Vrasja e 2-fishtë në Korçë, VIDEO nga vendi i ngjarjes! Policia rrethon zonën

KORÇË- Pamjet që shihni vijnë nga lagjia 18 në Korçë autori, ende i paidentifikuar vrau me armë zjarri Emiljano Pinen dhe më pas u vetëvra me armën e krimit. Siç mund të shihet trupi i pajetë i autorit ndodhet i shtrirë në rrugë në krah të një hoteli. Policia e ka mbuluar trupin me një çarçaf të bardhë ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton. Deri më tani motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen./ZËRI
EMRI- Kush është viktima që u qëllua me armë zjarri në Korçë

KORÇË- Emiljano Pine është 40-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Korçë. Autori i dyshuar i krimit ende i paidentifikuar, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Pine ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Ky i fundit kishte dy identitete, pasi njihej dhe Jorgo Prifti.
Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli rreth orës 20:25 në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë./ZËRI
PAMJET/ Vrasje e dyfishtë në Korçë, autori vret një person e më pas veten! Trupi i shtrirë në rrugë

KORÇË- Vrasje e dyfishtë në Korçë. Raportohet se autori ka qëlluar për vdekje një person dhe më pas ka vrarë veten me armën e krimit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18. Fillimisht u raportua se kishim të bënin me një viktimë dhe një të plagosur, por Emiliane Pine ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak. Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes./ZËRI