LIVE UPDATES

E rëndë në Durrës, vritet me thikë nipi i Lefter Kokës. Autori njihej si problematik

➤Një vrasje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. ➤Ilir Koçilja ka qëlluar me thikë Halil Kokën, nipin e ish-ministrit Lefter Koka, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. ➤ Policia e Shtetit ka kapur autorin disa orë pasi kreu krimin. ➤ Autori i ngjarjes dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor, dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik. ➤Mësohet se viktima dhe autorët kanë qenë fqinj mes tyre, dhe konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer nga familja Koçilja.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VD- Arrestohet autori i vrasjes në Durrës, në brez kishte ende "kamën"

E rëndë në Durrës, vritet me thikë nipi i Lefter
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës, Ilir Koçilja. Autori 35-vjeçar i vrasjes së Halil Kokës është kapur disa orë pasi vrau nipin e ish-ministrit Lefter Koka. Ndërsa me vete, të vendosur në brez, kishte ende thikën me të cilën kreu edhe vrasjen e fqinjit të tij vetëm sepse ky i fundit i kërkoi që t'i kthente borxhin. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.


NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja. Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 35-vjeçarit, mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se kreu vrasjen. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Koçilja, i njohur për Policinë e Durrësit, ndoqi dhe goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital./ZËRI

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja në Durrës, autori dhe viktima ishin fqinj, e ndoqi me vrap në lagje

E rëndë në Durrës, vritet me thikë nipi i Lefter
Ilir Kocilja

DURRËS- Zëri ka siguruar foton e autorit të vrasjes në qytetin e Durrësit, Ilir Koçilja. Mësohet se Halil Koka, u godit me thikë nga autori i dyshuar dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 4, të qytetit të Durrësit, rreth orës 12:30.

Ndërkohë, zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehja e saj me qëllim kapjen e autorit.

Një nga dëshmitarët tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ka bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave të plehrave.

“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një prej dëshmitarëve.

Burime bëjnë me dije për Zërin se autori njihej në lagje si problamatik, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë i shtruar edhe në spitalin psikiatrik.

Vrasja ndodhi mesditën e sotme (14 shkurt) në afërsi të shkollës 9 vjecar “Jusuf Puka”, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë Halil Kokën, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sherri nisi për vend parkimin por ata kane patur edhe konflikte te mëparshme me njeri -tjetrin per shkak te nje borxhi të pashlyer./ZËRI 

 

1 VITE ME PARE

Vrasja në Durrës, viktima nipi i Lefter Kokës

E rëndë në Durrës, vritet me thikë nipi i Lefter
Pamje nga Durrësi

DURRËS- Zbulohen detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur në Durrës. ZËRI ka mësuar se viktima, Halil Koka është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, Ilir Koçilja dhe Halik Koka, që u konfliktuan këtë mesditë në Durrës, ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun e tij, duke e qëlluar me thikë në zemër. Koçilja, sipas policisë, është person problematik në komunitet dhe vetëm para disa kohësh kishte qenë i shtruar në spitalin psikiatrik./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sherr me thika në Durrës, vritet një person. Identifikohet autori, shpallet në kërkim (EMRAT)

E rëndë në Durrës, vritet me thikë nipi i Lefter
Durrës, pamje nga vendngjarja

DURRËS- Halil Koka është plagosur për vdekje në Durrës nga Iliri Koçilja, 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. 40-vjeçari shkoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marrë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit, por pas identifikimit të autorit policia e ka shpallur në kërkim. Mësohet gjithashtu se viktima me autorin ishin banorë të një lagjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB