LIVE UPDATES

Bie alibia e fejesës së Hygerta Metës, krushqia: Pëllumbi refuzoi!

➤ Ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës nga familja e tij. ➤ E bija, e cila u arrestua e para për vrasjen, pretendoi se i ati donte ta fejonte me zor. Ndaj edhe ajo e vrau. ➤ Por sot, familja e djalit që Hygerta Meta pretendonte se po nxitej nga i ati për t'u fejuar, e hodhi poshtë alibinë e Hygertës dhe vëllait të saj, duke pretenduar të kundërtën. ➤ Ata kanë rrëfyer para Policisë se e dëshironin një krushqi të tillë, por Pëllumb Meta ia kishte bërë të qartë se vajza do vazhdonte shkollën dhe se nuk kishte asnjë plan për ta fejuar. ➤ Xheni, vajza që kërkoi dorën për vëllain e burrit, tregon një version tjetër të Pëllumb Metës. Sipas saj, ai ishte një njeri i dashur dhe tregonte kujdes për të bijën, ndaj edhe donte që të përfundonte universitetin. ➤ Madje pretendon se Pëllumbi e kishte drejtuar tek e shoqja për të diskutuar. ➤ Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, 50-vjeçari, Pëllumb Meta u konfliktua me djalin e tij, Hysenin përpara se ai ta vriste. ➤ Por familja e portretizon ndryshe. ➤Hygerta Meta, dhe vëllezërit e saj, Hyseni dhe Amarildo përshkruajnë një baba të dhunshëm dhe shtypës. ➤ Edhe e shoqja tregon se shumë herë është dhunuar nga bashkëshorti. ➤ Megjithatë të gjithë dinamikën dhe të vërtetën, pritet ta zbulojë Prokuroria e Durrësit. ➤ Tre fëmijët e 50-vjeçarit pritet të njihen të hënën (nesër, 26 shkurt) me masën e sigurisë nga Gjykata e Durrësit.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

DETAJE/ Kërkoi dorën e Hygertës, rrëfimi i Enxhenit: Pëllumbi më tha s’bëhet ajo punë…

Bie alibia e fejesës së Hygerta Metës, krushqia: Pëllumbi
Pëllumb Meta

DURRËS- Motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, nuk është zbardhur ende, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar, i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.

Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese. Ashtu si në dëshminë e dhënë në polici, edhe në një komunikim jashtë kamerave, për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi, familja që kishte menduar për një lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë.

Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte univeristetin.

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni.

Më herët Hygerta Meta, pasi kishte pranuar se ishte ajo që kishte vrarë babain, u tha hetuesve se e kreu krimin pasi i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në Itali. Por më pas rrjedha e historisë ndryshoi dhe doli në dritë se vrasja ishte kryer nga vëllai i madh Hyseni. Ngjarja është regjistruar më 10 shkurt ndërsa trupi i Pëllumb Metës u gjet i groposur më 23 shkurt. Tre fëmijët do të dalin ditën e hënë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Tentuan vrasjen e 25-vjeçarit, si dështoi plani i dy vëllezërve

Bie alibia e fejesës së Hygerta Metës, krushqia: Pëllumbi
Momenti i shoqërimit në polici

KAVAJË- Halit Ullorja ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës këtë të dielë pasi bashkë me të vëllain kanë tentuar të vrasin 25-vjeçarin Letjan Lushkajn. Ngjarja është regjistruar një natë më pare. Raportohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, por më pas dy vëllezërit kanë rrahur dhe më pas kanë goditur me makinë Lushkajn. Blutë e Kavajës bëjnë me dije se në pranga ka rënë dhe i plagosuri, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë. Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit. Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2, kanë shkuar menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vranë dhe varrosën babain/ Fëmijët nesër para gjykatës! ‘Krushqit’: Meta s’donte ta fejonte vajzën

Bie alibia e fejesës së Hygerta Metës, krushqia: Pëllumbi
Pëllumb, Hygerta dhe Hysen Meta

DURRËS- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës, nga tre fëmijët e tij në Durrës. Raportohet se Hygerta Meta, vajza e 50-vjeçarit ka ndryshuar versionin e saj të historisë në një dëshmi të dytë të dhënë para hetuesve. Sipas Policisë, vajza ka treguar se bashkë me nënën, Blerina Meta kanë pastruar gjakun e lënë pas nga vrasja e Pëllumb Metës nga djali i madh Hysen Meta. Vajza shprehet se kur e ëmë ka ardhur në shtëpi, është tronditur nga ajo që ka parë dhe më pas, bashkë me të kanë pastruar gjakun në dysheme ndërsa divanin ku u qëlluan Pëllumb Meta e kanë ngjitur në katin e dytë. Ndërsa me groposjen e trupit në kasollën e bagëtive janë marrë dy vëllezërit, Hysen dhe Amarildo Meta.

“Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”.

Dëshmia e 19-vjeçares rrëzon poshtë version e dhënë më herët, se nëna nuk kishte dijeni për krimin dhe se kur ka ardhur në shtëpi nuk ka dyshuar për mungesën e Metës në shtëpi. Fëmijët në version e parë të dhënë kanë shfajsuar nënën, Blerina Metën nga përgjegjësia mbi krimin dhe pse Policia po e heton në gjendje të lirë për “Pengim në zbardhjen e së vërtetës”. Blerina Meta ndodhet tek të afermit e saj pasi dhe vetë ka deklaruar se ndihet e kërcënuar nga njerëzi e burrit dhe ka kërkuar mbrojtje.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës ka pyetur dhe familjen me të cilën dyshohet se viktima do të lidhte krushqi, duke dhënë vajzën e tij Hygertën, e cila studionte në Fakultetin e Ekonomisë për djalin e E.Q. Por kjo e fundit ka deklaruar se Pëllumb Meta nuk ka qenë dakort pasi u ka thënë se vajza po ndjek studimet.

Më herët Hygerta Meta, pasi kishte pranuar se ishte ajo që kishte vrarë babain, u tha hetuesve se e kreu krimin pasi i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në Itali. Por më pas rrjedha e historisë ndryshoi dhe doli në dritë se vrasja ishte kryer nga vëllai i madh Hyseni. Por e vetmja që që deri më tani nuk ka ndryshuar në versionin e dhënë nga tre fëmijët dhe nëna është fakti se vrasja ka ndodhur pasi Pëllumb Meta donte të fejonte vajzën.

Por dhe kjo pistë me dëshminë e dhënë nga familja e djalit bie poshtë, pasi ata kanë deklaruar në polici se Meta nuk ishte dakort. 50-vjeçari u vra me katër plumba brenda në banesës ndërsa më pas u zhvesh dhe u mbështoll me plastmas dhe më pas u gropos nga djemtë në kasollën e bagëtive. Ngjarja është regjistruar më 10 shkurt ndërsa trupi i Pëllumb Metës u gjet i groposur më 23 shkurt. Tre fëmijët do të dalin ditën e hënë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB