Trafikuan tritolin brenda kutive të amitave, kush janë 3 të arrestuarit nga Kosova

TIRANË-Në foto janë tre personat nga Kosova, të cilët janë vënë në pranga pasi u përfshinë në një aktivitet kriminal të trafikut të armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.
Të arrestuarit janë Lion Pira, Shkëlqim Halabaku dhe Rigon Maliqi. Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku u arrestuan tek 'Ura e Gjolës'.
Trafikimi i lëndëve eksplozive mësohet se bëhej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Trafikantët e kishin fshehur eksplozivin në kutitë e lëngjeve të frutave. Tritoli u shitej anëtarëve të grupeve kriminale në disa qyteteve të vendit./ZËRI
Nga Gjilani në Tiranë, goditen 2 grupet e tritolit

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë dy operacione kundër trafikimit të lëndëve plasëse, si dhe ka zbardhur vendosjen e një sasie eksplozivi në zyrën e noteres Esmeralda Dauti. Policia ka goditur një grup që trafikonte tritol nga Kosova, ku ka arrestuar 3 të rinj, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Personat e arrestuar janë Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol, me peshë 46 kg.
Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë për tritolin e vendosur në zyrën e noteres Dauti janë arrestur shtetasit, Real Zefi, 33 vjeç, Korrado Katana, 33 vjeç, dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
“Policia, policia!” Momenti kur arrestohen trafikantët e tritolit

TIRANË-Policia ka publikuar pamjet e aksionit ku u godit një rrjet trafikantësh armësh dhe lëndësh shpërthyese. Në pamje shihet se trafikantët e kishin fshehur eksplozivin në kutitë e lëngjeve të frutave, në përpjekje për t’i kamufluar.
Si pasojë e operacionit u arrestuan Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan, Kosovë. Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për mediat u shpreh se janë sekuestruar 203 kallëpe tritoli me një peshë 46 kilogramë.
Trafikimi i lëndëve eksplozive mësohet se bëhej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Tritoli u shitej anëtarëve të grupeve kriminale në disa qyteteve të vendit. /ZËRI
Tritoli në zyrën noteriale në Tiranë/ Zbardhet ngjarja, arrestohen autorët (EMRAT)

TIRANË- Është zbardhur sulmi me eksploziv që iu bë në një zyrë noteriale në Tiranë. Drejtori i policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për mediat nënvizoi se janë ndaluar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për shpërthimin e një zyre noteriale në ish-Bllok.
Personat e ndaluar janë Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
“Operacionet janë të ndara, por për nga koha dhe rëndësia i bashkuam në këtë deklaratë. Hetimet vazhdojnë. Nuk ka një lidhje mes shpërthimit të vendosur zyrës noteriale dhe eksplozivit të kapur. Për shpërthimin rezulton që autorët që ne kemi ndaluar e kanë kryer këtë vepër kundrejt pagesës. Vijon puna për të evidentuar porositësit dhe t’i vënë para drejtësisë”, theksoi ai.
Njoftimi:
Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.
Ngjarja ndodhi disa javë më parë në 30 janar, në rrugën “Perlat Rexhepi” në ish-Bllok në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e shpërthimit në atë kohë u raportuan dëme materiale. Biznesi ku edhe u vendos lënda plasëse është në emër të Esmeralda Dauti./ZËRI
Goditet rrjeti kriminal/ Sekuestrohen 46 kg eksplozivë, arrestohen 3 persona, 2 në kërkim (EMRAT)

TIRANË- Policia ka goditur një grup që merrej me trafik eksplozivësh. Mësohet se në pranga janë vendosur 3 persona dhe 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vendosur Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë.
Gjatë operacioni u sekuestruan 203 kallëpe tritol, sasi kjo, e cila dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale në Shqipëri. Trafikimi i lëndëve eksplozive mësohet se bëhej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Tritoli u shitej anëtarëve të grupeve kriminale në disa qyteteve të vendit. Policia ka bërë kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në Bathore.


Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje mbi kapjen e sasisë eksploziv nga Kosova në Tiranë.
“Armë dhe lëndë eksplozive në drejtim nga Kosova në Shqipëri. Në orën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë. U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare. 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”, -tha ai.
Njoftimi i policisë:
Gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale. Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.
Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.
Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.
/ZËRI