VIDEO/ Idea origjinale e protestuesit kundër Qeverisë

TIRANË- Një protestues, ka pikasur këtë të martë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët. Siç mund të shihet dhe në video ai mban në kokë një kapele, jo të zakonshme, pasi ka sipër saj një dritë led në të cilën shkruhej: Rama ik.
Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së. Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha zhvilloi një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha e ndoqi nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve, të cilët hodhën molotov, kapsollë dhe tymuese drejt Kryeminsitrrisë./ZËRI
VIDEO-EMRAT/ Kush janë protestuesit e shoqëruar, momenti kur dërgohen në komisariate

TIRANË- Pas protestës së Opozitës, kanë nisur arrestimet. Në videon që po shikoni tregohet transportimi i disa prej protestuesve, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Komisariateve. Syri raporton se disa prej të shoqëruarve janë Lushnja dhe nga Laçi.
Emrat e protestuesve që janë dërguar në komisariatin numër 1 në Tiranë:
Marko Malia,
Kindi Toli,
Mateo Sota,
Arsid Sulko,
Gesti Prifti,
Dejvi Thana.
Demokratët kanë zhvilluar protestën e tyre të parë pa praninë e liderit demokrat, Sali Berisha. Për dy orë e gjysmë, qindra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryedemokrati Sali Berisha u shfaq përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, ku ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në shesh u panë dhe fëmijët e Berishës, Shkëlzen e Argita Malltezi. Gjithashtu, mes protestuesve u fotografua dhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk është pozicionuar qartë mes grupeve të demokratëve. Pas fjalës së Berishës, pati disa çaste tensione, pasi demokratët nisën të gjuanin me molotov artizanal, tymuese, kapsolla e gurë në drejtim të Kryeministrisë. Disa prej tyre rrëzuan dhe gardhin metalik.
Meta publikon fotot dhe zbulon pse nuk iu bashkua protestës së Berishës

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka marrë dot pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën. Arsyet e përfolura ishin të shumta, por vetëm në mbrëmje, Meta i ka shuar të gjitha aludimet. Ai ka postuar disa foto, ku shihet se ka marrë pjesë në Forumin e Tretë Botëror në Kajro.
"Kënaqësi të merrja pjesë sot në Kajro në Forumin e Tretë Botëror: Paqe e Drejtë për Zhvillimin,"- shkruan Meta krah fotove.
Demokratët kanë zhvilluar protestën e tyre të parë pa praninë e liderit demokrat, Sali Berisha. Për dy orë e gjysmë, qindra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryedemokrati Sali Berisha u shfaq përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, ku ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në shesh u panë dhe fëmijët e Berishës, Shkëlzen e Argita Malltezi. Gjithashtu, mes protestuesve u fotografua dhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk është pozicionuar qartë mes grupeve të demokratëve. Pas fjalës së Berishës, pati disa çaste tensione, pasi demokratët nisën të gjuanin me molotov artizanal, tymuese, kapsolla e gurë në drejtim të Kryeministrisë. Disa prej tyre rrëzuan dhe gardhin metalik.
Shashka, flakadanë dhe përplasje mes protestuesve! Ç’ndodhi në 2 orë e gjysmë protestë para Kryeministrisë?

TIRANË- U paralajmërua se do të zhvillohej pa incidente por protesta kombëtare e opozitës sot doli jashtë parashikimeve. Fillimisht, demokratët marshuan nga selia e PD-së e më pas u zhvendosën përballë Kryeministrisë së mobilizuar me mijëra efektivë.
Rreth orës 17:30 ka nisur grumbullimi i mbështetësve të opozitës dhe në podium u ngjitën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, si dhe aktivistë. Përmes një video-konferencë nga banesa, nën masën e arrestit të shtëpisë, protestës iu ‘bashkua’ edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili mbajti një fjalim të gjatë.
Në përfundim të protestës u shënuan disa incidente, ku disa prej protestuesve hodhën flakadanë dhe tymuese pranë kryeministrisë, si dhe rrëzuan barrierat metalike, duke tentuar që t’i afrohen kordonit të policisë. Për këtë, pati edhe dy të shoqëruar në komisariat. Protesta e mbyll në 19:53.
Për më shumë shihni videot dhe fotot më poshtë:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Protesta e opozitës/ Mediat ndërkombëtare: Mijëra mbështetës të opozitës marshuan kundër Qeverisë

TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar këtë të martë protestën e thirrur nga opozita para selisë së Kryeministrisë. Kështu The Washington Post shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare protestuan në Tiranë kundër Qeverisë dhe korrupsionit. Po ashtu, WP ndalet dhe incidentet që shoqëruan protestën.
“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën të martën një protestë antiqeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet, Tiranë. Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i shtatores kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha”, thuhet në artikullin e WP.
Po ashtu Associated Press shkruan se mijëra mbështetës të opozitës mbajtën në Tiranë një protestë antiqeveritare. Sipas AP, protesta tregon një mbështetje për kryedemokratin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.
“Protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij të privatizojë tokën publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, thuhet në artikull.
Dhe Abc News i ka kushtuar vëmendje protestës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në artikull, Abc News iu kushton vëmendje ndarjes së Partisë Demokratike dhe mosmarrjen pjesë në protestë një pjese të saj.
“Jo të gjitha grupet opozitare iu bashkuan protestës. Mbështetësit e një krahu të Partisë Demokratike të përçarë që nuk mori pjesë, akuzuan Berishën se e mban protestën për përfitime personale dhe si një mënyrë për të rritur numrin e mbështetësve të tij. Mbështetja për të u zvogëlua ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara në 2021 dhe Mbretëria e Bashkuar në 2022 e ndaluan atë dhe anëtarët e afërt të familjes të hynin për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion”, shkriuan Abc News.
Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së. Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha zhvilloi një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha e ndoqi nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve, të cilët hodhën molotov, kapsollë dhe tymuese drejt Kryeminsitrrisë./ZËRI
Nuk ishte në protestë, Meta: Sot ndodhi një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lihur me protestën e Opozitës që u zhvillua sot. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar foto nga protesta, krah të cilave shkruan se ajo që ndodhi sot ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Meta shton se sot qytetarët rikthyen sot shpresën.
Postimi:
Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor! Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!
Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk ishin sot të pranishëm në protestë, por Partia e Lirisë u përfaqësua nga Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.
Bardhi thirrje Gjykatës pas protestës: Na jep vulën, u pa qartë kush e përfaqëson PD-në

TIRANË- Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se protesta e sotme e ka treguar qartë se kush e përfaqëson selinë blu, Në një deklaratë për mediat, ai i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të mos e zvarrisë më çështjen e vulës dhe të marrë një vendim.
“Dua t’ju shpreh mirënjohjen, të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita. Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, t’ja çojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre. Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japë sa më shpejtë vendimin,”- tha Bardhi ndër të tjera.
Protesta e opozitës, arrestohen disa persona

TIRANË- Disa persona raportohet të jenë arrestuar në përfundim të protestës. Protestuesit patën disa përplasje me policinë pasi hodhën para kryeministrisë flakanda dhe thyen barrierat metalike.
Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Në protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference./ZËRI
Mbyllet protesta/ Shpërndahen qytetarët, largohen deputetët

TIRANË- Përfundon protesta e thirrur nga opozita pas 2 orësh. Qytetarët po shpërndahen dhe deputetët shihen duke u larguar.
Protesta është mbyllur me incidente, ku para kryeministrisë u hodhën bomba molotov. Po ashtu tensione pati edhe mes protestuesëve dhe policisë, të cilët thyen barrierat metalike para kryeministrisë.
Ndërkohë në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference./ZËRI
Zbarkojnë RENEA-t, zmbrapsen protestuesit, rrëzojnë gardhin metalik

TIRANË- Në minutat e fundit ka përshkallëzuar situata në protestën e Partisë Demokratike. Efektivët e Policisë së Shtetit që kishin krijuar kordonin e sigurisë përpara Kryeministrisë janë zëvendësuar me forcat speciale të RENEA-s. Në drejtim të tyre, protestuesit kanë nisur të gjuajnë me gurë e tymuese. Flakadanë e shishe me benzinë janë hedhur gjithashtu, ndërsa disa të rinj, kanë tentuar rrëzuar gardhin metalik.
VIDEO- Protestuesit rrëzojnë gardhin metalik
TIRANË-Incidentet para kryeministrisë kanë filluar. Disa prej protestuesëve kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga policia. Kanë arritur të rrëzojnë barrierat metalike para Kryeministrisë.
Incidentet kanë filluar pas përfundimit të fjalimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha. Proetstuesit fillimisht shkaktuan zjarr para kryeministrisë duke hedhur tymuese në drejtim të policisë dhe godinës./ZËRI
VD/ Berisha me podium nga shtëpia, Shkëlzeni dhe Argita në shesh me protestuesit

TIRANË- Demokratët po zhvillojnë protestën e parë pa liderin e tyre, kryedemokratin Sali Berisha. Protesta ka nisur në orën 17:30, me grumbullimin e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. Vetë Berisha u shfaq online, nga shtëpia e tij, ku ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ku siç duket kishte marrë dhe podiumin me vete.
Ndërsa në shesh, siç duket, ua kishte lënë stafetën fëmijëve. Në shesh, janë pikasur, krah protestuesve, e bija e Berishës, Argita Malltez dhe djali, Shkëlzen Berisha.
TENSIONE/ Zjarr në shkallët e Kryeministrisë, hidhen kapsolla dhe tymuese
TIRANË-Zjarr në shkallët e Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur molotov e kapsolla në shkallët e godinës së kryeministrisë.
Disa nga protestuesit kanë hedhur lëndët e rrezikshme në drejtim të godinës, ndërsa policia qëndron në kordon.
Protesta/ Berisha: Fëmijët e Sali Berishës janë të të gjithë shqiptarëve (VIDEO)

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur në protestën e opozitës nëpërmjet një video mesazhi, nga ku edhe iu drejtua demokratëve. Në fjalën e tij, Berisha tha se ka patur përpjekje të vazhdueshme për asgjësimin e opozitës në vend, por ka shtuar se asgjë nuk ka shkuar sipas planit. Sipas tij, opozita tashmë është më e bashkuar së kurrë. Po ashtu, numri një i opozitës tha se ai nuk po lufton për fëmijët e tij, por për pluralizmin.
"Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës janë fëmijët e shqiptarit. Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe jo për fëmijët biologjikë. Sot Sali Berisha po lufton për fëmijën e tij, fëmijën që së bashku e sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmin politik,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Le ta pranojmë miq. Fjala që unë po mbaj tani para jush ishte llogaritur që të mos mbahej. Ky uragan madhështor që ka pushtuar Tiranën, ishte llogaritur që të mos ndodhte. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur të mos ndodhte. Dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot, në vitin 2024, të ishte një vend pa opozitë. Jo një kështjellë e socializmit si dikur, por një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltërta të Adriatikut. Zonja dhe zotërinj e nisën kundër nesh bashkë këtë betejë dy vite me parë me dy fjalë famëzeza që përdorën si plumba kundër opozitës shqiptare, non-grata, një term i përdorur në të njëjtën mënyrë si dikur, armik i popullit. Menduan se do na asgjësonin. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Por gabuan! Sot pas tre vitesh hetime intensive në Shqipëri dhe kudo në botë, nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, apo dokument të provojë akuzën e tyre të rreme. Kurse vetëm katër ditë më parë, gjykata e Uashingtonit dënoi me 3 vjet burg McGonigalin, një lobist i korruptuar shpalljes time non-grata nga Edi Rama. Fill pas kësaj na grabitën vulën e partisë, ndonëse dy palë zgjedhje, tre votëbesime ju kishit shprehur vullnetin tuaj. E ndaluan emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. Qeveria, mediat më të fuqishme, diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria u frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh. Dhe së fundmi, njësoj si në Rusinë e Putinit, lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë. Të gjitha këto vetëm e vetëm se ai, në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, denoncoi fuqishëm korrupsionin qeveritar dhe atë ndërkombëtar. Denoncoi korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij si armikun më të egër të qenies së qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto vetëm e vetëm pse ai mbrojti i palëkundur interesin e kombit shqiptar, denoncoi projektet antishqiptare, por edhe antieuropiane, serbo-ruse, të Aleksandër Vuçiçit, argatit të tij Edi Rama, të mbështetura fuqimisht nga Sergej Lavrov, por jo më pak edhe nga Aleksandër Soros. Dhe në fakt, për të gjitha këto sot, ne nuk duhej të ekzistonim politikisht. Por ne fituam miq! E gjithë kjo luftë kundër nesh u bë që sot ne të ishim të përçarë, të ishim të shtrirë përtokë, që sot ne të mos ishim këtu. Që Shqipëria sot të mos kishte opozitë. Por ne realizuam të pamundurën, ne realizuam atë që nuk e parashikonte asnjë njeri. Asnjë opozitë në planet nuk do ekzistonte pas sulmeve barbare që u bënë ndaj ndesh. Siç nuk ekziston opozitë në Rusi, Bjellorusi, Iran apo Uganda ku janë marrë masa të të njëjta si këto kundër nesh. Ndaj dhe ju vini sot në këtë shesh si heronj. Po, po. Si heronj të të vërtetës, heronj të guximit dhe dinjitetit njerëzor. heronj të pluralizmit, heronj të antikorrupsionit, heronj të atdhetarizmit. Ju vini si heronj të betejave të fituara. Nder paçi gjithmonë!Të dashur miq, këto dy vite ju zgjodhët të vështirën, zgjodhët të pamundurën, zgjodhët Davidin në betejën me Golian, vetëm e vetëm se pse ju besoni te e vërteta. Ju keni 10 vite në opozitë të pamerituar, topitëse, por edhe besëprerë. Ju keni fëmijë, ju keni 1001 derte dhe halle, me punë dhe pa punë, me para dhe pa para, të sëmurë, me ilaçe dhe pa ilaçe. Të gjithë ju në një moment kritik për kombin, ju zgjodhët të mbronit të vërtetën, bindjet e ndershme tuajat. Në një skenar të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare, që synonte të asgjësonte opozitën e vërtetë, ju vendosët të sakrifikonit interesat personale dhe të luftoni me gjoks, ballëlartë për të vërtetën. Të bindur se kjo ishte rruga për të mbrojtur dinjitetin tuaj, për të mbrojtur opozitën, sovranitetin, pluralizmin, interesin kombëtar, të ardhmen e Shqipërisë. Ju jeni heronjtë e vërtetë. Nderim paçi gjithmonë. Shqipërinë e ndërtojnë shqiptarët dhe jo tradhtarët! Miqtë e mi, për ju Shqipëria moniste është e shkuara e zezë e saj, kurse korrupsioni i qeverisë është armiku më i pamëshirë, më i rrezikshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët. Dhe siç është faktuar tashmë, korrupsioni i Edi Ramës është rrezik real edhe për miqtë dhe partnerët tanë kudo në botë. Të dashur miq, duhet të kuptoni se sot është një ditë e shënuar për PD-në dhe jo vetëm. Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Sot është një ditë e shënuar për fatin e Shqipërisë. Ndaj e nisa fjalën time duke thënë se ky 20 shkurt është edhe më i rëndësishëm se 20 shkurti i rrëzimit të shtatores së diktatorit. Sepse ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës. Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës. Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, dmth narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë të pluralizmit, sepse në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuat. Pasi u vodhën vulën, logon e partisë, ju ndaluan emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit, 600 mijë prej jush, nxorët përpara gjokset shantazhit dhe presionit të narkoregjimit, por edhe mafies ndërkombëtare, dhe thanë jemi të pamposhtur. Nderimi paçin gjithmonë mbështetësit tonë!Miq, përfitoj nga atmosfera elektrizuese për t’i kujtuar çdo shqiptari se pse ne jemi në këtë shesh, pse ne po luftojmë? Për këtë duhet t’u them se pas këtij uragani lemeritës dhe të frikshëm për aleancën e qelbësirave, megafonët e tyre do të ushtojnë në të katër anët, të dezinformojnë, të shpifin, të shprehen se ju po luftoni për hallet e Sali Berishës. Kur në fakt edhe njeriu me naiv e kupton se të ashtuquajturat halle të Berishës, janë vetëm sulme politike ndaj meje dhe ndaj jush. Cilat halle ka Berisha? Ato halle që u shfaqën 10 vite pas ishte pa asnjë pushtet? Ato halle që unë denoncova projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë në rajon? Ato halle që unë denoncova çdo ditë vjedhjet më të mëdha të Edi Ramës? Ato fakte që unë denoncova lidhjet e tmerrshme të pushtetit me krimin. Ato fakte që nisën çuditërisht që unë kundërshtova bashkëqeverisjen e PD me aleancën e qeblësirave, me Rilindjen. Jo miq, Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuciç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombëtare. Prandaj dhe jam sulmuar politikisht. Sepse sot unë luftoj njëlloj si ju për opozitën e vërtetë, për dinjitetin e shqiptarëve. Luftoj kundër korrupsionit dhe për interesin kombëtar. Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës janë fëmijët e shqiptarit. Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe jo për fëmijët biologjikë. Sot Sali Berisha po lufton për fëmijën e tij, fëmijën që së bashku e sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmin politik./ZËRI
Bardhi para protestuesve: Shqipëria do të bëhet vend i mundësive

TIRANË-Gazment Bardhi ka marrë fjalën në podiumin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ju thënë demokratëve se ata ishin frymëzimi për bashkimin të fraksioneve që ishin krijuar në Partinë Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga protesta e opozitës dha mesazhin se nuk do të dorëzohen edhe pse lufta është e pabarabartë.
Bardhi deklaroi se Shqipëria sot është e zhytur në korrupsion dhe krim. Bardhi tha se Edi Rama po mbjell krim dhe frikë dhe për opozitën. Ai shtoi se me qytetarët përkrah, opozita do ia dalë që të vijë në pushtet dhe të bëjë një vend më të mirë. Më tej në fjalën e tij Bardhi theksoi se në kullat e Tiranës në fakt pastrohen para. Ai shtoi se afera e inceneratorëve dhe të tjera skandale e kanë nxirë këtë qeveri, që sipas tij, është kundër çdo qytetari.
Gazment Bradhi: Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi sot këtu për të thënë se nuk dorëzohemi! Se nuk e falim lirinë tonë! Se refuzojmë një demokraci fasadë! Ne duam të ndërtojmë një shtet që respekton dhe nuk shkel të drejtat e qytetarëve! Që nuk ushtron pushtetin për të blerë, përçarë dhe shpërbërë opozitën! Ne duam një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët dhe jo pushtetarët! Duam një qeveri të përkushtuar ndaj rinisë, jo të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe oligarkët, që kanë zhdukur ekonominë e lirë, sipërmarrrjen e ndershme, që sjell zhvillim të vërtetë!
Sot, ne vërtetë jemi në opozitë. Vërtetë kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë jo të denja për të qenë në lartësinë tuaj, të dashur demokratë dhe qytetarë! Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë politike opozitare: ne kemi me vete kurajon tuaj! Kemi dinjitetin tuaj! Kemi dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin tuaj për të fituar! Ju të gjithë ketu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria! Që mbani gjallë frymën e lirisë! Që nuk dorëzoheni! Që frymëzoni me qindra e mijëra shqiptarë të tjerë brenda dhe jashtë vendit! Sot, të gjithë shqiptarët e ndershëm janë krah jush me mendje e zemër! Ata që nuk janë këtu, ju shohin, ju mbështesin dhe duan të jenë si ju! Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t’u bashkuar dhe jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike! Për opozitën! Për shqiptarët dhe Shqipërinë!
Sot ne jemi bërë të gjithë bashkë, si e vetmja rrugë, si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. Në këto 10 vite ne e kemi provuar se e keqja e vendit ka emrin e kryeministrit të Shqipërisë, aleatit kryesor të krimit, që po shkatërron para syve tanë të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve shqiptare, të ardhmen e vendit. Përtej fasadës, përtej propagandës së qeverisë, janë dy botë të ndryshme, të destinuara të qëndrojmë përballë njëra-tjetës. Njëra është bota juaj, bota jonë, bota e njerëzve të lirë të këtij vendi që nuk dorëzohen! Që duan ndryshimin, që e duan Shqipërinë një vend të zhvilluar, vendin e mundësive të barabarta për të gjithë. Përballë nesh qëndron Edi Rama në botën e tij, që mbjell vetëm korrupsion, krim, varfëri, pabarazi, shpopullim.
Më këto 10 vjet, Edi Rama ka përdorur metoda antidemokratike për të qendruar në pushtet, për të përhapur frikë, për të shuar zërin e protestës. Por ju sot jeni prova më e madhe se ai ka dështuar. Ne nuk kemi frikë! Ne dimë dhe duam të përballemi. Kjo është një luftë e pabarabartë, por ne nuk dorëzohemi! Sepse ne nuk i dorëzojmë lirinë tonë as Edi Ramës, as askujt! 1/4 e shqiptarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Gati gjysma e popullsisë rrezikon të jetë e varfër. Ata që kanë një punë të mirë, po mbyten me taksa. Në një dekadë, Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe që i shërben pasurimit të pak njerëzve, të lidhur me pushtetin. Pasurimit të padrejtë, me korrupsion, me zhvatjen e pasurive kombëtare, duke varfëruar pjesën tjetër.
Vendi ynë po jeton në ketë kaos të madh, pa asnjë perspektivë të mirë. Nuk janë kullat ato që na tregojnë sa mirë jemi. Shumë prej tyre janë pastrim parash të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ortakë të fshehur nga qeveria.
Afera skandaloze e incineratorëve na tregoi se sa e korruptuar është kjo qeveri. Se asgjë nuk ecën përpara, nëse nuk bëhen pjesë e fitimit Edi Rama apo Erion Veliaj. Me korrupsionin e tyre, ata zhbëjnë çdo ditë mundësitë për rininë. Zhbëjnë shpresat e prindërve për fëmijët. Zhbëjnë ëndrrat për rritjen e mirëqenies së çdo familje që jeton me punë të ndershme. A duhet ne të rrime kokëulur dhe të pranojmë fatin që Edi Rama shkruan për ne? Kurrë! Prania juaj sot është mesazhi më i mirë për çdo shqiptar! Me kokën lart të gjithë! Ne reagojmë! Ne nuk nënshtrohemi! Ne refuzojmë padrejtësitë! Ne refuzojmë të bëhemi fasadë e pushtetit të Edi Ramës! Prandaj ne po luftojmë pa u dorëzuar!
Protesta/ Noka: Ky është populli që do ti bëjë gjyqin Ramës

TIRANË- FLamur Noka në fjalimin e mbajtur para demokratëve në protestën e sotme të opozitës u shpreh se Rama është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, për ëndrrën për mbretërim. Sipas tij, ai shesh do të caktojë fundin e kreut të qeverisë.
Flamur Noka: Kjo ditë do të mbahet mend gjatë. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë, projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës kundër pluralizmit.
Një person që qeveris prej 11 vitesh, që ka kapur të gjitha pushtetet, që blen votat, që ndanë pasuritë e vendit, që është në krye të çdo afere, që u jep miliona euro familjarëve, që udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu 4 milionë euro. I bën thjesht jo për ju por për tekat personale. Sot me këtë vërshim madhështor, ky person është i vetmi që është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, ëndrrës për mbretërim.
Ne kemi një mision, misioni është ta çojmë aty ku e ka vendin dhe vendi i tij është para drejtësisë. Vendin do t’ja caktojë populli. Ky është populli që do ti bëjë gjyqin Ramës. Jemi këtu për ti thënë Ramës se atë përfundim do kesh, si ndëshkim që do të japë populli që ti e shkele me këmbë
Ne jemi këtu për ti thënë se ky shesh do të paracaktojë fundin tënd. Këta njerëz dhe ky shesh janë dëshmitare që ti Rama jo vetëm do humbësh privilegjet dhe zyrës, por për ty do të nisë një periudhë e keqe e rëndë, e papërballueshme, sepse ti Edi Rama do të japësh llogari për cdo cent që ju ke vjedhur qytetarëve.
Sot ne këtë shesh ne jemi për ti thënë se pushteti nuk është i askujt, por i njerëzve. Ndaj asnjë institucion që ti kontrollon nuk mund të dalë mbi pushtetin e njerëzve. Sot jemi të bashkuar, sic e keni kërkuar ju prej kohësh. Sot është themeluar një rezistence e pathyeshme, kjo është pranvera shqiptare, Ne nuk ndalemi derisa ti sigurojmë vendin tonë votën e lirë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë nuk na ndal në këtë rrugë. Ju jeni pushteti, ju do ti jepni rrugë Shqipërisë.
Protesta në FOTO/ Qytetarët i bashkohen thirrjes së opozitës

TIRANË-Qytetarët kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe i janë bashkuar thirrjes së opozitës për t'u bërë pjesë e protestës" O sot, o kurrë". Protestuesit shihen me blica dhe pankarta në duar.


Qytetarët kanë shpalosur edhe një sërë sloganesh të tjera si “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik”, etj.



Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së. Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren./ZËRI
Berisha nuk shkon tek tubimi, protesta "shkon" tek ai/ Kryedemokrati e merr podiumin në shtëpi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mungon në tubimin e sotëm të opozitës, por protesta ka shkuar tek ai. Sesi nuk dihet, por kryedemokrati ka si sfond në fjalën e tij posterin e protestës dhe flet nga një podium me dy mikrofona. Një mundësi është që kryedemokrati të ketë marrë podiumin në shtëpi, por kjo lëvizje duket se nuk është pikasur nga mediat./ZËRI
FOTOT/ Vetë nuk erdhën! Kush po përfaqëson Metën e Kryemadhin në shesh

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht deputetja Monika Kryemadhi nuk kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha. Por, Partia e Lirisë i ka përfaqësuesit e saj në shesh. Gazetari i ZËRI-t, Edon Kuqi ka pikasur Petrit Vasilin dhe Erisa Xhixhon, të cilët u janë bashkuar demokratëve në bulevard.
Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren.
Aktori Mehdi Malkaj përlotet në protestë: Ka ardh koha t'i japim një hu Ramës

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj është përlotur teksa foli në protestën që po mban Partia Demokratike. Fjalën e tij, aktori Malkaj e nisi me vargjet e para të Naim Frashërit. Më pas, ai përmendi Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe për faktin që kanë depozituar 46 kallëzime, por që deri më taninuk kanë marrë asnjë përgjigje. Aktori tha se Rama duhet larguar nga pushteti, në të kundërt nga vendi do të largohen shqiptarët.
“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr”. Kam një dëshirë të flas për këtë drejtësi, sepse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kemi bërë 46 kallëzime dhe pse s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ama SPAK punon, sepse kjo drejtësi e re është më e vjetër se e vjetra. Do të tregoj një gjë të vogël, në vitin 2013 kur morën pushtetin këta hajdutët, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para PS dhe fjalia i tij ishte që nga ky moment ‘unë jam shërbëtori juaj’. Mirëpo, pasi kaluan ca muaj, ky kryeshërbëtori fillo të rrahë krye pronaret. Si ka mundësi që edhe shërbëtor të rrahësh pronarin. Ka ardhur koha që ne t’i japim një hu atij që të mos e gjejë më rrugën drejt kryeministrisë, Është ky moment. Jo Rama ik, Ramën do ta heqim,”- tha Malkaj.
Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren./ZËRI
Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

TIRANË- Në protestën e sotme të opozitës është e pranishme edhe deputetja Jorida Tabaku. Deputetja deri tani nuk është pozicionuar qartë mes grupimeve Berisha-Bardhi-Basha.
Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj nuk u deklarua me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.
Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren./ZËRI
Berisha në "arrest shtëpie", Argita Malltezi i bashkohet protestës së PD

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi i është bashkuar protestës së sotme të opozitës në shesh. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga ZËRI, Malltezi është mes turmës, e shoqëruar nga demokratët. Por deri më tani ende nuk dihet nëse do të mbajë një fjalim në podiumin e ngritur para godinës së Kryeministrisë. Po ashtu, nuk dihet nëse është e vetmja përfaqësuese e familjes Berisha në tubimin e sotëm./ZËRI
Nis protesta! Bashkohet Fatmir Mediu dhe Agron Duka

TIRANË-Deputetët Fatmir Mediu dhe Agron Duka u janë bashkuar protestuesve para Kryeministrisë. Të dy aleatët janë parë mes qytetarëve. Deputetët e PD-së më herë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbushin sheshet.
Deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë. /ZËRI
Protesta/ Demokratët ndryshojnë slogan: Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

TIRANË- Demokratët në protestën e sotme janë kthyer me një slogan të ndryshuar. Në një shirit ngjyrë blu, demokratët kanë zgjedhur që të heqin një vizë të kuqe mbi sloganin "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Këtë të fundit kanë vendosur që ta ndryshojnë duke shkruar: Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!
Slogani i prin turmës që po i afrohet Kryeministrisë./ZËRI
Nga selia e PD-së në shesh me protestuesit, Noka dhe Bardhi në krye (VIDEO)

TIRANË- Nga mbledhja në selinë blu, deputetët e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u janë bashkuar protestuesve para Kryeministrisë.
Kjo është protesta e parë pa praninë e liderit të opozitës, Sali Berisha i cili ndodhet në 'arrest shtëpie' dhe për pak minuta pritet të nisë fjalimin e tij drejtuar gjithë të pranishmëve përmes një videomesazhi.
Sakaq, kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren.
PANKARTAT PIKANTE/ “Shpresa ka vdek, po iki”, demokratët mbushin bulevardin, njëri shkruan sloganet mbi rroba

TIRANË- “Shpresa ka vdek, po iki”; “Qeveri hajdute”;“Rama ik”; “Rama je gjarpri i Shqipërisë, largohu”, janë vetëm disa nga mbishkrimet që kanë në duar demokratët që kanë dalë sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në oborrin e selisë blu, ndërsa të tjerë ndodhen para Kryeministrisë.
Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren.
Grumbullohen demokratët, dëgjohen 'shpërthimet' e para pranë Kryeministrisë

TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, pranë ambienteve të Kryeministrisë të mobilizuar me efektivë, kanë nisur të hidhen shashkat e para.
Drejtuesit dhe demokratët kanë paralajmëruar se protesta e thirrur do të jetë paqësore, por pritet të zbulohet në orët në vijim nëse do të ketë dinamika të reja. Sakaq theksojmë se dhjetëra qytetarë kanë nisur të mblidhen në selinë blu nga ku më pas do të zhvendosen drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'./ Zëri.ai
Opozita gati për protestë, Ervin Salianji në bulevard me qytetarët

TIRANË-Pak nga fillimi i potrestës së opozitës, qytetarët janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarëve në bulevard i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili shihet duke diskutuar me disa protestues.
Salianji: Është një ditë e jashtëzakonshme jo vetëm nga simbolika që mban në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit, por edhe në mbledhjen dhe masivitetin dhe simbolikën që përçon mbledhja e qindra mijëra qytetarëve që bëhen bashkë për të kërkuar të njëjtat liri dhe të drejtat, demokraci, liri, pluralizëm dhe votë të ndershme.
Protesta e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare pritet të nisë në çdo çast.
PRAG PROTESTE/ Demokratët mblidhen para selisë blu: Lironi liderin!

TIRANË- Pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës kombëtare të opozitës ndërsa dhjetëra demokratë janë mbledhur pranë selisë blu të mobilizuar me pankarta në duar, aty ku drejtuesit dhe deputetë e Partisë Demokratike janë mbledhur për të diskutuar dhe rakorduar detajet e fundit të kësaj proteste.
'Lironi liderin e opozitës', shkruhet në njërin prej tyre.
Sakaq, është vënë re një prani e shtuar e efektivëve pranë Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Këtë të martë, 20 Shkurt, që përkon dhe me 33-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, demokratët do të zbresin në protestë përpara kryeministrisë. Protesta e sotme do të zhvillohet pa praninë fizike të liderit historik të tyre, Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest. Dhe pa praninë e një pjese të PD-së që përfaqësohet nga Lulzim Basha. Megjithatë pritshmëritë e organizatorëve flasin për një pjesëmarrje masive. Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës së mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i banesës së tij, i cili do të shfaqet para protestuesve përmes ekraneve./ Zëri.ai
Pak minuta para protestës, Bardhi optimist për pjesëmarrje masive: Presim familjarë dhe fëmijë

TIRANË- Pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës kombëtare të opozitës. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se pjesëmarrja do të jetë masive dhe nuk do të ketë incidente. Bardhi ndër të tjera tha se pret që protestës t'i bashkohen edhe familjarë.
“Pres protestë me pjesëmarrje masive të qyetatareve, protestë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe sigurisht mesazhet që do t’i shikoni në shesh", ishte mesazhi i Bardhit para nisjes së protestës.
Këtë të martë, 20 Shkurt, që përkon dhe me 33-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, demokratët do të zbresin në protestë përpara kryeministrisë. Protesta e sotme do të zhvillohet pa praninë fizike të liderit historik të tyre, Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest. Dhe pa praninë e një pjese të PD-së që përfaqësohet nga Lulzim Basha. Megjithatë pritshmëritë e organizatorëve flasin për një pjesëmarrje masive. Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës së mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i banesës së tij, i cili do të shfaqet para protestuesve përmes ekraneve./ Zëri.ai
Protesta e opozitës, pse do të mungojnë Meta dhe Kryemadhi

TIRANË- Në protestën e sotme të opozitës që do të mbahet në Tiranë, nuk do të jenë të pranishëm Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët raportohet se ndodhen jashtë vendi për arsye personale. Ndërkohë që sa i takon fjalimeve që do të mbahen në protestën e sotme, ato do të kenë disa protagonistë, nga Sali Berisha, i cili do t’i drejtohet mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i tij, te Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe aleatët e tjerë në opozitë.
Këtë të martë, 20 Shkurt, që përkon dhe me 33-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, demokratët do të zbresin në protestë përpara kryeministrisë. Protesta e sotme do të zhvillohet pa praninë fizike të liderit historik të tyre, Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest. Dhe pa praninë e një pjese të PD-së që përfaqësohet nga Lulzim Basha. Megjithatë pritshmëritë e organizatorëve flasin për një pjesëmarrje masive. Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës së mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i banesës së tij, i cili do të shfaqet para protestuesve përmes ekraneve.
/ZËRI
Pamjet/ Gjithçka gati për protestën e opozitës, kryeministria rrethohet me gardhe metalike

TIRANË- Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duket se gjithçka është gati për protestën e opozitës që do të mbahet pasditen e sotme, në orën 17:30.
Punonjësit e policisë që janë angazhuar në terren kanë vendosur gardhet metalike, ndërkohë që edhe ekipi i organizatorëve të PD-së, po kujdeset me detajet e fundit për ekranet dhe foninë e protestës.
Në të gjithë Bulevardin prej ditës së djeshme janë instaluar kamera sigurie, në mënyrë që të identifikohet çdo qytetar që mund të ndërmarrë akte të dhunshme.
Në terren gjatë ditës së sotme pritet që të jenë të angazhuar 1100 efektivë policie, ndërkohë që dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara. Kjo është protesta e parë e thirrur nga opozita, pas përçarjes së saj në disa grupime.
Opozita në rrugë, Berisha në ballkon, Rama në Turqi

TIRANË- Këtë të martë, 20 Shkurt, që përkon dhe me 33-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, demokratët do të zbresin në protestë përpara kryeministrisë. Protesta e sotme do të zhvillohet pa praninë fizike të liderit historik të tyre, Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest. Dhe pa praninë e një pjese të PD-së që përfaqësohet nga Lulzim Basha. Megjithatë pritshmëritë e organizatorëve flasin për një pjesëmarrje masive. Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës së mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i banesës së tij, i cili do të shfaqet para protestuesve përmes ekraneve.
Protesta është thirrur në orën 17 e 30, ndërsa përfundimi i saj nuk dihet ende, ndërsa në tavolinë më herët janë hedhur dhe skenarët për një grevë të mundshme urie nga ana e deputetëve demokratë.
Kryeministri Edi Rama, teksa opozita do të protestojë, nuk do të jetë në Shqipëri. Gjatë kësaj të marte ai do të udhëtojë drejt Turqisë, ku pritet të ketë një takim me presidentin Erdogan gjatë së cilit do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dypalëshe.
Në terren gjatë ditës së sotme pritet që të jenë 1100 efektivë policie, duke nisur nga FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës. Në gadishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, si dhe në disa pika të ndryshme të qendrës së Tiranës, do të jenë të instaluar autobote me ujë, të cilat do të bëjnë edhe shpërndarjen e protestuesve, në rast se do të ketë incidente.
Zbardhet axhenda e Ramës në Turqi, do të pritet nga Erdogan. Merr me vete 7 ministra

TURQI- Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në vizitë zyrtare në Turqi, ku do të pritet dhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë.
Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.
Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë.
Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.
Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu; si dhe Ministrja i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro./ZËRI
Sot protesta e opozitës, Berisha e ndjek nga ballkoni, Rama nga Turqia

TIRANË- Këtë të martë, 20 Shkurt, që përkon dhe me 33-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, demokratët do të zbresin në protestë përpara kryeministrisë. Protesta e sotme do të zhvillohet pa praninë fizike të liderit historik të tyre, Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest. Dhe pa praninë e një pjese të PD-së që përfaqësohet nga Lulzim Basha. Megjithatë pritshmëritë e organizatorëve flasin për një pjesëmarrje masive. Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës së mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i banesës së tij, i cili do të shfaqet para protestuesve përmes ekraneve.
Protesta është thirrur në orën 17 e 30, ndërsa përfundimi i saj nuk dihet ende, ndërsa në tavolinë më herët janë hedhur dhe skenarët për një grevë të mundshme urie nga ana e deputetëve demokratë.
Kryeministri Edi Rama, teksa opozita do të protestojë, nuk do të jetë në Shqipëri. Gjatë kësaj të marte ai do të udhëtojë drejt Turqisë, ku pritet të ketë një takim me presidentin Erdogan gjatë së cilit do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dypalëshe.
Masat e policisë
Në terren gjatë ditës së sotme pritet që të jenë 1100 efektivë policie, duke nisur nga FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës. Në gadishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, si dhe në disa pika të ndryshme të qendrës së Tiranës, do të jenë të instaluar autobote me ujë, të cilat do të bëjnë edhe shpërndarjen e protestuesve, në rast se do të ketë incidente.
Siç ka ndodhur në protestat e fundit, punonjësit e policisë do të formojnë një koordon sigurie, përpara kryeministrisë, ndërkohë që në terren do të jenë dhe agjentë civilë për të monitoruar protestën.
Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
/ZËRI