FOTOLAJM/ Kjo është gropa ku u gjet i varrosur Pëllumb Meta

DURRËS- Kjo është gropa ku u gjet i varrosur Pëllumb Meta. Ky i fundit u vra nga djali i madh, Hysen Meta, ndërsa bashkë me të bashkëpunuan motra Hygerta Meta dhe vëllai tjetër Amarildo Meta. Nën hetim për ngjarjen është dhe nëna e fëmijëve, bashkëshortja e Metës, e cila sipas Policisë, ka fshehur krimin e rëndë.
Fillimisht ngjarja u mor përsipër nga vajza Hygerta Meta. Në dëshminë e saj vajza shprehej se e kishte vrarë babain pasi ai donte ta fejonte me një djalë pa diëshirën e saj, por kjo nuk i bindi hetuesit, të cilët thelluan hetimet. Meta dyshohet se është vrarë në një nga dhomat e shtëpisë, e më pas u tërhoq për në kasollën jashtë banesës ku u varros në një gropë 1.5 metra të thjellë.
Si datë të vdekjes së Pëllumb Metës, Polica, referuar ekspertizës së mjekëve mjeko-ligjorë ka zyrtarizuar 10 shkurtin, tre ditë para se Hysen Meta të deklaronte në polici zhdukjen e të atit për të fshehur gjurmët e krimit. Para Policisë ai ka pranuar se ka vrarë babain. 50-vjeçari ka marrë katër plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Arma u gjet në një kënetë afër vendit të krimit./ZËRI
Krimi në Durrës/ Pëllumb Meta u vra dhe varros nga 3 fëmijët! U ‘fundosën’ nga gjurmët që lanë pas

DURRËS- ZËRI ju sjell kronolgjinë e vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Krimi ka ndodhur 10 ditë më parë në fshatin Shënavlash, por u zbulua sot nga policia. Më datë 13 shkurt djali i viktimës 25-vjeçari Hysen Meta denoncoi zhdukjen e papritur të të atit, por më vonë u zbulua se e gjitha ishte një skemë e 3 fëmijëve për të eliminuar të atin.
Vajza e familjes, 19 vjeç Hygerta Meta ka marrë përsipër krimin duke dëshmuar në polici se ka qenë ajo që e ka qëlluar me 4 plumba të atin në kasollen e bagëtive që ndodhet pranë banesës e më pas e ka mbështjellë me çarçafë dhe qese për ta groposur 1.5 metra nën dhe.
Studentja e ekonomisë vit i parë rrëfeu se prej kohësh mbante brenda vetes një urrejtje të madhe për të atin pasi ai ishte me parime fanatike dhe shpesh bëhej i dhunshëm nëse nuk i dëgjohej fjala. Pika që arriti kulmin dhe çoi në krimin e rëndë ishte kur ai kërkonte ta martonte me mblesëri me një emigrant që jetonte në Itali por vajza nuk e donte.
Vajza ndër të tjera pranoi edhe se ku e kishte hedhur armën për të fshehur gjurmët, por e gjitha ishte një skemë e saj për të mos zbuluar dy bashkëpunëtorët e tjerë, vëllezërit e saj, Hysen dhe Amarildo Meta.
Policia futi në listën e hetimeve gjithë familjarët, pasi ishte e pamundur që vajza të kishte kryer gjithë krimin me gjaftohtësi dhe e vetme. Pëllumb Meta punonte roje në një parking në zonë dhe fqinjët e njihnin si njeri autoritar dhe të ftohtë, por kur nuk e besonin që fëmijët e tyre do të merrnin hapin fatal.
Pas më shumë se12 orësh policia ka zbardhur të plotë ngjarjen. Gjurmët në qesen e plastamsit që ishte mbështjellë viktima ka çuar në zbulimin e autorëve, vëllai 25 vjeçar Hysen Meta dhe motra Hygerta Meta.
25-vjeçari mori makinën e të atit dhe pasi e çoi në zonën e Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur, skema që u ndoq për të sfumuar krimin. Policia bën me dije se djali dhe vajza janë bashkëautorë. Ai që ka qëlluar nuk ishte 19-vjeçarja por vëllai i madh.
Ndërsa vëllai i tretë, Amarildo Meta ka ndihmuar në fshehjen e provave të krimit. Nëna e tyre dhe bashkëshortja e të ndjerit, Blerina Meta gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë me akuzën e pengimit të zbardhjes të së vërtetës./ZËRI
Horrori në Durrës/ ZBARDHET krimi, 3 fëmijët të përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës! Djali i madh e qëlloi

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit. Në krimin horror janë përfshirë tre fëmijët e Metës, djali i Madh Hysen Meta, djali i vogël Amarildo Meta dhe vajza Hygerta Meta. Kjo e fundit fillimisht mori përsipër krimin, por dëshmia e saj nuk i bindi hetuesit, të cilët thelluan hetimet. Policia sqaron se Pëllumb Meta u vra brenda banesës dhe më pas u tërhoq drejt kasollës, ku dhe u gropos. Si datë vdekjeje Policia konfirmon datën 10 shkurt.
Kanë qenë gjurmët e gishtave të lëna në qeset e plastmasit, me të cilat u mbështoll Meta, ato që kanë çuar Policinë drejt fëmijëve të viktimës. Amarildo Meta, dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllain e madh dhe motrën. Ndërsa gruaja e Metës është nën hetim pasi ka fshehur krimin.
Policia: Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim. Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. Nxitja prej babait prej një periudhe kohe që vajza të fejohej pa dëshirën e saj. E ka pranuar ekzekutori akuzën.
Krimi në Durrës/ Jo vetëm vajza, arrestohen dy djemtë e Pëllumb Metës

DURRËS-Hysen Meta, 25 vjeç dhe vëllai i tij janë arrestuar këtë të premte pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar me motrën, Hygerta Meta, për të vrarë babain, Pëllumb Meta, të cilin më pas e varrosën dhe e shpallën të zhdukur për të fshehur gjurmët.
Po ashtu raportohet se po mbahen në polici dhe anëtarë të tjerë të familjes, të cilët dyshohet se fshehur krimin. Më herët u gjet dhe arma e llojit pistoletë e përdorur në krim, ajo ishte hedhur në një kënetë pranë fshatit.
Pëllumb Meta u gjet i vrarë dhe i groposur këtë të premte pak metra larg shtëpisë së tij. Autorësinë për krimin e ka pranuar vajza e tij, 19-vjeçarja, e cila studion për ekonomi. Vajza ka deklaruar se e ka vrarë të atin pasi ai donte ta fejonte me një person, të cilin ajo nuk e donte. Viktima u gjet i groposur pranë kasollës së bagëtive./ZËRI
Gjendet arma që vrau Pëllumb Metën

DURRËS- Policia e Durrësit ka gjetur pak minuta më parë armën që dyshohet se i mori jetën Pëllumb Metës. Ky i fundit u vra nga vajza e tij Hygerta Meta, 19-vjeçe. Arma, tip pistoletë është gjetur në një kënetë pranë fshatit Shënavlash, ku dhe ndodhi krimi.
Pëllumb Meta u gjet i vrarë dhe i groposur këtë të premte pak metra larg shtëpisë së tij. Autorësinë për krimin e ka pranuar vajza e tij, 19-vjeçarja, e cila për ekonomi. Vajza ka deklaruar se e ka vrarë të atin pasi ai donte ta fejonte me një person, të cilin ajo nuk e donte. Viktima u gjet i groposur pranë kasollës së bagëtive./ZËRI
Krimi në Durrës/ E gjithë familja Meta e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit, 7 të shoqëruar

DURRËS- Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj Pëllumb Metën. Dyshohet se bashkëpunërorë të vajzës janë edhe dy vëllezërit e saj.
Hysen Meta 25 dhe Amarildo Meta 21 vjeç u morën në pyetje në polici. Gjatë dëshmisë së tyre në polici, ata kanë mohuar të kenë ditur gjë rreth ngjarjes së rëndë. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.
E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit të saj. Gjithashtu gruaja e viktimës, Blerina Meta është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se burri i saj ishte autoritar dhe ndonjëherë i dhunshëm, kur e kundërshtonin ne familje, por ka thënë se s'kishte dijeni për krimin.
Pas 3 orësh dëshmi, policia ka shoqëruar Hygerta Metën sërish në ambientet e burgut./ZËRI
MISTERET që fshihen pas vrasjes së Pëllumb Metës! A veproi e vetme vajza dhe ku ndodhet arma?

DURRËS- Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit mbetet ende e mbuluar nga misteri dhe Policia e Prokuroria ndodhen në udhëkryq se kush është fajtori. Vajza e vogël e familjes, 19-vjeçarja Hygerta Meta është ajo që ka marrë përsipër krimin duke thënë para Policisë se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në Itali. Kjo sipas saj ka qenë dhe arsyeja kryesore se përse ka vrarë të atin, ndërsa ka dëshmuar dhe versionin e saj të ngjarjes dhe se si e kreu krimin.
Po ashtu e reja ka treguar se babai i ka nxirë jetën nënës së saj dhe gjithë familjes. Por, Policia nuk është shumë e bindur. Dyshohet se ajo është ndihmuar dhe nga familjarë të tjerë, mes tyre vëllai i madh, Hysen Meta. Por kjo pistë ka ende shumë dyshime dhe paqartësi. Në këto momente në Policinë e Durrësit janë duke u marrë në pyetje të gjithë anëtarët e familjes.
Dëshmia e vajzës:
Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese.
Pikëpyetjet e Policisë dhe kush fshihet vërtetë pas vrasjes?
Mister për blutë e Durrësit mbetet ende se kur ka ndodhur vrasja. Dyshohet se krimi i rëndë që terrorizoi Durrësin këtë të premte të ketë ndodhur më 10 shkurt. Tre ditë më pas djali i Pëllumb Metës, Hyseni ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Para se të bënte denoncimin ai kishte folur dhe me një bashkëfshatar ku i kishte treguar se babai kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi. Denoncimin në polici ai e ka bërë në orën 22:30 të 13 shkurtit. Ndërsa dhjetë ditë më pas, Policia arrestoi Hygerta Metën dhe gjeti trupin e groposur.
Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte studente e Fakultetit të Ekonomisë dhe ka deklaruar se arsyeja ishte fakti se ajo nuk dëshironte të fejohej me djalin e zgjedhur nga i ati dhe konfliktet në familje. Por mbetet ende mister se si ajo arriti ta qëllonte të atin dhe më pas të tërhiqte trupin rreth 100 metra nga vendi ku ndodhi ekzekutimi. Policia dyshon se ajo nuk do të mund ta bënte e vetme, vrasjen dhe më pas mbulimin e viktimes me çarçaf e plasmas e më pas ta varroste. Viktima u gjet i zhveshur. Gropa ku ishte groposur Pëllumb Meta ishte rreth 1.5 metra e thellë, prandaj lind pyetje: Si arriti vajza të vriste dhe më pas të hapte varrin e të atit?
Në dëshminë tij, djali i 50-vjeçarit, Hysen Meta ka deklaruar se babai është larguar me makinë më datë 10 shkurt, por kamerat e sigurisë thonë të kundërtën, pasi rezulton se makina është lëvizur një ditë më pas, më 11 shkurt. Grupi hetimor dyshon se makina është lëvizur nga anëtarë të familjes dhe është dërguar në sektorin Rinia ku dhe është gjetur e braktisur. Po ashtu ka nisur puna për gjetjen e ndonjë gjurme brenda mjetit, që mund të çojë Policia tek ndonjë nga familjarët.
Misteri tjetër i kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet arma e krimit. Ku ndodhet arma që i mori jetën Pëllumb Metës? Ky i fundit u qëllua katër herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka humbur jetën menjëherë pas të shtënave. Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e saj, por ende asnjë gjurmë. Këtë të premte, Hygerta Meta u dërgua në vendin e krimit, por ajo ka deklaruar se armën e ka hedhur buzë detit pas krimit.
Deri në këto momente vrasja e Pëllumb Metës mbetet ende një mister për Policinë, ndërsa Hygerta Meta, vajza e viktimës ka marrë përsipër krimin. Por dëshmia e saj dhe rrethanat e ngjarjes nuk i kanë bindur hetuesit se ajo ka vepruar e vetme. Familjarët po merren të gjithë në pyetje, ndërsa pyetja që lind është: Kush fshihet pas vrasjes së Pëllumb Metës? Dhe a janë të gjithë fajtorë në krim?/ZËRI
"Nuk pendohem që e vrava, na ka nxirë jetën", DËSHMIA tronditëse e 19-vjeçares

DURRËS- Detaje të reja kanë në dritë nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila vrau babain e saj Pëllumb Meta. Vajza ka treguar detaje nga jeta e tyre në familje ku shprehet se ajo vetë dhe nëna e saj nuk kanë patur kurrë të drejtë të flisnin, pasi për gjithçka vendoste i ndjeri, Pëllumb Meta.
Hygerta ka treguar se ka patur një urrejtje të madhe për të atin dhe nuk ka patur një konflikt mes tyre ditën e krimit. Ndër të tjera ka deklaruar se për të vrarë ta atin ka përdorur armën e tij dhe më pas e ka mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese.
DËSHMIA:
Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese.
“Gropa ishte 1.5 metër”, fqinji i Pëllumb Metës: S'kemi dëgjuar zhurma, vajzë më të urtë nuk bënte nëna

DURRËS- Një prej fqinjëve të Pëllumb Metës, që dyshohet se u vra dhe u varros nga vajza e tij, në zonën e Shënavlashit në Durrës, ka deklaruar se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë me armë. Sipas fqinjit gjendja ekonomike e familjes Meta ka qenë e mirë, ndërsa fqinji hedh dyshime se në krim janë përfshirë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai thotë se Pëllumb Meta ka qenë fanatik, dhe se vajza ishte në prag të fejesës me një të ri nga zona e Ishmit.
“S’ka pasur as zhurma, as ngatërresa familjare. Nuk është dëgjuar as zhurmë arme, asgjë. Pas tre ditësh u mor vesh që ai u zhduk. Ka qenë shumë familjar i rregullt. Vajza, më e urtë nëna nuk e bënte. Vajzën e ka pasur në prag fejese më duket në Ishëm, me shkesi. Zona e ktyre e kanë traditën me shkesi, nuk e lejojnë që ta gjejë burrin vetë.
Vajza 19-vjeçe, s’ma merr mendja ta ketë bërë e vetme, se nuk është ndonjë trup kushedi. Si mund ta groposësh në oborr dhe të mos kenë dijeni familjarët. Gjithë ajo gropë një metër e gjysmë, që më thotë i vëllai mua… Vëllai i vetë është i habitur, ‘si ndodhi kështu kjo punë mor burrë më tha’.
Me burrin pija kafe përditë. Por me familjen nuk para kemi shkuar, sepse ka qenë edhe vetë fanatike e zonja. I biri ka bërë denoncim pas tre ditësh.
Më tha mua më ka humbur baba, po shko denonco i thashë unë. Dyshimet janë te familja, askund tjetër. Të vrasësh burrin dhe mos ta dijë nëna dhe fëmijët, nuk ka mundësi, sepse ai është varrosur brenda oborrit të shtëpisë. Gjendja ekonomike e tij ka qenë shumë e mirë. Nuk ka nga dikush tjetër këtë gjë. Tokat i ka të babës së vet, i ka me ligjin 7501”, është shprehur fqinji i familjes.
Policia ka rikthyer në skenën e krimit Hygerta Metën, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e vrasjes, dhe për të zbuluar nëse ka pasur persona të tjerë që janë përfshirë në ngjarje./ZËRI
Vrau të atin dhe e fshehu për 10 ditë/ Policia kthen Hygertën në vendin e krimit

DURRËS- Hygerta Meta, vetëm 19 vjeç, vrau dhe groposi të atin e saj. Pas arrestimit, sot, Policia e Shtetit e ka kthyer 19-vjeçaren në banesën e saj për të treguar të gjithë ngjarjen. ZËRI ka siguruar edhe pamje të saj nga vendi i ngjarjes, teksa mbahet prej krahësh nga efektivë të Policisë së Shtetit. Autorja është kthyer në vendin e krimit, pasi ajo pretendon se e ka vrarë të atin me pistoletë, mirëpo arma e krimit, ende nuk është gjetur./ZËRI
VIDEO- Momenti kur zhvarroset trupi i Pëllumb Metës, i mbështjellë me batanije

DURRËS- ZËRI ka siguruar pamjet kur hetuesit kanë zhvarrosur trupin e Pëllumb Metës, në zonën e Shënavlashit, i cili dyshohet se u vra nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta. Kjo e fundit pretendon se krimin e ka kryer e vetme, por hetuesit kanë rezerva për shkak se ajo e ka pasur të pamundur e vetme që të fshihte trupin.
Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte. Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta./ZËRI
“Do fejohesh dhe pikë”, dëshmi e re e 19-vjeçares që vrau babanë: Nëna ishte në arë, s'kisha rrugë tjetër

DURRËS- Ka dalë një dëshmi e re e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babanë e saj, dhe më pas ka fshehur trupin e tij. Në dëshminë e saj që ka dhënë para hetuesve, e reja ka thënë se nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër, për shkak të presionit dhe zënkave të përditshme që ka pasur me babanë e saj, pasi ai donte që ta fijonte me një djalë që ishte emigrant në Itali.
“Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë”, ka dëshmuar e reja, duke thënë se kishte vetëm dy opsione: ose të arratisej, ose ta vriste të atin.
“Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.
Sa i takon ditës kur ndodhi vrasja, e reja iu ka thënë hetuesve se ka qenë në banesë vetëm me babanë e saj, dhe ka mohuar që në krim të jetë përfshirë ndonjë person tjetër.
“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”.
Por pavarësisht pretendimeve të vetë Hygerta Metës, policia po heton rolin e familjarëve të tjerë, dhe në vijim priten edhe arrestime të tjera./ZËRI
Vrasja dhe fshehja e trupit të Pëllumb Metës, çfarë e nxori zbuluar ‘planin perfekt’

DURRËS- Shënavlashi dhe mbarë opinion publik u trondit këtë të premte nga krimi brenda familjes, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta dyshohet se ka vrarë babanë e saj Pëllumb Meta, pas një konflikti që ka pasur me të, për shkak të një fejese që ajo nuk e donte. 50-vjeçari është deklaruar i zhdukur nga familja, ndërkohë që roli i tyre është duke u hetuar nga policia, nëse kanë ndihmuar të renë në vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të saj.
Skenari i fshehjes së krimit, duket se ka qenë ‘perfekt’ pork a zgjatur shumë pak, pasi policia ka rënë në gjurmët e sinjalit të celularit të Pëllumb Metës. Ai pulsonte pikërisht pranë banesës, dhe për këtë nisën menjëherë hetimet për një krim të mundshëm në familje. Për të fshehur gjurmët, Hygerta Meta pretendon se e kishte çuar makinën e të atit pranë sektorit Rinia një Durrës, në mënyrë që të dukej se ai ishte zhdukur, dhe jo vrarë pikërisht në banesë.
Denoncimi për zhdukje e tij u bë nga djali 25-vjeçar i familjes, i cili nuk dihet ende nëse ka qenë apo jo në dijeni të krimit që kishte kryer e motra. Policia ka marrë në pyetje nënën dhe dy vëllezërit e Hygertës, për të kuptuar nëse ata kanë pasur gisht në këtë ngjarje. Vetë e reja pretendon se e ka kryer krimin e vetme, por sipas policisë dhe prokurorisë, një gjë e tillë është e pamundur, edhe për shkak të fizikut dhe mënyrës se si është bërë fshehja e trupit.
Familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim. /ZËRI
Vajza vrau babanë, zbardhet dëshmia e gruas së Pëllumb Metës: Bëhej i dhunshëm kur e kundërshtonim

DURRËS- Është zbardhur dëshmia e gruas së Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga vajza e tij. Nëna e autores së dyshuar të krimit, është shprehur se Pëllumb Meta bëhej herë pas here i dhunshëm.
“Kemi 30 vite të martuar, dhe kemi 4 fëmijë. Burri ka qene gjithmonë autoitar. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe bëhej i dhunshëm”, ka deklaruar bashkëshortja e viktimës.
Pavarësisht se vajza pretendon se krimin e ka kryer e vetme, policia po verifikon rolin që ka pasur bashkëshortja e Pëllumb Metës, dhe djemtë e saj.
Viktima, Pëllumb Meta, punonte si roje në një varrezë makinash në zonën e Krujës, ndëra Hygerta Meta ishte studente në vitin e parë të Ekonomikut.
/ZËRI
“Ajo ishte një ëngjëll”, të afërmit hedhin dyshime se Pëllumb Meta nuk u vra nga vajza e tij

DURRËS- Të afërmit e Pëllumb Metës, që dyshohet se u vra dhe u gropos nga vajza e tij, shprehen se Hygerta ka qenë një ëngjëll, dhe hedhin dyshime se ajo nuk mund të jetë autorja e vrasjes së babait të saj.
Krushku i Pëllumb Metës, është shprehur i shokuar për ngjarjen. “Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj”, tha krushku i Pëllumb Metës.
Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr. 19-vjeçarja ka deklaruar se e ka vrarë babanë me pistoletën e tij, që ai e mbante pa leje.
Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte. Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta./ZËRI
FOTO/ Kush është Pëllumb Meta që mbeti i vrarë nga vajza e tij, hetuesit kontrolle në banesë

DURRËS- Është publikuar foto e Pëllumb Metës, i cili mbeti i vrarë nga vajza e tij në zonën e Shënavlashit në Durrës. Banesa e familjes Meta është rrethuar nga hetues të policisë dhe prokurorisë që po bëjnë të gjitha hetimet në lidhje me vrasjen, pasi ka dyshime se vajza 19-vjeçare është ndihmuar nga persona të tjerë në kryerjen e krimit të rëndë. Sipas policisë është e pamundur që 19-vjeçarja të ketë vepruar e vetme në mbulimin e trupit të babait të saj, dhe fshehjes më pas në kasollën e lopës.
Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte.
Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta./ZËRI
“Viktima ishte autoritar, askush nuk ia kthente fjalën”, si u shndërrua në vrasëse studentja e Ekonomikut

DURRËS- Detaje të reja nga ngjarja makabre që ndodhi në zonën e Shënavlashit, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj, dhe më pas e fshehu trupin në kasollen e lopës. Dyshohet se e reja është ndihmuar nga persona të tjerë në kryerjen e krimit të rëndë, ndërkohë që policia po heton nëse familja ka qenë apo jo në dijeni të krimit të rëndë.
Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte.
Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.
Vajza ishte studente në vit të parë në Universitet, ndërsa dyshohet se ka patur lidhje me një djalë, çka sipas deklarimeve e ka kundërshtuar i ati që donte ta fejonte me një tjetër. Ajo ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive që i ka bërë vendimit të të atit, ai nuk është tërhequr nga vendimi për fejesën me një djalë që vajza nuk e donte. Kjo, sipas saj e ka çuar që të ndërmarrë aktin makabër, duke e vrarë, mbështjellë me batanije dhe groposur.
Familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim./ZËRI
Vrau babanë dhe e fshehu në kasollen e lopës, 19-vjeçarja dyshohet se u ndihmua nga të tjerë

DURRËS- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta, vrau me armë zjarri babanë e saj, për shkak se ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, dyshohet se ka ndodhur në datën 13 Shkurt, ditë kur dhe u shpall i zhdukur nga djali i tij. Vajza dyshohet së është ndihmuar nga familjarët e saj, nëna dhe dy vëllezërit, të cilët po merren në pyetje. Makina e viktimës u gjet në sektorin Rinia e braktisur, ndërsa vajza ka pranuar se ka qenë vetë ajo që e ka dërguar atje, për të humbur gjurmët e vrasjes.
Hygerta Meta ka deklaruar se e vrarë të atin, e kishte lidhur, mbështjellë me batanije dhe varrosur të kasollja e lopës.
Ka qenë 19-vjeçarja Hygerta Meta që ja tregoi policisë vendin se ku gjendej babai i vdekur.
Familja përbëhet nga 2 prindërit, 4 fëmijë prej të cilëve 2 djem dhe 2 vajza. Njëra vajzë e martuar./ZËRI
Donte ta fejonte pa dëshirën e saj, 19-vjeçarja: Ai ishte emigrant në Itali, unë doja të vazhdoja shkollën
DURRËS-Hygerta Meta, e cila vrau babain e saj dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, ndërsa familja e shpalli të zhdukur ka dëshmuar në polici.
19-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se shkak ishte bërë fakti se babai, Pëllumb Meta, donte ta fejonte me një djalë nga fshati i saj, Shënvlash i Durrësit, emigrant.
DËSHMIA: Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava.
“Donte të më fejonte”, kush është 19-vjeçarja që vrau dhe varrosi babanë e saj në Durrës

DURRËS- Hygerta Meta, është 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babanë e saj në Durrës, dhe më pas e varrosi në oborrin e banesës ku ata jetonin në zonën e Shënavlashit. Viktimë ka mbetur shtetasi Pëllumb Meta, të cilin familja e kishte shpallur të zhdukur 10 ditë më parë. Mësohet se e reja ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë fejesa pa dëshirë që donin t’i bënte babai i saj.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Kallëzimin për zhdukjen e Pëllum Metës, e kishte bërë disa ditë më parë djali i tij 25-vjeçar, vëllai i autores së vrasjes.
Nuk dihet nëse e reja ka bashkëpunuar me persona brenda apo jashtë familjes së saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /ZËRI
E RËNDË në Durrës, 19-vjeçarja vret me armë dhe varros babanë e saj

DURRËS- Një ngjarje horror është zbuluar nga policia e Durrësit, ku një 50-vjeçar që ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët, në fakt është vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, dhe më pas varrosur në rrethimin e shtëpisë së saj. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë konflikti që ka pasur mes babait dhe vajzës, për fejesën e saj me një person që ajo nuk e donte.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.
Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.
Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/ZËRI