LIVE UPDATES

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku

➤ Vritet shqiptari në Tivar. ➤ Një pjesëtar i grupit të organizuar kriminal "Škaljari", i identifikuar si Edmond Mustafa është ekzekutuar për vdekje mëngjesin e sotëm në biznesin e tij në Tivar. ➤ Për vrasjen, Policia malazeze ka vendosur në pranga Dino Ibrahimoviç, i cili ishte i shpallur në kërkim për një tjetër vrasjen. ➤ Aktualisht, hetuesit po përcaktojnë nëse dhe si ka Ibrahimoviç lidhje me vrasjen. ➤ Deri më tani, Policia nuk ka dalë me një piste konkrete për shkakun e vrasjes së tij.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Edmond Mustafës/ Gjendet një automatik në një qese të zezë

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

MALI I ZI- Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, automatik me të cilën dyshohet se është ekzektuar Edmond Mustafa. Duke kontrolluar zonën në të cilën u arrestua Dino Ibrahimoviç, policia gjeti një çantë udhëtimi të zezë në të cilën u gjet një armë zjarri, një automatik i mbështjellë me qese të zezë. 

Dyshohet se Ibrahimoviç, duke përdorur një pushkë automatike që u gjet në afërsi të vendndodhjes së tij, i ka marrë jetën Edmond Mustafa duke gjuajtur në drejtim të tij.  I dyshuari akuzohet për veprën penale të vrasjes dhe veprën penale të posedimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese.

Sipas të dhënave operative dhe inteligjente që disponon Drejtoria e Policisë, të dy personat janë anëtarë të një grupi kriminal që vepron në bregdetin malazez. /ZËRI

1 VITE ME PARE

LUFTA mes grupit “Kavaç” dhe "Skaljar", Edmond Mustafa kërkonte statusin e 'Il Pentitos'!

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

MALI I ZI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Malin e Zi ku është ekzekutuar shqiptari Edmond Mustafa. Mustafa kishte kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit, ka ofruar informacione për disa vrasje.

Ai është marrë në pyetje më 27 mars 2022, në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Administratës Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit duke ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e 'Skaljar' dhe të klanit 'Kavaç'.

Mustafa deklaroi se donte të tregonte vullnetarisht gjithçka që dinte për veprat kriminale të kryera nga organizata kriminale së cilës i përkiste, sikur të kishte informacion për autorët dhe motivet e veprave të mëposhtme kriminale:

– vrasja e Srgjan Vllahoviëit, e kryer më 10 prill 2016 në Kotorr;

– vrasja e Tomasheviç Bozhidar, e kryer më 6 gusht 2016 në Tivar;

– vrasja e Vukoslavceviç Zheljko, e kryer më 8 shtator 2016 në Tivar;

– vrasja e Ivan Laban, e kryer më 31 tetor 2016 në Tivar;

– vrasja e Sllobodan Sharanoviçit, e kryer më 11 mars 2017 në Budva;

– Vrasja e Marko Jovanoviçit, i cili, sipas Mustafës, u vra pasi kishte kryer një vrasje të dyfishtë në Podgoricë, dhe më pas trupi i tij ishte hedhur fshehurazi në një nga gropat në zonën e komunës së Tivarit;

– vrasja e Jovan Klisiçit, e kryer më 1 nëntor 2019. në Tivar;

– Zhdukja e Filip Marjanoviçit dhe Vukashin Gosoviçit, shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët, sipas Mustafa, u rrëmbyen, u torturuan, u morën në pyetje dhe përfundimisht u vranë në komunën e Danilovgradit;

– Zhdukja dhe vrasja e Sjeklloç Markos, të cilit sipas Mustafës i është hequr jeta, pas së cilës trupi i tij është fshehur në një vend të panjohur për të në zonën e komunës së Tivarit”, thuhet në procesverbali i bërë gjatë intervistës së anëtarëve.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Edmond Mustafa pjesë e grupit “Skaljar”, përgjimet e “Sky Ecc” zbuluan mesazhet me blogeren

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

MALI I ZI- Edmond Mustafa, i dyshuari si pjesëtar i klanit ‘Skaljar’, i cili u vra mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit, përmendet në korrespondencën e Sky që është shkëmbyer gjatë vitit 2020 nga lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zviter dhe oficerët e policisë të dyshuar se punonin për të.

Kurir shkruan se nga përgjimet e Sky ECC ai ishte në rrezik nga grupi “Škaljar” për shkak të blogeres malazeze, Vasilisa Nurkoviç. Në komunikimin e tyre të përgjuar, u zbulua se “Kavaç”, kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se ai duhet të pranonte, “të jetë dëshmitar-bashkëpunëtor dhe të zbulojë vrasësit e tyre për të paktën 20 vrasje”. Dyshohet se ai i ka inatosur “klanin tjetër” pasi pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë , ai ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
VASILIA

“Ju doni të më vrisni, “Kavaç” do të më vrasë, të mitë duan sepse unë tani jam në lidhje me një grua nga Zijadi – thuhet se ka shkruar në mesazhin e dërguar nga polici i arrestuar Petar Lazoviç, i dyshuar si bashkëpuntor me të arratisurin Radoj Zvicer.

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar, Dino Ibrahimoviç nga Barana, i cili  është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të riut në rrugën "Marsala Tita". Prokurorja, Irena Buriç, ka konfirmuar se Dino Ibrahimoviç është vendosur në pranga dhe akuzohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve e lëndëve shpërthyese.

Ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, ndërkohë mësohet se është gjetur edhe arma e krimit, raporton Vijesti. Prokurorja tha se për momentin nuk mund të flasë për motivin e krimit, por se do të hetohen të gjitha pistat në lidhje me ngjarjen./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Vrau shqiptarin Edmond Mustafa, zbulohet emri i autorit, ishte në kërkim për tjetër ekzekutim

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Dino Ibrahimoviç

MAL I ZI- Zbulohet emri i autorit të vrasjes së Edmond Mustafës në Tivar të Malit të Zi. Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se atori është Dino Ibrahimoviç, i cili është arrestuar po në Tivar. Ibrahimoviç ishte në kërkim për vrasjen e Šćepan Roganoviç.

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

29-vjeçari Edmond Mustafa është vrarë mëngjesin e sotëm, duke nisur kështu edhe hetimet për vrasjen. Në vendin e ngjarjes ndodhet prokurorja kujdestare Irena Buriç dhe ekspertë balistikë, por përveç autorit, ende nuk dihet shkaku i vrasjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

E vranë sot, si u mor peng Mustafa 4 vite më parë, doli vetë dhe e mohoi: Boll përmendët emrin tim!

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

MAL I ZI- Vritet në Tivar, Edmond Mustafa. Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, teksa viktima ishte në biznesin e tij. Për vrasjen e shqiptarit në pranga ka përfunduar një person që mediat vendase pretendojnë se është një emër i njohur për Policinë. Sipas “Vijesti” bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit "Škaljar". Por edhe viktima nuk ishte i panjohur, në vitin 2020, ai u dyshua se u mor peng, gjë të cilën e mohoi vetë. 

"Më duhet t'ju them se kjo nuk përputhet fare me të vërtetën. Nuk jam rrëmbyer asnjëherë dhe kam lexuar në media se jam rrëmbyer dhe keqtrajtuar nga disa oficerë policie për të më detyruar disa rrëfime, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Kam pasur biseda me disa prej tyre,"-deklaronte ai. 

Asokohe, Mustafa kishte kërkuar gjithashtu që emri dhe mbiemri i tij të mos përdorej në tekste që nuk janë të vërteta dhe të ndalohet “kryqëzimi i tij mediatik”. Kjo pasi “Vijesti” më 28 korriku 2020, publikoi një lajm me titullin “Si Milloviç dhe Lazoviç e rrëmbyen Mustafën dhe i kërkuan të fajësonte partnerët e tij: donin ta detyronin të rrëfehej”. Pengmarrja u dyshua se ndodhi lagjen Siti të Podgoricës.

Por sot, ai u qëllua për vdekje./ZËRI

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Vrasja e Edmond Mustafës në Tivar, ndalohet një i dyshuar, autori u arratis me motoçikletë

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

TIVAR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Tivar, Edmond Mustafa. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa policia ka ndaluar një person i cili dyshohet të ketë marrë pjesë në eliminimin e shqiptarit.

Siç raportojnë mediat vendase identiteti i të dyshuarit nuk është bërë publik për shkak të hetimeve. Dëshmitarët okularë të cilët janë marrë në pyetje nga hetuesit, pretendojnë se Mustafa ndodhej pranë një banke biznesi i shoqëruar nga një grua, në momentin kur u qëllua rreth 10 herë nga autori, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

Shqiptari dyshohet se është pjesëtar i klanit “Skaljar” dhe pista paraprake e hetimit janë konfliktet e dyshuara me pjesëtarë të këtij klani./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Ekzekutohet me armë shqiptari në Malin e Zi, në sy të gruas, emër i njohur për policinë

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Edmond Mustafa

MALI I ZI- Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për “Vijesti” burime policore. Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Vritet në Tivar shqiptari Edmond Mustafa, arrestohet autori, mister shkaku
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, pa mundur që t’iu mbijetojë plagëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB