LIVE UPDATES

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje me Erdogan, Presidenti turk: Spastroni FETO-n (Batutat)

➤Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Turqi dhe ka nënshkruar tre memorandum, dy marrëveshje dhe një protokoll bashkëpunimi mes dy vendeve. Rama u prit me ceremoni nga Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe në Ankara. Kreu i qeverisë u shoqërua dhe nga 7 ministra. ➤Fillimisht Rama ndaloi pranë Anitkabir, dhe nderoi Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk”, themeluesi i Republikës së Turqisë.➤Në konferencën e përbashkët, Rama dhe Erdogan premtuan thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. ➤Erdogan tha se volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, por objektivi është 2 miliardë. Ai këmbënguli dhe pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO, të klerikut Fetullah Gylen, që akuzohet për terrorizën nga Ankaraja.➤Gjithashtu presidenti turk shtoi se janë të vendosur për të thelluar dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe ushtarake me Shqipërinë.➤Erdogan deklaroi dhe se do të mbajë fjalën e tij nëpërmjet një lidhje direkte për samitin që do të mbahet në 28 shkurt në Tiranë për Ukrainën.➤Konferenca e përbashkët u shoqërua dhe me batuta. Erdogan tha se e mbajti ‘bastin’ e vënë për Spitalim Memorial të Fierit, ndërsa Rama iu përgjigj duke deklaruar se mesa mban mend nuk kanë vendosur asnjë bast, pasi janë të paligjshme, ndërsa presidenti turk ka mbajtur fjalën e dhënë kundrejt shqiptarëve. ➤Përsa u përket turistëve turq, Rama tha se janë rritur me 30%, ndërsa me humor shtoi se Erdogan nuk k apse mërzitet për faktin që ata nuk zgjedhin Antalian, por Shqipërinë.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Erdogan kërkesë Ramës: Shqipëria të pastrojë mbetjet e FETO-s

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Rexhep Taip Erdogan

TURQI-  Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të pastojë mbetjet e organizatës FETO. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me kreun e qeverisë shqiptare, Erdogan u shpreh se FETO, të cilën e ka shpallur organizatë terroriste, kërkon t’i hedhë hijë marrëdhënieve Shqipëri-Turqi.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë’, theksoi presidenti i Turqisë.

1 VITE ME PARE

Patentat shqiptare njihen nga Turqia/ Rama batuta me Erdogan: Na i miratuat pas Gjermanisë, por ju mirëkuptojmë

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama në Turqi

TURQI- Një nga temat që kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi gjatë vizitës së tij në Turqi ishte edhe njohja e lejeve shqiptare të drejtimit nga autoritetet turke. Ky vendim do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës së këtij viti, ndërsa kryeministri shprehu falenderimet nga ana e shtetit turk. 

Në këtë pjesë të fjalimit, nuk mund të mungonin disa nota humori nga ana e tij, ku u shpreh se ndihej “i zhgënjyer” që patentat gjermane u njohën para atyre shqiptare.

“Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

Theksojmë se në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri. Ky vendim është i vlefshëm dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë. 

1 VITE ME PARE

'Krijimi i 2 shteteve'/ Rama dhe Erdogan me të njëjtat ide për zgjidhjen e konfliktit në Rripin e Gazës

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama

TURQI- Në konferencën e përbashkët, kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk ndër të tjera cekën dhe konfliktin në Rripin e Gazës. Kreu i qeverisë theksoi se ndan të njëjtën pikëpamje sa i takon zgjidhjes së konfliktit që ka marrë mijëra jetë. Rama theksoi domosdoshmërinë e krijimit të dy shteteve dhe një garancie nga 5 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Turqia.

“Nuk diskutohet dhimbja dhe shqetësimi për atë që po ndodh në Gaza,. Ne jemi të bindur se është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe patjetër duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Unë e kam ndarë edhe me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe Izraelin, së bashku me 5 vendet e tjera. Natyrisht nëse ne e ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e 2 shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci dhe rikrijimin e një besimi pas masakrës së ndodhur ndaj njerëzve të pafajshëm është kaq e madhe saqë pa të do jetë e pamundur të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”- u shpreh Rama. 

1 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Rama: Erdogan do të na bashkohet 'virtualisht'! Diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Në samitin që do të zhvillohet në 28 shkurt në Tiranë për Ukrainën, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të mbajë fjalimin e tij 'virtualisht' në një lidhje direkte. 

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët në Ankara, i cili tha se presidenti turk e kishte të pamundur të ishte i pranishëm fizikisht në samit, ndërsa theksoi se kishte biseduar me të edhe për zhvillimet në rajon të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Si gjithmonë e kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dëshirën e tij që progresi e paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta. Kemi ndarë edhe opinionet për konfliktin në Ukrainë, e kam informuar që në ditët e ardhshme në Tiranë së bashku me Zelenskyn do të zhvillojmë një samit ku edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhje direkte nga zyra e tij duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht.”- u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

'Më shumë vizitorë turq në Shqipëri'/ Rama batuta me Erdogan: Jam i bindur që s'mërziteni që nuk shkojnë në Antalia

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama

TURQI- Vijon deklarata e përbashkët në Ankara mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri, kreu i qeverisë me batutë i kërkoi Erdogan që të mos mërzitej për një fakt të tillë.

“Jam i kënaqur zoti President që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti numrin rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Unë jam i bindur se nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj do të nxisë investimet në fushën e turizmit", u shpreh kryeministri.

Sa i takon investimeve turke në vendin tonë, Rama tha se potenciali është për shumë më tepër se ato aktualet.

“Patjetër që për ne investimet turke janë të mirëseardhura, kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë eurove, por potenciali është shumë më tepër”, shtoi Rama. 

1 VITE ME PARE

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Volumin tregtar me Shqipërinë do e çojmë 2 miliardë dollarë

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama dhe Rexhep TaiP Erdogan

TURQI- Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Erdogan kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit turk, tha se volumi tregtar me Shqipërinë do të shkojë në 2 miliardë dollarë. Ai gjithashtu premtoi se do qëndrojë krah Shqipërisë ndërsa këmbëngul sërish për luftën ndaj gylenistëve. 

"Përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se do ia arrijmë në një kohë shumë të shkurtër", tha Erdogan.

"Pjesë e axhendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s e cila vijon aktivitetet e saj me qëllim për ti hedhur hije marrëdhënieve tona. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të arrijmë. Edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme me këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vijojë", shtoi ai. 

1 VITE ME PARE

'Vendosëm bast për spitalin e Fierit'/ Rama 'korrigjon' Erdogan: Ne s'kemi vënë gjë, por ju mbajtët premtimin për shqiptarët

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Pas takimit, kryeministri Rama dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Fjalën i pari e mori kreu i shtetit turk, i cili nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Ai gjithashtu foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që u bë realitet.

“Jam shumë i kënaqur që pres kryemisnitrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar”, theksoi Erdogan.

Mirëpo, kreu i qeverisë në nisje të fjalimit të tij, ndjeu nevojën të sqaronte se në deklaratën e bërë para 3 vitesh në një takim zyrtar me Erdogan, thotë se nuk ka vënë asnjë bast për spitalin e Fierit, por Turqia e mbajti fjalën për shqiptarët. 

"Mund të bëj një sqarim që ne nuk kemi vënë bast për spitalin sepse bastet në Turqi janë të ndaluara me ligj ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Unë e mbaj mend mirë që ju kam thënë që bast nuk vë dot por ju e keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë 'u tha u bë' dhe ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizor. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët", tha Rama. 

 

1 VITE ME PARE

Vizita zyrtare në Turqi/ Rama takon presidentin Erdogan, marrëveshjet që u nënshkruan

PD në protestë/ Rama në Turqi, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ankara, me ftesë të presidentit turk Erdogan. Pas takimit me Erdogan, kreu i qeverisë dhe disa anëtarë të kabinetit kanë firmosur disa marrëveshje. 

Marrëveshjet e firmosura

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Poll

MOS HUMB