LIVE UPDATES

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!

➤ Tirana nesër do të presë për herë të parë sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. ➤ Nesër në Tiranë, Blinken do të mbërrijë në orën 11.00 të paradites dhe do qëndrojë deri në 20.00 të mbrëmjes. ➤ Konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan Antony Blinken është parashikuar që të mbahet përgjatë harkut kohor 16:00-17:00. ➤ Por po ashtu pritet që të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj, por edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani. ➤ Me Blinken, në Tiranë rikthehet edhe ish-ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim. ➤ Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Blinken do të nënshkruajë edhe 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ➤ Ndaj edhe sot Këshilli i Ministrave miratoi në parim vendimet për marrëveshje me SHBA-të mbi programin e shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë, zbulohen marrëveshjet do të nënshkruajë nesër

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Në kryeqytet, Blinken do të mbërrijë në orën 11.00 të paradites, ndërsa do të qëndrojë deri në 20:00. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, sekretari Amerikan i Shtetit do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA. Përveç saj do të nënshkruhet edhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Po ashtu, lidhur me marrëveshjet, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë edhe një VKM. 

Vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e sotme (14 shkurt):

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT     TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT SHQIPËRI – SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KUNDËR MANIPULIMIT TË INFORMACIONIT TË SHTETIT TË HUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

1 VITE ME PARE

Policia nxjerr planin e masave për vizitën e Blinken në Tiranë: Në këto rrugë nuk kalohet!

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije planin e masave që janë marrë për të garantuar sigurinë gjatë vizitës së sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit do të angazhohen gjatë ditës së nesërme për sigurinë e tij, ndërsa edhe qarkullimi në Tiranë do të jetë i kufizuar. Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, do të ndalohet qarkullimi në rrugët:

1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3. Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5. Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".

Për të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, do të duhet të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim; ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, në Tiranë, më datë 15.02.2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite. Masat e ndërmarra i janë prezantuar nga grupi i punës, ditën e sotme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar këtë plan masash.

Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

▪️Ndalim parkimi????️❌️:

Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët "Faik Konica", "Dervish Hima", "Ismail Qemali" (para Kryesisë së Kuvendit), "Gjergj Filipi", "Lek Dukagjini", Rruga e Elbasanit, "Papa Gjon Pali II", bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga "Ukraina e Lirë" (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

▪️Ndalim qarkullimi????❌:

Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3. Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5. Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".

▪️Rrugë alternative

Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan. Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken po vjen! Tirana 'vishet' me ngjyrat e flamurit amerikan, varet poster tek UPT

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Pamje nga Tirana

TIRANË- Kryeqyteti është mbushur me ngjyrat bardhë, kuqe dhe blu, gati për të pritur sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të vijë nesër për herë të parë në Shqipëri. Për të pritur siç duket një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të administratës së presidentit Joe Biden, është varur një poster te Korpusi i Universitetit të Tiranës.

Mbi të shkruhet: Mirëseerdhët zoti Blinken!

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Pamje nga Tirana
Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Pamje nga Tirana
Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Pamje nga Tirana
Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Pamje nga Tirana

Ndërsa i gjithë bulevardi "Dëshmorët e Kombit", është mbshur me flamuj amerikanë dhe shqiptarë. Aty Blinken do të kalojë me eskortën e tij për t'u takuar me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zbardhet axhenda e Antony Blinken në Tiranë

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë nesër Tiranën, dhe pritet të qëndrojë për rreth 8 orë në vendin tonë, ku do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh. Blinken pritet që të mbërrijë rreth orës 11:00 në aeroportin e Rinasit, dhe do të largohet rreth orës 19:00-20:00.

Ai do të ketë takime bilaterale si me kryeministrin Edi Rama, ashtu dhe me presidentin Bajram Begaj. Sekretari më pas do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Zëvendës Presidenti Harris. Edhe në Mynih, Sekretari Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë globalë.

 

1 VITE ME PARE

Vizita e Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit do të qëndrojë 8 orë në Tiranë. Axhenda dhe qëllimi i takimeve

Antony Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje!
Blinken viziton Tiranen

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të vizitojë nesër Tiranën, dhe pritet të qëndrojë për rreth 8 orë në vendin tonë, ku do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh. Ka qenë ish ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ajo që ka dhënë fillimisht detaje nga vizita e Blinken në Shqipëri, i cili do të ketë takime bilaterale si me kryeministrin Edi Rama, ashtu dhe me presidentin Bajram Begaj.

“Ne do të nisemi për një udhëtim me dy ndalesa në Evropë. Ndalesa e parë do të jetë në thelb një ndalesë ditore në Shqipëri që do të zgjasë nga ora 11:00 deri rreth orës 7:00 ose 8:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ku mund të kujtoni se Ndihmës Sekretari Jim O’Brien kohët e fundit ishte atje për të folur për Bosnje-Hercegovinën, por në çdo rast, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Evropës”, tha Kim gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë që detaje të mëtejshme rreth vizitës së Binken në Shqipëri, ka dhënë dhe Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.

Sekretari më pas do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Zëvendës Presidenti Harris. Ndërsa në Mynih, Sekretari Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë globalë dhe do të nënvizojë rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të SHBA-së ndaj Aleancës së NATO-s. Aleanca e NATO-s ka siguruar një paqe historike si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Evropën për 75 vitet e fundit dhe po i ndihmon Shtetet e Bashkuara të ruajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve tanë për të ardhmen.

Sekretari gjithashtu do të riafirmojë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, do të vazhdojë diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe do të theksojë angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Do të kemi më shumë njoftime për takimet e tij individuale në Mynih gjatë udhëtimit”- deklaroi Miller.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB