Vasili i bashkohet protestës së PD në Kuvend

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili mbajti një fjalim të shkurtër këtë të hënë në protestën e organizuar përballë Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Vasili nuk kurseu akuzat dhe kritikat për Kryeministrin Edi Rama. Këtë të fundit e cilësoi si frikacak, që fshihet pas “fustanave të ministreve”.
Petrit Vasili: Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë. Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë.
Sot, parlamenti mbajti seancën e radhës, e cila nuk zgjati më tepër se 15 minuta. Deputetët e PD të përjashtuar u përplasën me Gardën, duke tentuar të hyjnë në parlament. Disa prej tyre ia dolën që të çajnë kordonin policor dhe të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku pati përplasje. Pasi qëndruan disa kohë në Kuvend, mbështetësit e opozitës dhe deputetët demokratë janë nisur drejt shtëpisë të liderit të PD-së Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për akuzën e korrupsionit në aferën “Partizani”. Berisha lajmëroi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 20 shkurt./ZËRI
Basha 'thumbon' deputetët e PD: Janë atje me firmën time!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka qenë i ashpër në reagimin e tij sa i përket aksionit opozitar në parlament. Gjatë fjalës së tij në takimin me demoktratët e degës 12, Basha tha se aksioni i sotëm ishte një teatër që luhet nga një grusht aktorësh pa vizion dhe që kanë probleme me drejtësinë. Ndërsa një “thumb” e kishte dhe për deputetët demokratë, që sipas tij janë aty me firmën e tij dhe jo për shkak të arritjeve personale.
Lulzim Basha: Sot duhej të ishte dita kur interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike për Edi Ramën për akuzat e bëra nga dyshi i tij që është pronari I vërtetë i inceneratorëve, ta vendoste para gjyqit të opinionit publik në parlament. Në fund të fundit opozita s’ka shumë pushtete, po këtë mundësi e ka dhe këtë mundësi nuk ia heq dot askush përveç vetes vet. Sot Edi Rama duhej të gozhdohej në parlament për implikimin që i bën dyshi i tij, beniamini i tij i dashur në arrati sepse kërkohet nga SPAK. Por kjo nuk ndodhi sepse u bënë 3 muaj që parlamenti është kthyer në një teatër. Një teatër që luhet nga një grusht aktorësh. Një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre po jo hallin e shqiptarëve. Njëri nuk do listat e hapura dhe thotë ik Enkelejd të vij unë bashkëkryetar. Tjetri ka problem të pambyllura me drejtësinë, tjetri nuk ka projekt politik përveçse të jetë vet deputet. Ky është turpi ynë. Nëse ka një njeri që duhet të jetë në krye të turpit i pari jam unë sepse janë atje më firmën time, të dalin dhe të shohin sa vota kanë marrë Kanë 3 muaj që janë alibia e Edi Ramës. Janë tutat e lakuriqësisë së tij politike.
Opozita dhe këtë të hënë vijoi aksionin e saj në Kuvend, ku bllokuan seancën, ndëesa nuk munguan as përplasjet me Gardën e Republikës, e cila ishte rreshtuar përpara kabinetit qeveritar. Ndërkohë që tensione u regjistruan dhe jashtë sallës ku deputetët e përjashtuar të PD tentuan të futen në sallëm ndërsa jashtë demokratët protestonin. Më pas deputetët, bashkë me ta dhe Gazment Bardhi marshuar drejt rrugës “Mustafa Matohiti”, duke iu bashkuar protestës poshtë dritares së Sali Berishës./ZËRI
FOTOLAJM/ Protesta e PD përmes pankartave

TIRANË – Qytetarë të shumtë kanë dalë sot në protestën e organizuar nga Partia Demokratike.
Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë. Protestuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku shkruhej “Bijtë e etërve: Do zhdukim opozitën”, “Duam që të dëgjohen deputetët tanë, të ketë liri e demokraci”, “Vrasësi i demokracisë”, “Pushkatimet kur do t’i filloni?”, etj.
Sot, parlamenti mbajti seancën e radhës, e cila nuk zgjati më tepër se 15 minuta. Deputetët e PD të përjashtuar u përplasën me Gardën, duke tentuar të hyjnë në parlament. Disa prej tyre ia dolën që të çajnë kordonin policor dhe të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku pati përplasje.








Pasi qëndruan disa kohë në Kuvend, mbështetësit e opozitës dhe deputetët demokratë janë nisur drejt shtëpisë të liderit të PD-së Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për akuzën e korrupsionit në aferën “Partizani”. Berisha lajmëroi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 20 shkurt./ZËRI/
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Me 20 shkurt, opozita në sheshe

TIRANË – Përpara protestuesve të shumtë, të mbledhur pranë shtëpisë së tij, kreu demokrat Sali Berisha ka lajmëruar se opozita do të mbajë protestën e radhës më datë 20 shkurt.
Berisha tha se e vetmja rrugë që ka mbetur për opozitën është mosbindja civile. Ai shtoi se më datë 20 shkurt, Shqipëria do të jetë në Tiranë, për të protestuar kundër Edi Ramës, kundër asaj që e quajti tirani në pushtet. Sipas Berishës, në protestë do të shemben edhe ngrehinat e fundit të krimit qeveritar.
Fjala e kryetarit të PD-së Sali Berisha:
Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë.
Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile.
Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.
20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.
Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë.
Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit./ZËRI/
'Bardhi, Bardhi, bravo Bardhi!'/ Pjesëmarrja e tij e parë pranë Berishës, turma ekzaltohet

TIRANË- Mbështetësit e Partisë Demokratike pasi kanë përfunduar tubimin para Kuvendit të Shqipërisë janë nisur për tek kryedemokrati Sali Berisha. Për herë të parë, me turmën është edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Duke qenë se kjo është hera e parë që ai shkon pranë kryedemokratit Sali Berisha, mbështetësit nuk e përmbajnë dot entuziamin.
Madje e kanë shoqëruar edhe me thirrje: Bardhi, Bardhi, bravo Bardhi.
Nga atje, ai mbajti edhe një fjalë të shkurtër, ku tha: Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurt. PD është e bashkuar.
Teksa demokratët brohorisnin emrin e tij, demokrati i përshëndeti me dy gishtat lart dhe me një buzëqeshje./ZËRI
Përplasja me Gardën, Salianji: Komandanti juaj mori 100 milionë euro, ndan tokën e detin me oligarkët

TIRANË- Ndërsa në Kuvend kishte nisur seanca plenare, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se garda e Republikës e la gjithë opozitën jashtë. Sipas tij, opozita nuk po lihet që të hyjë në sallë, sepse pushteti nuk do zëra, që të flasin sesi ndahet pasuria e vendit, toka e ajri për oligarkët.
“Si e lini ju kështu gjithë opozitën jashtë Kuvendit, jashtë vendit të tyre të punës? E bëni këtë që të mos flitet se qeveria ha qofte dhe ndan tokë, dete dhe ajër me oligakët. Nuk doni që të flasim sot që banda kriminale e Rilindjes ndan lekët me njëri-tjetrin dhe kreu i bandës është Edi Rama. Pasi i dalin nga vatha të vetët, përdor drejtësinë. Prandaj keni frikë, prandaj doni të na lini të gjithëve këtu. Ka nisur seanca. Kështu do veproni, duke u mbyllur si në vrimë të miut. Siç ka çuar në thertore disa nga bashkëpunëtorët e Rilindjes, do iu çojë me radhë të gjithë”, tha Salianji.
Edhe deputetët e tjerë të opozitës thanë se nuk mund të pengohen që të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues./ZËRI/
'Aman moj flisni, shih si na i bënë këmbët'/ Pas përplasjes me Gardën, Vokshi i ankohet socialistes

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar solidaritet nga koleget socialiste. Pas seancës plenare të zhvilluar ditën e sotme, Vokshi i është drejtuar Pranvera Resulajt duke i kërkuar që të ngrejë zërin përkundrejt dhunës që ushtroi Garda mbi të. Me gjeste dhe jo vetëm, Vokshi i kërkoi Resulajt që të shihte sesi kishte marrë lëndime në këmbë.
PJESË NGA VIDEOJA:
Albana Vokshi: Kam folur unë çdo herë. Shih pak këmbët se i kemi copë prej këtyre garditësve. Folu pra folu
Pranvera Resulaj: Nuk keni folur ndonjëherë kur jemi dhunuar ne
Albana Vokshi: Shiko si i kam këmbët unë./ZËRI
Kaosi nga deputetët e PD, paralajmërimi i Çuçit: Do përjashtojmë këdo që prish rendin

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi ka paralajmëruar kolegët e opozitës së do ndëshkohen. Në fjalën e tij para mediave, Çuçi tha se nëse rregullat do të thyhen dhe në Kuvend do të krijohet kaos dhe tensione, PS do të marrë masa. Po ashtu, pretendoi se asnjë nga deputetët nuk është ndaluar që të futet në Kuvend, por kur hasi kundërshtinë e gazetarëve, ndryshoi kurs duke u shprehur se të paktën ai nuk e ka parë.
"Besoj se e kam pasur të qartë që përballë rregullit nuk do na ndalë asgjë sepse jemi mandatuar nga shqiptarët që të bëjmë një jetë parlamentare normale. Nëse do të vazhdojnë kështu, nuk e di se çfarë presion që të kuptojnë akoma, po vazhduan ne do të vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këto që prish seancat apo mbledhjet e rëndësishme të komisionit. Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk është ndaluar dhe nuk u ndalua as sot. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar, për t’i futur me zor, është teatër kukullash,"-tha Çuçi.
Vendimi i fundit! Bardhi: Do i bashkohem protestës

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se i dha urdhër Gardës që mos u lejonte futjen në sallë. Pas seancën, në një fjalë për mediat, Bardhi tha se një situatë të tillë ndodh vetëm për shkak të regjimit autoritar. Po ashtu, i pyetur nëse do të merrte pjesë në protestën që po zhvillohet në oborrin e Kuvendit, Bardhi e pohoi.
Bardhi: Siç e patë në kuvend sot kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Për këtë arsye nuk u lejuan deputetët. Garda me urdhër të Edi Ramës tentoi që të linte jashtë deputetët e opozitës. Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet që të shqyhen që të futen në sallë. As Garda dhe as Policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni.
Ju do i bashkoheni protestës?
Bardhi: Patjetër do i bashkohem çdo proteste qytetarë kundër regjimit të Edi Ramës.
Deputetë të shumtë të opozitës (të përjashtuar ose jo) janë përplasur me Gardën e Republikës, teksa tentuan që të hyjnë në parlament. Pas shumë përpjekjesh, disa prej deputetëve të PD-së ia kanë dalë të çajnë kordonin e gardës dhe kanë hyrë në sallën e Kuvendit./ZËRI/
Çanë kordonin, deputetët qëllojnë me sende drejt Ramës e Nikollës

TIRANË- Deputetët e Opozitës kanë çarë kordonin dhe kanë arritur të futen brenda Kuvendit. Zëri mëson se disa prej tyre kanë nisur të gjuajnë me sende drejt kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Seanca është mbyllur 15 minuta pasi nisi. Sot ishte prezent dhe kryeministri Edi Rama, i cili u fut nga dera e pasme, pasi të gjithë deputetët e Opozitës që ishin përjashtuar nga senacat plenare, u mblodhën në hyrje të Parlamentit. Ata u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës, pasi kërkonin interpelancë urgjente me kreun e qeverisë.
Jashtë sallës së parlamentit ishin mbledhur edhe shumë qytetarë, në mbështetje të kauzës opozitare./ZËRI/
Hynë në sallën e Kuvendit, deputetët e PD shtyhen me Gardën, Rama i sheh
TIRANË- Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike, mes tyre Gazment Bardhi e Flamur Noka kanë hyrë në sallën e parlamentit. Ata hynë në sallë, në momentin që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i kishte dhënë fjalën deputetit Etjen Xhafaj.
Garda edhe brenda sallës nuk ka lejuar deputetët demokratë, që të mund të shkojnë pranë vendeve, ku ndodhej kryeministri Edi Rama, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla dhe ministrat e qeverisë. Deputetët e PD-së thanë se salla e Kuvendit është për turp. Ndërsa, gjithë skena është parë edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama.
MOMENTI ME VIDEO:
Deputetët e PD: Turp, turp!
Lindita Nikolla: Turp t'ju vijë ju që jeni të përjashtuar dhe që pengoni kolegët që të ndjekin seancën.
Noka: Ti, ti!
Nikolla: Fjala për zotin Etien Xhafa
Noka: Po, po!
Nikolla: Nuk po provokoj po vazhdoj me seancën, ju po provokoni./ZËRI
Këmbëngulja u vlejti, futen brenda sallës së Kuvendit deputetët e PD
TIRANË – Duket se mundi i deputetëve të Partisë Demokratike për të çarë kordonin e Gardës së Republikës, ia ka vlejtur.
Deputetët e PD-së Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka kanë arritur që të hyjnë në sallën e parlamentit.
Pavarësisht se u arrit që të çahet kordoni i Gardës, vetëm disa prej deputetëve të përjashtuar hynë në Kuvend. Pjesa më e madhe e tyre mbetën jashtë sallës së parlamentit./ZËRI/
'Berisha, Berisha'/ Protesta e PD para Kuvendit/ Qytetarët përplasen me Policinë, hedhin shashka
TIRANË – Në protestën e organizuar nga ana e Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme, u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe kanë ndezur flakadanë para ambienteve të Kuvendit.
Pak më herët, deputetët e PD-së janë përplasur me gardistët e Kuvendit në hyrje të parlamentit. Ata kërkuan që nga gardistët, që ata të mund të hapin derën e Kuvendit.
Jashtë sallës së parlamentit është lënë edhe deputeti demokrat Fatmir Mediu. Ky i fundit, duke qenë se mbeti jashtë sallës së parlamentit, ka telefonuar kryetaren e parlamentit, Lindita Nikollën. “O kryetare hapeni derën, nuk jam i përjashtuar”, ka thënë Mediu./ZËRI/
Përplasje me Gardën, Vokshi i kërcënon: O hapeni vetë, o do e hapi populli këtë derë
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur verbalisht me gardistët. Deputetja Albana Vokshgi tha se nëse derën e Kuvendit nuk e hapin deputetët, atëherë derën do ta hapë populli. Vokshi i bën thirrje Flamur Nokës, që të shtyjë më tepër.
DEBATI I PLOTË:
Vasili: Unë nuk po vij tek Garda të vij tek ty, pse nuk ma hap rrugën?
Vokshi: E morëm vesh edhe Edi Rama me kod mafie funksionon.
Baçi: Mos e teproni më.
Bardhi: A ka mundësi të futemi brenda në seancë? Po na pengon të ushtrojmë funksionin. Kush je ti? Hape derën. A ka mundësi të hapësh pak derën?
Vokshi: O hapeni vetë, o do e hapi populli këtë derë këtu ore
Noka: Jam përfaqësues i popullit këtu, jo i Linditës.
Korreshi: Po shty o Flamur shty
Vokshi: As urdhër nuk ka, vetëm me gojë i urdhërojnë./ZËRI/
Përplaset opozita me Gardën tek dera e Kuvendi, Dogjani-Nokës: Thirr popullin të futemi brenda!
TIRANË – Deputetët e Partisë Demokratike, që kanë thirrur protestë gjatë ditës së sotme, po tentojnëe që të hyjnë në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë. Megjithëse disa prej tyre janë të përjashtuar, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në seancë. Deputetët e përjashtuar nuk janë lejuar të hyjnë brenda parlamentit. Garda është bërë ‘gardh’ përpara derës së Kuvendit. Deputetët e PD thanë se në seancë mund të hysh vetëm nëse je hajdut.
PËRPLASJA VERBALE MES DEPUTETËVE DHE GARDËS:
Noka: Këta ça janë nuk janë deputetët tanë? Kuj i thu largohu ti mor?
Sula: Zoti drejtues i Gardës mos lejoni Arben Ahmetaj të futet në Kuvend!
Noka: Hap rrugën
Vokshi: Pa hy ne, nuk hy asnjë i PS ta dish mirë ti.
Salianji: E dun kështu ta 'majtas kthehu'. Ore nuk është kazemë kjo, kazermë e dini ju këtë? Edi Rama këta i përdor për të ruajtur paratë.
Vasili: E keni marrë përsipër ju këtë përgjegjësi?
Noka: Hapi rrugët bunkeri i Gardës.
Sula: Zonja terroriste hap rrugën. Zoti terrorist me kollare hap rrugën.
Vokshi: S'më ndalon dot mua ti
Zhupa: Hape rrugën se ne nuk jemi përjashtuar.
Salianji: Sa iu tha Dashi jam hajdut i hapët rrugën. Jo unë nuk e them, nuk jam hajdut.
Sula: Hajde zonja hajdute *merr prej dore Ina Zhupën
Zhupa: Hape rrugën tani se nuk jam përjashtuar. Ne do bëjmë mbledhje para dhe pastaj do hyjmë në seancë.
Vokshi: Nuk më ndalon të hyj dot në ambientet e Kuvendit. A hyj tek Kryesia? Zhupa: Bardhi shtyje njëherë.
Dogjani: Mos kap me dorë, hape rrugën do hyj unë brenda. Do futemi të gjithë brenda. Hape rrugën. Shtyni të gjithë. Hape rrugën. Apo do të thërrasim njerëzit të hyjmë brenda? Flamur, thirr popullin të hyjmë brenda. Diktaturë jeni dhe ju, a e kuptoni ju? Ça jeni ju? Mos merrni urdhëra nga banditë.
Vokshi: Kush je ti more, hap rrugën?
Dogjani: Hapni rrugën se iu erdhi populli brenda
Vokshi: Distancohuni more nga kjo bandë kriminale
Noka: Jeni ushtruar në ushtarë të krimit, ta mafies.
Salianji: Përdor atë si hapu susam, thuaj jam hajdut se hapet dera.
Bardhi: Hapni rrugën se na filloi seanca. Ore je mirë ti? Dua të ushtroj funksionin tim.
Vasili: Nuk jemi të përjashtuar na hap rrugë, gjeje si të duash. Hajde zoti Mediu.
Salianji: O Flamur hyni ju, po tërhiqemi ne. Futuni ju që nuk jeni të përjashtuar.
Vokshi: Hapu mo tani, mos u përdorni mo.
Zhupa: Hape se nuk jemi të përjashtuar. Distancohuni nga këto urdhëra./ZËRI/
Deputetët e PD mblidhen para Kuvendit
TIRANË- Kanë mbëritur në Kuvend deputetët e Partisë Demokratike. Mes personave të mbledhur në protestën e paralajmëruar për ditën e sotme, janë edhe Ervin Salianji dhe Ramadan Likaj. Dy deputetët e PD-së janë në mesin e të përjashtuarve nga seancat parlamentare.
Këtë të hënë, deputetët e Shqipërisë rikthehen në seancë plenare. Por, PD ka thirrur një protestë përpara parlamentit. Kuvendi ka marrë masa gjatë ditës së sotme, teksa në oborrin e parlamentit janë futur dy furgona të FNSH-së dhe autobote me ujë.
Gjithashtu, për të pasur një protestë sa më të qetë, janë angazhuar 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në koordinim me DVP Tiranë. Në parametrin e Kuvendit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve. RENEA gjithashtu është në gatishmëri, nëse ka incidente.
Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se është vetëm fillimi i protestave, që do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Kjo do të jetë edhe protesta pa liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi prej datës 30 dhjetor 2023, ai ndodhet në masën e sigurisë të arrestit të shtëpisë. Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se opozita nuk tërhiqet nga protestat e saj./ZËRI/
PD paralajmëroi kaos e protestë, Kuvendi "blindohet" me furgona të FNSH-së dhe autobotë

TIRANË- Partia Demokratike është përgatitur për të zhvilluar një protestë pasditen e sotme. Tubimi do të zhvillohet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, por Policia e Shtetit ka marrë masa. Në oborrin e Kuvendit janë futur dy furgona të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e një autobot. Kjo për të marrë masa në rast se protesta përshkallëzohet nga simpatizantët dhe deputetët e Partisë Demokratike./ZËRI
Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Noka: Sot qeveria duhet të kishte rënë

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në fund të së cilës, Flamur Noka kishte një komunikim me gazetarët, ku dha detaje nga aksioni i mëtejshëm i opozitës.
Noka u shpreh se qëndrimi i opozitës do të radikalizohet, ndërsa nuk dha detaje nëse gjatë ditës së sotme do të nisë një ngujim i deputetëve brenda sallës së Kuvendit.
Flamur Noka: Grupi i PD është i shqetësuar nga deklaratat e bëra nga Arben Ahmetaj, ishte një alarm i madh që në Shqipëri ka dy grupe kriminale, e para është qeveria, dhe e dyta SKAP që vepron me urdhër politik, që mbulon gjurmët e organizatës së parë. SKAPI mbulon dhe fsheh provat që Erion Veliaj është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës.
Të dhënat që tha Ahmetaj janë rrëqethëse, nëse SKAPI do të ekzistonte sot qeveria duhet të kishte rënë, duhet të ishin marrë të pandehur Edi Rama, Erion Veliaj dhe biznesmeni Blerim Hoxha. Situata tjetër që u diskutua në mbledhjen e grupit, është qasja armiqësore që Edi Rama ka në Kuvend ndaj deputetëve të opozitës.
Për këtë ne kemi thirrur një protest për demokracinë, për pluralizmin dhe Shqipërinë, sot në protestë do të jenë të gjithë deputetët që janë të përjashtuar. Bashkimi i demokratëve është në proces, unë e kuptoj që ju doni zhvillime të përditshme nga opozita, por mos u bëni merak, opozita është e bashkuar.
Bledi Çuçi mbledh deputetët, të enjten votohet marrëveshja me Italinë dhe amnistia në burgje

TIRANË- Është mbledhur këtë të hënë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku është diskutuar në lidhje me axhendën parlamentare të kësaj jave.
Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit Blendi Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.
Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arritet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.
Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Nga aministia në burgje pritet që të përfitojnë rreth 350 të dënuar./ZËRI
Rithemelimi protestë para Kuvendit, Bardhi JO, mbështetësit do zhvendosen te Berisha
TIRANË- Partia Demokratike që përfaqësohet nga grupi i Rithemeimit, ka thirrur protestën e parë qytetare këtë të hënë të 5 Shkurtit, e cila do të zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit. Orari i protestës është lënë i njëjtë me atë të seancës plenare, rreth orësh 17:00, ku në njërën anë deputetët do të vijojnë revoltën në sallë, dhe nga ana tjetër qytetarët dhe simpatizantët janë thirrur që ti mbështesin në rrugë.
Rreth 20 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca e sotme plenare, për shkak të akteve të dhunshme në seancat e kaluara. Kjo pritet që të bëhet shkak dhe për përplasjen e tyre me punonjësit e gardës, të cilët nuk do të duhet që ti lejojnë që të hyjnë në sallën e seancave plenare. Sipas opozitës, mazhoranca është duke shkelur të drejtat e tyre kushtetuesese.
Mbledhja e sotme e Parlamentit do të fokusohet vetëm te diskutimet për problemet e qytetarëve dhe nuk ka ligje që duhen miratuar e në kushtet kur opozita do të bllokojë foltoren, pritet që seanca të zgjasë vetëm pak minuta. Protesta më pas pritet që të zhvendoset nga Kuvendi pranë pallatit ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, i cili që prej datës 30 Dhjetor gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë.
Në mbledhjen e pak ditëve më parë, të Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit”, anëtarët ranë dakord që protestat të shtrihen në të gjithë vendin. Por deri tani ky aksion duket se do të kufizohet vetëm tek demokratët e drejtuar nga Sali Berisha, pasi deputetët e Gazment Bardhit nuk do të marrin pjesë në këto protesta e po ashtu do të mungojnë edhe aleatët e PD-së.
Protesta e fundit që opozita zhvilloi ishte në 27 dhjetor para Gjykatës së Lartë në prag të vendimit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike. Nëse seanca e sotme nuk pritet që të ketë shumë surpriza, të enjten deputetët i pret një seancë e rëndësishme, ku në mesin e projektligjeve që do të diskutohen është ai për rikthimin e basteve sportive online.
Për këtë ligj, mazhoranca i ka votat, pasi duhet shumicë e thjeshtë, por të tjera nisma kanë mbetur peng në Kuvend për shkak se PS-së për t’i kaluar i duhen edhe votat e opozitës, siç janë pagat e Gjyqtarëve të Kushtetueses, amnistia penale apo zgjedhja e avokatit të popullit./ZËRI