FOTO/ Shpërthimi në kapanon i mori jetën atij dhe të birit, ky është Landi Verçani

LUSHNJE- Personi që shihni në foto është vinçieri, Landi Verçani (Hoxha) që humbi jetën në shpërthimin e fuqishëm që tronditi Lushnjen pasditen e sotme.
Pak minuta pas vdekjes së tij, ndërroi jetë edhe i biri Elidon Hoxha 20 vjeç i cili po transportohej për në spitalin e Traumës, por nuk u ka shpëtuar dot plagëve të marra. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte filluar punë pranë të atit në magazinën e "Rrethrrotullimit të Plastmasit" në këtë zonë.
Ndërkohë në spitalin e Traumës ndodhet dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit raportohet se ka dëmtime në mushkëri dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje kururgjikale. Ndërkohë një tjetër i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Policia po heton shkaqet e ngjarjes./ZËRI
PAMJET brenda spitalit të Traumës, familjarët e përlotur në koridor

DURRËS- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet brenda spitalit të Traumës ku dhe mbërritën tre nga të plagosurit e shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë, mes të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela. Disa nga familjarët shihen të përlotur ndërsa mbërrijnë dhe autoambulancat me personat e plagosur. Deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhën në gjendje të rëndë. Nga shpërthimi humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët ishin në vinç./ZËRI
@rtshqiptar Deputeti Bujar Çela ndodhet në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën #rtsh #lushnje #bujarcela ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar
Vdiqën sot nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir e kishin ditën e parë të punës

LUSHNJË- Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir që humbën jetën këtë të premte në shpërthimin e fuqishëm në Lushnjë, e kishin ditën e tyre të parë të punës. Roland Hoxha dhe i biri, ishin në vinç në momentin që vinçi prekur aksidentalisht telat e tensionit të lartë duke shkaktuar një shkëndijë me bombolat e oksigjenit, të cilat më pas shpërthyen duke regjistruar bilanci tragjik me dy viktima dhe shtatë të plagosur.
Babai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 20-vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës pasi nuk kishte arritur tu mbijetonte plagëve të marra. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte filluar punë pranë të atit.
Ndërkohë në spitalin e Traumës ndodhet dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit raportohet se ka dëmtime në mushkëri dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje kururgjikale. Ndërkohë një tjetër i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Policia po heton shkaqet e ngjarjes./ZËRI
Reagimet/ Tragjedia me 2 viktima e 7 të plagosur në Lushnjë, mes tyre deputeti Çela, bashkon politikën

TIRANË- Babë e bir, Landi dhe Elidon Verçani (Hoxha) 20 vjeç ndërruan jetë pasditen e kësaj të premteje, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, pas një shpërthimi të fuqishëm në një kapanon në punim e sipër në Lushnje. Ngjarja që tronditi jo vetëm zonën por mbarë opinionin publik ndodhi konkretisht në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plastamsit". Të dhënat zyrtare nga policia bëjnë me dije se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga telat e tensionit të lartë të cilat janë këputur aksidentalisht nga vinçi që drejtohej nga Verçani dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese.
Një sërë reagimesh kanë ardhur nga Ministra dhe deputetë të cilat kanë shprehur ngushëllimet dhe janë interesuar nga afër për të plagosurit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i shoqëruar nga kryebashkiakët Eriselda Sefa, Petro Koçi dhe Fadil Nasufi mbërritën të parët pranë spitalit ku ndodhej, deputeti socialist Bujar Çela, për të pyetur për gjendjen e tij shëndetësore derisa u transportua në spitalin e Traumës për një mjekim më të specializuar.
Po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu kanë mbërritur këtë mbrëmje në Spitalin e Traumës, ku po u jepet ndihma mjeksore deputetit socialist dhe të plagosurve nga aksidenti që tronditi vendin.
Presidenti Bajram Begaj, deputeti demokrat Gazment Bardhi dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë shprehur përmes telefonatave dhe mesazheve në rrjete sociale, ngushëllimet për familjarët e viktimave Landi dhe Elidon Hoxha, ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë deputetit të PS.
REAGIMET:
"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen fatkeqe, që ndodhi në Lushnjë, pasditën e sotme. Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur. Presidenti i Republikës I uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela. Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm Taulant Balla për t'u interesuar mbi shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në Lushnjë ku mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë", njofton Presidenca.
"Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje. Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë", shkruan deputeti demokrat.
"I pikëlluar nga ngjarja tragjike sonte në Lushnje, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën disa të tjerë.
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjarët që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe ju uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë", shkruan Ilir Meta.
Çfarë dimë deri më tani?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ ZËRI
Njësia anti-eksploziv mbërrin në magazinën ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë

LUSHNJË- Disa orë pas shpërthimit të fuqishëm që la pas dy viktima dhe shtatë të plagosur në Lushnjë, ka mbërritur në vendin e ngjarjes njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë kontakti që vinçi ka pasur me telat e tensionit të lartë, të cilat kanë shkaktuar më pas shkëndijën me bombolat e oksigjenit. Njëra ka shpërthyer ndërsa një tjetër dyshohet se nuk ka shpërthyer ende./ZËRI
A ka ende rrezik pas shpërthimit? OSHEE shkëput energjinë elektrike në disa zona të Lushnjës

LUSHNJE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka ndërprerë energjinë në disa zona të Lushnjës për shkak të shpërthimit të regjistruar pasditën e kësaj të premteje, që la pas 2 viktima dhe 10 të plagosur. Raportohet se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë. Për këtë shkak pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.
Çfarë dimë deri më tani?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI
Babë e bir humbin jetën nga shpërthimi në Lushnje! Çfarë dihet deri më tani

LUSHNJE- Landi dhe Roland Verçani (Hoxha), babë e bir kanë humbur jetën këtë të premete si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në disa kapanone në vendin e njohur si “Rrerrotullimi i plastmasit”. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë këputja e telave të tensionit të lartë nga vinçi që komandohej nga Landi Verçani, i cili ndërroi jetë në vend. Telat ranë mbi disa depozita gazi, duke shkaktuar kështu shpërthimin, ndërsa i biri ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Truamës në Tiranë, për shkak të plagëve të marrë.
RAPORTIMI MINUTË PAS MINUTE:
Ora 15:54, ndodh shpërthimi në Lushnje
Ora 16:05, raportohet për disa të plagosur, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela
Ora 16:06, pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes tregojnë kaos. Ndërkohë raportohet dhe për një viktimë
Ora 16:20, identifikohet viktima Landi Verçani (Hoxha). Vinçieri që shkaktoi aksidentalisht shpërthimin
Ora 16:32, 4 nga të plagosurit nisën me urgjencë drejt Traumës, mes tyre deputeti Bujar Çela. Ky i fundit i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale
Ora 16:48, Policia del me njoftim zyrtar për ngjarjen, raporton për një viktimë dhe tetë të plagosur
Ora 17:16, spitali i Lushnjës i mbushur plot me qytetarë dhe familjarë të të plagosurve, ndërkohë ambulancat hyjnë e dalin me shpejtësi
Ora 18:05, dalin pamjet nga shpërthimi në kapanone
Ora 18:04, pamjet rrëqethëse nga Lushnja, familjarët e viktimave, mësojnë lajmin e vdekjes dhe shpërthejnë në lot
Ora 18:19, konfirmohet viktima e dytë, Roland Verçani (Hoxha), 20 vjeç
Ora 18:23, bëhet me dije se mes të plagosurve është dhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës Elton Korreshi
Ora 19:28, në spitalin e Traumës po marrin mjekim tre të plagosur, mes tyre deputeti Çela. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes
Redaksia e ZËRI-t, do të sjellë për lexuesit përditësimet e fundit në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lushnjën këtë të premte./ZËRI
SHPËRTHIMI/ Brataj: Tre të plagosur drejt Traumës! Balla: Vlerësimin përfundimtar do ta japë një hetim i plotë

LUSHNJE- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ndodhi në kapanonin në Lushnje, ku thotë se 3 nga të plagosurit po tranportohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.
“Janë tre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, 3 janë duke u trajtuar në spitalin e Lushnjës. Ngjarja është trajtuar në kohë rekord, kryesisht janë të djegiet, pacienti që është më rëndë ka një shkallë më të kanë djegie dhe është drejtuar drejt Traumës dhe kirurgjisë plastike”, tha Brataj.
Në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se hetimet do të zbardhin të plotë incidentin që i mori jetën vinçierit Landi Verçani (Hoxha) dhe djalit të tij 20 vjeç Elidon Hoxha.
"Sot pasdite, rreth orës 15:37 minuta në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash ka ndodhur një shpërthim ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Dhe si pasojë e këtij kontakti, për shkak të shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator, i cili po bënte punimet në atë zonë. Për pasojë ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme manovratori i këtij mjeti. Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Vlerësimin përfundimtar do ta jap një hetim i plotë. Këto janë informacione paraprake të dhëna nga policia e shtetit dhe nga ato pak deklarime që janë marrë. Të presim hetimin e plotë", tha Balla.
Çfarë dimë deri më tani?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI
"Ku është Landi?"/ Gruaja qan para spitali të Lushnjes, kërkon viktimën e shpërthimit

LUSHNJE- Një tjetër video ka dalë nga spitali i Lushnjes. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, një grua qan, ndërsa një i ri e mban nga krahët. Në video, në një moment gruaja dëgjohet teksa kërkon viktimën e shpërthimit të ndodhur në Lushnje, pasditen e sotme.
"Ku është Landi?,"-dëgjohet gruaja në video.
Por nuk dihet se cila është lidhja e saj me viktimën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë, Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI
Babë e bir viktima të shpërthimit, banorët: Ishte e frikshme. Llamarinat u ngritën në ajër

LUSHNJE- Babë e bir humbën jetën në shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në kapanonin në Lushnjë. Ngjarja ka tronditur gjithë banorët ndërsa disa objekte rreth magazinës kanë pësuar dëme të shumta materiale. Banorët e zonës janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm.
“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.
“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI
Shpërthimi në Lushnje, i plagosur edhe nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi

LUSHNJE- Mes të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje është edhe nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Ndërkohë siç raportuam edhe pak më parë, deputeti socialist Bujar Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas një ndërhyrjeje urgjente në spitalin e Traumës. Sakaq pak më parë u regjistrua dhe viktima e dytë. Pas vinçierit Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre 2 në gjendje të rëndë. /ZËRI
Shpërthimi në Lushnjë/ Shkon në 2 numri i viktimave, humb jetën dhe djali i vinçierit (EMRI)

LUSHNJË- Shkon në dy numri i viktimave nga shpërthimi në Lushnjë. Raportohet se ka humbur jetën dhe djali i Landi Verçani (Hoxha), vinçierit që shkaktoi aksidentalisht dhe ngjarjen e rëndë. Mësohet se 20-vjeçari Elidon Hoxha ka humbur jetën rrugës për në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H. Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi L. H, dhe u plagosën tetë shtetas. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë 7 persona të tjerë ndodhën në spital. Gjendja e njërit prej të plagosurve paraqitet më e rëndë dhe është futur në intubim./ZËRI
DETAJE/ Vinçieri humbi jetën, djali i tij në gjendje kritike

LUSHNJE- Një punëtor i magazinës në Karbunarë që shpërtheu pasditen e sotme ndërroi jetë, pak minuta pasi mbërriti në spital. Landi Verçani po drejtonte vinçin i cili ra në kontakt me linjën elektrike me tension të lartë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.
Në momentin e shpërthimit në magazinë ka qenë edhe djali i tij i cili po transportohet me urgjencë në gjendje të rëndë për jetën. Mes të plagosurve është edhe deputeti socialist Bujar Çela dhe 6 persona të tjerë të cilët gjithashtu ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm u shkaktua nga kontakti i një vinçi me linjën e tensionit të lartë 5 volt që ndodhej sipër magazinës./ZËRI
Shpërthimi në Lushnjë, ja si ndodhi ngjarja

LUSHNJË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me shpërthimin e fuqishëm të regjistruar pasditën e kësaj të premteje në Lushnjë. Mësohet se telat e tensionit të lartë, të cilat u këputën aksidentalisht nga një vinç, kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën Landi Veçani dhe janë plagosur tetë të tjerë, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale. Dy nga të plagsurit janë transportuar rëndë në spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./ZËRI
Pikëlluese! Familjarja e viktimës nga shpërthimi në Lushnjë plas në lot: Ma merr jetën o Zot!

LUSHNJE- E afërmja e viktimës nga shpërthimi në Lushnje e ka përjetuar keq marrjen e lajmit të kobshëm. Në videon e siguruar nga ZËRI, ajo shfaqet duke u mbajtur nga krahët nga dy persona që e nxirrnin jashtë spitalit. Ndërkohë që teksa zhvendosej, ajo bërtet nga dhimbja për humbjen e të afërmit.
“Merma jetën o Zot,”- dëgjohet e afërmja e viktimës.
Megjithatë, nuk dihet se cili është raporti i saj me të./ZËRI
Shpërthimi plagosi Bujar Çelën/ Kolegët nga Lushnja, Fieri dhe Berati pranë tij në spital

LUSHNJE- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, dhe kryebashkiakët Eriselda Sefa, Petro Koçi dhe Fadil Nasufi kanë mbërritur pranë spitalit ku ndodhet, deputeti socialits Bujar Çela. Ata kanë ndjekur nga afër dhe janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Çela ndodhej në pronën e tij fare pranë magazinës, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnje. Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa viktimë mbeti Landi Verçani, drejtuesi i vinçit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm u shkaktua nga kontakti i një vinçi me linjën e tensionit të lartë 5 volt që ndodhej sipër magazinës./ZËRI
ME VIDEO- Momenti i shpërthimit në Lushnje, u trondit gjithçka! Flakët pushtuan kapanonin

LUSHNJE- ZËRI ka siguruar pamjet e shpërthimit të ndodhur në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në momentin kur vinçi iu afrohet telave të korrentit, ndodh edhe shpërthimi. Pas shpërthimit, një pjesë e kapanonit është përfshirë nga zjarri.
Edhe pse kishte ende flakë, të gjithë të pranishmit e tjerë kanë vrapuar drejt zjarrit për të shpëtuar ata që ishin afër./ZËRI
DETAJE/ Jashtë rrezikut për jetën, Çela ndodhej në pronën e tij fare pranë magazinës që shpërtheu

LUSHNJE- Deputeti socialist Bujar Çela ndodhej në pronën e tij fare pranë magazinës, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnje. Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa viktimë mbeti Landi Verçani, drejtuesi i vinçit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm u shkaktua nga kontakti i një vinçi me linjën e tensionit të lartë 5 volt që ndodhej sipër magazinës./ZËRI
Mbeti i plagosur/ Kush është deputeti Bujar Çela dhe karriera e gjatë në PS

LUSHNJË- Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ka mbetur i plagosur këtë të premte pas një shpërthimi të fuqishëm në një magazinë në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plastmasit”. Për shkak të plagëve të marra Çela në këto momente po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ky i fundit sipas informacioneve ka qenë tek biznesi i tij pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, por për shkak të forcës së tij janë shkaktuar dëme dhe në zonën përreth, duke lënë të plagosur dhe Çelën.
Kush është Bujar Çela
Bujar Çela është deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, i dalë nga lista shumëemërore e PS.
Çela hyri në politikë që në fillimet e tranzicionit, në vitin 1991. Ai u zgjodh për herë të parë anëtar i PS në Kongresin e parë pas shembjes së diktaturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë Sekretar Organizativ i Rrethit të Lushnjës.
Në vitin 2012, Bujar Çelës iu besua detyra e kryesocialsitit të Lushnjës. Ndërkohë ka pasur një karrierë të gjatë në administratën publike ku ka mbajtur detyra të rëndësishme. Në vitin 2019, Çela u vu në qendër të akuzave nga opozita pasi në një grup me kolegët deputetë uroo Ditën e Pavarësisë me një portret të diktatorit Enver Hoxha.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një vinç, i cili ka prekur telat e tensionit të lartë. Ndërkohë Landi Veçani ka humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur. Dy nga të plagosurit ndodhën në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI
Shpërthimi në Lushnje, Policia jep versionin zyrtar: 1 i vdekur, 8 të plagosur

TIRANË- Policia e Lushnjes ka zbuluar versionin zyrtar lidhur me shpërthimin e ndodhur në Lushnjes, pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, raportohet se nga shpërthimi ka 1 të vdekur dhe 8 të plagosur. Edhe Policia, raporton se shpërthimi ka ndodhur për shkak se një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit./ZËRI
PAMJET/ Gjithçka e rrënuar nga shpërthimi në Lushnjë

LUSHNJË- Pamjet që po shihni tregojnë shpërthimin në Lushnjë. Magazina duket e gjitha e rrënuar ndërsa dëmet nuk janë vetëm materiale. Shpërthimi i fuqishëm, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një vinç që ka prekur telat e tensionit të lartë la pas 10 të plagosur dhe një viktimë. Mes të plagosurve është dhe deputeti i PS-së Bujar Çela. Policia është në vendin e ngjarjes. Dy nga të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës./ZËRI
Thellohet bilanci i të lënduarve, 8 të plagosur nga shpërthimi në Lushnje

TIRANË- Thellohet bilanci i të lënduarve nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje. 8 persona kanë mbetur të plagosur nga në magazinë. Ndërsa sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore, raportohet se të gjithë janë rëndë dhe aktualisht po mjekohen në spitalin e Traumës./ZËRI
U plagos nga shpërthimi në Lushnje/ Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Ky i fundit, aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës. Por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI
Në luftë me jetën, 4 të plagosurit e shpërthimit në Lushnje nisen drejt Traumës

LUSHNJE- Janë nisur drejt spitalit të Traumës, 4 të plagosurit e shpërthimit të sotëm në Karbunarë të Lushnjës. Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka marrë jetën e një personi të identifikuar me emrin Roland Hoxha.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 minuta në një fabrikë. Dyshohet se vinçi që punonte në kantier për vendosjen e profileve të hekurit ka prekur telat përcjellës të energjisë elektrike tek vendi i njohur si 'rrethrrotullimi i plasmasit'. Nga shpërthimi i plagosur ka mbetur edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla./ZËRI
EMRI- Identifikohet viktima nga shpërthimi në Lushnjë

LUSHNJE- Zbulohet identiteti i personit të vrarë nga shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Landi Veçani është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në një magazinë në Lushnjë. Shpërthimi ka ndodhur për shkak se një vinç ka prekur telat e tensionit të lartë, gjë që ka pasuar me shpërthimin e ndodhur./ZËRI
Gjithçka e rrënuar! Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Lushnje, dyshohet edhe për të vdekur
LUSHNJË- Pamjet që po shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Lushnjë, ku një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë la pas një bilanc tragjik me 1 viktimë dhe katër të plagosur. Mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i u fundit mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këto momente.
Të plagosurit e tjerë janë nisur drejt Traumës në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Pak minuta më parë ka mbërritur në Lushnjë dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla./ZËRI
'U drodh gjithë Lushnja'/ Si ndodhi shpërthimi në Karbunarë, shkak...një vinç

LUSHNJË- Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi Lushnjën këtë të premte. Raportohet se shkak për shpërthimin në fabrikë të jetë bërë një vinç, i cili ka prekur telat e tensionit të lartë. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Një prej të cilëve deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencat. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës./ZËRI
Shpërthimi i fortë në Lushnje, plagoset deputeti socialist Bujar Çela

LUSHNJË- Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit në një fabrikë në Lushnjë. Çela raportohet se ka qenë brenda ambienteve kur ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Këta të fundit ndodhën në gjendje të rënduar.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një vinç, i cili ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka shpërthyer. Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla./ZËRI
E rëndë në Lushnje/ Shpërthimi i fortë në një magazinë, një deputet i lënduar

LUSHNJE-Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Lushnjë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se i plagosur nga shpërthimi i ndodhur në magazinë është edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për socialistin Bujar Çela. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Po ashtu të plagosur kanë mbetur dhe disa persona të tjerë, ndërsa një person ka humbur jetën.
Gjithçka duket e shkatërruar në magazine ndërsa ngjarja ka krijuar panik. Policia dhe emergjencat janë në vendin e ngjarjes./ZËRI