LIVE UPDATES

Berisha 'arrest shtëpie', PD mbledh Kryesinë. Caktohen 4 koordinatorët e aksionit opozitar

➤ Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë. ➤ Në mbledhjen e zhvilluar sot, ka marrë vendimin për të përcaktuar katër koordinatorë për të vijuar aksionin opozitar në terren. Emrat e përzgjedhur janë: Gaz Spahia; Klevis Balliu; Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako. ➤ Koordinatorët do të organizojnë aksionin opozitar në terren dhe do të vendosin si do të vazhdojnë protestat dhe e ashtuquajtura "mosbindje civile". ➤ Pas mbledhjes, ishte Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ai që dha detajet e mbledhjes. ➤ I pyetur nga gazetarët, Noka dha se është çështje ditësh bashkimi i Partisë Demokratike. ➤ Ndërsa lidhur me Partinë e Lirië, tha se aleatët do u bashkohen protestave.

2 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Noka zbulon detajet: Edhe PL me ne në protesta

Berisha 'arrest shtëpie', PD mbledh Kryesinë. Caktohen 4
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë. Noka paralajmëroi se grupimi mbështetës i i ish-kryeministrit Sali Berisha do të organizojë protesta në të gjithë vendin, por sërish nuk dha një datë. Sipas tij, në mbledhjen e sotme u diskutuan dhe format e përshkallëzimit të aksionit opozitar, duke shtuar se 4 koordinatorët e caktuar do të ndihmojnë në çështjet e organizimit të PD. Sa i përket aleatëve, ai shtoi se kolegët e Partisë së Lirisë do të jenë në mbështetje të Partisë Demokratike për përshkallëzimin e protestave.

Prononcim për mediat nga selia e PD, e Sekretarit të Përgjithshëm të PD:

Flamur Noka: Për të burgosur opozitën dhe për ta asgjësuar atë. Situata është edhe më e rëndë dhe kryesia mori në shqyrtim edhe situatën në parlament. Vendimet për të përjashtuar dhe për të shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët të paktën në seancën e fundit demonstruan në mënyrë krejtësisht brenda rregullores me pankarta, tregon që këtu regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, çdo forcë, çdo aktor politik apo jo që është kundërshtar dhe nuk bie dakord të bjerë në kthetrat e tij. Edi Rama përfundimisht po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature, të asgjësimit të pluralizmit, duke shkelmuar opozitën duke i mohuar të drejtat asaj dhe duke tentuar ta asgjësojë. PD është e vendosur për ti qëndruar përballë dhe kjo kryesi e saj diskutoi format mënyrat e diversifikimit të aksionit tonë për ta përshkallëzuar atë për të ecur drejt mosbindjes civile si e vetmja formë për të çliruar Shqipërinë nga ky oktapod i rrezikshmë dhe për të ringjallur përsëri shpresën se në Shqipëri mund të ketë demokraci dhe liri. U diskutuan edhe çështje të tjera organizative, zyra e organizimit do të forcohet me 4 koordinatorë organizativë, zoti Këlliçi do të jetë drejtuesi politik i Tiranës dhe vendime të tjera organizative.

Pyetje: Ke vendosur datën e mbajtjes së një proteste kombëtare?

Flamur Noka: Këtu do të jemi dhe do të vijmë te ajo ditë. Ne tani kemi një vend ku edhe protestojmë por edhe kemi transferuar parlamentin e shqiptarëve dhe ajo është ‘Rruga e Shpresës’. Pastaj u diskutuan edhe format e përshkallëzimit duke zbritur në të gjitha degët e Shqipërisë dhe do të ketë protesta dhe mosbindje civile në të gjitha qarqet dhe në çdo rrugicë të vendit.

Pyetje: A u diskutua bashkimi me deputetët e tjerë dhe a do të ketë një mbledhje të përbashkët të deputetëve gjatë kësaj jave meqënëse është java e gjelbër për të diskutuar edhe 19 përjashtimet të cilat u miratuan ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës dhe si po shkon procesi i bashkimit me deputetët që ndjekin zotin Bardhi?

Flamur Noka: Kukuvajkat e regjimit, se një zonjë që donte të shkatërronte aksionin opozitar u kritikua nga kolegët e saj, ngritën një tymnajë të madhe sikur gratë po dhunoheshin, pse ajo zonjë u keqpërdorë. Dje dhe sot kemi parë propozim dhe vendim për të dhunuar të gjitha zonjat deputete të PD, të cilat në mënyrën më civile dhe qytetare me pankarta në duar protestuan kundër shkeljes së Kushtetutës, protestuan kundër mohimit të të drejtave të opoztiës dhe kundër dhunimit të fjalës së lirë dhe deputetëve në parlament. Pse protestuan, këto zonja po shpallen armike nga Linda e parlamentit dhe shoqet e saj, e kuptoni ku është demokracia? E keqpërdorën një deputete dhe ngritën një tymnajë të madhe, ndërkohë dhunohen po nga Linda dhe nga ato që e keqpërdoren dhunohen zonjat e parlamentit pse protestuan në mënyrë civile dhe qytetate. Ja ky është bashkimi tërësor ose fuzioni i plotë i deputetëve të grupit parlamentar në PD ka marrë prej kohësh bekimin e kryesisë së PD. Kjo është një kërkesë e kahershme e çdo demokrati në bazë dhe sigurisht kryesia i ka hapur rrugë dhe ka dhënë bekim për këtë. Çështje ditësh do të merrni dhe lajmin e këtij bashkimi tërësor në PD të deputetëve.

Pyetje: Katër koordinatorët që u vendosën sot si janë ndarë në zonat e Shqipërisë?

Flamur Noka: Katër koordinatorët janë ndihmës në punët dhe çështjet e organizimit të partisë. Ata ndihmojnë kryetarin, sekretarin e përgjithshëm dhe zyrën e organizimit për çështjet organizative të PD. Kryesia miratoi propozimin e kryetarit dhe ata që nesër do të fillojnë punën. Partia ka nevojë për tu fuqizuar për tu organizuar partia do ristrukturohet do ringrihet dhe do përballet me këtë regjim./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mblidhet kryesia e PD, ja 4 koordinatorët e zgjedhur (DETYRAT)

Berisha 'arrest shtëpie', PD mbledh Kryesinë. Caktohen 4
Partia Demokratike

TIRANË- Bardh Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako janë katër Koordinatorët e zgjedhur këtë të martë nga Kryesia e Partisë Demokratike. Detyra kryesore e tyre do të jetë organizimi i strukturave në terren, por dhe organizimi i protestave dhe me organizimin në tërësi të partisë. 

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike u zhvillua këtë të martë në selinë blu, në mungesë të kryedemokratit Sali Berisha, i cili ndodhet në "Arrest shtëpie" me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani"./ZËRI

Poll

MOS HUMB