LIVE UPDATES

Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta! Besimtarët: Gylenist!

➤Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar. ➤Bujar Spahiu është rizgjedhur me 82 vota në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar. ➤Dy kandidatët e tjerë, ishin administratori i myftinisë së Durrësit, Eduard Shefki dhe Emir Vathaj, myfti i Beratit të cilët morën nga 3 vota, ndërsa 4 të tjera rezultuan të pavlefshme. ➤Paralelisht me me zgjedhjet u zhvillua edhe një tubim kundër drejtuesve aktual të komuniteti Mysliman Shqiptar. ➤Sipas protestuesve është shkelur Statuti, janë shantazhuar hoxhallarët dhe është uzurpuar KMSH nga organizata "Gylen". ➤ Kritikat, ashtu siç e tha edhe vetë pas zgjedhjet, Spahiu tha se do i pranojë, por gjuhën e urrejtjes, jo. ➤Ndaj edhe paralajmëroi edhe përballje ligjore, por është e paqartë se me kë. ➤Rizgjedhja e tij ende nuk ka sjellë asnjë reagim nga Turqia.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Bujar Spahiu sërish në krye të KMSH: Pranoj kritikat! Për urrejtjen ndjek rrugën ligjore

Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
Bujar Spahiu

TIRANË- Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Bujar Spahiu është zgjedhur sërish në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me 82 vota, nga 92 vota në total. Pjesëmarrës në votim ishin 92 përfaqësues, 2 munguan. 

Dy kandidatët e tjerë, ishin administratori i myftinisë së Durrësit, Eduard Shefki dhe Emir Vathaj, myfti i Beratit të cilët morën nga 3 vota, ndërsa 4 të tjera rezultuan të pavlefshme.

Rezultati:

Bujar Spahiu – 82 vota

Eduard Shefki – 3 vota

Emirjon Vathaj – 3 vota

E pavlefshme – 4 vota

Pas zgjedhjeve, Spahiu mbajti një fjalim të shkurtër duke u shprehur se ka qenë dhe do të jetë i hapur ndaj çdo kritike që adresohet ndaj tij. Por po ashtu, paralajmëroi se për të gjithë gjuhën e urrejtjes (cilësohet si gylenist nga një pjesë e besimtarëve), do të ndjekë rrugën ligjore. 

“Unë do të ndjek rrugën, traditën, e moralit të lartë të profetit. Do të vijoj të dëgjoj me vëmendje kritikat e sinqerta që vijnë ndaj meje. Ky institucion përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë. Allahu i ndihmon dhe ata që nëse u japin pushtet në tokë, kryejnë faljen dhe pengojnë atë që është e mbrapsht. Do të ndjek me besnikëri, siç kam bërë deri më sot. Zoti urdhëron që të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me të gjithë, pavarësisht racës dhe ngjyrësh. Allahu është vlerësuesi më i drejtë. Unë kam qenë i hapur ndaj çdo kritike dhe ju garantoj që do të jem në mes jush deri në atë masë sa gjithçka të zgjidhet. Institucioni që unë drejtoj do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj kujdo që nxit urrejtje mes motrave dhe vëllezërve myslimanë“, u shpreh Spahiu pas zgjedhjes në krye të Komunitetit Mysliman.

Sot njëkohësisht me zgjedhjet u zhvillua një tubim, ku një pjese e besimtarëve myslimanë akuzuan Komunitetin Mysliman, që është i kapur nga Shoqata Gyleniste./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD- Protestë para KMSH: Të largohen gylenistët!

Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
Pamje nga protesta

TIRANË-Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë janë shoqëruar me protestë. Një grup besimtarësh myslimanë që janë kundër drejtuesve aktual të komunitetit Mysliman Shqiptar, po protestojnë paralelisht me zgjedhjet. Protestuesit, i kanë cilësuar mbështetësit dhe zyrtarët aktualë të KMSH-së si "gylenistë". Madje para tyre kanë dalë edhe me pankarta në duar: 'Gylenistë nuk ju duam', 'Komuniteti i marrë peng nga Bujar Spahiu dhe Lauren Luli', akuzojnë drejtuesit aktual si gylenist dhe pjesëtarë të grupit famëkeq 'FETO' në Turqi.

Protesta është duke u zhvilluar në ditën e zgjedhjeve për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
PANKARTAT
Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
PANKARTA
Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
PANKARTA
Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
PANKARTA

Zgjedhjet do të zhvillohen në ambientet e Medresesë së Tiranës, ndërsa në garë janë tre kandidatë, Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj. Bujar Spahiu është kreu aktual i KMSH, mandati i të cilit përfundon pasi e mori detyrën në vitin 2019. Eduart Shefki është administrator i Myftinisë së Durrësit ndërsa Emirjon Vathaj është Myfti i Beratit. Ky tubim është njoftuar edhe më herët, duke njoftuar edhe policinë e shtetit të marrë masa./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mes tensionesh dhe përplasjesh, mbahen sot zgjedhjet për kreun e KMSH-së

Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH, por me protesta!
Bujar Spahiu, Emirjon Vathaj dhe Eduard Shefki

TIRANË- Këtë të shtunë do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Zgjedhjet do të zhvillohen në ambientet e Medresesë së Tiranës, ndërsa në garë janë tre kandidatë, Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj.

Bujar Spahiu është kreu aktual i KMSH, mandati i të cilit përfundon pasi e mori detyrën në vitin 2019. Eduart Shefki është administrator i Myftinisë së Durrësit ndërsa Emirjon Vathaj është Myfti i Beratit. Këto zgjedhje zhvillohen në një valë të nxehtë tensionesh dhe përplasjesh në KMSH.

Kjo pasi disa anëtarë të KMSH, myfti dhe studiues i kanë cilësuar zgjedhjet për kreun e KMSH si një farsë, të organizuar nga gylenistët, të cilët duan të zaptojnë instutucionin. Më herët, ka pasur incidente dhe në xhami, si tek “Dine Hoxha”, ku besimtarët shpërthyen në fyerje ndaj Myftiut të Tiranës Lauren Luli, të cilin e akuzonin si anëtar të organizatës “FETO”. Kjo e fundit është shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan./ZËRI

Poll

MOS HUMB