LIVE UPDATES

Horror në Greqi/ Shqiptari e drogoi për të humbur fëmijën, vajza në gjendje të rëndë

➤ Një ngjarje horror ka ndodhur në Zakynthos, ku një shqiptar, drogoi të dashurën e tij, në mënyrë që të abortonte. ➤ Shqiptari, i identifikuar si Ymer Haxhiaj 27 vjeç u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi që të abortonte, të dashurën e tij 19-vjeçare, Athina Marula. ➤ Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, e reja kishte vendosur që të largohej nga banesa dhe të kthehej që të jetonte me prindërit e saj. ➤ Pasi Haxhiaj ka marrë vesh se ajo ishte shtatzanë, ka shkuar dhe e ka marrë me forcë në banesë. ➤ Atje e lidhi me litarë duar e këmbë dhe më pasi e dhunoi. ➤ Teksa e mbante të lidhur, e detyroi atë të merrte dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. ➤ Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, që sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. ➤ Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, e reja pësoi hemorragji, ndaj edhe e çoi në spital. ➤ Edhe pse nuk ishte pranë saj, Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe Policisë. ➤ Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve, të cilët denoncuan rastin në Polici dhe autori u vu në pranga. ➤ Teksa merrej në pyetje shqiptari pranoi aktin, duke u shprehur se nuk ishte gati që të bëhej prind. ➤ Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të përballet me drejtësinë.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTO- Ky është shqiptari, që dhunoi dhe detyroi të dashurën të abortonte fëmijën

Horror në Greqi/ Shqiptari e drogoi për të humbur

GREQI- Në foto është 27-vjeçari shqiptar Ymer Haxhiaj i cili ka dhunuar dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19 vjeçare greke për të dështuar fëmijën që mbante në bark. 

27-vjeçari shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit jonian, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi në abort  Athina Marula 19 vjeçe. Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Të rinjtë bashkëjetuan për pak kohë por më pas nisën mosmarrëveshjet mes tyre. 19-vjeçarja vendosi të largohej nga banesa dhe të jetonte me prindërit e saj.

1 VITE ME PARE

Dhunoi dhe drogoi të dashurën, babai i 27-vjeçarit: Ilaçet për të abortuar ia dha e ëma dhe gjyshja

Horror në Greqi/ Shqiptari e drogoi për të humbur
Ymer Haxhiaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi ku, Ymer Haxhiaj 27 vjeç ka droguar të dashurën e tij në mënyrë që të abortonte. Babai i 27-vjeçarit, Ramadan Haxhiaj ka mohuar ngjarjen dhe thotë se kanë qenë familja e vajzës ata që nuk kanë qenë dakort me lidhjen e tyre.

Ramadan Haxhiaj ka folur për “Shqipëria Live” në “TCH”. Sipas tij, kjo ngjarje nuk është e vërtetë, pra djali i tij nuk e ka lidhur të dashurën e tij dhe as nuk i ka dhënë kokrra për të dështuar, por është një histori e sajuar nga familjarët e vajzës, Athina Marula. Haxhiaj thotë se gjyshja e saj nuk ishte dakord me lidhjen e dy të rinjve dhe i ka dhënë kokrra mbesës së saj, në mënyrë që të abortonte.

"Gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga prindërit e vajzës. Gjyshja nuk donte që të behej fejesa. Nuk e dinim që ishte shtatzënë, vetëm dyshonim, nuk ka njoftuar djali. Është histori e stisur se ajo kalonte mirë me të, ai e donte me gjithë shpirt atë. I thoja mos merr greke merr shqiptare, jo unë e dua thoshte. Nuk donte gjyshja e saj, prindin e kishte në burg, vajti djali në burg e takoi dhe ai tha ‘të trashëgoheni’. Janë të gjithë me kartelë ata. Ai e donte, kanë dy vjet e ca që punonin bashkë. Athinanë nuk e kisha takuar, kemi folur vetëm në telefon. Para Vitit të Ri më thoshte dua të vij në Shqipëri por ka punë Jani. Djali ka qenë tërë ditën në punë, në darkë kishte ikur te prindërit e saj.

Djali e merr në telefon dhe ajo i thotë nuk ndihem mirë dhe ai e mori e dërgoi në spital. Aty e zbuloi të vërtetën. Ata i kanë dhënë ilaçe për ta dështuar. Ia ka dhënë gjyshja dhe e ëma. Deklarimet i kanë bërë ata për të futur djalin në burg. Ata duheshin por se donte gjyshja, më ka thënë djali që nuk do ajo. Ma tha para një jave, po bën një javë ky muhabet.  Më tha dyshoj që është shtatzanë. Ne se dimë të vërtetën, dolën në gjyq sot, por u shty për të hënën.  Nuk kanë gjetur shenja dhune, kanë futur njerinë e tyre tek doktorët, ata kanë lajmëruar policinë. Vajza e ka tërhequr denoncimin sipas avokatit, e ëma jo.  Ai punon në park lojërash, nuk zihej me njerëzit. Ka bredhur në gjithë Greqinë prej vitesh. Bashkë kishin dy vite që punonin, atë e tallnin të tërë, ky e mbante afër se i vinte keq. Pastaj u rregulluan me njëri tjetrin, vajza ngulte këmbë më shumë. Nuk ka asnjë precedent penal, është me dokumenta.  Është njeri i qetë, mundohet t’i zbusë gjërat. Nuk është i tillë çuni im, është punëtor, i ndershëm“, tha babai i tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Detyroi të dashurën të abortonte, zbardhet identiteti i shqiptarit: E mori peng dhe e lidhi me litar

Horror në Greqi/ Shqiptari e drogoi për të humbur
Dhune

GREQI- Është zbardhur identiteti i të riut shqiptar që dhunoi të dashurën e tij, në mënyrë që t’i ndërpriste shtatzëninë. Ai është 27-vjeçari Ramadan Haxhiaj, i cili u vu në prangat e policisë, pasi dhunoi, mbajti peng dhe detyroi që të abortonte, Athina Marula, e lindur në vitin 2005.

Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit. Çifti kishte bashkëjetuar disa kohë, ndërsa më pas kanë nisur dhe mosmarrëveshjet, që detyruan 19-vjeçaren që të largohej nga banesa dhe të kthehej që të jetonte me prindërit e saj.

Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.

Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.

Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë mbi atë që kishte ndodhur.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Dhunoi dhe i dha ilaçe të dashurës që të ndërpriste shtatzëninë, arrestohet 27-vjeçari

Horror në Greqi/ Shqiptari e drogoi për të humbur
Dhune

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Zakynthos, pasi ndërpreu me dhunë shtatzëninë e të dashurës së tij 19-vjeçare.

Sipas merdias greke ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.

Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje, të mërkurën, 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhe me dije ende, ndërkohë që ai do të përballet tashmë me akuza të rënda./ZËRI

Poll

MOS HUMB