"Si Gërdeci"! Pas shpërthimit në Lushnje, banorët apel shtetit me lot në sy: Kemi kredi, shteti të na ndihmojë

LUSHNJE- Të tronditur nga shpërthimi që la dy të vdekur dhe 7 të plagosur, banorët e shtëpisë ngjitur zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë, kanë rrëfyer me lot në sy për momentet e tmerrit të cilat ende vërtiten në kujtesën e tyre duke i lënë pa bukë dhe gjumë. Ata e kanë përshkruar shpërthimin si një tërmet, ndërsa thonë se kanë pësuar dëme të shumta materiale. Një tjetër banore e krahason shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec.
“U tromaksëm të gjithë, as bukë nuk kemi ngrënë. As gjumi nuk na zë. 30 vjet djali në Greqi, e ka ndërtuar këtë shtëpi me mund edhe me djersë. Mbaroi ndërtesën, ka hyrë në kredi. Këta kam, shteti të na ndihmojë se neve çfarë na ka gjetur nuk di. Bombola plasi si tërmet,”- u shpreh një banore.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm si tërmet. Kur dolëm më pas, ishte tym dynjaja,”- tregoi një tjetër.
“Ç'të thotë nëna. Aq jemi trembur. Çunit i është prishur çatia. Nuk lejohet të punosh me bombola gazi. Jemi familjarë, 100 mijë lekë pension nuk na del të hamë buk jo më të shkojmë tek doktori apo të rregullojmë shpijat. Ka qenë tamam si shpërthimi i Gërdecit,"-u shpreh një tjetër banore.
Ndërkohë një tjetër banore e moshuara i kërkoi ndihmë shtetit, duke theksuar se shtëpinë e kanë bërë me para emigracioni dhe kredi, dhe ende kursejnë të ardhura nga pensioni për të paguar detyrimet.
“Ne do të lanim fëmijën e vogël që na lindi nusja. U futën në kuzhinë ta lanin. Unë dhe plaku shkuam në dhomën time që të mbështeteshim sa të lahej fëmija dhe më pas do të shkonim të ngroheshim. Kur ajo i dha një shkundje vumë njëherë si tërmet. Ne Allah Allah dhe dolëm përjashta. Kur dolëm përjashta tymi i zi na mbulojë. Nuk dinim nga të vinim. Nusja e vogël u tremb, u bë dyll e verdhë. E mori ai që punon me çunin dhe e çoi në shtëpi të vetë. Sëmurë ishte dje me gjithë fëmijën e vogël dhe kështu u trembëm të gjithë. S’kemi ngrënë bukë kemi që dje në drekë. Na dridhet trupi as gjumi nuk na zë. 30-vjet çuni në Greqi e ka ndërtuar këtë shtëpi me mund dhe me djersë. Mbaroi ndërtesën ka hyrë në kredi… Çfarë të të thotë nëna. Ne mirë që pensionin,,, ai na thoshte të kursehemi nga një çikë sepse kemi kredi, çfarë të mbanim ne. Këto ka nëna. Shteti të na ndihmojë, ajo bombola na plasi si tërmet. Vumë njeherë dhe u shkoq e gjitha sipër kokës tonë…”– tha e moshuara e banesës për TCH shumë pranë vendit të shpërthimit.
“Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…”, tha një burrë.
Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI
'Ra bombola e oksigjenit apo vinçi preku telat e tensionit?'/ 2 pistat e hetimit të shpërthimit

LUSHNJË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Grupi hetimor po punon mbi dy pista hetimi mbi shpërthimin e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku humbën jetën babë e bir dhe 7 u plagosën. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).
Dyshimi i parë është se mund të ketë rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin dhe për këtë pritet ardhja e ekspertëve të anti-eksplozivit. Ndërsa dyshimi i dytë është ai fillestari, ku vinçi ka prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.
Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI
Shpërthimi në Lushnjë, del nga spitali njëri nga të plagosurit

LUSHNJË-Një ditë pas tragjedisë në kantierin e ndërtimit të magazinave në Lushnje, të plagosurit po lënë spitalin.
Burime nga spitali i Lushnjes bëjnë të ditur se një 17-vjeçar është larguar drejt banesës së tij gjatë orëve të natës pasi mori mjekimin e nevojshëm nga dëmtimet që i kishte shkaktuar shpërthimi. Ai kishte marrë lëndime sipërfaqësore ndaj mjekët e panë të arsyeshme që të largohej në shtëpi.
Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI
PAMJET/ Shpërthimi krijoi një gropë të madhe, babë e bir u karbonizuan nga telat e korentit

LUSHNJË- Pamjet që po shihni tregojnë vinçin, në të cilin ndodheshin babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët humbën jetën pas shpërthimit të fuqishëm në kaponin në Lushnjë. Siç mund të shihet, bombola e oksigjenit, e cila ka shpërthyer pasi kavo ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë ka krijuar një gropë të madhe në tokë nga forca e shpërthimit, ndërsa bombola tjetër ndodhet ende në kavo. Vinçi është shkatërruar ndërsa brenda kabinës duken telat e korentit, të cilët kanë qenë dhe fatal për babë e bir, të cilët nuk mbijetuan dot.
Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI
Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Inspektorati Shtetëror dhe prokurorja e Fierit në vendngjarje

LUSHNJË- Rinisin hetimet këtë të shtunë në vendin e ngjarjes ku një ditë më parë u regjistrua shpërthimi i fuqishëm, që la pas një bilanc tragjik me dy viktima dhe shtatë të plagosur. Raportohet se mëngjesin e sotëm kanë shkuar në vendin e ngjarjes inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, prokurorja e Fierit dhe inxhinierë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Po ashtu, grupi i posaçëm hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes është rikthyer në kapanonin në ndërtim, i cili tashmë është tërësisht i shkatërruar.
Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI
Shpërthimi me 2 viktima në Lushnjë, ja si paraqitet gjendja e deputetit të PS tek Trauma

TIRANË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me shpërthimin fatal të regjistruar një ditë më parë në Lushnjë ku humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ndërsa u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Raportohet se ky i fundit e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Po ashtu, rrezikun për jetën e ka kaluar dhe Sokol Lumi, i cili po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Por hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes vijojnë nga Policia, e cila ka ngritur një grup të posaçëm hetimor./ZËRI
Pamjet pak pas shpërthimit në Lushnjë, qytetarët të shokuar, mjetet e emergjencës vijnë me shpejtësi

LUSHNJË- Pamjet që po shihni tregojnë momentin pak pas shpërthimit fatal në një kapanon në ndërtim në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona, babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha dhe u plagosën shtatë të tjerë. Siç mund të shihet qytetarët janë ende të paqartë se çfarë ka ndodhur ndërsa autoambulancat dhe mjetet e emergjencës vijnë me shpejtësi në vendin e ngjarjes.
@serpe091 Shperthimi ne Lushnje ????#lushnje#shqipe #fypシ ♬ original sound - serpe
Ndërkohë Policia rrethon zonn për arsye sigurie.