AFERA BANKERS/ Bolv Oil, Alb Star e Phoenix, kush janë përfituesit e parave që duhet të ishin në arkën e shtetit

TIRANË- Skandali i “Bankers Petroleum” është kthyer në një "manual" zhvatjeje të shtetit. Kjo kompani për 2 dekada shiti 532 mld lekë naftë, ndërsa shtetit i ka paguar "plot" asnjë qindarkë në taksa. Kështu është kthyer në skemën më të hapur të fshehjes të të ardhurave dhe të zhvatjes së shtetit dhe aseteve kombëtare. Ndërsa hetimet për të gjetur përgjegjësit ende vazhdojnë, duket se "shenjat" e abuzimit ishin thënë prej kohësh...
Që në vitin 2018, në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, shkruhej se Bankers nuk po derdhte tatime në buxhetin e shtetit. Edhe atëherë ishte e qartë se kompania deklaronte shpenzime të fryra dhe deri në atë kohë kishte shmangur pagesën e 60 milionë dollarëve tatim mbi fitim. Kompania fshihej pas pretendimeve se dilte me humbje. Por këtë gjë nuk e kishte konstatuar as AKBN dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Por kush janë përfituesit?
Ndër vite, nëpërmjet kontratave nënkontraktuese, miliona euro kanë kaluar tek Simmons, Phoenix, "Albstar" e Idajet Ismailajt, "Bolv Oil" në pronësi të Behar Çukajt, Q.Sinaj, Western Atlas, Smape, etj. Në vitin 2016, në median "BIRN" u publikuan raportet e ekspertëve që kishin kontrolluar shpenzimet e Bankers, duke listuar kështu përfituesit kryesore dhe shkeljet e bëra nga kompania, të cilat u mohuan kategorikisht teksa vit pas viti pretendonin se kishin humbje.
KOMPANITË DHE ABUZIMET
Crosco
Crosko është një kompani kroate e cila ofron shërbime shpimi. Ajo e fitoi kontratën me një tender në prill 2009 dhe vetëm për vitin 2011 u pagua 17.2 milionë dollarë. Por në vitin 2011, kontrata me Crosco u shtua në volum dhe kjo u bë pa tender tjetër. Bankers deklaroi para ekspertëve se në atë kohë nuk besonte se një tender do të sillte çmime më të ulëta.
Phoenix
Phoenix është një kompani tjetër shpimesh. Ajo fitoi fillimisht një kontratë në vitin 2008 përmes një procesi tenderimi, por vijoi punën pasi kontrata fillestare përfundoi dhe Bankers argumenton se kjo qe zgjidhja më e mirë në atë kohë. AKBN argumenton se kostot e kësaj kompanie, 16.9 milionë dollarë vetëm në vitin 2011, nuk duhet të njihen për shkak se u përfituan pa garë. AKBN hedh poshtë pretendimin e Bankers për vijimin e punës me këtë kompani duke argumentuar se programi i shpimeve të kësaj kompanie në vitin 2011 qe shumë më i madh se sa në vitin 2008 dhe se rrjedhimisht, edhe interesi i kompanive të tjera mund të qe i lartë në rast se do të zhvillohej një tender.
Albstar
Kontratat e Bankers me kompaninë shqiptare Albstar, e cila ofron punime civile si rrugë etj., ishte më e debatueshmja. Albstar nisi të punojë me Bankers fillimisht në vitin 2004 me një kontratë 15 mujore, e cila u zgjat në vijimësi. Bankers u justifikua me faktin se nuk kishte arsye që të ndryshonte kompani për shkak se aktualja kishte eksperiencë. Por fakti që punimet civile nuk konsiderohen si punime specifike të naftës bëri që AKBN ta rrëzojë pretendimin me argumentimin se në Shqipëri ka 1,951 kompani ndërtimi dhe vetëm në qarkun e Fierit ka 111 kompani të tilla.
Bolv-Oil
Kompania e transportit të naftës Bolv-Oil ka punuar me Bankers që nga viti 2008 fillimisht si fituese tenderi dhe më pas, me zgjatje kontrate vazhdimisht. Bankers pretendon se kjo qe zgjidhja më ekonomike për të. Vetëm gjatë vitit 2011, kontrata e kompanisë me Bankers qe me vlerën 10.1 milionë dollarë.
Tea-Co është një kompani tjetër transporti që fitoi një kontratë trevjeçare në vitin 2008, në bazë të konkluzionit të një tenderi të zhvilluar që në vitin 2005. Bankers pretendon se kontrata me të qe për shkak se nuk ishin në gjendje të identifikonte operatorë të tjerë në treg të aftë për të ofruar kamionë me vakum. AKBN i hedh poshtë këto pretendime duke argumentuar se Bankers nuk ka asnjë provë për zhvillimin e një tenderi dhe se i vetmi dokument për këtë kompani është një memorandum i brendshëm.
Q.Sinaj
Kompania Q.Sinaj ofron shërbime transporti lëngjesh të tilla si heqja e ujit të ndotur, kamionë me presion dhe transportim me tanker. Kjo kompania ka punuar me Bankers që nga viti 2004, fillimisht me një kontratë gjashtëmujore ndërsa kontrata u shty vazhdimisht. Bankers pretendon se kjo kompani ka marrë pjesë në një tender në vitin 2008 ku humbi, ndërsa një tender në vitin 2009, u konfirmua fituese krahas Bolv-Oil.
Western Atlas
Kjo është një kompani tjetër, e cila ofron shërbime elektrike dhe shërbime shpimi me përdorim eksplozivësh. Ajo filloi të punojë për Bankers në vitin 2008 pas një tenderi për “shërbime të ndryshme në fushën e naftës”. Bankers pretendonte se puna e kësaj kompanie është tepër teknike dhe se ajo beson se kjo është kompania e vetme e aftë për punë të tilla në Shqipëri. AKBN nuk ishte e aftë ta vërtetonte këtë pretendim.
Smape
Smape është një kompani që ofron shërbime tubash të gjatë. Bankers filloi të përdorte shërbimet e kësaj kompanie më 2011, fillimisht në shkallë të vogël në formë testi, por kostoja e kontratës u rrit në mënyrë të papritur në 2 milionë dollarë. Më pas, kompania mori pjesë në një tender dhe e fitoi. AKBN thotë se në fakt Bankers kishte për detyrë që të kryente tender që në fillim dhe argumenton se nuk kishte arsye që kontrata të ofrohej fillimisht pa tender.
Edhe pse kishte kompani të tjera, edhe pse duhet të bënin tendera, sërish dukej sikur Bankers kishte krijuar realitetin dhe rregullat e saj të lojës. Pak nga pak, thuri një skemë perfekte për të fituar sa më shumë. Deri më tani Prokuroria ka arritur që të zbulojë se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, pra nga të lartpërmendurit.
Por ka diçka që nuk është zbuluar ende pas 20 vitesh mashtrim! Ku janë paratë? Ku kanë përfunduar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, për të rritur pensionet? Në cilat llogari kanë përfunduar? Si janë konvertuar? Në pasuri të paluajtshme, apo kanë gjetur një tjetër mënyrë për t'i futur në treg dhe për ti pastruar nga gjurmët e naftës së nëntokës shqiptare?
Nuk janë pak para! Bëhet fjalë për një kompani që nxori 532 miliardë lekë naftë dhe s'ka paguar asgjë! Tashmë "topi" është tek drejtësia, e cila duhet të shpojë thellë nëntokë për të gjetur paratë./ZËRI
“Bankers Petroleum”/ Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

TIRANË- Çështja e “Bankers Petroleum” është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë. Teksa ministri i Financave po fliste për të ardhurat dhe buxhetin, u pyet nga nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit i kërkoi informacion se çfarë masash ishin marrë për kompaninë kineze.
“Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh,”- i tha Tabaku-ministrit.
Nga Foltorja e Kuvendit, Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tyre do të zbulohej më shumë lidhur me të gjitha figurat e përfshira në pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
“Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit,”- u përgjigj Malaj.
Një aksion i Policisë në bashkëpunim me hetimin tatimor ndaj kompnisë "Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit janë lëshuar 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’./ZËRI
Si është situata në Patos-Marinzë? Puna vijon edhe pas aksionit në Bankers Petroleum

FIER- Në zyrat e Bankers Petroleum dhe në fushën e Patos-Marinzës aktiviteti vijon normalisht edhe pse një ditë më parë, zyrat u bastisën nga Prokuroria. Vetë Prokuroria e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të arrestuarit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.
Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao, i cili drejton prej disa vitesh, aktivitetin e Bankers Petroleum dhe Leonidha Çobo, ish-drejtori i kësaj kompanie, i cili në fakt e ka lënë postin para vitit 2016.
Në arrest shtëpie është lënë Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania, i cili është edhe ish-bashkëshorti i moderators Arbana Osmani.
Sipas Prokurorisë, nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.
Gjithashtu prokuroria bën me dije se gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

TIRANË- Në vitin 1993 qeveria hyri në negociata me kompaninë angleze Premier Oil dhe një vit më vonë, në vitin 1994 u lidh marrëveshja për Patos-Marinzën. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan një kompani të përbashkët të quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do të ishte kjo kompani që do të zhvillonte Patos-Marinzën.
Premier Oil solli specialistët e saj të cilët nisën kërkimet dhe studimet por dhe punën në disa nga puset funksional në Patos-Marinzë. Kjo kompani vijoi punën deri në vitin 2004, pas 10 vitesh punë në këtë zonë, u tërhoq në mënyrë të papritur nga Shqipëria.
Por pa kaluar një muaj nga tërheqja, në ishujt Cayman u regjistrua një kompani e re, Sanxon Energy International. Dhe dy muaj më vonë lidhi një marrëveshje me Albpetrol dhe i zuri vendin kompanisë britanike Premier Oil në Patos-Marinzë.
Por në fakt, ishte e njejta kompani.
Premier Oil ishte tërhequr thjesht zyrtarisht, por paralelisht ishte regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman, duke ndryshuar vetëm emrin dhe duke u prezantuar si shoqëri kanadeze.
Por, harruan një detaj.
Përfaqësuesi kishte mbetur i njëjti, Richard Uofsorth, i cili kishte qenë që në vitin 2001 në Shqipëri për të dirigjuar projektin në Patos-Marinzë të dirigjuar nga Premier Oil.
Një kontratë e re me një drejtor të vjetër…
Por nuk është ky problemi!
Problemi ishte se qeveria e asaj kohe në kryeministrin Fator Nano nuk përfilli ligjin për hidrokarburet që thotë se në këto raste marrëveshjesh, kompania duhet të ketë eksperiencë dhe të dorëzojë bilancet e 5 viteve të fundit. Marrëveshja u ‘bekua’ nga ministri i asaj kohe, Viktor Doda.
Tre vite pas themelimit, kompania Saxon vendosi të ndryshonte emrin e saj dhe vendosi të quhej: Bankers Petroleum, që është edhe emri i kompanisë së saj mëmë në Kanada.
Fakti që ishte regjistruar në Ishujt Cayman, bënte që pronarët e kësaj kompanie të ishin të mbrijtur me ligj dhe që gjithashtu të përfitonin nga taksimet e ulëta. Kompanitë në këtë vend shërbejne më tepër si kompani seksese, ato blejnë ‘produktin’ nga një kompani dhe ia shesin një vendi apo shoqërie. Për fitimin taksohen vetëm 1%.
Por pavarësisht këtyre detajee, shteti shqiptar duke mos e ditur se me kë po negocionte, por duke pasur të qartë faktin se përballë kishte të njëjtin person që pati kur negocioi me Premier Oil, pra Riçard Uofsorth dhe ditur e ditur që ishte në shkelje të ligjit të hidrokarbureve, sërish negocioi dhe firmosi.
Ajo që vihej re gjithashtu ishte një ndryshim kyç në kontratë.
Në kontratën e firmosur me Premier Oil në vitin 1994, ndarja e prodhimit të naftës ishte 15% për Albpetrol dhe 85% për Premier Oil, ndërsa në kontratën e firmosur në vitin 2004, Albpetroli merrte vetëm 1% të prodhimit të naftës, ndërsa Saxon apo Bankers merrte 99%.
Drejtori i Bankers Petroleum në atë kohë, Leonidha Çobo e argumentonte këtë gjë me pjesën e rriskut. Sipas tij, Albpetrol kishte marrë më herët 15% të naftës, por gjithashtu kishte dhe 15% të rriskut. Me rënien e prodhimit të naftës, sipas Çobos, ishte ulur dhe rrisku që kishte marrë përsipër Albpetrol.
Raportet e 10 viteve më vonë më vonë, tregonin se kjo kompani kishte paguar 0 tatim fitim dhe vetëm për vitin 2013, të ardhurat e kësaj kompanie ishin mbi 540 milion dollarë.
Deri në vitin 2015, Bankers kishte vjelë mbi 2 miliardë dollarë të ardhgura nga Shqipëria, por sërish nuk paguante tatim mbi fitimin, falë një dispozite që kishte vendosur në kontratë, e cila specifikonte se: Për sa kohë kompania nuk mbulon kostot e veta, shteti nuk mund t’i marrë tatim mbi fitimin. Madje, Bankers thoshte se të gjithë fitimin e saj e investonte tek puset e reja dhe nuk i mbetej asnjë qindarkë që t’i tatohej prej shtetit!
Në fakt, kompania Bankers ishte zotuar se deri në vitin 2009 ishte zotuar se do të kishte arritur mbulimin e kostove dhe më pas, shteti shqiptar do të mund ta tatonte.
Në vitin 2006, ministri Genc Ruli firmosi planin për zhvillimin e Bankers Petroleum, ku zbulohej që mbulimi i kostove do të përfundonte në vitin 2009 dhe më pas Bankers Petroelum do të vazhdonte të paguante tatim fitimin. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë!
Arsyeja?
Një vit para afatit, pra në vitin 2008, Bankers Petroleum dhe Ruli e modifikuan marrëveshjen dhe gjithçka u mbajt e fshehtë. Madje në këtë vit, Bankers bëri pjesë të bordit, ish-Gjeneralin e NATO-s, z.Uesli Clarck.
Kjo gjë shmangu sërish pagesën e tatimit mbi fitimin, por të paktën, qeveria e asaj kohe, bëri që Bankers Petroleum të paguante rentën minerare, 10% të prodhimit bruto.
Gjërat ndryshuan sërish me ardhjen e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, më 23 qershor të vitit 2013, kur Bankers Petroleum iu shtuan tri taksa: Taksa e Akcizës, Taksa e Qarkullimit dhe Taksa e Karbonit.
Kjo erdhi pasi qeveria Rama 1 vendosi të taksonte me shumë sektorin e hidrokarbureve dhe kompania koncensionare nuk kishte pse të bënte përjashtim. Marrëveshja u rishikua dhe u bënë modifikimet e nevojshme.
Por, a u taksua vërtetë kompania?
Në fakt jo, pasi në vitin 2015 AKBN deklaronte se këto tre taksa konsideroheshin si ‘kosto hidrokarbure’, domethënë që kompania këto kosto i rikuperonte sërish nëpërmjet naftës fitim, 100%.
Të gjitha marrëveshjet e tjera që lidhi shteti shqiptar me indrustrine hidrokarbure ishin në frymën e të njëjtës kontratë, pasi në vitin 2008 shteti shqiptar lidhi kontratën me Stream Oil për fushat e naftës së Balkshit, Gorishtit dhe Koçulit, me të njëjtin proporcion ndarjeje prodhimi, duke e lënë shtetin shqiptar në disavantazh. Edhe Stream Oil u regjistrua në ishujt Cayman. Edhe me Sherëood në Kuçovë u përsërit e njëjta histori. Në fakt Sherëood ishte në pronësi të Bankers por ishte regjistruar si entitet i vetëm në ishujt Cayman.
Por le të rikthehemi tek historia e Bankers
Albpetroli nisi t’i fshihej dhe KLSH-së pasi refuzoi të dorëzonte kontratat e lidhura me këto kompani në duart e kontrollorëve, duke përdorur disa klauzola për ekspozimin e informacioneve që konsideroheshin konfidenciale.
Kjo shënoi skandalin e parë.
Por, në vitin 2016 ndodhën të tjera lëvizje.
Kinezët morën nën kontroll naftën shqiptare. Vetë kompania Bankers Petroleum njoftoi se kishte hyrë në një marrëveshje përfundimtare me “1958082 Alberta Ltd” (blerësi) dhe “Charter Poëer Investment Limited” për blerjen e të gjitha aksioneve të “Bankers Petroleum Ltd” me një çmim prej 2.2 USD për aksion. Blerësi dhe Charter Poëer janë degë të kompanisë “Geo-Jade Petroleum”, një nga kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në Kinë. Transaksioni u realizua përmes një plani i cili bazohet te ligji kanadez (Akti i Provincës Alberta). Në bazë të marrëveshjes “Bankers Petroleum” u vlerësua me 575 milionë dollarë pa përfshirë detyrimet.
Por një vit përpara se të finalizohej shitja, pronarët e Bankers Petroleum e paditën Shqipërinë në Arbitrazhin Ndërkombëtar pasi kërkuan që t’i njihen si shpenzime 236 milionë dollarë, të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove.
Përmes një njoftimi, Ministria e Energjetikës, bëri të ditur atë kohë, se arbitrazhi është shprehur se kostot e pretenduara nga Bankers janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Pra shteti nuk ka për detyrim t’ia njohë këtë vlerë.
Pas këtij vendimi në favor të Shqipërisë, kompania u detyrua të paguajë tatim mbi fitimin për aktivitetin e saj. Në rastin e kontratave të hidrokarbureve siç është me Bankers, Tatimi mbi Fitimin nuk është 15% por 50%. Pra mbi shumën 236 mln dollarë do të bëhet një verifikim se sa janë kosto reale dhe më pas do të nxirret detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar.
Sot, pas 10 vitesh të tjera, rezulton se sërish Bankers Petroleum nuk i ka paguar asgjë shtetit shqiptar, ose të paktën, jo aq sa detyrohej.
Kjo pasi një hetim i Prokurorisë së Fier ka zbuluar se “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka paguar tatikm mbi fitimin.
Me vendim të Gjykatës së Fierit, janë lëshuar 14 masa sigurie, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe 5 përfaqësuese kinezë të kompanisë janë shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.
Gjithashtu prokuroria bën me dije se gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Masat e sigurisë:
Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.
Ndërsa Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Kero është i njohur edhe si ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani./ZËRI/
LISTA/ Si fshihej fitimi- Drejtorët e "Bankers" i akorduan vetes miliona euro, emra fiktivë, paga të mëdha

FIER-Një aksion i zhvillur një ditë më parë në zyrat e kompnisë "Bankers Petroleum” ka hedhur dritë mbi një skemë e dyshimtë abuzimi. Drejtori aktual ekzekutiv, Hongping Xiao, shtetas kinez, dhe ish-drejtori shqiptar Leonidha Çobo janë ndër 10 të arrestuarit, pasi dyshohet se i kanë shkaktuar dëme prej miliona eurosh shtetit shqiptar.
Kompania pavarësisht xhiros së saj prej qindra milionë eurosh ndër vite, ka deklaruar fitime minimale vjetore. Por si fshihej një pjesë e mirë e fitimeve për t’u shndërruar më pas në pasuri luksoze e investime të tjera të paligjshme?
Konkretisht vetë CEO i 'Bankers' Hongping Xiao, i cili është vendosur në pranga dyshohet se i ka akorduar vetes një pagë vjetore prej 1 milion euro, si dhe disa ish-administratorë me kombësi të ndryshme. Xiao u emëruar Drejtor Ekzekutiv i Bankers Petroleum Albania, më 1 tetori 2024, pasi u vendos që Huanqin Xiao të japë dorëheqjen si përfaqësues ligjor i degës.
Në fakt, ndryshimet janë bërë shpesh nga “Bankers”, me qëllim për të fshehur edhe shkeljen e tyre. Kompania bën hetime të pavarura të brendshme dhe në bazë të tyre, ndryshojnë drejtorët.
Ish-drejtori Leonidha Çobo, edhe ai i arrestuar së fundmi, është “kapur” nga vetë kompania për gabime të mëdha. Çobo ka mbajtur për rreth 15 vite në këtë detyrë. Fillimisht ai ka qenë Zëvendësdrejtor Teknik në periudhën Korrik 2004 - Shkurt 2006, drejtor i Operacioneve të Prodhimit në Mars 2006 - Qershor 2009, Zëvendës President e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në korrik 2009 - mars 2011, Zëvendës President dhe Drejtor i Përgjithshëm në Prill 2011 - Dhjetor 2017 dhe Zëvendës Presidentdhe drejtues për Çështjet e Përgjithshme në janar 2017 - qershor 2019.
Më poshtë në një listë të publikuar nga VoxNews, renditen emrat e drejtorëve dhe zyrtarëve të “Bankers”, duke filluar nga viti 2004 e deri në vitin 2025. Emra të cilët janë paguar miliona euro, por edhe persona anembanë botës që paguhen nga kompania koncesionare, me qëllimin që bilancet t’i nxirrnin pa fitime.
Në listë janë emra grek, amerikan, kanadezë, kinezë, italianë, shqiptarë, indianë, nordikë, afrikanë etj, etj. Ka shumë emra që kanë të shënuar se kanë punuar “drejtor” të “Bankers”, por pa specifikuar se ku dhe çfarë kanë bërë. Koncesionari ka pasur edhe president, asistent sekretar, drejtor i përgjithshëm, drejtor operativ, menaxher i lartë financiar, sekretar i korporatës, zëvendëspresident, drejtor ekzekutiv.
Këta drejtues janë ndryshuar disa herë, pasi ka pasur edhe këshilltar të lartë, drejtor finance, drejtor zbatueshmëria, zyrtar komunikimi. Madje, ka pasur edhe persona që paguhen nga nafta shqiptare me emërtimin “përfaqësues kryesor në Qeverinë Popullore të Kinës”. Dhe të gjithë, paguheshin me rroga të majme.
'Bankers', mln euro dëm shtetit! Prokuroria: Shmangu tatimet për 20 vite, deklaroi 11.7 mld lekë humbje

FIER- Prokuroria e Fierit ka zbuluar detaje shtesë në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në kuadër të aksionit u lëshuan 14 masa sigurimi ku 9 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’.
Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie.
Raportohet se kompania nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë. Pavarësisht këtij aktiviteti të lartë ekonomik, “Bankers” ka deklaruar humbje për 20 vite radhazi, duke shmangur kështu detyrimet tatimore. Nga 2004 deri në 2024 deklaruan 11.7 miliardë lekë humbje, ndërsa dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro.
NJOFTIMI:
Shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, 9 ekzekutohen 5 të shpallur në kërkim
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.
Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.
Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
SKANDALI tek 'Bankers"/ Drejtorët fitonin miliona euro, paguanin 0 taksa, 'truri' financiar, ish-burri i Arbana Osmanit (Çfarë dihet deri tani)

FIER-Operacioni i fundit hetimor ndaj kompnisë "Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi të drejtorëve të saj. Administratorët e kompanisë mga viti 2015 e në vijim dyshohet se kanë fsehur të ardhurat dhe kanë krijuar skema mashtrimi me TVSH. 'Bankers' dyshohet se i ka një borxh shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.
Çfarë dihet deri tani nga arrestimet, tek slema e vjedhje?
Në pranga është vënë CEO i kompanisë, Hongping Xiao, ish-drejtuesi shqiptar, Leonidha Çobo, ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Ky i fundit, një figurë e njohur, si ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani, akuzohet si arkitekti kryesor i një skeme të përmasave të mëdha për evazion fiskal dhe pastrim parash, e cila ka funksionuar për më shumë se dy dekada në zemër të industrisë së naftës shqiptare.
Drejtuesë të tjerë të niveleve të larta po ashtu janë arrestuar. Janë lëshuar 14 fletë-arreste, nga të cilat 6 arrest me burg, 5 me arrest shtëpie, dhe tre shtetas të huaj në kërkim. Konkretisht në listën e të hetuarve përfshihen gjithashtu katër shtetas kinezë dhe një shtetas kanadez, të gjithë të lidhur me strukturën drejtuese të kompanisë gjatë viteve të fundit.
Policia dhe prokurorët kanë qënduar gjatë në mjediset e kompanisë ku kanë sekuestruar dhe serverat e saj. Autoritetet shqiptare kanë bllokuar serverat e kompanisë së nxjerrjes së naftës, ndërsa hetimi është shtrirë përgjatë aktivitetit të saj në 2 vitet e fundit, 2023-2025.
SKEMA
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2023, kompania “Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.
Për të njëjtën periudhë, Boldnews shkruan se kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.
Bankers Petroleum hyri në tregun shqiptar në vitin 2004, pas firmosjes së një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare për shfrytëzimin e burimit më të madh naftëmbajtës në bend, atë të Patos Marinzës.
Në vitin 2015, kompania kanadeze e listuar në bursë, nxori në shitje aksionet e saj. I gjithë transakaioni u finalizua në vitin 2016. Blerësi i kompanisë për një vlerë prej 407 milionë dollarësh, ishte kinezja GeoJade Petroleum Corporation, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë kanadezë./ZËRI