LIVE UPDATES

Vendi në flakë! Dy vatra aktive: Zjarri në Finiq nuk fiket, tymi toksik mbulon Elbasanin, Prokuroria nis hetimet

➤Prej ditësh tashmë vendi ynë është pushtuar nga vatrat e zjarreve! ➤Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. ➤Pas më shumë se 15 orësh zjarri vijon të jetë enede aktiv në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. ➤Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit. ➤Një vatër zjarri raportohet edhe në një pyll me pisha ndërmjet fshatrave Malçan - Grazhdan dhe Zminec në bashkinë Finiq. ➤Instituti i Gjeoshkencave ka shpallur nivel rreziku të lartë për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40°C.

4 artikuj për këtë temë.
1 DITE ME PARE

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Prokuroria nis hetimet

Vendi në flakë! Dy vatra aktive: Zjarri në Finiq nuk fiket, tymi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv në landfillin e mbetjeve urbane në periferi. Sipas njoftimit bëhet e ditur se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit që nga dita e djeshme (1 korrik). Ndërkohë shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast. Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit”, njoftoi policia.

Vatra e zjarrit vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. Teksa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ka pretendime se flakët mund të jetë shkaktuar nga copa xhamash që kanë reflektuar për shkak të temperaturave të larta, por nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme./ZËRI

1 DITE ME PARE

28 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive! Si parqitet situata në Elbasan

Vendi në flakë! Dy vatra aktive: Zjarri në Finiq nuk fiket, tymi
pamje nga Elbasani

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eksakvator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.

Në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në fshatin Grazhdan, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, shkuan Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë me 3 automjet zjarrfikës me 10 efektivë, forca vullnetare të zonës dhe forca nga bashkiake, të cilët u angazhuan në fikjen e zjarrit, terreni e vështirëson ndërhyrjen. Gjatë natës kanë qëndruar në monitorim 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë por si pasojë e përkeqësimit të situatës gjatë natës, në mbështetje shkuan edhe 4 automjet zjarrfikës me 12 efektive nga bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Ditën e sotme vatra e zjarrit është zhvendosur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha dhe në mbështetje të forcave zjarrfikëse, në terren kanë shkuar edhe 6 forca nga shërbimi pyjor dhe 12 vullnetarë.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 2 helikopterë dhe 40 efektivë me 5 mjete zjarrfikëse dhe një traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius. I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë. Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

1 DITE ME PARE

Zjarr edhe në pyllin me pisha në Finiq, pema rrëzohet mbi linjën elektrike

Vendi në flakë! Dy vatra aktive: Zjarri në Finiq nuk fiket, tymi
PAMJE NGA NGJARJA

SARANDË-Një zjarr ka përfshirë dje pasdite pyllin me pisha mes fshatrave Malçan, Grazhdan dhe Zminec në Finiq. Flakët janë ende aktive, ndërsa është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për izolimin e zjarrit për të mos u afruar pranë fshatrave. Raportohet se zjarri u shkaktua, pas rrëzimit të një peme mbi kabllot e energjisë elektrike. Ndërkohë prej ditësh tashmë vendi ynë është pushtuar nga vatrat e zjarreve./ZËRI

1 DITE ME PARE

Tymi mbulon Elbasanin! Zjarri pranë inceneratorit ende aktiv, vijon “lufta” me flakët

Vendi në flakë! Dy vatra aktive: Zjarri në Finiq nuk fiket, tymi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ELBASAN-Prej pasdites së djeshme (1 korrik) zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme. Pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit. Teksa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ka pretendime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga copa xhamash që kanë reflektuar për shkak të temperaturave të larta, por nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme.

Për të vendosur flakët nën kontroll u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati. Në shuarrjen e zjarrit u angazhuan edhe helikopterët e ushtrisë. Por ndërhyrja në landfill mbetet një nga sfidat më të mëdha, për shkak të përmasave të mbetjeve dhe lëndëve të djegshme.

Lidhur me landfillin, në mars të këtij viti, disa persona u morën në pyetje për inceneratorin e Elbasanit. Nga Prokuroria e Elbasanit u shoqëruan për t'u marrë në pyetje 4 zyrtarë të kompanisë "Eco Elb". Po ashtu, nga zyrat e kompanisë janë sekuestruar edhe dokumente, por ende nuk ka të dhënë konkrete. Kompania "Eco Elb" u themelua në vitin 2021, pas sekuestrimit të inceneratorit të Elbasanit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por në ambientet e landgfillit ka pasur disa zjarrë, një në 2023 dhe një tjetër në nëntor të vitit 2024. Ndaj për këto incidente, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për 3 vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB