Hapja e Kolegjit të Evropës në Shqipëri, Varhely: Do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan
TIRANË- Komisioneri Oliver Valhelyi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe në lidhje me kampusin që do të ndërtohet në Tiranë nga kolegji i Europës. Ai tha se kjo do të ndihmojë që Tirana të bëhet edhe më popullore ndërsa ka shtuar se kjo do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan.
“Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa. Jam i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore. Ai që do ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitekturore do jetë diçka që do të ndryshojë edhe jetën ekonomike në Ballkan", tha Varhelyi.
Marrëveshja për hapjen e Kolegjit Evropian u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në kuadër të Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës./ZËRI
Shqipëria do prodhojë armë për Ukrainën? Rama: Na duhet të investojmë më shumë në mbrojtje

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratat e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbi mundësinë që Ukraina të bashkëpunojë me vendet e ballkanit për prodhimin e armëve. Rama tha se një gjë e tillë është rënë dakord në parim, por vetë Shqipëria duhet të punojë më shumë në infrastrukturë, dhe këtë do ta bëjë vetëm në bashkëpunim me partnerët e NATO.
“Patëm një samit shumë të mirë, por edhe zhvilluam diskutime shumë të mira. Ai Samit na tregoi diçka thelbësisht të rëndësishme, që të gjithë ishim këtu, dhe larg duarve të Rusisë. Ne, si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake, duam ta kemi së pari për veten tonë, kemi punuar dhe po gjejmë partnerët e duhur që të ringjallim infrarsktrukturën tonë të vjetër.
Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, dhe të gjithë thanë PO, dhe jo vetëm Shqipëria. Ne e dimë që na duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe do ta bëjmë këtë. Por do ta bëjmë vetëm me partnerët tanë dhe me askënd tjetër”, iu shpreh Rama gjatë konferencës së përbashkët që pati me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi./ZËRI
Zonat e përbashkëta të pagesave në euro/ Rama: Në BE nuk ka pritje, me planin e ri do hapim korsitë e gjelbërta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria ka ambicie të punojë me të gjithë të tjerët për të ecur përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digital. Në konferencën e përbashkët me komisionerin Varhelyi, ai tha se për shkak të pengesës për një kohë të gjatë të Ballkanit të Hapur, të Procesit të Berlinit, CEFTA-s vazhdojmë të kemi një rajon ku koha e pritjes së kamionëve është 26 milionë orë ndërsa në BE nuk ka pritje. Kreu i qeverisë theksoi se me planin e ri të rritjes do të hapen korsitë e gjelbërta mes rajoneve dhe BE-së.
"Kur vjen fjala te paratë kur thashë se vetëm duke ulur koston e transaksioneve financiare, apo thënë thjesht, shqiptarët jashtë që dërgojnë para në shtëpi dhe paguajnë 6 herë më shumë sesa evropianët kur dërgojnë para nga një pikë në tjetrën brenda BE, shkoj në një vlerë kursimi prej gjysmë miliardi për rajonin. Vlera e transaksioneve aktualisht që kryhet nga qytetarët tanë përmes bankave për dërgesat është e ulët, shumica vjen me para në dorë. Një arsye është kostoja sepse dërgon para në shtëpi përmes bankës dhe paguan koston e transaksionit që është 6 herë më e lartë se fqinji yt austriak. Janë 24 milionë, shifër e ulët sa i takon numrit të transaksioneve por është vlerë e jashtëzakonshme. Janë shumë para. Kur flasim për paratë, sot edhe për shkak të pengesës për një kohë të gjatë të Ballkanit të Hapur, të Procesit të Berlinit, CEFTA-s vazhdojmë të kemi një rajon ku koha e pritjes së kamionëve është 26 milionë orë ndërsa në BE nuk ka pritje. Nëse do të shkoni në Qafë-Thanë do të shihni aty një kanal mbi të cilin thuhet se keni arritur në korsinë e gjelbër që e kemi bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Por cfarë presupozohet të bëjmë sot në kuadër të planit të ri të rritjes? Korsitë e gjelbëra midis të gjithëve ne dhe BE. Pra korsi të gjelbëra midis nesh dhe Italisë, midis nesh dhe Greqisë, Malit të Zi, Serbisë e Hungarisë e kështu më radhë. Thjesht duke shkurtuar me tre orë për kamionë kohën e pritjes ne mund të rrisim PBB tonë me 3 përëqind. Janë para që vijnë vetëm duke shkurtuar procedura burokratike të kota", tha Rama.
"Shumica e reformave kanë kosto financiare"/ Kushti i Varhelyi: Keni kohë deri në 2027 për të qenë gati

TIRANË- Komisioneri Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro dhe se do të vijojnë me këtë intensitet ndihme deri në vitin 2027. Nga ana tjetër komisioneri tha se BE pret që vitin e ardhshëm vendet të sjellin ide në lidhje me atë që duhet të ndryshohet.
"Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë. Presim që rajoni të na sjellë ide se çfarë duan të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat për qeveritë dhe qytetarët, që të tregojmë ndryshime të prekshme për qytetarët", tha Varhelyi.
Varhelyi ndan SEKRETIN: Ideja e Planit të ri të Rritjes është konceptuar në Tiranë

TIRANË- Komisioneri Varhelyi zbuloi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, se ideja e planit të rritjes është konceptuar në Tiranë. Ndër të tjera ai u shpreh se rajoni mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
"Dua të ndaj një sekret. Ideja e planit të rritjes ka qenë kryesisht e konceptuar në Tiranë në diskutime te mëparshme që kemi pasur me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE, por ka qenë edhe ideja e të gjithë rajonit. Ne po flasim se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Kjo punë po vijon dhe ne vijojmë dhe diskutimet se çfarë duhet të bëhet. Dita e sotme ka qenë dhe inkurajim i madh për të ecur para", tha Varhelyi.
"S'ka rëndësi çfarë problemesh politike kemi"/ Rama: Integimi evropian kalon përmes atij rajonal

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me komisionerin e BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi, tha se integrimi evropian kalon përmes atij rajonal. Sipas tij të gjitha vendet e rajonit duhet të kontribuojnë 100 % në planin e ri të rritjes dhe nuk duhet përdorur asnjë arsye për ta penguar këtë.
"Dua të përfitoj nga ky rast për t’ju thënë të gjithëve se kur flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare për lëvizjen e kapitalit të shërbimeve dhe mallrave, është e qartë se po të kishim bërë më shumë përpara do të kishim qenë më pranë. Integrimi evropian shkon përmes intregimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Kështu qëë të gjitha gjepurat që kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur, për këtë apo tjetrën, janë tashmë të ekspozuara si gjepura, Me planin e ri të rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët që 6 vendet kanë rënë dakord që duhet ta bëjmë, nuk ka rëndësi se cfarë problemesh politike kemi me njëri tjetrin dhe BE është i gatshëm të na mbështesë por gjithsecili duhet ta harrojë se mund të marrë më shumë nga tregu i përbashkët evropian nëse nuk kontribuon 100 përqind në tregun rajonal. E gjitha lidhet me sjelljen e fqinjit me fqinjin", tha Rama.
'Ulet kostoja për transaksionet financiare'/ Rama për Planin e Rritjes: Përshpejton hyrjen tonë në BE

TIRANË- Në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE-së për Zgjerim, kryeministri Rama tha se me planin e ri të rritjes synohet të ulet kosotja për transaksionet financiare. Ai shtoi se plani i ri i rritjes është gjithashtu një instrument që do të përshpejtojë hyrjen e Shqipërisë në BE.
"Plani i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE, është një instrument që do e bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare .Kemi shumë njerëz që jetojnë dhe duke punaur jashtë, ata vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë, kostoja është 6 herë më e lartë. Plani i rr i rritjes do të na lejojë ta bëjmë këtë kosto në në njejtin nivel me atë të vendeve anëtare. Do të kursejmë vetëm me këtë gjysmë miliardë euro, do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe do të kursohen nga kostot e bizneseve tona. Kio është vetëm një prej këtyre gjërave. Plani i rritjes na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese të njëjta me atë të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë ndodhur zakonisht kur një vend bëhej anëtar. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi, më shumë financim për projekte dhe buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arrtitëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë, por është shumë shpërblyese", tha Rama.
“Këtu do jem dhe 5 vite”, Rama ‘përplaset’ me gazetarin italian për Becchetin: Nuk e njoh, zero lekë do marrë

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama është përballur me një situatë ‘të pakëndshme’, teksa ka qenë duke pritur pjesëmarrësit, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Një prej gazetarëve të pranishëm e ka pyetur Ramës nëse do të paguante dëmshpërblimin e dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit për biznesmenin Francesco Beccheti. Rama u përgjigj duke thënë se nuk e njihte, ndërsa gazetari insistoi me pyetjen e tij.
“Nuk e njoh”, tha Rama, duke iu përgjigjur dy herë në të njëjtën mënyrë gazetarit, ndërsa insistimi vijoi.
Gazetari ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.
Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.
/ZËRI
Çfarë përmban plani me 4 pika për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor

TIRANË- Udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, po marrin pjesë në samitin rajonal mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha përmes një postimi në Facebook se ky plan do të mundësojë një “mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë”. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, "për shkak të angazhimeve të mëparshme", nuk është i pranishëm në këtë takim.
“Megjithatë, Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu për REL.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Një samit i ngjashëm për këtë plan u mbajt më 22 janar në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Por çfarë është plani për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor?
Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.
Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së".
Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.
Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”.
Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.
Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale”. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.
Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat”. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.
Pasi vendet e rajonit në raportet tregtare me Bashkimin Evropian përfitojnë edhe nga Marrëveshjet përkatëse të Stabilizim-Asociimit, KE-ja propozon që të shkohet edhe përtej kësaj, duke bërë edhe ndryshime në këto marrëveshje për të mundësuar kushte të barabarta në treg dhe mes vendeve në procesin e zgjerimit dhe vendeve anëtare të BE-së.
Të gjitha këto qëllime janë në përputhje edhe me idetë që po realizohen përmes Procesit të Berlinit, si dhe krijimin e “tregut të përbashkët rajonal”./ZËRI
'Institucionet e pavarura të bëjnë punën e tyre'/ Zyrtari i KE-së: Duhet të punoni me ritëm të lartë

TIRANË- Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE. Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave sepse ligjvënësit duhet të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të prillit.
"Së pari, udhëheqësit e pranishëm sot, para pak javësh në Shkup, kjo tregon dëshminë për angazhimin tuaj dhe ritmin e shpejtë për të cilin foli komisioneri. Për të ecur përpara, duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm dhe të udhëhiqet nga lart, që zbatimi të ndiqet. Së dyti, nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, është përpjekje e të gjithë shoqërisë. Edhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime përndryshe nuk do t’ja dalim mbanë. Së treti, vënia në zbatim është e vështirë, jo diçka e lehtë. E vështirë për vendet e rajonit sepse duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta përafruar atë me standartet e BE. E vështirë sepse disa nga vendet dhe nismat duhet të jenë tërësisht funksionale so CEFTA. Edhe ne duhet të jemi krah jush. Pika e katërt, është që ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar axhendën e reformave sepse ligjvënësit duhet të miratojnë ligjet e duihura deri në fund të prillit. Cilësia duhet të jetë e lartë, ne na keni krah jush por ora po ecën. Në katër javët në vijim, duhet të kemi një produkt kaq të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë të hyjnë në maj", tha ai.
Kurti mungon në samit, Rama: Kishte arsye objektive

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm në samitin e sotëm në Tiranë. Për mungesën e homologut të tij, kreu i qeverisë Edi Rama tha në mbyllje të fjalimit se Kurti nuk mund të marrë pjesë për arsye objektive.
"Këtu përfundon pjesa publike për median. Ne do të vazhdojmë me deklaratat e udhëheqësve. Më lini t’ju them paraprakisht se për shkak të arsyeve objektive, kryeministri i Kosovësa nuk është i pranishëm", tha Rama.
Zëdhënësi i Kurtit bëri me dije më herët se për shkak të angazhimeve ai do të marrë pjesë përmes një video-mesazhi në samit.
'Plani i rritjes, ambicioz'/ Varheyi: Do dyfishojmë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor

TIRANË- Pas kryeministrit Rama, fjalën në samit e ka marrë komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely i cili deklaroi se Plani i Rritjes është ambicioz. Ai tha se ka ngelur dhe pak kohë për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.
"Faleminderit shumë kryeministër. Jam shumë i lumtur që rikthehem në Tiranë, e cila është kthyer tashmë në një pikë takimi për të gjithë rajonin. Edhe pse ne jemi në fund të mandatit, duam që plani jonë ambicioz të jetë drejt rritjes. Ky plan ka mundësi të kontribuojë në të mirat që mund të përfitojnë vendet e Ballkanit. Disa vende mund të arrijnë 100% të zhvillimit, ndërsa disa të tjerë 60%. Ajo që ne kemi përpara është shumë më shumë se kaq, por që të ecim përpara do të thotë që rajoni të ecë përpara vetë pavarësisht vështirësive. Kërkesa ime ose dëshira që dëshiroj të shpreh këtu përpara jush është që përveç 30 miliard eurove, duam që 90% e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren brenda vitit 2027. Kjo di të arrihet nëpërmjet ekonomisë dhe ju duhet të tregoheni të shpejt përmes BERZH dhe Bankës", tha Varhelyi.
'Të jemi gati për aplikimin'/ Rama kërkesë vendeve të rajonit: Kamionët s'duhet të presin më shumë se 3 orë në doganë

TIRANË- Në samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama deklaroi se në qershor do të jetë gati aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, që do të mundësojë shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana. Ndër të tjera kreu i qeverisë shtoi se nëse përmbushen kërkesat për zonën e përbashkët të pagesave, do të ulen me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë për të sjellë para në shtëpitë e tyre.
"Duhet të ofrojmë rezultate të prekshme. Ka disa kushte që duhen përmbushur nëse duam të marrim fonde shtesë nga Plani i Rritjes. Në Tiranë kemi nevojë për një plan të ri reformash. Përfshirja e aktorëve të tjerë, kritike për të përmbushur synimet e procesit. Kemi bërë përparime për sistemin e drejtësisë, por mbetet shumë për tu bërë që të jemi në nivelin e BE.
Komisionieri do e shtjellojë më tej atë që për vendet tona janë në planin e ri të rritjes e c’duhet të bëjmë që ti marrim. Shqipëria është gati për këtë ushtrim sfidues. Do punojmë me të tjerët për lehtësuar rrugën. Nëse përmbushim kriteret për zonën europiane të pagesave do ulim me 6 herë tarifat e shqiptareve jashtë për të dërguar paratë në familje. Ambicia jonë si Shqiperi është të jemi gati në qershor për aplikimin. Synojmë Të ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në dogana!", tha Rama.
'Bashkë mbartim rëndësi'/ Rama në samit: Të bëjmë paqe për të pasur një të ardhme të begatë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga samiti BE-Ballkani Përëndimor vuri theksin te rëndësia e paqes mes vendeve të rajonit, pasi në të kundërt do të rrezikojnë Bashkimin Europian. Ai tha se vetëm, të gjithë vendet e rajonit janë të vegjël.
"Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen. Më vete jemi të gjithë të vegjël. Së bashku mbartim rëndësi. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presin ende 26 orë në ditë. Si mund të heqim këto barriera? A mos jemi dembelë? Të çmendur? Budallenj, apo çfarë jemi? A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE", tha Rama.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Varhelyi: Rrisim mbështetjen financiare! Rama mesazh Serbisë dhe Kosovës
Rama hap samitin BE-Ballkani Perëndimor: Duhet të lëmë pas çdo konflikt në rajon! Bashkëpunimi është kriter

TIRANË- Ka nisur samiti i BE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në fjalën e tij para liderëve të rajonit dhe të pranishmëve të tjerë, kryeministri Edi Rama foli për rrugë të reja bashkëpunimi mes shteteve të rajonit, ndërsa bëri thirrje për të lënë pas çdo konflikt.
"Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatëkomplekse për njëri tjetrin. 10 vite me parë udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes. Gjatë 10 viteve procesi i Berlinit na ka treguar se sa më e thjeshtë është të thuash se të bësh", tha ai.
Rama pret liderët e vendeve të rajonit, mbërrin Talat Xhaferi, Borjana Kristo dhe drejtuesit e institucioneve financiare

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur delegacionet nga i gjithë rajoni para në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor.
E para që mbërriti është kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës Borjana Kristo, pas saj kryeministri shqiptari Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Po ashtu kreu i qeverisë ka mirëpritur disa liderë dhe drejtues financiar.
Nga Kosova nuk merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, por kryeministri Albin Kurti i cili do ta ndjekë "online" samitin. Ndërkaq edhe Mali i Zi ka anuluar pjesëmarrjen. Ky plan i Bashkimit Evropian synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave dhe kryerjen e investimeve që çojnë përpara procesin e zgjerimit të BE me këto vende./ZËRI
Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Kurti e ndjek 'online', i pranishëm Varhelyi, liderët që marrin pjesë dhe axhenda

TIRANË- Pas atij për Ukrainën, Tirana do të presë sot një tjetër samit. Bëhet fjalë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor , i cili në fokus do të ketë zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, si edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por virtualisht, për shkak të angazhimeve. Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidenti Aleksandër Vuçiç si dhe për herë të parë në postin si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
Lisa e Pjesëmarrësve
1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
13-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
16-Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
17-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
AXHENDA
09:30 Mbërritja e liderëve
09:45 Fjala hapëse, Rama dhe Varhelyi
10:45 Foto familjare
12:00 Firmosja e marrëveshjes
12:30 Konferencë për shtyp, Rama dhe Varhelyi
Pak minuta para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbulon detaje nga Plani i Ri i Rritjes

TIRANË- Tirana mban sot samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fokus do të jetë plani i ri i rritjes si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se ky plan do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.
“MIRËMËNGJES ⭐️
dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë????”, shkruan Rama.
Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë, Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. I pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Po ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk do të mungojë në samitin e sotëm./ZËRI
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, policia me njoftim: Ja rrugët në të cilat ndalohet qarkullimi

TIRANË- Sot kryeqyteti i Tiranës mban samitin BE-Ballkani Perëndimor. Për të garantuar sigurinë policia ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve kryesore.
Sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar - Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;
Rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi deri në orën 16:00 të datës 29 shkurt konkretisht:
Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;
Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:
a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).