zbresë në fushë për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë, që mori në ndeshjen kundër Spanjës. Situata nuk është përmirësuar me kalimin e ditëve dhe pas ekzaminimeve të detajuara këtë të shtunë erdhi edhe konfirmimi zyrtar.
Sipas mediave italiane, për përballjen kundër Kroacisë, Spalleti do të përdorë në të majtë njërin mes juventinit Cambiaso dhe interistit tjetër Darmian.
Italia renditet e dyta në grup me 3 pikë, më pas vjen Shqipëria në vend të tretë me 1 pikë dhe Kroacia e fundit, po me një pikë.
Një fitore e Italisë dhe një pikë e kuqezinjve kundër Spanjës, mund t’i japë kombëtares vendin e tretë në grup dhe ndoshta edhe kualifikimin për fazën me eliminim direkt.
Trajneri i Hungarisë akuza UEFA-s: Po favorizoni skuadrat e mëdhaja, pse duhet të gaboni kur keni VAR?

GJERMANI- Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, u ka bërë thirrje zyrtarëve të UEFA-s që të jenë “konsistent” gjatë ndeshjes në Grupin A me Skocinë, pasi pasojat nga humbja e ekipit të tij ndaj Gjermanisë të mërkurën vazhdojnë.
Rossi mbetet i bindur se Hungaria duhet të kishte marrë një goditje dënimi në avantazhin e golit të parë të Gjermanisë në fitoren 2-0 të mikpritësve të turneut. Ai u pyet se çfarë priste nga Facundo Tello, arbitri argjentinas, dhe iu referua asaj që ai beson se është favorizimi i kombeve më të mëdha në Euro 2024, sipas The Guardian.
“Unë pres atë që kam pritur gjithmonë nga të gjithë zyrtarët e ndeshjes: që ata të jenë të qëndrueshëm nga minuta e parë në të fundit”, tha italiani.
“Fatkeqësisht arbitri holandez nuk e bëri këtë në ndeshjen tonë kundër Gjermanisë. Kjo është. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime. Nëse ata do të t’i kishin fryrë bilbiliy për atë që unë mendoja se ishte një faull flagrant para golit të parë, Gjermania ndoshta do të kishte fituar sepse shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë. Këtu nuk është çështja. Çështja është aftësia e një ekipi në një turne si ky, veçanërisht kur keni VAR, prestigji i një ekipi nuk duhet të hyjë në të. Ne ose Gjeorgjia duhet të mbrohemi njësoj si Gjermania, Anglia apo Italia”, tha ai.
Në atë që duket një ndeshje befasuese në Shtutgart, Hungaria kërkon një fitore, e cila do t’i çonte në tre pikë, mund t’i çonte në 16-shen e fundit.
“Nuk ka alternativë për ne përveç fitores nëse duam të përparojmë”, tha Rossi. “Ne e dimë se kjo është një lojë vendimtare për ne dhe ata. Presioni është njëlloj mbi ne dhe Skocinë. Nuk kemi pasur fat në momentet e mëdha deri tani. Të gjitha momentet e mëdha kanë shkuar kundër nesh. Unë po flas për një sërë gjërash.”
Pritet vetëm firma e Brojës, Chelsea merr ofertën tunduese për sulmuesin. Do shndërrohej në shqiptarin më të paguar në histori

GJERMANI- Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson se në tryezën e “Bluve të Londrës” ka mbërritur një propozim tundues nga Evertoni.
Klubi nga Liverpooli ka gati 30 milionë paund për të siguruar shërbimet e Brojës. Ofertë që drejtuesit e Chelseat e kanë pranuar, por tashmë fjala e fundit i takon 23-vjeçarit shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, me kombëtaren kuqezi.
Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga “Goodison Park për t’u transferuar te Neëcastle. Dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit Sean Dyche është pikërisht futbollisti i kombëtares kuqezi.
Tekniku u ka kërkuar drejtuesve të klubit të hidhen në sulm për Brojën, i cili pas dëmtimit po fiton formën e tij. Për lojtarin e talentuar shqiptar, klubi nga Liverpooli ka ofruar një pagë që prek shifrën 5 milionë paund në sezon! Që do e shndërronte në lojtarin shqiptar më të paguar në histori.
Kalimi tek Evertoni e josh sulmuesin shtatlartë, i cili si dëshirë kryesore ka qëndrimin në Premier League. Por në anën tjetër nuk preferon të nxitohet për t’u përsëritur ndonjë situatë e pakëndshme si në rastin e Fulhamit.
23-vjeçari nga Malësia e Madhe dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, do të studiojnë me qetësi të gjitha ofertat që do të paraqiten dhe pas Europianit do të merret vendimi për të ardhmen. Ama, mundësia Everton tundon jo pak…
Duhet fitorja, por mund të mjaftojë dhe barazimi/ SKENARËT për kualifikimin e Shqipërisë

GJERMANI- Shqipëria luan këtë të hënë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke ditur se kanë në dorë fatin e tyre për të shkruar historinë dhe për të kaluar në fazën me eliminim direkt. Sigurish, nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë përballë një prej skuadrave pretendente, por lojtarët në fushë do të jenë të ndërgjegjshëm që në start që rezultati pozitiv i kalon në turin tjetër.
Në rast fitoreje, Shqipëria ka thuajse të sigurt vazhdimësinë më tej në turne të paktën ndër të tretat më të mira, pasi realisht mund të renditet edhe e dyta në grup në varësi të përfundimit të sfidës mes Italisë dhe Kroacisë. Sipas ekspertëve të statistikave, në situatën aktuale të grupeve, 4 pikë janë të mjaftueshme për të siguruar vazhdimësinë në turne, sidomos nëse nuk ke golavarazh negativ.
Por ekziston edhe një variant ku Shqipëria mund të kualifikohet me barazim. Nëse kuqezinjtë marrin një pikë ndaj Spanjës dhe Kroacia nuk fiton ndaj Italisë, atëherë ekipi i drejtuar nga Silvinjo do të ishte ai që do renditej në vendin e tretë në grup gjithsesi meqë ka golavarazh më të mirë se Kroacia.
Megjithatë, kualifikimi më pas mes të tretave më të mira do të varej nga rezultatet e grupeve A, C dhe F ku duhet të plotësohen skenarë të veçantë në të paktën dy prej tyre për të bërë ëndrrën realitet.
Në Grupin A, duhet që ndeshja mes Skocisë dhe Hungarisë të mbyllet në barazim. Në Grupin C duhet që Anglia të mundë Slloveninë dhe ndeshja Danimarke-Serbi të mos mbyllet në barazim. Ndërsa në Grupin F, duhet që Çekia dhe Gjeorgjia të mos fitojnë ndeshjet përkatëse.
Njëkohësisht, përtej këtyre kombinimeve, duhet që Shqipëria të ketë golavarazh më të mirë se skuadra që del e treta në të paktën 2 nga këto 3 grupe.
E prek për ta besuar që ishte ai, ky reagim i vajzës së mitur me Ronaldon bën xhiron e rrjetit

GJERMANI- Këtë të shtunë Kombëtarja Portugeze u kualifikua për në fazën e 1/16-tave të Euro 2024 duke mposhtur 3-0 Turqinë, ndeshje ku Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes për akte të ndryshme me fëmijët.
E para ka ndodhur në ceremoninë e himnit kombëtar ku lojtarët kanë dalë të shoqëruar nga të mitur.
Cristiano Ronaldo ishte pranë Diogo Costa-s dhe vajza që shoqëronte portierin ishte ajo që pati një reagim emocionues.
Që kur kishin zbritur në fushën e blertë, vajza i kishte ngulur sytë drejt Ronaldos, dhe në një moment guxoi ta prekte.
Pak sekonda më vonë ajo pati një reagim që po bën xhiron e botës, pasi vendosi duart në fytyrë, e emocionuar nga gjesti që kishte bërë. Dukej se e vogla nuk mund ta besonte atë që sapo kishte bërë dhe përjetuar.
Në fund të ceremonisë zyrtare, Cristiano përqafoi të miturën, e cila u largua më shumë se e lumtur për këtë moment me një nga lojtarët më të mirë në histori./ZËRI
Raundi i tretë i “Euro 2024”/ Gjermania dhe Zvicra përballen për kreun e grupit A

GJERMANI- Vendasit e gjermanisë do të përballen sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.
Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup.
Ndërkohë, për kuqezinjtë është e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup.
Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria. /ZËRI
VD- Jo një por pesë! Fansat të çmendur pas Ronaldos, si u futën në fushë për foto me yllin portugez

GJERMANI- Gjatë ndeshjes Portugali – Turqi loja u ndërpre disa herë për shkak se disa tifozë hynë në fushën e blerë. Kësaj here arsyeja nuk ishte fama, por një selfie me një prej yjeve më të mëdhenj të historisë së futbollit, Cristiano Ronaldo.
Pesë tifozë mundën të arrinin Cristiano Ronaldon dhe të përpiqeshin të bënin selfie me të pasi pushtuan fushën, një shkelje e rëndë e sigurisë.
Një tifoz i ri ishte i pari që iu shmang stjuardëve në minutën e 69-të të ndeshjes së Grupit F në Westfalenstadion, me Ronaldon që i lumtur pozoi për një selfie përpara se i riu të përcillej nga siguria.
Por kjo çoi në disa përpjekje të tjera gjatë lojës dhe për një moment, Ronaldo u pa i frustruar me gabimet e ekipit të sigurisë.
Mbështetësi i dytë, një tifoz më i vjetër që pushtoi fushën 15 minuta pas incidentit të parë. Ai kapi Ronaldon nga qafa, mesa duke pasi nuk arriti në përpjekjen e parë për të bërë një selfie me lojtarin e Al Nassr.
Ronaldo i ktheu shpinën tifozit, i cili e mbajti 39-vjeçarin, deri sa më në fund forcat e sigurisë e larguan nga sulmuesi dhe më pas e nxorrën nga fusha.
Pati dy incidente të tjera para përfundimit të ndeshjes dhe një pak më pas, me Ronaldon që largoi një nga tifozët pasi siguria e stadiumit nuk arriti të ndalonte hyrjen e tyre në fushë./ZËRI
Shqipërisë i duhen 3 pikët, zbulohet formacioni i Spanjës, zbret në fushë me 10 rezervistë

GJERMANI- Mbrëmja e djeshme shënon momentin kulmor në rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2024, për shkak se na duhen me patjetër 3 pikët në ndeshjet me spanjollët. Kombëtarja iberike do të zbresë në fushë përballë Shqipërisë me 10 lojtarë të stolit.
Iberikët, kanë zgjedhur të luajnë me lojtarët e stolit në këtë takim, aty ku emrat interesantë nuk mungojnë. Gazetari Alban Xhihani ka zbuluar edhe formacionin e mundshëm.
“Kombëtarja nesër (sot) do të zhvillojë stërvitjen në Kaiserau dhe pastaj do të udhëtojë drejt Dusseldrof, për tu akomoduar për ndeshjen. Spanja duket do të luajë me formacionin rezervë dhe mund tua zbuloj atë. Në portë do të jetë Raya, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Grimaldo në të majtë, Le Normand dhe Vivian në qendër, ndërsa Navas në të djathtë. Baena, Zubimendi dhe Merino në mesfushë. Oyarzabal, Joselu dhe Olmo në sulm”, deklaroi Xhihani.
Formacioni i mundshëm i Spanjës: Raya, Grimaldo, Le Normand, Vivian, Navas, Baena, Zubimendi, Merio, Oyarzabal, Joselu, Olmo.