Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë/ Publikohet fotoja e Kristjan Markut, la pas një fëmijë të mitur

VLORË-Personi që shihni në foto është Kristjan Marku, 30-vjeçari që u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Viktima ishte babai i një fëmije të mitur. Familja ka hapur dyert e mortit në Rrëshen, ndërsa i riu do të përcillet për në banesën e fundit nesër.

Tre persona dyshohet se kanë qenë autorët e ekzekutimit të Kristjan Markut i njohur edhe si Kristjan Bardhi. Marku ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar. Ndërkohë, makina e përdorur nga autorët për vrasjen e 30-vjeçarit Kristjan Marku në Novoselë është gjetur e djegur rreth 100 metra larg vendngjarjes.
30-vjeçari është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në Shtator të vitit 2023. Për këtë ngjarje u vu në pranga Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpallën djali i tij, Enrik Bardhi dhe nipi Kristjan Marku, i cili u vra dje. Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e përplasjeve mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi në Mirditë./ZËRI
Vrasja e Kristjan Markut/ Policia merr në pyetje Saimir dhe Martin Reçin, sekuestrohen kamerat e sigurisë

VLORË- Policia po kërkon ekzektorët e Kristjan Markut, i cili u vra në autostradën Fier-Vlorë. Sipas të dhënave që janë mësuar deri më tani, për vrasjen e 30-vjeçarit nga Rrësheni, janë shoqëruar 4 anëtarë të fisit Reçi. Mes të shoqëruarve janë Martin dhe Saimir Reçi. Të dy janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e të riut.
Ndaj këtij të fundit, 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre Saimir e Martin Reçi, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në polici, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit. Arsyeja se përse Saimir Reçi është marrë në pyetje është sepse viktima bashkë me kushëririn dhe xhaxhanë e tij, e qëlluan me armë zjarri në mes të Rrëshenit në vitin 2023. Saimir Reçi u shpëtoi plumbave por disa muaj më vonë, në një lokal në qendër të qytetit u qëllua për vdekje Martin Bardhi, ndaj Policia po heton edhe pistën e hakmarrjes mes fiseve.
Megjithatë, deri më tani, duket se nuk ka asnjë shenjë të autorëve. 100 metra larg vendit të ngjarjes u gjet një makinë e djegur. Për të identifikuar autorët, Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, por edhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë./ZËRI
Si u vra Kristjan Marku? Hakmarrja pista e hetimeve, Policia kontrolle në Rrëshen, shoqërohen 4 persona

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 13 janarit në aksin Fier-Vlorë, ku i vrarë mbeti 30-vjeçari Kristjan Marku (Bardhi). 30-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës, kur autorët që dyshohet se ishin 3, e kanë zënë në pritë në mbikalimin e Novoselës. Sapo është futur aty, autorët me makinë e kanë ndjekur nga pas dhe kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars.
Marku ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar. Ndërkohë, makina e përdorur nga autorët për vrasjen e 30-vjeçarit Kristjan Marku në Novoselë është gjetur e djegur rreth 100 metra larg vendngjarjes.
Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja mes fiseve Reçi e Bardhi në Rrëshen. Vëmendja e policisë është përqendruar në Rrëshen. Sipas burimeve, blutë kanë kryer gjatë natës kontrolle edhe në banesën e familjes Reçi, ku janë shoqëruar katër anëtarë të këtij fisi. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me krimin, por kanë mohuar të kenë dijeni dhe lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit.
Përplasja mes fiseve
Viktima, dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26 mars 2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirditës. Përplasja nisi mes dy të rinjve, Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi, të cilët ishin konfliktuar fizikisht. Shkaku ishte një parakalim i gabuar me makinë. Por sherri nuk u shua me aq. Enrik Bardhi shkoi në banesë dhe mori armën e zjarrit për të qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi dhe kushëriri i të riut, të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit. Ky i fundit, si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës.
Por përplasja duket se nuk u la më aq! Në shtator të po atij viti, në kafenenë e qytetit u vra Martin Bardhi, vetëm pak muaj sapo kishte dalë nga burgu. Për ngjarjen u mor në pyetje Saimir Reçi, por ky i fundit mohoi se kishte lidhje me vrasjen. Familja Bardhi dhe Reçi njihen për armiqësitë me njëra- tjetrën. Për më tepër kur Martin Bardhi është përfolur edhe për përfshirjen në vrasjen e Kastriot Reçit me snajper në mes të qytetit të Rrëshenit./ZËRI