TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur rreth projektit të Zvërnecit dhe protestave kundër këtij ndërtimi. I pyetur lidhur me refuzimin e protestuesve për një dialog me të, ftesë e cila erdhi nga vetë kreu i qeverisë Rama u shpreh se nuk ka kërkuar të bisedojë me të 'kurdisur', duke ju referuar protestuesëve por me ata që sipas tij e kanë votuar.
Kreu i qeverisë u bëri sërish thirrje për bisedime, protestuesëve, por duke i ndarë. Rama tha se do të mirëpresë ata që flasin në emër të mjedisit dhe jo ata që shajnë me libër shtëpie dhe ulërasin si 'çakejtë e Agimit të Artë'.
Edi Rama: Dorëheqjen e kujt?! (Qesh). Kam një përgjigje, Ti referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tani më këtu nuk ka asgjë të re. Nuk kam kërkuar që të bisedoj me asaj nga ata që janë të kurdisur dhe ata që janë të çartur, por kam kërkuar me ata që në kanë votuar. Kam respekt për ta, dhe jam gati të bisedoj me ta. Ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri me një film të vjetër. Asgjë nuk më lëviz mua nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve, mos të harrojnë se përfaqësoj shqiptarët. Unë përfaqësoj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për mjedisin, është i mirëseardhur të bisedojë. Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime poshtë dritares këtu dhe të PS dhe ulërinin si çakejtë e Agimit të Artë, Zoti i faltë se nuk janë fare subjekt për mua.
Nga protesta e tretë e cila u mbajt një ditë më parë (2 qershor) Tiranë, qytetarët nuk e pranuan thirrjen e e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: "Nga Rrjolli deri në Vlorë, sot shqiptarët po thonë boll", "Jep dorëheqje nuk ka dialog". Vetë Rama u kërkoi një bashkëbisedim publik qytetarëve, ku pjesëmarrës të ishin jo më shumë se 20 vetë./ZËRI
