LIVE UPDATES

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e Shehajn, Braçe i kërkon 'llogari' Muçit

♦Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare për vlerësimin e veprimtarisë të institucioneve të pavarura përgjatë vitit 2025. ♦Në seancë ashtu si dhe u njoftua munguan deputetët e Partisë Demokratike. ♦Debatet nuk kanë munguar, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin Erald Kapri. ♦Debati filloi pasi Kuvendi rrëzoi me 72 vota kundër dhe vetëm 2 pro, kërkesën për interpelancë për çështjen e Zvërnecit. ♦Tensionet mes Ballës dhe Kaprit nuk u ndalën, teksa vijuan me akuza ndaj njëri-tjetrit, ndërsa 'protagonist' i debatit të tyre u bë edhe Agron Shehaj lidhur me deklarimin e pasurisë së këtij të fundit për një transaksion të dyshimtë. ♦Seanca e radhës është e parafundit për këtë sesion, pasi më 23 korrik mbyllet sesioni i Kuvendit.

6 artikuj për këtë temë.
4 ORE ME PARE

"Jeni si miza te b….e kalit"/ Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Turp, m’u lute të ruaja votat nga komisionerët e PD

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e
kapri-balla

TIRANË- Një përplasje e ashpër verbale u shënua mes kreut tw Grupit tw PS-sw, Taulant Balla dhe deputetit të partisë Mundësia, Erald Kapri.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë për shkak të përjashtimit me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u bë shkak i debatit mes dy deputetëve.

Gjatë fjalës së tij, Erald Kapri akuzoi mazhorancën se ka frikë nga Shehaj. Sipas tij, Shehaj përfaqëson një model biznesmeni të suksesshëm që flet hapur për problemet e qeverisë.

"Jeni bërë qesharakë, vetë flisni, vetë votoni dhe vetë duartrokisni njëri-tjetrin. Parlamenti është i opozitës, të paktën na jepni fjalën kur e kërkojmë. Z.Balla, akuzat tuaja ndaj kreut të Partisë Mundësia janë kthyer në një Agronofobi, frikë ndaj Agron Shehajt. Nuk do të na e mbyllni dot gojën. Ju nuk jeni mësuar me një model biznesmeni që krijon vende pune dhe paguan miliona euro taksa. Jeni mësuar me modele çantash, siç doli ai përgjimi i famshëm: Jam Taulanti, dua 100 mijë euro. Dhe e çoi çantën ai biznesmeni se mendoi se ishte vërtet Balla. Vazhdo me bixhozin në mes të Europës, por qytetarët kanë dalë në shesh dhe nuk do t’ju lejojnë më.", tha Kapri.

Nga ana tjetër, Taulant Balla iu përgjigj ashpër deputetit të Partisë Mundësia, duke pretenduar se Kapri i kishte kërkuar ndihmë gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhje.

"Të fala Gones. O Gone, i vetmi deputet që ka ardhur me asistent me vete je ti. Hapu pak ti fotograf se dua ta shoh pak këtë. Kur numëronim votat, më fusje miq që t’i thonim numëruesve tanë të ruante votat se po t’i vishte PD. Është e vërtetë apo jo, turp të kesh. Ti dhe miqtë e tu nuk kishit besim te numëruesit e PD dhe më kërkove me mesazh: Të lutem më ruaj votat se po mi vjedhin. Dhe votat t’i mbrojtën numëruesit e PS dhe ti erdhe në këtë sallë. Në këtë kuadër, unë mendoj se koha që partitë të numërojnë vota duhet të marrë fund. Po të isha prej teje do të flisja për këtë, jo të mbroja kryetarin e partisë. Edhe shtëpia e Madonnës, 115 metra katror nuk do të bënte 15 milionë euro, pavarësisht famës që ka marrë Gonia. Pavarësisht se simbol i protestës ishte flamingo, do të konsideroja edhe një kalë të bardhë të bukur. Dhe te ky kali, ti, Gonia dhe kali, jeni si ajo miza në fundshpinën e kalit. Dhe unë respektoj kalin, por mizën atje. Unë nuk ju njoh juve si përfaqësues të protestës. Unë nuk di që qenka herezi që disa shokë të ulen privatisht duke parë një ndeshje futbolli, duke konsumuar 250 mililitra birrë dhe vetëm një maskara e quan skandal të luash me letra. Unë kam edhe foto të tij duke luajtur me letra, por nuk e nxjerr këtu.", tha Balla. 

6 ORE ME PARE

Kuvendi i lë 14 detyra Bankës së Shqipërisë, Monitorim për kursin e këmbimit, mbikëqyrje bankave për kreditë në prona, kontrolli i parave

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e
banka e shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një projektrezolutë me 14 detyra për Bankën e Shqipërisë, të cilat institucioni duhet t’i zbatojë gjatë muajve të mbetur të vitit. Në fokus të tyre janë monitorimi i kursit të këmbimit, forcimi i mbikëqyrjes së sistemit bankar, lufta kundër pastrimit të parave dhe rritja e kreditimit për ekonominë.

Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte ecuria e kursit të këmbimit, në një kohë kur euro ka vijuar të zhvlerësohet ndaj lekut. Deputetët kërkuan që Banka e Shqipërisë të ndjekë me kujdes zhvillimet në treg, duke respektuar parimet e tregut të lirë dhe duke ndërhyrë vetëm kur është e nevojshme.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi forcimin e kontrolleve për parandalimin e pastrimit të parave, veçanërisht në zyrat e këmbimit valutor dhe institucionet financiare. Sipas tij, flukset e dyshuara të parave të pista ndikojnë edhe në zhvlerësimin e valutës, ndaj mbikëqyrja duhet të jetë më e rreptë.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, u shpreh se zhvlerësimi i euros gjatë viteve të fundit ka krijuar kosto shtesë për bizneset eksportuese. Ai solli në vëmendje edhe hetimet e SPAK-ut për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, duke kërkuar masa më të forta për të luftuar këtë fenomen.

Rezoluta i rekomandon gjithashtu Bankës së Shqipërisë të monitorojë zbatimin e Programit të Financimit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, përfshirë skemën e garancisë sovrane, me synim rritjen e kreditimit për sektorët që kanë më pak akses në financim.

Një tjetër rekomandim lidhet me mbikëqyrjen më të fortë të bankave që kanë ekspozim të lartë ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe sektorit të pasurive të paluajtshme, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Krahas këtyre, Bankës së Shqipërisë i kërkohet të vijojë përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian, të forcojë mbrojtjen nga sulmet kibernetike, të avancojë me "Open Banking" dhe të mbikëqyrë zhvillimin e bankave tërësisht digjitale./ZËRI

 

9 ORE ME PARE

Debat pa mikrofon në Kuvend, Braçe-Muçit: Po partinë tënde kush e financon?

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e
debat mes Erion braçes dhe Redi Muçit ne seancen plenare

TIRANË-Ndërsa vijonte seancën në Parlament, një debat pa mikrofon u zhvillua mes dy ‘palëve’ ditën e sotme  .

 Në një moment, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, dëgjohet t’i drejtohet deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçit, me pyetjen: “Po partinë tënde kush e financon?”

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka nxitur debatin mes dy deputetëve./ZËRI

9 ORE ME PARE

Balla pyet Shehajn: Na sqaro si mund të shesësh një apartament 151 m² për 15 milionë Euro?

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e
Taulant Balla

TIRANË-Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar ditën e sotme me replika dhe akuza mes deputetëve, ndërsa një prej deklaratave që tërhoqi vëmendjen ishte ajo e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, drejtuar kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehaj.

Edhe pse Shehaj nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi ndodhet i përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 30 ditë, Balla ngriti publikisht një pyetje lidhur me një transaksion të pretenduar për shitjen e një apartamenti.

“Gone, sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 151 m2 për 15 mln euro? Por petat e byrekut po hapen, siç u hapën edhe historitë e përfshirjes së lloj lloj balte e llumi. Dhe një gjë duhet ta dini flamingot janë një zog shumë i pastër dhe nuk rrinë me llumin prandaj u larguan nga ju, llum”, ishte pyetja që Balla i drejtoi Shehajt.

Seanca vijon me shqyrtimin e projektrezolutave të parashikuara në rendin e ditës./ZËRI

13 ORE ME PARE

Kuvendi në seancë! Godina rrethohet me gardh, deputetët e PS futen nga hyrja anësore, PD bojkoton

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e
Kuvendi

TIRANË-Godina e Kuvendit është blinduar nga masa të shtuara sigurie, teksa ka filluar seanca plenare e ditës së sotme. Mësohet se, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave.

Masat janë shtuar si shkak i tensioneve të zhvilluara në seancat e kaluara ku protestuesit kanë goditur me vezë deputetët dhe makinat e tyre, ndërsa përplasje u shënuan edhe me efektivët e policisë. 

Ndërkohë opozita pritet të mungojë në seancë, ku vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi më herët se demokratët nuk do të shkojnë në Kuvend, derisa të diskutohen në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjeve, të kërkuara edhe nga protestuesit. 

Sot pritet të shqyrtohen dhe miratohen një sërë projektrezolutash që vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Në rendin e ditës përfshihen raportet e rëndësishme të institucioneve kyçe, si Banka e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ILDKPKI-ja dhe disa autoritete të tjera rregullatore.

Kuvendi do të vlerësojë edhe veprimtarinë e enteve të mediave, statistikave dhe shërbimeve publike të energjisë e ujit. Seanca do të mbyllet me diskutime të hapura për problematikat e ndryshme të evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore të vendit.

14 ORE ME PARE

Sot Kuvend! Shqyrtohen raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura!

PD bojkotoi seancën në Kuvend! Balla përplasje me Kaprin e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi mblidhet sot në një seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektrezolutash që vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Në rendin e ditës përfshihen raportet e rëndësishme të institucioneve kyçe, si Banka e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ILDKPKI-ja dhe disa autoritete të tjera rregullatore.

Kuvendi do të vlerësojë edhe veprimtarinë e enteve të mediave, statistikave dhe shërbimeve publike të energjisë e ujit. Seanca do të mbyllet me diskutime të hapura për problematikat e ndryshme të evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore të vendit.

Rendi i ditës
1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.
10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.
11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.
12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.
13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Poll

MOS HUMB