LIVE UPDATES

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam kërcënuar me jetë! S'do jem 'kokë turku'

➤ Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka “thyer” heshtjen këtë të enjte dhe ka folur nga arratia për akuzat ndaj tij. ➤ Ish-numri dy i Qeverisë ka deklaruar se ndaj tij po bëhet një “gjueti për koka turku”, ndërsa ka akuzuar drejtëpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. ➤ Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj deklaroi ndër të tjera se është kërcënuar me jetë nga persona ende të paidentifikuar. ➤ Ahmetaj ka rrëfyer një bisedë që ka pasur me Ramën, para se të shkarkohej ku i ka këkruar të largohej, por sipas tij, shkarkimi i tij duhet të ishte një show politik. ➤ Sipas Ahmetaj, ai nuk ka lidhje me inceneratorin e Tiranës, pasi e ka refuzuar ndërtimin e tij, ndërsa pronar faktik, sipas tij është Erion Veliaj. ➤ Më tej Arben Ahmetaj ka “përgënjeshtruar” veten, duke deklaruar se Mirel Mërtiri ka paguar faturat e hoteleve jashtë vendit dhe pse një vit më parë e kishte mohuar diçka të tillë. ➤ Ahmetaj tha se ndaj tij po veprohet me dy standarte, pasi për kolegë të tij në PS nuk kërkohet arrestimi.

16 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

A je takuar me MCgonigal? PËRGJIGJET Ahmetaj! 'Beteja' me SPAK, ish-ministri: Do vijoj, kam shkatërruar familjen

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk është takuar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, ndërsa ndjehet i “llahtarisur” nga ato që kanë dalë në media. Ish-ministri tha se sot demokracia në Shqipëri është në rrezik. Ndër të tjera, Ahmetaj tha se do e vazhdojë betejën e tij me drejtësinë…dhe pse nga arratia. Deklaratën e bëri në "Çim Peka Live".

Arben Ahmetaj: Jam i bindur se pas kësaj interviste do të marr kërcënime dhe batuta të reja. Do stigmatizohen, njerëzit e mi do rimasakrohen. Kjo është për film Netflix. Nuk ia merrte mendja njeriu që për 30 vjet në Shqipëri do të rrezikohej sërish demokracia. Kam përgjegjësitë e mia morale, për naivitetin, besnikërinë, etj. Një ditë do të ketë shumë me këllqe do të flasin.

Pyetje: A je takuar me MCgonigal?

Arben Ahmetaj: Kurrë. Jam llahtarisur nëse ato që po thuhen janë të vërteta. Po ta them, kushdo e di. Nuk kam pasur të bëjë, nuk e dija, jam habitur. Por kjo ka të bëjë naivitetin tim. Jemi duke folur për cënim të 4 shtyllave: siguri komëbtare, korrupsion, demokraci, korrupsion i një përfaqësuesi të një institucioni elitë amerikan. Mbaje mend që atë që të thashë. Pres masakrim të plotë.

Pyetje: Do e vazhoni këtë betejë?

Arben Ahmetaj: Unë sot familjen ekam të shkatërruar. Familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, karrierës time që shkrihet poshtë thundrës së kokës së zezë. Çfarë kam për të humbur unë? Jetën?! Okej. Ta marrin dosjen dhe ta çojnë për gjykim në çdo vend të Europës demokratike. Ata të kenë anti-revolucionistët, le të shkojmë në gjykatat e perëndimit të vërtetë. Siç jam gati të deponoj, po ua them shqiptarëve, aty është përmbysur sistemi. Gjykata është në presionin e SPAK. Prokurori ka thënë në korridore, Arben Ahmetaj rrezikon pafajsinë. Ej? Më prezymo të pafajshëm./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dosja 'Buka'/ Ahmetaj: Pse janë marrë SMS me mua? Buxheti ka përfituar 300% nga vlera fillestare

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj dhe Lirim Fejzollari

TIRANË- Arben Ahmetaj ka folur këtë të enjte në lidhje me dosjen “Buka”, e cila po ashtu ka përfunduar në SPAK. Sipas tij, “Buka”, është një dosje tragji-komike, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK. Ahmetaj tha, se në telefonin e biznesmenit Lirim Fejzollari ka dhe biseda të tjera të tij me të, por SPAK ka marrë vetëm një pjesë të tyre për ta akuzuar. Ashtu si dhe në pjesët e tjera të intervistës në “Çim Peka Live”, Ahmetaj “shënjestroi” Kryeministrin Edi Rama.

Arben Ahmetaj: Dosja "Buka" është tragji-komike. Robespererët e SPAK kanë parë dosjen e inceneratorëve. Erjola ka blerë shtëpinë me bankë, aty kanë parë konstruktorin, këtu është dyshim për pastrim parash. Kanë vajtur në shtëpi të prindërve të Eriolës dhe i kanë marrë telefonin me dhunë. Cila është drejtësia e re? Apo kur vjen Elda Dine dhe deklarohet në SPAK se është shtëpia ime, Albinën e kam pasur shoqe, ja ku e kam kontratën e përdorimit. I thotë prokurorja që "mos guxo ta nxjerrësh në gjykatë". Dosja "Buka" është tragji-komike. Ministri i Ekonomisë e ka detyrim që kur nxjerr një urdhër privatizimi, nxjerr formën dhe rivlerësimin e aseteve. Tani janë rivlerësuar asetet. Të gjithë e kuptojnë këtë. Asetet janë të entitetit, janë pronë e "Buka sh.a.". Të gjithë ata që kanë kontribuuar janë pronarë të asetëve. Janë vlerësuar 300%. Buxheti ka përfituar 300% nga vlera fillestare. Dmth ku që ka 6 mijë metra duhet të ketë më shumë përqindje se shteti. Nuk arrin dot prokurori që të nominojë një ligj të shkelur. Këtë e bëjnë për 2 aryse të rënda. Aty të më akuzojnë mua për abuzim me detyrën që pastaj ta lidhin me çështjen tjetër. Në burg sot është një njeri që duke pirë kafe ka hyrë një vrasës me pagesë, ai ka shkuar dhe ka vrarë njërin. Ai është dënuar për pjesëmarrje në vrasje. Duan të më dënojnë për dëmtim në pjesëmarrje. Në këtë rast kanë përfituar të dy. Aty ka SMS të mia. Pse nuk është bërë inspektimi i telefonit, këtu po bëhet inspektimi i telefonit të Flamur Hoxhës, babait të Erjolës. Pse janë marrë SMS me mua? E ke me mua pastaj. Ti nuk më thua kë ligj dhe kë nën kam shkelur. Unë e kam vendosur në bazë të ligjit në ankand publik kur mund të marrë pjesë kushdo. Ankandi është i hapur dhe bëhet nga një institucion tjetër. Unë qenkam njeriu që detyron 17 opinione të vijnë brenda 24 orësh./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Nëse do mbetem gjallë...'/ Ahmetaj: Do vazhdoj të investigoj se ku kanë shkuar paratë e inc. të Tiranës

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj shprehet i zhgënjyer nga kolegët e tij në Partinë Socialiste, të cilët sipas tij nuk kanë folur në lidhje me dosjen në ngarkim të tij. Sipas ish-ministrit të Ekonomisë, ka një rrezik potencial për jetën e tij, pas kërcënimeve të marra ndërsa shton se do të vijojë të investigojë se ku kanë shkuar paratë e inceneratorit të Tiranës. Po ashtu nuk kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Deklaratën e bëri në "Çim Peka Live". 

Arben Ahmetaj: Dosjen time e kam nisur kudo, zero përgjigje. Dosjen time nuk e lexuan kolegët e mi që nuk kanë ngrënë në një tas me mua. Që këta të vërtetonin dardha e mollë, duhet të lexonin dosjen. Atje ka deputetë të ndertuar që nuk i bënë nder vetes dhe i lanë vetëm 17 orë. Nuk kërkoja të votonin ose jo kolegët e mi. Si mund të vijë një dosje me narrativë hartimore? Si kam qenë pa firmosur dhe pa marrë pjesë në procedure, si? Me frymën e shenjtë? Janë habitur këta të P-body! Korrupsioni është i njëjtë në të gjithë botën, të jap, më jep. Nuk kam marrë gjë.

Pyetje: Kush janë 2 qendrat e Tiranës?

Arben Ahmetaj: Kryeministria dhe Bashkia. Njëri thotë më ka zhgënjyer, tjetri thotë që ideja e tij ka qenë. Një shou hollivudian. Ndonjëherë bie në naivitet, e them po mirë nuk ka gazetarë e investigatorë publikë? Si ka mundësi? Si nuk e kanë marrë për ta lexuar dosjen? Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK dhe vendosjen e terrorit politik që është bërë aty ndaj meje, persekutimit familjar, kërcënimeve. Unë po bëj investigimet e mia nëse do të mbetem gjallë. E kam ndarë rrezikun nga kush më vjen. Do vazhdoj të investigoj se ku kanë shkuar ato para. Mirel Mërtiri nuk është pronar i Tiranës. Është i surgjynosur vetëm për t'i marrë Tiranën.

Pyetje: Qoftet në cilën verandë haheshin kur ndahen pronat publike?

Arben Ahmetaj: Përdor dronet./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: Jam nxjerrë në 'pritë' nga Rama! Dumani mori shtëpi falas, Kraja vilë me gjysmë çmimi

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj dhe Altin Dumani

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka sulmuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas tij, një prokurori të SPAK (Altin Dumani) një organizatë fetare i ka falur banesën ku jeton, ndërsa një prokuror tjetër (Arben Kraja) ka një vilë si e tija, që u sekuestrua në Gjirin e Lalzit, por që e ka marrë me gjysmën e çmimit. Po ashtu, ndër të tjera ai deklaroi se është nxjerrë në “pritë” nga Kryeministri Edi Rama, si dhe ka pasur presion ndaj prokurorëve që të nxjerrin dosjet. Gjatë intervistës së tij, në “Çim Peka Live”, ai u ndal tek kanabizimi i vendit dhe investimi në portin e Durrësit. 

Pyetje: Kanabizmi ishte krimi i ekonomisë?

Arben Ahmetaj: Unë e kam shprehur, e kam kërkuar me forcë heqjen e kanabisit sepse do fuqizojë krimin. Pse Kolumbia ku është?

Pyetje: Buka në Dubai, ajo që ndodhi me portin e Durrësit, a ishte aferë?

Arben Ahmetaj: Alabar nuk pastron paratë e askujt. A duhet të zhvillohet ajo zonë, unë mendoj që po. Unë do kisha zgjedhur një formulë tjetër. Kur bëhet llogaria që do sjelli 10 mld, nuk gjykohet kështu. Unë në përgjegjësi jam një njeri i qetë, por brenda vetes në lëvizje. Unë preferoj ta them atë që mendoj, kam folur gjithmonë dhe tek ajo që kam besuar, kam ngulur dhe këmbë. Ka shumë debate, nuk mbarojnë debatet, pse nuk u bë koncesioni i TVSH? Pse nuk u bë? Unë personalisht kam qenë kundër. Në fund, Rama ra dakord që nuk duhet bërë.

Pyetje: Ecopark, duhej bërë?

Arben Ahmetaj: Mendoj që duhej bërë por ju si gazetar, e keni investiguar? Se këtu janë përmendur 350 emra, Keilis Ahmetaj, 3 vjeç, është përmendur 30-40 herë. Cilët janë gurët e këtij investimi? Pse një privat ka bërë projekt, pse është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit?Në fillim u bë si projekt privat dhe më pas e morën njerëz të lidhur me kryeministrin. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi? Vetëm budalla që nuk është. Më pyete për Ecoparkun, ndërkohë që në rrethin tim janë masakruar të gjithë. Familja e Erjolës i ka shitur një shokut tim shtëpinë, e di që SPAK kërkoi të merrte çarçafët që të bënte analiza a kam fjetur unë apo jo. Një prokurori i ka falur shtëpi një organizate fetare. Është Altin Dumani. Një prokuror e ka të njëjtën vilë me gjysmën e çmimit. Arben Kraja. Këta i ka turrur Ed Rama kundër meje. I bindur? Jam përtej bindjes! Jam nxjerrë në pritë është organizur presion ndaj prokurorëve që të lëshonin dosjet. Ç'do bëja? Një nga akuzat për korrupsion, e cila është? Që unë kam bërë rialokime si ministër financash. Ej, a je jurist? Është proces, ka rialokime. Pse këtu, ai thotë që ky është korrupsion. I bie që të marrë këdo nga ministrat. Kjo është akuza për korrupsion./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: Fëmija im 3 vjeç nuk ka shtëpi sot! Vura në dijeni Çuçin se më ndiqnin nga pas, më tha...

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar këtë të enjte se fëmijët e tij janë pa shtëpi pasi janë sekuestruar nga SPAK. Ndërsa shtoi se nuk ka mundësi të financojë vajzën e tij, 18-vjeçare. Ndër të tjera, Ahmetaj deklaroi se ka informuar disa muaj më parë, ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se persona të paidentifikuar e ndjekin nga pas. Ky i fiundit i kishte thënë se mbase janë agjentë të SPAK, pasi ishte nën hetim. Ndërkohë Ahmetaj deklaroi se në mbledhjet e Qeverisë ka deklaruar se kanabizimi i vendit do të sillte dëm ekonomik.Deklarata I bëri në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Të vërtetën nuk e kam për detyrë ta zbuloj. Fëmija im 3 vjeç nuk ka shtëpi sot se është sekuestrohet. Ka vendosur gjykata që mos të përdoret shtëpia nga fëmija dhe Eriola. Unë nuk e financoj dot Kejsin që sot është 18 vjeç. Ka vendosur kundër vendimin të gjyqit të divorcit, nuk e financoj dot. Nuk kontribuoj dot në rritjen e fëmijës tim të Kejlës. Ç'është kjo shkelje? E kam lajmëruar ministrin Çuçin që më ndjekin njerëz. Më tha mesiguri do të jetë SPAK. Dmth qenka përmbysur pushteti. Parimi i parë është pavarësia. Prokurori nuk flet por vepron. As armikut që më ka zënë derën e shtëpisë, nuk ia uroj burgun.

Pyetje: A nuk ndjenji përgjegjësi që nuk keni reaguar më parë?

Arben Ahmetaj: Ka 2 të vërteta që duhen përmendur. Çdonjeri ka përgjegjësinë morale që me besnikërinë politike kemi lënë një autokraci të fshehtë të krijohet. Asnjë nuk i shpëton përgjegjësisë morale. Nëse do kishte dënim për përgjegjësinë morale do të në kurriz shumë njësi. Ka pasur mënyra publike dhe jo publike. Publike ka qenë të ulësh borxhin dhe të ruash sistemin financiar. Kjo është puna që kam bërë unë. Unë kam mbledhje qeverie që kam folur për eradikimin e kanabisit. Ia ngjeshën atij djalit që bëri edhe burg. I thashë që kjo do të fuqizojë vetëm krimin. Nuk besoj që sot ka dikush këllqe që të thotë po e kam dëgjuar Ahmetajn ta thotë. Unë po të them si kam folur unë. Kjo gjëja verifikohet me letra dhe shifra. Ne kemi kohë të flasim për detaje edhe në të ardhmen nëse do vazhdoj të jem ky që jam në kmëbë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ahmetaj 'lan duart' nga inc. i Tiranës: E refuzova! Jetoj në pronën e bashkisë së qytetit...

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka përjashtuar veten nga përgjegjësia për inceneratorin e Tranës. Sipas tij, në kohën kur është firmosur procedura për inceneratorin e Tranës, ai ka qenë politikisht i “vdekur” pasi nuk ishte pjesë e kabinetit qeveritar. Sipas tij, pavarësisht se pinte kafen si mik me Mirel Mërtiri e ka refuzuar letrën për ndërtimin e inceneratort të Tiranës. Ndër të tjera, Ahmetaj shprehet se sot, sistemi ligjor është përmbysur. Deklarën e bëri i ftuar në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Meritojnë edhe respekt se janë njerëz publik, është përmbysur sistemi sot. Sot gjyqtari është në presion të SPAK. Tek çështja "Buka", ku janë 60 milionë? Shkohet tek Taulant Tusha, nuk e di nuk hyj unë në gjërat e filmave, janë qesharake, pse nuk ka përgjigje? Ku janë paratë e tjera? Kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur, po të hetohet Tirana del e vërteta. Duke nisur nga 1 janari jetoj aty ku jetoj, në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Aty ku jetoj, jetoj zyrtarisht, pronë e bashkisë së atij qyteti.

Pyetje: Altin Dumani i ka bërë kërkesë Mark Zuckerbeg për ju, por jo kryebashkiakut të këtij qyteti?

Arben Ahmetaj: Nuk besoj se shkon deri aty. Nuk besoj që edhe të qenit Robespier i anti-revolucionit të demokracisë. Pyetja ku janë 60 mln, mos të më venë në ambasada që na zhgënjeu. Pse i zhgënjeu sepse fjeta me gruan time në hotel dhe pagova cash. Unë jam ai që po e kam pirë kafen me Mirelin por letra në interesin publik ka qenë e zeza mbi të bardhë. Unë vij si njeri që pas 3 muajsh është kërkuar të arrestohem. Kam një jetë që punoj. Një jetë i kujdesur që të mos firmosja gjëra që cënojnë integritetin. Ia arriti Edi Rama ta bënte këtë, më nxorri në pritë. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktualin, doli me dinjitet dhe tha policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. Po Ahmetaj pse? Pse nuk e ngriti zërin zoti ministër? Pra po të investigohet Tirana sqarohet puzzle. Pse SPAK nuk i shkon pas parave? Pse shkohet kush i merr këto para? Nuk është detyra ime ta zbuloj. Unë detyrën time e kam bërë. Kam qenë ministër Financash, e kam lënë me deficit më të ulët rekord dhe të ardhura në rritje. Për Rindërtimin s'kam fjetur 3 muaj. Po pandeminë, nuk kam lënë brimë miu pa kërkuar vaksina.

Pyetje: Kur është firmosur kontrata e inc. të Tiranës çfarë funksioni keni pasur?

Arben Ahmetaj: Ka qenë 28-30 gusht. Kam qenë gjysmë i vdekur, nuk kam qenë pjesë e kabinetit. Kur kanë nisur procedurat keni qenë ministër financash.

Pyetje: Ermonela Felaj i ka dërguar një shkresë kryeministrit që nuk mund ta marrë kjo firmë sepse nuk ekziston. Kryeministri u vu në dijeni nga Felaj, ju vete e keni vënë në dijeni?

Arben Ahmetaj: Të presim hetim dhe gjykim të pavaruar për të kuptuar sesa dhe kush ka abuzuar. Detyra ime nuk është të vlerësoj kompanitë. Ministri i Financave nuk ka lidhje me procedurave. Gjykon anën fiskale, e mban apo jo dot. Unë kam gjykuar se nuk duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Risku i biznesit i takon privatit. Duhet marrë dakordësia por ka ardhur si procedurë e të gjitha bashkive të qarkut. Mund ta lexoni tek raporti i KLSH i janar 2022. Është e shkruar e zeza në të bardhë. A duhetj ndërtuar inc. në Tiranë? Erion Veliaj ka ndërtuar një rast për ta ndërtuar. Duhej ndërtuar nga qeveria? Jo. Nuk e mbante dot buxheti 128 mln euro. Sot nuk është ndërtuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pse ka frikë Rama nga ju? PËRGJIGJET Ahmetaj! Inc. i Tiranës, ish-ministri: Veliaj pronar faktik

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka rrëfyer nga arratia, akuzat ndaj tij ndërsa nuk kanë munguar “shënjestrimet”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas Ahmetaj, në rastin e tij po veprohet me dy standarte, referuar dhe hetimeve për kolegët e tij në PS. Ndërsa shtoi se një biznesmen, Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit. Po ashtu sipas ish-ministrit Hoxha ka lidhje me Qeverinë. Ndërsa për Mirel Mërtirin tha se e kanë syrgjenosur në arrati për ti marrë inceneratorin. Deklaratën e bëri në "Çim Peka Live". 

Pyetje: Pse ka frikë Edi Rama, çfarë dini ju për këtë njeri?

Arben Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Ia kanë marrë inceneratorin. E kanë syrgjynosur për t'ja marrë. Pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit. Besim Hoxha. Pse i ka marrë? Kush qëndron, çfarë lidhjesh ka me qeverinë?  Çfarë lidhjesh ka në Shqipëri, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n? Do mësoni shumë. Është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai. Unë u habita kur lexova letrat e Këlliçit. Kush qëndron prapa këtij njeriu. Kjo është arsyeja pse jam kërcënuar, e do vazhdoj të kërcënohem. Po burri njëherë vdes. Kur them që është viktimë Mirel Mërtiri. E kanë zhdukur nga Shqipëria për t'i marrë biznesin. Tek intervista më bëri përshtypje një gjë. Iu referua konceptit të pronarit faktik, po mirë Erion Veliaj e ka urdhëruar që X Y kompani që mos të paguajë. A nuk është ky veprim i një pronari faktik. Pse 2 standarde? Pse Shiraku, Sarkozi, Beqja, Xhaçka, hetohen në liri? Nuk ia uroj burgun as armiqëve të mi./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Fëmija im i madh kaloi në depresion'/ Përlotet Ahmetaj: I çova 'haber' Ramës, STOP!

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka rrëfyer i përlotur akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas ish-numrit dy të Qeverisë fëmija i tij i madh kaloi në depresion nga gjithë zhurma mediatike që iu bë. Ndërsa sulmet ndaj i tij i cilësoi si të orkestruara dhe nga Kryeministri Edi Rama. Për këtë të fundit shprehet se i ka dërguar “haber”, me një mik të përbashkët ku i ka kërkuar që të mos merret personalisht me të, pasi po i cënohet familja. Hetimet ndaj tij, i cilësoi si “gjueti për koka turku”. Deklaratat i bëri në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Pyeteni drejtorin e UKT të Tiranës, Kacidhja, çfarë e lidh dreka dhe darka me Adriatik Doçin? Mos vallë goditja ndaj prokurorëve? Apo ajo që e lidh me oligarkët? Po bëj lidhjet. Menjëherë nisi Top Channel, e nisi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë. E mbajti 3 muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh kaloi në depresion dhe u llahtaris kur e pa. 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Ukrainës. Më thoshin ai ka qenë armiku jonë, unë kam qenë mik i ish-pronarit. Madje po diskutonim të hynim bashkë me të. Nuk kam qenë ndonjëherë armik. TopChannel ka qenë i frymëzuar politikisht për të goditur. Nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Pse mendon se kam frikë? Partia të rrojë, kur ta kuptojnë shqiptarët që është gjë tjetër do jetë vonë, mbase dhe për demokracinë. Dikush mund të thotë këto i sajon Arben Ahmetaj. 3 muaj TopChannel kthehet në përdorim instrumental. Është bërë TopStory për Ditmir Bushatin, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshin, ia ka kërkuar Edi Rama. I kam dërguar haber me një mik të ngushtë: Ej stop! E kuptoj shumë mirë që nuk do të jem qeverisë tëndë, më shkarkove nga Vlora, tani po bllokon derën e shtëpisë time. Stop, shih punën. I kam dërguar haber. Dëshira për kokë turku dhe urrejtja që ndoshta jam format tjetër, ndoshta e bëri që të shkonte deri aty. Kam dalë në një intervistë tek Fevziu. Nuk po hyj në materien e emisionit. Por një ish-miku im ka thënë ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë, si ka mundësi që doli kundër kryeministrit? Nuk është e vërtetë, dola dhe thashë të vërtetën time. Në një moment del dhe thotë nuk bëj gjykatësin që puna ime do bëja me keq akoma. Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot dhe nuk kam paguar lekët e hotelit? Si më keq, në burg? Si më keq? Por shqiptarët nuk e investigojnë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj: Jam kërcënuar 3 herë, kush shkuan edhe tek fëmija nuk...

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pretendon se është kërcënuar 3 herë, madje një telefonatë e ka marrë nga burgu. Gjatë intervistës së dhënë për "Çim Peka Live", Ahmetaj tha se gjithçka kapi kulmin kur u kërcënua edhe e dashura, e cila ishte në pritje të fëmijës së tyre. Por shtoi se të gjitha këto episode i ka denoncuar pranë shërbimeve përkatëse.

"Unë jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur, njëherë në telefon nga burgu, dhe 2 herë drejtpërdrejt. Për të qenë i sinqertë, kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si trim i madh unë, se shkoi tek fëmija. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri ashtu, sigurisht kush do më kërcënojë mua. Këtë e kam ndarë më shumë shërbime,"-tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Pyeteni drejtorin e UKT të Tiranës, Kacidhja, çfarë e lidh dreka dhe darka me Adriatik Doçin? Mos vallë goditja ndaj prokurorëve? Apo ajo që e lidh me oligarkët? Po bëj lidhjet. Menjëherë nisi Top Channel, e nisi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë. E mbajti 3 muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh kaloi në depresion dhe u llahtaris kur e pa. 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Ukrainës. Më thoshin ai ka qenë armiku jonë, unë kam qenë mik i ish-pronarit. Madje po diskutonim të hynim bashkë me të. Nuk kam qenë ndonjëherë armik. TopChannel ka qenë i frymëzuar politikisht për të goditur. Nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Pse mendon se kam frikë? Partia të rrojë, kur ta kuptojnë shqiptarët që është gjë tjetër do jetë vonë, mbase dhe për demokracinë. Dikush mund të thotë këto i sajon Arben Ahmetaj. 3 muaj TopChannel kthehet në përdorim instrumental. është bërë TopStory për Ditmir Bushatin, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshin, ia ka kërkuar Edi Rama. I kam dërguar haber me një mik të ngushtë: Ej stop! E kuptoj shumë mirë që nuk do të jem qeverisë tëndë, më shkarkove nga Vlora, tani po bllokon derën e shtëpisë time. Stop, shih punën. I kam dërguar haber. Dëshira për kokë turku dhe urrejtja që ndoshta jam format tjetër, ndoshta e bëri që të shkonte deri aty. Kam dalë në një intervistë tek Fevziu. Nuk po hyj në materien e emisionit. Por një ish-miku im ka thënë ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë, si ka mundësi që doli kundër kryeministrit? Nuk është e vërtetë, dola dhe thashë të vërtetën time. Në një moment del dhe thotë nuk bëj gjykatësin që puna ime do bëja me keq akoma. Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot dhe nuk kam paguar lekët e hotelit? Si më keq, në burg? Si më keq? Por shqiptarët nuk e investigojnë.Unë jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur, njëherë në telefon nga burgu, dhe 2 herë drejtpërdrejt. Për të qenë i sinqertë, kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si trim i madh unë, se shkoi tek fëmija. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri ashtu, sigurisht kush do më kërcënojë mua. Këtë e kam ndarë më shumë shërbime./ZËRI

1 VITE ME PARE

'I kam kërkuar të largohem'/ Ahmetaj tregon bisedën me Ramën! Më shkarkoi për show (Sekretet e takimit)

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-numri dy i Qeverisë Arben Ahmetaj ka rrëfyer detaje rreth shkarkimit të tij nga detyra, nga Kryeministri Edi Rama. Sipas tij, gjithçka filloi në vitin 2022 ku ai tregon se marrëdhënie e tij me Ramën kishte mbaruar. Ai ka treguar një bisedë që ka pasur me Ramën ku i ka kërkuar të largohet. Shkarkimin e tij ai e ka cilësuar si show politik. Po ashtu ai ka rrëfyer një takim që ka pasur me një biznesmen, konkretisht Irfan Hysenbelliu. Nga ky takim dikush e ka fotografuar dhe ia ka dërguar Ramës. Po ashtu ka treguar detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS, ku ai u shkarkua nga postet politike në këtë formacion politik. Deklaratën e bëri në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Në shkurt të 2022, gjithë historia e kësaj teorie konspiracioni duke e konturuar edhe me elementë të tjerë përplasjeje, isha i bindur që marrëdhënia ime me kryeministrin kishte mbaruar. Ai edhe mund ta mohojë këtë gjë. Para Zotit kjo është e vërtetë. I kam kërkuar të largohem. Iu ula përballë edhe i thashë që marrëdhënia jonë është përmbysur. Nuk kam aspiruar për asgjë. I thashë jam për besimin tek marrëdhënia që kishim bashkë, i thashë që të mos krijoj probleme me dorëheqje më lër të largohem. Me mënyrën që ka që nuk përballet jo po nuk është e vërtetë, cila ishte arsyeja? Ishte 24 korriku që të bënte atë shou për të më shkarkuar 30 minuta pasi Ilir Meta të linte presidencës dhe Bajram Begaj hyri.

Çim Peka: Ishte shoqërimi juaj me Ifran Hysenbelliun sepse Rama kishte dhënë urdhër.

Arben Ahmetaj: Është një gjysmë e vërtetë. Po të ishte kjo do ishte po aq perverse dhe fëmijënore. Arsyeja ishte simbolike për t'i treguar shqiptarëve që po largoj njeriun e Ilir Metës. Unë nuk kam qenë ndonjëherë njeriu i Metës. Kam qenë i Partisë Socialiste. Nuk kam pasur ndonjëherë marrëdhënie varësie me të. Ishte simbolikë. Atë natë është thënë një fjali kur është mbledhur ish-sekretari i Përgjithshëm. Meqë ra fjala, arsyeja pse iku Gjiknuri, ai mund të dalë ta mohojë se raportin me të vërtetën e ka me veten, sepse i ka thënë ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale dhe e gabuar. Nuk dua të flasim për Gjiknurin, unë e respektoj në shumë kënde, unë atë ditë që jam shkarkuar, u fol sikur para se të vinim në inagurim, nga 7-8 anëtarë kabineti ndaluam tek Rogneri, unë kam takuar Irfanin dhe jam çuar dhe e kam takuar. Një nga ministret ka bërë foto dhe ia ka dërguar. Ishte e përgatitur. Unë e pashë atmosferën politike rreth meje, ndaj i kërkova të largohesha. Në Kongres u fol për pandeminë dhe rindërtimin, unë nuk u lejova të flisja. Unë e kuptoja shumë mirë. I mençuri i dynjasë nuk jam, por budalla nuk jam. Kam folur me dy miq të mi dhe i kam dhënë që dua të largohem sepse nuk dua të dëmtoj. Ai nuk më la të largohesha dhe ka ardhur kërcënimi i parë në mbledhje të Kryesisë. Më 24 korrik është dhënë që unë largohesha se kam dëmtuar unitetin e PS. Me ndonjë batutë do iu përgjigjet kryeministri, me dardha, mollë e pjeshkë. Në mbledhjen e Kryesisë tha "Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin". Njerëzit që më njohin e dinë që jam impulsive. Mendova se mosha ime 55 vjeç, nuk do t'ja falja vetes po të kisha dhënë ndonjë gjë. Le të bëjë batuta sa të dojë, të qeverisi me batuta. U sajua pjesa e mercenarit./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Lajthitja' e Ahmetajt: Mireli më pagoi hotelin se ma shihte gruaja (Si betohej te Fevziu për faturat)

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiti

TIRANË- Duke folur nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka përgënjështruar veten sa i përket pagesave të faturave në disa hotele jashtë vendit të kryera nga Mirel Mërtiri për llogari të tij.

Rreth një vit më parë, më 23 shkurt të vitit 2023, Ahmetaj ishte i ftuar në “Opinion”, ku i quante spekulime fashikujt e SPAK ku Mirel Mërtiri kishte paguar faturat e hoteleve ku qëndronte ish-numri dy i Qeverisë, ndërsa këtë të enjte, në “Çim Peka Live”, Ahmetaj e pranon. Sipas tij, pagesat janë kryer nga Mirel Mërtiri, por paratë kanë qenë të tij. Ish-ministri shprehet se për arsye pesonale nuk dëshironte që të dilte emri i tij në fatura, pasi nuk donte përplasje me ish-familjen e tij të dikurshme.

Brenda një harku kohor prej rreth një viti, ish-zëvendëskryeministri del publikisht me dy versione të ndryshme për të njëjtën çështje. Pyetje që shtrohet është, cili version ti besojmë?

Çfarë thoshte në “Opinion”

Arben Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër të bërë. Këto janë spekulime, nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë dhe nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ja kam kërkuar asnjëherë kartën Zotos, janë spekulime të pastra. Ishalla do Zoti dhe arrini ta pyesni ndonjëherë ndonjë nga ata.  (Për faturën e hotelit).

Çfarë deklaroi sot?

Arben Ahmetaj: Po si u akuzova unë? Se të njoh unë ty dhe duhet të jem unë përgjegjës. ti ke udhëtuar me mua, po, ti mund të më kesh paguar hotelet, po edhe jo, sepse ti kam dhënë paratë. Kanë qenë arsyet e mia personale se përse nuk e kam emrin tim në hotele dhe kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen e dikurshme. Unë Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Mirelin po e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij është historia sesi ndahet miqësia nga interesi publik. Të qënit mik e shok nuk do të thotë që unë mbaj përgjegjësi se çfarë ndodh me atë njeri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Paralajmëron Ahmetaj: Po të hetohet inc. i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen, do shkojë shumë lart

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka refuzuar të jetë ai ideatori I ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Madje sipas tij, ai e ka refuzuar që në vitin 2016. Më tej, nga arratia, në një intervistë për “Çim Peka Live”, ish-numri dy i Qeverisë u shpreh se po të bëhet një hetim i vërtetë tek inceneratori i Tiranës atëherë qytetarët do të “llahtarisem”. Më tej Ahmetaj akuzoi TCH. Ndërsa paralajmëroi se nëse hetimet thellohen atëherë korrupsioni do të shkojë shumë lartë, duke nënkuptuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Arben Ahmetaj: Ka një letër që ka të bëjë me inc. e Tiranës në 2016. Nuk ka qenë ideja ime, po edhe sikur është perverse të shkosh në ambasada dhe të thuash është ideja e tij. Kam filluar ta refuzoj inceneratorin e Tiranës që në 2016. Hetimi ka shkuar tek pllakat, laminatet e kuzhinës, është pyetur zdrukthtari nga Elbasani. Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk habiten por do llahtarisen ku do shkojë. Unë thashë ndiqni paratë. Unë po goditesha me gurë nga dritaret e TopChannel e të tjera. Pra po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do shkojë shumë lart.

Pyetje: Sa lart?

Arben Ahmetaj: Në maksimum./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Inceneratorët i dërgoi tek Ilir Meta'/ Ahmetaj: Konspiracion, Rama nuk e ka besuar

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur për çështjen e inceneratorëve. Për 'Çim Peka Live', Arben Ahmetaj tha se teorinë e konspiracionit se ishte ai personi që ia dha dosjen kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e përdori kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij tha se dosja ka dalë nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por e gjitha sipas tij u trillua për ta bërë "kokë turku". Ndryshe do të dilnin emra të tjerë nga dosja. Sipas Ahmetaj, nëse hetohet procedura, përfundojnë të gjithë të hetuar nga SPAK.

Arben Ahmetaj: Goditja ndaj meje ka nisur herët. Kam pasur disa përplasje me kryeministrin, disa profesionale, aq sa lexon edukata. Teoria e konspiracionit që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Veliaj dhe Belinda Balluku. Unë nuk e besoj që Edi Rama e ka besuar se është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja ka qenë objekt hetimi nga KLSH. U përdor si justifikim për tu gjetur koka e turkut. U ndërtua goditja dalë ngadalë. Filloi gjithë tymnaja që jo ka dhënë dosjen. Miqtë e mi e thoshin me keqardhje në tavolina, sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Nuk e besoj që Ed Rama e ka besuar, por e ka përdorur për të gjetur një njeri që sipas tij ti vendosë tapë çështjes së inceneratorëve. Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën. Procedurat i përfshijnë të gjithë, a ka vendime për bonueset? Po, ka. Unë jam i vetmi që nuk kam firmosur. S'kam bërë as prokurim. Po të ishte me procedurë do të ishte për të gjithë. Po të kapej procedura nuk ka më puzzle për inceneratorin.

1 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj: Mirel Mërtirin e kam shok!

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje nga arratia rreth akuzave ndaj tij për inceneratorin e Fierit. Ai ka mohuar të ketë ndikuar tek kryebashkiakët e majtë. Ndërkohë që ka folur rreth pagesave të kryer nmga Mirel Mërtiri, dhe ky i fundit në kërkim në disa hotele jashtë vendit. Deklaratën e bëri i ftuar në “Çim Peka Live”.

Pyetje: Pra ju po thoni që Arben Ahmetaj nuk po hetohet për inceneratorët?

Arben Ahmetaj: Po më hetohet gjithë jeta përveç inceneratorëve. Edhe marrëdhënia me Erjolën. Madje edhe me kë kam pirë kafe. Nuk jam pjesë e procedurës. Nuk kam pasur funksion të tillë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk kam pasur asnjëherë mundësi as të jap leje ndërtimi, as prokurim. A u bënë 1.1 mld dollarë për rindërtimin? Gjithë prokurimin e kanë bërë palët e treta. Po hetohet jeta ime. Dyshimet në dosje janë për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe pastrim parash.

Pyetje: Si shpjegohet pagesa nga ITS për disa apartamente?

Arben Ahmetaj: Praktikisht bëhet fjalë për 27 mln lekë të vjetra, për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubacionet. Ish-gruaja ime ka kontraktuar një individ. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe ka përdorur niptin, kjo nuk është puna e bashkëshortes time. Flasim për një pronë të deklaruar që është deklaruar që në vitin 2007. Po e kam njohur Mirel Mërtirin. Ai e kishte nisur punën në Fier. Nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon për të ndihmuar Mirel Mërtirin.

Pyetje: A e keni ndërmjetësuar me kryebashkiakët e majtë për ta ndihmuar Mirel Mërtirin?

Arben Ahmetaj: Nuk kam ndërmjetësuar me askënd. Ata ish-kryebashkiakë mund të pyeten. Pyesni Baftjarin, Nikon. Po si u akuzova unë? Se të njoh unë ty dhe duhet të jem unë përgjegjës. ti ke udhëtuar me mua, po, ti mund të më kesh paguar hotelet, po edhe jo, sepse ti kam dhënë paratë. Kanë qenë arsyet e mia personale se përse nuk e kam emrin tim në hotele dhe kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen e dikurshme. Unë Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Mirelin po e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij është historia sesi ndahet miqësia nga interesi publik. Të qënit mik e shok nuk do të thotë që unë mbaj përgjegjësi se çfarë ndodh me atë njeri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: E kam humbur besim tek SPAK! 'Thumba' Ramës...E dimë kush e bën Vetting-un

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryemintri Arben Ahmetaj ka folur nga arratia rreth hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj tij. Ai deklaroi se nuk është arratisur nga Shqipëria. Gjatë intervistës së tij në “Çim Peka Live”, Ahmetaj ‘thumboi” Kryeministrin Edi Rama, ndërsa shton se për këtë që po ndodh ishte i përgatitur shpirtërisht. Po ashtu nuk munguan akuzat ndaj drejtësisë, së cilës i drejtohet “Drejtësia e re”. Ndërkohë, Ahmetaj shprehet se refuzon të kthehet për tu përballur me drejtësisë pasi gjykimi ndaj tij është politik.

Arben Ahmetaj: Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ministri, por që të ndodhë kjo nuk është më çudi. Të ndodhë kjo në kuadrin e drejtësisë së re ku në 3 muaj të kërkohet arrestim. Nga e dinit që kërkohej një masë ekstreme? Kishit indicie që ndaj jush ka shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët që përballjen me drejtësinë ta bënit jo fizikisht? Nuk e kisha menduar që në një drejtësi të re, do të largohesha për shkak të influencimit të drejtësisë së re. Nuk e kisha menduar që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik. Prandaj e nisa më parë, nuk ka nisur me mercenarin goditja ndaj meje, ka nisur shumë më herët.

Pyetje: Pse Arben Ahmetaj, duke qenë se jeni i vetmi, të tjerët heshtje totale? Pse Arben Ahmetaj?

Arben Ahmetaj: Nuk jam arratisur nga Shqipëria. Nuk më ka ndihmuar askush, përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im të gjithë kolegët e mi kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua. E dyta, nuk më ka ndihmuar kush të largohem. E prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha prarë frymëzimin politik diku nga vjeshta e vitit '23. Mendoja që me gjithë atë fryrje politike, SPAK kishte shfryrje gati-gati personale. Madje pyetja si ka mundësi që një drejtësi e tillë të jetë drejtësi e re? Të bazohet në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, nuk e kisha menduar që do të kishin atë padurim statistikor për t'i treguar me zell ish-liderit tim politik se ja na e nxorre në pritë, e vramë. Isha i përgatitur shpirtërisht. Kur kam lexuar dosjen, dosja është bazuar në supozime, jo në fakte, unë gjatë intervistës me ju jam gati ti marr një nga një. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë mos e humbas tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë zoti Metani, është strukturë e re por me të njëjtit njerëz. Refuzova të kthehesha sepse e dija që goditja ime ishte e frymëzuar me zell politik. Çështja e inceneratorëve u foksua tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruara para shqiptarëve, e kam me letra. Unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time që në shtator 2021, mësuan se në finale e dimë kush e bën Vettingun, kush dërgon dhe bën koordinatorin mes X dhe Y. Kur morëm vesh se në Elbasan dhe në Fier nuk kisha asnjë firmë. Zero. Është me ligj, detyrë e autoritetit kontraktor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj 'thyen' heshtjen: Nuk jam arratisur nga Shqipëria! Betejë e 3-fishtë ndaj meje

Ahmetaj 'thyen' heshtjen! Sulmon Ramën dhe Veliajn: Jam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeminitri Arben Ahmetaj ka ‘’thyer’’ heshtjen këtë të enjte duke dalë publikisht në një intervistë televizive që pas arratisjes. Ai ka treguar arsyen pse është largua nga Shqipëria. Sipas tij ndaj tij ka një betejë të trefishtë, politike, mediatike dhe juridike.Deklaratën e bëri në “Çim Peka Live”.

Pyetje: Pse u larguat nga Shqipëria?

Arben Ahmetaj: Iu përgjigja kërkesës për intervistë për arsye fare të thjeshtë, në dijeninë time jeni një TV e pakët që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë 3-fishe, politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike, shtati ka qenë politk. Dua ta sqaroj, të gjitha ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Momentin që unë kam kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data në mos gabohem o 9, o 8 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që filloi, sepse shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin e inceneratorit që doli para SPAK, ka ndodhur shumë më herët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB