LIVE UPDATES

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e qarqeve! Nuk kursen ironitë për PD

➤Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e qarqeve për të diskutuar organizimin e partisë. ➤Nga ora 17:30 deri në 18:00, kreu i qeverisë shfrytëzoi kohën për t'u dhënë porositë drejtuesve dhe anëtarëve, ku ndër të tjera nuk u kursye aspak me kritika dhe pakënaqësitë. ➤Kryesocialisti ka kërkuar një shifër të saktë sa i përket anëtarëve aktivë të partisë për të ndarë pjesën aktive nga ajo joaktiv. ➤Gjithashtu Rama ka kërkuar edhe anëtarësime të reja në çdo organizatë si dhe barazi gjinore në bashkëdrejtimin e tyre. ➤Po, ashtu Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve të dokumentojnë punën që po bëhet nga çdo organizatë si dhe ripërtëritje të çdo qelize, ndërsa më 15 mars-15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve. ➤Në përfundim të saj kryeministri Edi Rama tha se në të gjitha qarqet do të ketë takime të veçanta ku ai vetë do të marrë pjesë. ➤Pas mbledhjes ai ka dhënë për disa minuta deklarata për gazetarët. ➤I pyetur për Amnistinë, kreu i Qeverisë tha se pritet të votohet ditën e nesërme në Kuvend. ➤Ndërsa nuk kurseu ironitë për kryetarin e PD-së zyrtare Lulzim Basah, i cili deklaroi se nuk do të votojë në favor të Amnistisë të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. ➤Kreu i qeverisë ka folur edhe për seancat plenare të Kuvendit, ku ligjet miratohen në një kohë të shkurtër dhe vetëm me votat e maxhorancës. ➤Sipas tij, kjo ndodh pasi në Kuvend nuk ka një seancë normale, për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita. ➤Ai nuk i shpëtoi as pyetjeve për çështjen McGonigal, ku tha se i është referuar pikë për pikë asaj që i është thënë në dokumentet e SHBA, dhe se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Asambleja e PS/ Rama 'gozhdon' me kritika drejtuesit e Vlorës

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e
Edi Rama

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste këtë të mërkurë në ambientet e selisë rozë. Raportohet se Kryeminmistri Edi Rama ka qenë kritik me drejtuesit e PS-së në Vlorë, pasi sipas tij, ky qark ka numrin më të lartë të anëtarëve fiktivë. TCH bën me dije se Rama ka lëshuar një breshëri me kritika në formë ultimative për të ndryshuar situatën.

 “Kjo situatë është alarmante. Duhet të marri fund“, citohet të ketë thënë Edi Rama./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Mos harxhoni kohë duke parë Kozakun'/ Rama me 'merak' për drejtuesit që përdorin rrjetet sociale

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e
Edi Rama

TIRANË- Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politik dhe asamblenë, kreu i qeverisë ka lënë detyra konkrete edhe për rrjetet sociale. Burime nga TCH bëjnë me dije se Edi Rama ka kërkuar:

“Anëtarët e partisë janë dhe duhet të jenë zë dhënia e partisë”.

Ai ka kërkuar më tej përdorimin e kohës në rrjetet sociale jo për të parë “bëmat” e ‘TikTokersave’ të famshëm.

“PS duhet të jetë parti digjitale dhe duhet të të çojmë përpara agjendën digjitale të partisë prej çdo anëtari. E nevojshme çdo anëtarë te jetë aktiv në rrjetet sociale”.

Pasi theksoi në asamblenë e shkuar se “mos më thoni se punësimet shtojnë antarësinë", këtë të mërkurë u ndal tek nepotimi brenda partisë.

Duhet të marrë fund nepotizmi në organet e partisë“, citohet të ketë deklaruar Rama.

1 VITE ME PARE

'“A mendoni se do të hetoheni për rastin McGonigal?"/ Rama: I jam referuar pikë për pikë dokumenteve në SHBA

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e
Edi Rama

TIRANË- Pas mbledhjes 1 orë e gjysmë me drejtuesit e qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një deklaratë për gazetarët në ambientet jashtë selisë. I pyetur lidhur me rastin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, ai tha se i është referuar asaj se çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA. 

McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.

"Mos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë", u përgjigj Rama. 

Ndër të tjera ai u shpreh se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

"Do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë. Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot", u përgjigj ai. 

Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe. 

 

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Rama: S'e kam ndjekur! Amnistia, Kryeministri 'thumba' Bashës

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka preferuar të mos komentojë protestën e mbajtur një ditë më parë nga opozita poshtë zyrës së tij, ndërsa ai vetë ishte në Turqi në një viztë zyrtare ku u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë prononcimit të tij për mediat, Rama tha se nuk e ka ndjekur opozitën dhe se ajo nuk është një opozitë por konglomerate.

Edi Rama: Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën. Ajo nuk është opozita ata janë konglomerate, grupe.

Ndërkohë i pyetur për Amnistinë, kreu i Qeverisë tha se pritet të votohet ditën e nesërme në Kuvend. Ndërsa nuk kurseu ironitë për kryetarin e PD-së zyrtare Lulzim Basah, i cili deklaroi se nuk do të votojë në favor të Amnistisë të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Edi Rama: Është bërë një keqkuptim total dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i drejtësisë. Në cilën orë e ka thënë? Sa ishte ora? Se ka qenë akoma përgjumësh./ZËRI

1 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja me drejtuesit e qarqeve/ Rama: PS po ndryshon vetveten. Jemi në fazën e dytë për anëtarësime të reja

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e
Edi Rama

TIRANË- Pas një orë e gjysmë mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit e qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se Parta Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa prej zonave rurale.

“Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike po ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë për të pasur barazi gjinore mes burrave dhe grave”, tha Rama.

Ndër të treja, Rama tha se Partia Socialiste ndryshon vetveten dhe shtoi se ka një angazhim pozitiv nga drejtuesit politikë në qarqe.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë tjerët por ndryshon veteveten. Unë shoh një angazhim pozitiv plus që sistemi ynë që ka një komponent gjithmonë e më të zhvilluar digjital, ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që raportojmë ne me fjalë”, shtoi kryesocialisti.

I pyetur për sistemin e patronazhistëve, nëse do ta aktivizojnë edhe në këto zgjedhje, Rama u përgjigj me ironi.

“Ligjet kalojnë në kohë të shkurtër se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë. Sa kohë s’ka kushte normale, ashtu do votohen. Nuk jam në dijeni a do hidhet në votim amnistia nesër, sepse I kemi punët e ndara, jam një deputet në parlament që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur. Nuk e di si është agjenda nesër. Është bërë një diskutim për një keqkuptim që është adresuar sot nga ministri i drejtësisë. Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët”, tha Rama. 

Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe. 

1 VITE ME PARE

E PLOTË/ 1 orë e gjysmë mbledhje, porositë e Ramës: Shifra të sakta të anëtarësisë, kush është aktiv dhe kush jo

Asambleja e PS/ Zbulohen POROSITË e Ramës për drejtuesit e
mbledhja

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Në një orë e gjysmë mbledhje 'online' kreu i qeverisë u dha porositë drejtuesve të qarqeve dhe anëtarëve të asamblesë për numrin i anëtarëve ekzistues, sa janë lëvizjet, projeksionet për anëtarë të rinj, pikat e dobëta dhe të forta në çdo qark. Rama ka kërkuar që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

“Mos fshini anëtatësinë nga lista. Mbajini rezervë dhe studiojini avash avash. Krijoni arkivë ëhatsapp për cdo organizatë e bashki. Të mos çalojnë njoftimet. Njoftojini për mbledhje 2 ditë përpara. Mos lejoni për të dalë të suksesshëm në dukje, të futni njerëz që vijnë aty për të bërë foto e për të ikur. Kush vjen të jetë me dëshirë. Nuk mungojnë njerëzit që duan të hyjnë në PS. Mungojnë dyert e hapura për ta. Ato dyer ju duhet ti hapni ato duke i shqyer Të ndërtohet skema e Dibrës për barazinë gjinore. Në çdo zonë të thellë që nuk ka gra të angazhohen deputetet gra dhe kryetaret e bashkive dhe këshilltaret bashkiake. Le t’i bëjnë mbledhjet gratë veç e burrat veç. Po t’i kemi. Në të gjitha këto mbledhje mos bëni thjesht iventarin, por të ndani disa gjëra: anëtarët e partisë janë zëdhënësit e partisë. Aktiviteti digital është pjesë e punës së tyre. Të dominojmë hapësirën publike politike në rrjetet sociale”, ka thënë Rama.

Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB