"Dua të shkoj si zonjë në spital"/ DETAJE nga operacioni që i kushtoi jetën Irida Hasallës

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që kreu Irida Hasalla në spitalin Amerikan 2, gjatë të cilit humbi jetën. Shoqja e 28-vjeçares e cila dhe e ka shoqëruar në spital ditën e ndërhyrjes, ka rrëfyer se për operacionin Irida kishte paguar 4 mijë euro.
Sipas saj kur gjithçka përfundoi mjekët nuk thanë se e reja kishte probleme. Madje për çudi, shoqja e ngushtë thotë se e vetmja gjë që i kërkuan me ngulm, ishte pagesa e operacionit, mbi 4 mijë euro, rreth orës 23:30.
‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin, përpos analizave’- ka treguar shoqja.
Nga ana tjetër kushërira e saj tregon se si rrallë herë, Irida kishte lyer flokët, bëri thonjtë e madje vendosi edhe qerpik. “Dua të shkoj si zonjë në operacion”, i kish thënë e reja kushërirës dhe shoqes së ngushtë.
Irida prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë, trajtime që siç familjarët na tregojnë, kanë kushtuar deri në 200 mijë euro. Por e mundonte prej kohësh pesha e saj trupore dhe vendosi të heqë dhjamin. Ndërhyrjen zgjodhi ta bënte në spitalin privat “Amerikan 2” në Tiranë. Pas konsultave me mjekët atje, të hënën e 29 janarit 2024 u fut në operacion për të hqur një masë dhjamore.
I vëllai i të ndjerës, Arenca Hasalla tregon i prekur se pas daljes nga salla e operacionit, e motra u përball me një neglizhencë nga ana e stafit mjekësor, që pasoi me goditjen e një trompoze. Ndërsa mjekja Rezarta Kapaj është ‘zhdukur’ dhe pas vdekjes së motrës së tij, nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme./ZËRI
VD EKSKLUZIVE- Vëllai i të ndjerës Irida Hasalla përballet me drejtorin e "Amerikan 2", mjeku: Çfarë do nga unë?

TIRANË- ZËRI ka siguruar momentin e përballjes së vëllait të të ndjerës Irida Hasalla, Arenc me drejtorin e spitalit privat "Spitali Amerikan 2". Në videon e mëposhtme, dëgjohet mjeku, fillimisht duke folur turqisht, e dëgjohet teksa thotë: Po, si do t'ja bëjmë? Çështje kërkimi, çështje kërkimi! Duket sikur po flet për vdekjen e të motrës së Arencit, vetëm 28 vjeç. Gjatë bisedës së regjistruar, mjeku i thotë Arencit se e motra ka vdekur, ndërsa i shton se nuk e kupton se çfarë kërkon prej tij. Sipas drejtorit, tani çështja po hetohet nga Policia dhe duhet të presin për marrjen e një vendimi.
BISEDA E PLOTË:
Arenc Hasalla: Ku është drejtori? O drejtor
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Hë?
Arenc Hasalla: Mund të bisedojmë pak?
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Po! Sa të mbaroj se jam në telefon.
Arenc Hasalla: Sille tani ta shikosh shkakun e motrës, autopsinë do e bëj në shtet. Tani doktoresha, me ça urdhëri, pa firmën time dhe duke parë dosjen e motrës që është me kancer, si mund ta marri përsipër?
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Tani është futur në lojë Policia.
Arenc Hasalla: Ore Policia është kur vdes personi
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Ata po shkojnë tek Policia e Mjekësisë Ligjore, ata do të përcaktojnë të gjitha gjërat se çfarë ka ndodhur.
Arenc Hasalla: Është e thjeshtë, motra ime ka ardhur me dosje këtu.
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Jo, jo! Mos u merr me këtë pjesë.
Arenc Hasalla: ...dhe vuan nga kanceri.
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Çfarë problemi ke që do ma kërkosh mua? Nuk di asnjë gjë lidhur me këtë gjë
Arenc Hasalla: Do e lëmë pa zgjidhje?
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Patjetër që po e zgjidh Policia, erdhi eksperti...ai OPGJ, shefi i Krimeve, kanë ardhur dhe kanë marrë në administrim trupin. Do kesh të gjitha përgjigjet pa problem. Dakord?
Irida Hasalla ndërroi jetë 24 orë pas operacionit që zhvilloi me mjeken Rezarta Kapaj. E reja ishte me tumor në mitër dhe kurohej por mjekët se morën parasysh këtë fakt, për 4 mijë € operacion estetik. Për arsye që ende nuk dihen, ata i dhanë "ok" për të kryer një 'liposuction', ose ndryshje heqje dhjami. Tani familja i ka kallëzuar në Policia dhe kanë nisur hetimet. Mjekja dhe anestezisti nga ana tjetër pretendojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa në kartelë kanë shkruar se e reja ndërroi jetë nga shkaqe të panjohura./ZËRI
VD- Vëllai i Irida Hasallës telefonon mjeken: Do më përgjigjesh me shpirtin e motrës! Mjekia: Firmosët vetë

TIRANË-Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla e cila humbi jetën në spitalin ‘Amerikan 2’ pas një ndërhyrje plastike ka telefonuar doktoreshën Rezarta Kapaj e cila operoi të motrën duke e akuzuar atë për ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Në videon e siguruar nga JOQ, Arenc Hasalla akuzoi mjeken për neglizhencë duke thënë se nuk ka parë fare kartelën mjekësore të Liridës.
Biseda telefonike mes Arenc Hasallës dhe doktoreshës që operoi të ndjerën:
Arenc Hasalla: Unë jam i vëllai i së ndjerës Irida. Më thuaj si e more kartelën e saj në dorë dhe cfarë dije ti për Iridën.
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk më duket e përshtatshme të flasim në telefon, nuk u takuam dot jashtë...
Arenc Hasalla: Sot kanë ardhur nga Belgjika 500 fleta ku thuhet se ka qenë me kancer
Mjekja Rezarta Kapaj: Ajo mua më ka gënjyer...
Arenc Hasalla: Për çfarë të ka gënjyer, analizat i ke bërë? Kartelën e ke parë... kush ka firmosur?
Mjekja Rezarta Kapaj: Vetë ka firmosur! Sapo erdha nga komisariati i policisë. Nuk thashë që nuk ka bërë ndërhyrje por më ka thënë se ka qenë e shëruar. Pse do ta merrja unë një të sëmurë...
Arenc Hasalla: Si i ra trombozë motrës time dhe ti nuk i kishte vendosur corapet e trombozës, isha unë aty
Mjekja Rezarta Kapaj: Ju lutem, kjo ishte një fatkeqësi
Arenc Hasalla: Ti mua do më përgjigjesh për shpirtin e motrës time, nuk i dua ato lekë. Një njeri me kanxcer nuk pranon narkozë, cfarë doktoreshe je, ku je diplomuar?!
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk ia kam vendosur unë narkozën por anestezisti. Ju lutem tani...
Më herët një reagim erdhi edhe nga spitali Amerikan 2, pas rastit të 28-vjeçares. Në reagim, spitali shprehet se e reja ka pësuar një përkeqësim të gjendjes në mënyrë të menjëhershme, nga një komplikacion post operator, mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë të mortalitetit, që është pjesë e riskut për çdo ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu, Spitali thekson se është i hapur për bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit.
Irida Hasalla humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2. Policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes, pasi familjarët kanë bërë denoncimin. Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi./ZËRI
28-vjeçarja iu vdiq në duar, Spitali Amerikan 2: Gjendja e vajzës u përkeqësua menjëherë

TIRANË- Spitali Amerikan 2 ka reaguar për vdekjen e 28-vjeçares Irida Hasalla, një ditë pas zhvillimit të operacionit në këtë spital.
Përmes një njoftimi për mediat, spitali shprehet se bëhet fjalë për një ndërhyrje rutinë, e kryer protokollit mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsulencat dhe analizat pre operatore të nevojshme. Në reagim, spitali shprehet ndër të tjera se e reja ka pësuar një përkeqësim të gjendjes në mënyrë të menjëhershme, nga një komplikacion post operator, mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë të mortalitetit, që është pjesë e riskut për çdo ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu, Spitali thekson se është i hapur për bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit.
Njoftimi i Spitalit Amerikan
Deklaratë
Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.
Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme.
Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.
Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.
Spitali Amerikan, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale./ZËRI/
Vëllai i Irida Hasallës betohet për hakmarrje: Do e marr hakun tënd

TIRANË-Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Irida Hasalla, e cila humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2 është betuar për hakmarrje.
Vëllai i të ndjerës, ka ndarë një foto krah 28-vjeçares, ku shkruan “Si na le kështu o zemra vëllait. Si do jetoj jetën pa ty. Hakun tënd do e marrë vëllai jot”.

Sipas tij mjekët e futën në operacion motrën e tij edhe pse kjo e fundit vuante nga kanceri. Ai thotë se mjekët i kanë thënë motrës se nuk ka pasur rrezik nëse i nënshtrohej kësaj ndërhyrje kirurgjikale për të cilën janë paguar 4 mijë euro, sipas familjarëve. Arenci tregoi se motra nuk duhej të ishte futur fare në operacion pasi trupi i saj nuk e përballonte narkozën, duke qenë se prej 2 vitesh vuante nga kanceri.
Policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes, pasi familjarët kanë bërë denoncimin. Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi./ZËRI
Pamjet brenda spitalit Amerikan, e reja pa çorape kundër mpikjes së gjakut: U rrëzua kur shkoi në tualet

TIRANË- Detaje të reja nga vdekja e 28-vjeçares Irida Hasalla, pas ndërhyrjes për heqjen e dhjamit në ambientet e spitalit Amerikan. E reja që dyshohet se humbi jetën për shkak të trombozës, sipas familjarëve nuk i janë veshur çorapet kundër mpikjes së gjakut.
Siç shihet dhe në fotot e shpërndara nga vetë familjarët, e reja ka qenë e veshur me çorape të zakonshme, ndërsa sipas të vëllait tromboza i ka rënë në momentin që ka qenë duke shkuar në banjo. Ndërkohë që shoqja e saj është shprehur se Irida kishte paguar rreth 4 mijë euro në spitalin amerikan, për kryerjen e kësaj ndërhyrje.
“Në orën 10:00 ka dashur të shkojë në tualet një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Pastaj u fut në sallën e operacionit ishte pa ndjenja 6 orë”, ka treguar i vëllai, teksa ndodhej në ambientet e morgut.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin, ndaj edhe për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi./ZËRI
E futën në operacion për dhjamin, u vdiq në duar, mjekët për Irida Hasallën: Ndoqëm procedurën!

TIRANË- Irida Hasalla, 28-vjeçe, ka ndërruar jetë 24 orë pasi ka bërë një ndërhyrje plastike në spitalin ‘Amerikan 2’. Ndërhyrja është bërë edhe pse e reja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me kancer.
Mjekja Rezarta Kapaj dhe anestezistja janë marrë në pyetje nga një grup hetimor i ngritur nga Policia e Shtetit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se mjekët pretendojnë se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme. Por sërish, Prokuroria ka nisur verifikimet, ndërsa pritet edhe autopsia, e cila do të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes./ZËRI
'Vdiq nga tromboza'/ Irida Hasalla humbi jetën pas operacionit te ‘Amerikan 2’, zbardhet skeda e vdekjes

TIRANË- Zbardhet kartela e 28-vjeçares, Irida Hasalla, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin "Amerikan 2" për heqjen e dhjamit. Në kartelën e siguruar nga ZËRI, shkruhet se nuk dihen shkaqet e vdekjes të së resë, ndaj edhe pritet përgjigjia e autopsisë. Por familjarët pretendojnë të kundërtën.

Në rrëfimin që kanë bërë për ZËRI, i vëllai Arenc Hasalla tregoi se e motra ishte mirë pas operacionit, madje ka kërkuar që të shkonte në tualet. Por një infermiere i ka dhënë leje që të lëvizte vetë, por në momentin që është ngritur në këmbë, është rrëzuar në tokë dhe i ka rënë trombozë.
Sipas familjarëve, të resë nuk i është bërë asnjë gjilpërë për të parandaluar një trombozë të mundshme, madje as nuk i ishin veshur çorapet e posaçme që janë procedurë për çdo ndërhyrje.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin, ndaj edhe për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi./ZËRI
Vdekja e të resë në spitalin Amerikan, policia: Kemi marrë në pyetje mjekët dhe anestezistin

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vdekjen e 28-vjeçares Irida Hasalla, pas një ndërhyrje estetike pranë spitalit Amerikan. Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Njoftimi i policisë: Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mësohet se e reja i është nënshtruar ndërhyrjes së të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trombozë dhe ndërroi jetë. Familjarët e të resë kanë denoncuar spitalin dhe mjeken Rezarta Kapaj, që e ka futur në sallën e operaconit, pa marrë parasysh faktin që 28-vjeçarja ishte nën trajtim nga kanceri në Belgjikë, shtet dhe ku jetonte në vitet fundit.
Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme./ZËRI
Nën trajtim për tumor dhe bëri operacion për heqje peshe, vdes 28-vjeçarja në Spitalin Amerikan

TIRANË- Një 28-vjeçare, e identifikuar si Irida Hasalla, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje estetike në Spitalin Amerikan. Mësohet se e reja i është nënshtruar ndërhyrjes së të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trombozë dhe ndërroi jetë. Familjarët e të resë kanë denoncuar spitalin dhe mjeken Rezarta Kapaj, që e ka futur në sallën e operaconit, pa marrë parasysh faktin që 28-vjeçarja ishte nën trajtim nga kanceri në Belgjikë, shtet dhe ku jetonte në vitet fundit.
Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.
Vëllai i saj Arenc Hasalla denoncoi: Motra ime bëri një operacion që nuk i lejohej që ta bënte, për shkak se po trajtohej nga kanceri në Belgjikë. Operacioni ishte për heqje peshe, mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës sime, pa firmën e prindërve të mi. Mjekja ka qenë në dijeni të çdo gjëje, sepse ka pasur kartelën. Iku një jetë njeriu, mjekja duhet të vendoset para drejtësisë. Është jetë njeriu, jo pule, e di çfarë do të thotë të humbësh një motër, këtu vijnë njerëzit për tu shëruar apo për të vdekur, se motra erdhi, pagoi dhe 2 mijë euro dhe vdiq.
Varrimi i të resë do të bëhet ditën e nesërme në fshatin e lindjes së saj në Lushnje. Ndërkohë që nga vetë spitali Amerikan nuk ka asnjë reagim në lidhje me vdekjen e të resë, nëse janë kryer apo jo të gjitha analizat e nevojshme para operacionit, dhe nëse i ishte thënë 28-vjeçares rrisku që duhet të ndërmerrte për futjen në sallë, duke qenë se ishte nën trajtim nga kanceri.
/ZËRI