LIVE UPDATES

Bleu 8 vota! SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin

➤SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. ➤ Për blerjen e 8 votave me vlerë 40 mijë lekë të reja, SPAK kërkon përkatësisht 2.6 dhe 2 vite heqje lirie. ➤ Megjithatë për shkak të problemeve shëndetësore të tij dhe të djalit të tij të mitur, hetuesit e SPAK lejojnë Kokaveshin që ta shlyejë dënimin e tij me shërbim prove, e cila i është caktuar për 4 vite. ➤ Pas seancës, avokati i Belerit kundërshtoi vendimin e SPAK, me pretendimin se nuk kanë prova. ➤ Megjithatë pavarësisht kundërshtisë së tij, vendimi final do të jepet nga GJKKO më 28 shkurt, ora 14.30.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Piktori dogji ‘flamurin e Vorio-Epirit’, policia informacion zyrtar

Bleu 8 vota! SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin
Bledar Cakalli

TIRANË – Gjatë ditës së sotme, në kohën që në GJKKO mbahej procesi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, akuzuar për blerje votash, ka ndodhur një incident i pazakontë.

Një i ri, me profesion piktor, i identifikuar si Bledar Çakalli dogji flamurin e ashtuquajtur të Vorio Epirit. Policia, me anë të një deklarate, shprehet se Çakalli u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Tiranë/Informacion paraprak

Ditën e sotme, para hyrjes së SPAK-ut, shtetasi B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një flamur të ashtuquajtur Vorio Epiriot.

33-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Avokati i Fredi Belerit: Nuk sollën asnjë provë

Bleu 8 vota! SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin

TIRANË - Avokati i kandidatit fitues për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit, tha se klienti i tij po dënohet pa pasur prova. Ai u shpreh se procesi është i montuar dhe cilësoi gjyqin si një shfaqje të shëmtuar.

Prononcimi i avokatit dhënë për mediat:

Avokati: Prokurorët nuk sollën asnjë provë, përveç dëshmisë të dy vëllezërve Arsen dhe Abdyl Rama, të dy të dënuar, nuk kishte asnjë provë tjetër. Nuk ka në provat e tyre qoftë edhe një foto të vetme të Arsen Ramës ato ditë në Himarë. Është ndërtuar shumë keq si fabul. Edhe nga ata më 1946 që ngarkonin akuzat, këta kanë se çfarë të mësojnë, prej atyre që bënin gjyqe politike. Është e turpshme dhe e pritshme. Siç akuzoi dhe z Beleri në fillim të fjalës së tij në gjykatë, gjykata është totalisht në vëmendjen e Prokurorisë, bën çfarë t’i thotë Prokuroria. E tërhoqi procesin Prokuroria nga fillimi deri në fund, gjykata nuk pranoi asnjë nga provat tona, nuk pranoi aktet e ekspertimit, nuk solli pajisje, rrëzoi praktikisht të gjitha kërkesat tona. Pranoi vetëm akuzat e Prokurorisë, që ishin të montuara, që në fillim. Kryetarja e Apelit nuk ia pranoi dorëheqjen gjyaqtares Gjoka. Pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës, në një farë kuptimi ai është përgjegjësi për zotin Beleri, për administrimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gazetarja: Prokuroria në pretencë foli për takime mes Arsen Ramës dhe Fredi Belerit. A mund të na shpjegoni përse janë takuar këta dy persona?

Avokati: Nuk janë takuar asnjëherë këta dy persona. Nëse do ishin takuar, nga grupi i Operacionales prej 15 vetash, do të kishim një foto të Arsenit, mirë të Belerit. Nuk kemi një foto të Arsenit, si ka mundësi që nuk gjendet Arseni në një foto. Kemi mijëra foto të tjera të banorëve të Himarës, që janë përgjuar në mënyrë të paligjshme, por nuk e kemi një foto të Arsenit, që është subjekti kryesor në urdhrin e prokurorit për ndjekje penale.

Gazetarja: Avokat, prokurori i çështjes tha, të kalojnë për shtetin 8 prerje kartmonedhash 5 mijë lekëshe, 2 telefona me të cilat janë kryer bisedat, 1 DVR, që konsiderohen si prova. Çfarë janë për ju këto konfiskime?

Avokati: Nuk kanë asnjë lloj vlere. Në proces janë debatuar dhe nuk kishin asnjë vlerë. Ne e dimë se ka telefon Fredi, e morën dhe e mbajtën, le ta mbajnë. Nuk ka asnjë telefonatë të bërë mes Fredit dhe ndonjë personi tjetër, që të kenë biseduar për gjëra të paligjshme, nuk ka.

Gazetarja: Por DVR…

Avokati: DVR është e një marketi aty në Potam, nuk ka asnjë provë. Prapë Prokurori i qëndron faksifikimit, të dëshmisë të pavërtetë, janë akte të falsifikuara.

Gazetarja: Po kartmonedhat avokat?

Avokati: Kartmonedhat i kanë gjetur, se nuk duken në video. Kanë bërë aktet e ekspertimit dhe nuk kanë dalë gjurmë të gishtit. Pra, kartmonedhat ku i kanë gjetur, ku i kanë marrë? Nuk ka asnjë pamje, që provojnë se paratë kanë qenë në duart e Belerit.

Gazetarja: Në pamje duket Pandeli Kokaveshi. Mund të na shpjegoni se çfarë do të thotë kjo për mbrojtjen?

Avokati: Për mbrojtjen do të thotë është akuzë e montuar. Pandeli Kokaveshi nuk po themi se nuk ka qenë në Himarë. Po themi që Arseni nuk duket në asnjë pamje, as me Belerin dhe as vetë si Arsen nuk duket kërrkund. Gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve.

Gjatë ditës së sotme, në GJKKO është dhënë pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për Belerin. Po ashtu, Struktura e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin, duke shtuar se dënimi ndaj këtij të fundit të konvertohet në shërbim prove për 4 vite. Seanca e radhës do të mbahet më 28 shkurt, ora 14:30 minuta./ZËRI/

1 VITE ME PARE

SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Belerin

Bleu 8 vota! SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin
Fredi Beleri

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Për Belerin, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin. Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim. Të dyve do u konvertohet dënimi në shërbim prove, të cilin do të duhet që ta kryejnë për 4 vite./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjyqi për Belerin, protestë para GJKKO, shoqërohet një person. Tentoi djegien e flamurit me simbole greke

Bleu 8 vota! SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin
Qytetari tenton te djege flamurin

TIRANË- Në protestën që është duke u zhvilluar ditën e sotme përpara Gjykatës së Posaçme, një person ka tentuar që të djegë flamurin e Vorio Epirit, teksa në ambientet e brendshme, SPAK do të japë pretencën për Fredi Belerin. Policia ka shoqëruar Bledar Çakallin, i cili dyshohet se ka tentuar djegien e flamurit me simbole greke. 

Bledar Çakalli, i njohur në rrjetet sociale si piktor i muraleve me simbole kombëtare dhe figura historike, së bashku me Arilda Lleshi dhe një person të tretë që nuk ka pranuar të identifikohet për mediat kanë protestuar para nisjes së seancës.

Prokurorët e SPAK pritet të japin konkluzionet për hetimin dhe të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit, Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 Majit 2023 kur u arrestuan nën akuzën e blerjes së votave.

Tentativa për të djegur flamurin me simbole greke u bë gjatë kohës kur në Gjykatë po hynte kreu i PBDNJ, Vagjel Dule. Ky i fundit pak javë më parë, në një tjetër seancë për Belerin u qëllua me vezë nga disa qytetarë.

Ndërkohë që nuk mungojnë as thirrjet e disa qytetarëve në drejtim të punojësve të policisë: A jeni policia e Greqisë apo e Shqipërisë mor?

Fredi Beleri u arrestua në një lokal në Himarë, 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit. Ai dyshohet se ka blerë vota, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin. Beleri nuk ka kryer betimin, pasi gjykata nuk i ka dhënë leje për diçka të tillë. Çështja Beleri ka kaluar tashmë edhe kufijtë e Shqipërisë, duke u bërë “mollë sherri” edhe në marrëdhëniet me Greqinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB