VOA: Hetimet për Arben Ahmetajn kanë përfshirë dhe ish-zyrtarë të tjerë

TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka ngritur një tjetër akuzë për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish- zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për një tjetër çështje që lidhet me privatizimin e ish-Fabrikës së bukës në Tiranë. Zoti Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, dyshohet të ketë firmosur, në shkelje të ligjit, shitjen si pronë shtetërore të fabrikës, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit, i kishin njohur të drejtën e pronësisë, një familjeje kryeqytetase. Në atë kohë, zoti Ahmetaj ishte ministër i Financave, post të cilin e mbante që prej shkurtit të vitit 2016.
Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar përllogaritet në miliona euro. Në truallin e ish fabrikës, u ndërtua më pas një kompleks pallatesh. Mbi këtë rast, hetimet kanë përfshirë dhe ish-zyrtarë të tjerë të kohës në ministrinë e Financave. Pak ditë më parë, burime nga Prokuroria e Posaçme kishin paralajmëruar se hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj kishin regjistruar “zhvillime surprizuese”, duke shtuar se bëhet fjalë për “fakte dhe prova të reja penale”.
Që prej korrikut të këtij viti, ndaj ish-zëvendës kryeministrit ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai u largua nga vendi në të njëjtën ditë që Prokuroria e Posaçme iu drejtua parlamentit për të marrë autorizimin për arrestimin e tij. Emri i zotit Ahmetaj, u shfaq gjatë hetimeve për inceneratorët.
Ai dyshohet për të paktën tre vepra penale nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, të pastrimi i parave. Prokurorët kanë deklaruar të kenë zbuluar lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve që fituan kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve, të cilat po ashtu sipas tyre, qëndronin pas disa transaksioneve financiare të kryera nga zoti Ahmetaj. Nën sekuestro janë vënë disa pasuri të patundshme të tij si dhe llogari bankare.
Zoti Ahmetaj, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke pretenduar se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në procedurat të cilat i dhanë jetë projektit të inceneratorëve. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”./VOA
SPAK e kërkon me "qiri", Ahmetaj flet për ZËRI.ai: Në dosje keni ‘kokën e zezë’, mbrojta aksionet shtetërore

TIRANË- Edhe pse prokuroria e thërret për herë të dytë si të pandehur, Arben Ahmetaj as nuk ka në plan të dalë përpara drejtësisë në procesin hetimor në ngarkim të tij. Në një komunikim me ZËRI.ai, përmes Whatsapp, ish-numri i qeverisë thotë se gjithçka ka bërë është "mbrojtja e aksioneve shtetërore" në çështjen e privatizimit të fabrikës "BUKA".
I pyetur se cili ishte roli i tij në këtë dosje dhe nëse kishte një koment për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Ahmetaj tha: Lexoni dosjen. Do kuptoni rolin dhe çfarë është bërë. Janë mbrojtur në bazë të ligjit vlera e aksioneve shtetërore.
Ndërsa më tej, i pyetur se cila/cili ishte "koka e zezë" që po e ‘përndiqte’, ish-numri dy i qeverisë preferoi të mos fliste shumë duke ia lënë sërish mister identitetin.
“Gjejni ju! Kur të gjeni një letër timen të kundraligjshme botojeni 200 herë,”-shtoi Ahmetaj në prononcimin e dhënë për Zëri.ai.
Arben Ahmetaj është marrë për herë të dytë si i pandehur nga SPAK, këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, në kohën kur ai ka qenë në krye të Ministrisë së Ekonomi. Dëmi që llogaritet është rreth 700 milionë lekë të rinj. Hetimet vijojnë dhe në drejtim të biznesmenit Lirim Fezollari, i cili në truallin ku ka qenë ish-fabrika e bukës tashmë ka ndërtuar qendrën tregtare Emerald. Prona në fjalë i përkiste familjes Myderizi./Zëri.ai
Privatizimi i ish-fabrikës së Bukës, Ahmetaj: "Koka e zezë" po vepron sërish kundër meje

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri i vendit, aktualisht në arrati, Arben Ahmetaj ka reaguar për akuzën më të fundit që ka ngritur SPAK për të. Dita sot nisi me zbulimin e "surprizës" që paralajmëroi Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këtë herë ish-zëvendëskryeministri akuzohet për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, duke sjellë edhe reagimin e tij.
Fillimisht, Ahmetaj pretendon se kundër tij është ngritur një segment i organizuar politiko-mediatik, që pretendon se është i financuar nga "inceneratorët", për ta kthyer figurën e tij në një "dele të zezë". Por po ashtu flet edhe për një "kokë të vërtetë të zezë", që sërish nuk e përmend me emër. Ndërsa ka edhe një thirrje për median. Do që merren me dosjen dhe ta “shkalafisin”.
Më pas, nis sqarimin e tij për rastin.
"Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit. Merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)??? “Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë...përkohësisht,"-shpjegon ish-ministri.
Ndërkohë që ka ruajtur disa rreshta edhe për SPAK, duke u shprehur se ndaj tij po bëhet një "përndjekje" që shoqërohet me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie.
"Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta "të vërtetit" i duhet një zhurmë tjetër!,"-e mbyll deklaratën e tij Ahmetaj duke lënë sërish pikëpyetje. Flet për një "kokë të zezë", por nuk përmend asnjë emër.
REAGIMI I PLOTË I AHMETAJT:
Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë. Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë "delen e zezë", përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.
Cili është thelbi i asaj dosje?
Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit. Nuk habitem më nga asgjë. Që nga "faktet" e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë. Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)??? “Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë...përkohësisht. Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta "të vërtetit" i duhet një zhurmë tjetër!
Arben Ahmetaj është marrë për herë të dytë si i pandehur nga SPAK, këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, në kohën kur ai ka qenë në krye të Ministrisë së Ekonomi. Dëmi që llogaritet është rreth 700 milionë lekë të rinj. Hetimet vijojnë dhe në drejtim të biznesmenit Lirim Fezollari, i cili në truallin ku ka qenë ish-fabrika e bukës tashmë ka ndërtuar qendrën tregtare Emerald. Prona në fjalë i përkiste familojes Myderizi.
Vjen surpriza e Dumanit për Ahmetajn! Privatizimi, udhëtimi ‘i gabuar’ dhe një qendër tregtare në lojë

TIRANË- Në datën 28 Shtator në një takim me gazetarët, në rrugë informale, kreu i SPAK Altin Dumani, paralajmëroi zhvillime surprizuese në drejtim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, por kjo dosje nuk përbën telashin e tij të vetëm më drejtësinë. Kjo e dielë ka nisur vrullshëm me informacione për Ahmetajn, i cili është marrë për herë të dytë si i pandehur nga SPAK, këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, në kohën kur ai ka qenë në krye të Ministrisë së Ekonomisë.
Ka qenë prokurori Elvin Gokaj ai që ka marrë të pandehur Ahmetajn për akuzën e "shpërdorimit të detyrës", ndërkohë që dëmi që llogaritet është rreth 700 milionë lekë të rinj. Hetimet vijojnë dhe në drejtim të biznesmenit Lirim Fezollari, i cili në truallin ku ka qenë ish-fabrika e bukës tashmë ka ndërtuar qendrën tregtare Emerald. Prona në fjalë i përkiste familojes Myderizi.
Pavarësisht se konflikti për pronën ishte zhvendosur në disa shkallë të Gjyqësorit, Ahmetaj dhe disa vartës të tij i kishin hapur rrugën privatizimit të ish-fabrikës nga Fezollari, ndërkohë që pozitat e socialistit rëndohen për shkak se ka pasur dhe një udhëtim të përbashkët me biznesmenin në një nga shtetet e BE, që tregon për njohjen personale mes tyre.
Pakë kohë me parë, në muajin Mars të këtij viti, prokurorët e SPAK nisën letër-porosi drejt këtij shteti për të kuptuar më shumë nëse fluturimi në të njëjtin avion ka qenë rastësor apo dy burrat kanë udhëtuar së bashku.
Në truallin kur dikur ka qenë e vendosur ish-fabrika e bukës, këtë vit hapi dyert qendra ‘Emerald’, në pronësi të Fezollarit, ku operojnë biznese të shumta, por ka edhe struktura banimi. Godina në fjalë është e vendosur në zonën e 5 majit, e cila në vitet e fundit ka njohur një hov të shpejtë ndërtimesh, duke e kthyer në një prej zonave preferenciale të Tiranës.
Privatizimi i ish-fabrikës së bukës është bërë mes viteve 2014 dhe 2015, ndërkohë që në vitin 2017, Gjykata e Apelit do t'i jepte të drejtë përfundimisht ish-pronarëve. E megjithatë kjo nuk e stepi biznesmenin përfitues Fezollari që në truallin e fabrikës të vijonte planin e tij për ndërtimin e një godine biznesi dhe rezidenciale.
-
-
SPAK ndjek disa gjurmë! Altin Dumani zbulon DOSJET 'e nxehta'
28 Shtator, 15:19
Çfarë ka ndodhur me privatizmin e ish-fabrikës së bukës
Në Korrik të vitit 1995, një vendim i Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KPPP), i saktësuar nga një vendim gjyqësor i asaj kohe, i ka njohur një familjeje të vjetër tiranase pronësinë në një sipërfaqe 8980 m2 në zonën e “5 Majit”, nga e cila 4890 m2 ishte ndërtesë e fabrikës shtetërore të Bukës.
Dy muaj më pas, në Tetor 1995, është regjistruar shoqëria tregtare anonime “Buka” sha, në pronësi absolute të shtetit shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Financave. Pjesë e aseteve të kësaj shoqërie ishte edhe trualli, i cili i ishte njohur familjes tiranase. Në vitin 1996, Ministria e Financave vendosi shitjen e 49 përqind të aksioneve të saj, duke vijuar të ruajë kontrollin mbi shoqërinë “Buka” sha.
Në vitin 2000, Ministria e Financave ka llogaritur kuotat që i takojnë ish-pronarëve në shoqërinë “Buka” sha. Për ish-pronarët e truallit të kësaj shoqërie është akorduar vlera prej 8.8 milionë lekë të reja, që i korrespondon një pakete prej 3.1 përqind të aksioneve. Në vitin 2004, Ministria e Ekonomisë vendos të shesë aksionet e saj në shoqërinë “Buka” sha, në shifrën 47.65 përqind.
Trashëgimtarët e truallit kanë kundërshtuar në rrugë gjyqësore, si vlerën e kuotave që u është përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë, po ashtu edhe procedurën e ankandit, derisa të sqarohet përfundimisht sasia e aksioneve në “Buka” sha. Ndër të tjera, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë për numër minimal kuotash, u hiqte të drejtën atyre jo vetëm të një vlerësimi të drejtë, por edhe të përfshirjen në ankand me të drejtën e parablerjes së aksioneve qeveritare.
Kërkesa e tyre pranohet nga Gjykata e Apelit në vitin 2006 dhe Ministria e Ekonomisë detyrohet nga gjykata që të anulojë ankandin, si edhe të vlerërojë trashëgimtarët e pronarit me vlerën e tregut. Ministria e Ekonomisë anuloi procedurën e ankandit, por për vite me radhë nuk zbatoi pjesën e vendimit për ri-llogaritjen e aksioneve të trashëgimtarëve dhe vlerësimin e tyre.
Në vitin 2014, Ministri i Ekonomisë së kohës, Arben Ahmetaj, shpall sërish ankandin për shitjen e 47.6 përqind të aksioneve shtetërore në “Buka” sha. Këtu është momenti kur shfaqet biznesmeni Lirim Fezollari. Në shtator 2014, ai fillimisht kishte blerë 15 përqind të aksioneve. Brenda tre muajve, deri në nëntor 2014, Fezollari arrin të blejë 40 përqind të aksioneve nga moria e ortakëve në minorancë (kryesisht ish-punonjës të “Buka sha).
Pra, në momentin e shpalljes së ankandit, Lirim Fezollari rezultonte efektivisht aksioneri i dytë më i madh i “Buka” sha, pas Ministrisë së Ekonomisë. Por, kjo situatë e aksionerëve nuk kishte reflektuar vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2006, e cila kërkonte ri-vlerësimin e kuotave në shoqëri të trashëgimtarëve të truallit, ku gjendeshin godinat e “Buka” sha.
Në Shtator 2014, Ahmetaj shpall procedurat e ankandit për shitjen e aksioneve të qeverisë në “Buka” sha., ndërkohë që nuk ishte zbatuar ende vendimi i formës së prerë, të marrë nga i Gjykata e Apelit në vitin 2006, për ri-llogaritjen e kuotave të ish-pronarëve në “Buka” sha. Në Qershor të vitit 2015, Komisioni i Ankandit, i ngritur pranë Ministrisë së Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani, nënshkruar një marrëveshje paraprake me biznesmenin Lirim Fezollari, ku përcaktohen modalitetet e procedurës.
Në Gusht 2015, Ministria e Financave shpall biznesmenin Fezollari fitues të ankandit për blerjen e aksioneve (rrjedhimisht edhe aseteve) të shoqërisë anonime “Buka” sha.
Ndërkohë që zhvilloheshin këto procedura, trashëgimtarët e ish-pronarit i drejtohen sërish gjykatës, ku kërkohej anulimi i ankandit të shpallur rishtazi, si edhe rivlerësimin e pronës me çmimet e përcaktuara, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2001 dhe akteve pasuese të tij.
Ministria e Financave u tregua e paduruar për të mbyllur ankandin, ndërkohë që institucioni ishte i paditur në gjykatë dhe procesi gjyqësor ishte në vijim. Në tetor 2015, vetëm dy muaj pas shpalljes së rezultateve të ankandit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë u jep të drejtë ish-pronarëve, duke vendosur gjithashtu anulimin e pasojave të procedurës.
Çështja shkon në Apel, me ankimues Ministrinë e Ekonomisë, si institucioni që kishte urdhëruar zhvillimin e ankandit. Ndërkohë që çështja priste vendimin në Apel, rezulton se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri maxhoritar i “Buka” sha, shet asetet e shoqërisë, konkretisht trojet e saj, tek kompania “Tobbaco Holding”, e cila ishte gjithashtu në pronësi të saj.
Në nëntor të vitit 2017, Gjykata Administrative e Apelit u jep përfundimisht të drejtë ish-pronarëve, si për anulimin e ankandit, ashtu edhe për rivlerësimin e kuotave në shoqërinë “Buka” sha.
Por, tashmë, një pjesë e aseteve të saj, kryesisht në zonën “5 Maji” dhe tek “Pallati me Shigjeta”, Lirim Fezollari ia kishte shitur Lirim Fezollarit (shoqërisë “Tobbaco Holding”). Në këto prona, biznesmeni Fezollari ka marrë leje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar një qendër tregtare (në zonën e “5 Majit”), si edhe ka ndërtuar një kompleks lojërash (tek “Pallati me Shigjeta”).
/Zëri.ai
Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, SPAK merr të pandehur Ahmetajn

TIRANË- Pas dosjes së inceneratorëve, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është marrë sërish i pandehur nga SPAK, në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-frabrikës së bukës. Ahmetaj akuzohet nga prokurori Elvin Gokaj për akuzën e "shpërdorimit të detyrës".
Pak kohë më parë, prokurorët e posaçëm morën një kallëzim nga trashëgimtarët e një ish-pronari, të cilët kanë pretendime mbi truallin e “Buka” sha., i cili i është shitur me ankand biznesmenit Lirim Fezollari. Kallëzuesit vunë në dijeni SPAK-un se ata kanë fituar të drejtën e pronësisë nëpërmjet vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
Por, pavarësisht kësaj, Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist.
Në kuadër të këtij hetimi, SPAK-u ka siguruar informacion se, pas procedurës së privatizimit, Arben Ahmetaj dhe Lirim Fezollari kanë udhëtuar në një të njëjtin avion drejt një vendi të Bashkimit Europian.
Përveç marrjes së Ahmetajt si i pandehur, SPAK vijon hetimet tashmë dhe për biznesmenin Fezollari si dhe 7 punonjës të tjerë që kanë qenë asokohe kur u morr vendimi në Ministrinë e Financave.
Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.