LIVE UPDATES

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet 34-vjeçari! Nëna: Nusja e tradhtonte

➤ Asqeri Mandri, 34 vjeç është arrestuar këtë të martë nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se dhunonte bashkëshorten. ➤ Mandri, i cili ishte kthyer nga Gjermania dyshonte se e shoqja e tradhëtonte dhe e kishte mbushur banesën me kamera sigurie për të vëzhguar çdo lëvizje të saj. ➤ Ka qenë gruaja ajo që ka lajmëruar Policinë, e cila më pas ka bërë arrestimin. ➤ Ndërkohë, më herët gruaja në dëshminë e dhënë para efektivëve, shprehej se ai kohët e fundit ishte bërë dhe më shumë xheloz dhe vetëm e shante dhe e dhunonte. ➤ Pre u dhunës sipas gruas kanë rënë dhe katër fëmijët e mitur. ➤ Ndërsa më vonë, në një komunikim për mediat, ajo shprehej se kamerat në banesë i kishte vënë vetë dhe se Asqeri Mandri nuk e kishte dhunuar. ➤ Nga ana tjetër nëna e 34-vjeçarit ka deklaruar në polici se djali i saj vetëm e ka shtyrë nusen dhe nuk e ka dhunuar, ndërsa shprehet se gruaja e tradhëtonte.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

PAMJET: Asqeri Mandri lë në mes lojën me vajzat e mitura dhe dhunon gruan

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Asqeri Mandri

TIRANË- Janë zbardhur pamje nga kamerat e sigurisë së banesës së 34-vjeçarit Asqeri Mandri në Kodër Kamëz, i cili i kishte instaluar për të monitoruar bashkëshorten e tij. 

Në pamje shihet teksa 34-vjeçari po luan me vajzat, dhe sipas TCH, pas këtij momenti, Mandri çohet dhe dhunon bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur.

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
PAMJE NGA NGJARJA

Në banesë, Asqeri Mandri mbante të izoluar bashkëshorten e tij nënën e 4 fëmijëve. Xhelozia e Asqeri Mandrit shkonte përtej kamerave dhe kyçjes në banesë, ai edhe e dhunonte bashkëshorten e tij. Kamerat e sigurisë që ai vetë i kishte montuar brenda dhe jashtë shtëpisë, janë një provë e fortë kundër tij pasi kanë filmuar momentet kur 34-vjeçari dhunon bashkëshorten në sy të tyre.

Ndërkohë në dëshminë që e reja ka dhënë para uniformave blu tregon se i shoqi ka qenë gjithmonë xheloz, por largimi si emigrant e ka bërë edhe më agresiv. Ajo tregon se episodet e dhunës u bënë të shpeshta ç’ka e detyruan të denoncojë në polici. Nga ana tjetër familja e Asqeri Mandrit mohojnë dhunën por ngarkojnë me faj nusen e shtëpisë duke e akuzuar se i ka ngritur kurth bashkëshortit duke e kthyer nga emigrimi për ta futur në burg. Madje sipas nënës së 34-vjeçarit nusja e tradhtonte djalin e saj.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

U 'burgos' nga burri? Gruaja 'ndryshon' mendje: Kamerat i vendosa vetë, s'më ka rrahur

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Asqeri Mandri

TIRANË- Merr tjetër rrjedhë arrestimi i 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili “burgosi” gruan e tij në shtëpi për shkak të xhelozisë. Gruaja, e cila ka bërë dhe denoncimin në polici ka ndryshuar dëshminë e saj. Dhe pse para efektivëve ajo kishtë rrëfyer se kamerat në banesë janë vënë nga i shoqi dhe se ky i fundit e dhunonte, për Report Tv ajo ka deklaruar se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk është rrahur nga burri.

GruajaNuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Mbahej e 'burgosur' nga burri, gruaja: Pasi iku në emigrim u bë i dhunshëm

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje arrestimin e 34-vjeçarit Asqeri Mendri në Kodër Institut, pasi akuzohet për dhunë në familje. Gruaja e dhunuar, e cila dhe ka bërë denoncimin në polici është shprehur se burri i saj ishte shumë xheloz dhe nuk e linte të shkonte askund. Po ashtu ajo ka treguar se për shkak të xhelozisë ai nuk e lejonte të shkonte as në punë. Ndër të tjera gruaja shprehet për TCH se që pas ardhjes së tij nga Gjermania ai ishte bërë shumë i dhunshëm.

“Ishte xheloz, më kërkonte llogari për gjithçka. Para 8 muajsh, iku në emigrim dhe prej andej u bë i dhunshëm. Nuk më lejonte të shkoja në punë, por nga ana tjetër më kërkonte para”, shprehet gruaja”.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

1 VITE ME PARE

PAMJET/ Si e ktheu 34-vjeçari në Tiranë shtëpinë në 'Big Brother' pasi ishte xheloz për gruan

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Kamerat e vendosura

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet brenda banesës së 34-vjeçarit Asqeri Mndri, i cili kishte mbushur shtëpinë me kamera për shkak të xhelozisë që kishte ndaj gruas. Kamerat ishin vendosur në sallon dhe në pjesë të tjera të banesës ndërsa nuk ka munguar as dhuna ndaj gruas. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se ai e dhunonte sistematikisht, ndërsa nga dhuna nuk kanë shpëtuar as katër fëmijët e mitur.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Rrihte dhe fëmijët', zbardhet dëshmia e gruas së dhunuar nga burri në Tiranë: Më ruante me kamera

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Pamje nga banesa

TIRANË- Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Asqeri Mandrit, 34-vjeçarit të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje. Para oficerëve të Policisë, ajo ka deklaruar se Mandri e kishte mbushur shtëpinë me kamera, se ishte shumë xheloz dhe se ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. Po ashtu ajo shton se ai nuk ka dhunuar vetëm atë, por dhe katër fëmijët e mitur.

Sipas gruas, 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie. Ndërsa shton se ai kohët e fundit e shante dhe e akuzonte për tradhëti.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ktheu shtëpinë në 'Big Brother' dhe rrihte gruan/ Nëna e 34-vjeçarit: Nusja e tradhëtonte

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Nëna e Asqeri Manderit

TIRANË- Nëna e Asqeri Mandrit, 34-vjeçarit që e kishte kthyer banesën në një “Big Brother”, të mbushur me kamera për të vëzhguar gruan ka deklaruar se ai e ka bërë këtë pasi ishte shumë xheloz. Në një intervistë për TCH, nëna e të riut shprehet se sa i përket dhunës ndaj gruas, ai nuk e ka dhunuar, por vetëm shtyrë. Ndërkohë lëshon akuza ndaj nuses së djalit, për të cilën thotë se e kishte planifikuar arrestimin e bashkëshortit. Ndërsa shton se ajo dhe e tradhëtonte.

Nëna e Asqeri Mandrit: Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu. Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte. Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar. Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat… telefonin nuk e hiqte nga telefoni. Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz. 

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

1 VITE ME PARE

Burg me kamera! 34-vjeçari në Tiranë rrihte gruan, nëna e 4 fëmijëve e denoncoi vetë

Dhunonte bashkëshorten dhe e ruante me kamera, arrestohet
Kamerat në shtëpi

TIRANË- Një tjetër rast alla "Big Brother" është shënuar në Tiranë. Një 34-vjeçar, i identifikuar si Asqeri Mandri është vendosur në pranga pasi kishte mbyllur bashkëshorten e tij në banesë dhe i kishte vendosur nga 3 kamera kudo, në çdo dhomë të shtëpisë për ta vëzhguar kur ai nuk ishte në banesë me të. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen. 

Sot, duke vendosur që të mos duronte më dhunën që i ushtrohej sistematikisht, nëna e 4 fëmijëve ka marrë një telefon dhe ka njoftuar Policinë, duke u rrëfyer tmerrin që përjetonte çdo ditë. Pasi mbërritën në banesë, efektivët zbuluan kamerat e vendosura kudo në shtëpi, nga salloni në kuzhinë, e në ambiente të tjera, e i vunë prangat 34-vjeçarit Mandri. Në rrëfimin e tij në Polici, Asqeri Mandri nuk dha shumë detaje duke u shprehur vetëm: Kështu ma dha truri!

Ndërsa gruaja e tij, e cila mbyllej në banesë nga burri, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie, madje e ofendonte dhe e akuzonte për tradhëti. Po ashtu, ajo ka treguar se pre e dhunës nga 34-vjeçari kanë qenë edhe 4 fëmijët e tij. 

Sipas saj, në pamjet e kamerave të sigurisë ka momente që tregojnë dhunën e ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve. Kamerat dhe pamjet që ato kanë fiksuar janë sekuestruar nga Policia si provë për gjyqin ndaj Mandrit. Por edhe  Mandri, njëjtë si Jetnor Zhaboli, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Para Mandrit, në pranga u vendos Jetnor Zhaboli, i cili gjithashtu mbyllte gruan dhe fëmijët e mitur me çelës në shtëpi, ndërsa kur nuk ndodhej pranë tyre i monitoronte përmes kamerave të sigurisë. Kamerat e sigurisë, përfshirë dhe nëj bllokues të valëve telefonike ishin instaluar në të gjithë ambientin e shtëpisë, ndërkohë që gruaja dhe fëmijët dilnin nga banesa vetëm në praninë e tij. Sipas dëshmive, vitet e fundit, Zhaboli me profesion ekonomist, kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, për të cilat nuk i kishte kuruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB