LIVE UPDATES

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas! Pista e hetimeve: Konflikti për pronat. Policia gjen armën e krimit

➤Një konflikt brenda rrethit familjar, dyshohet se është shkaku i atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 janar) në Tiranë, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ku i vrarë mbeti Bujar Nasufi 56 vjeç. ➤Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. ➤Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon. ➤Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. ➤Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. ➤ Tani, Policia ka gjetur edhe armën e krimit, ndonëse të shkrumbuar pranë motorit të përdorur nga autori i krimit. ➤Mjeti u gjet pranë kodrës së Sharrës, por duket se autori nuk ka lënë asnjë shenjë.

4 artikuj për këtë temë.
3 JAVE ME PARE

Vrasja e Bujar Nasufit, motori i djegur i autorit gjendet te kodrat e Sharrës

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas! Pista e hetimeve: Konflikti
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjetur një motor të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi. Mjeti është gjetur në zonën e kodrave të Sharrës. Tashmë motori është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po iu nënshtrohet një ekspertize të thelluar për të zbuluar ndonjë detaj lidhur me autorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Biznesmeni u ekzekutua mbrëmë në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja./ZËRI

3 JAVE ME PARE

DETAJE nga atentati në Tiranë/ Autori i maskuar si shpërndarës picash, hetohet konflikti për pronat

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas! Pista e hetimeve: Konflikti
Bujar Nasufi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Tiranë, ku i vrarë mbeti Bujar Nasufi 56 vjeç. Autori që ekzekutoi mbrëmjen e kaluar (12 janar) biznesmenin, ishte ishe u maskuar si shpërndarës picash. 

Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Pas vrasjes ai është larguar me motorçikletë të zezë drejt Selitës. Ndërsa më herët në rrugicë ka hyrë dhe makina e të vëllait të 56 vjeçarit.

Hetimi

Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre. Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', në rrugën 'Irfan Tomini' e cila sipas QKB-së rezultonte se ishte në likuidim e sipër, ndërsa së bashku me të vëllanë rezultojnë se kanë ndërtuar pallatin e quajtur 'kulla Ferdinand" ku dhe banonin, ndërsa apartamentet e tjera ishin shitur tek persona të ndryshëm./ZËRI

3 JAVE ME PARE

FOTO/ U ekzekutua në afërsi të banesës, ky është Bujar Nasufi

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas! Pista e hetimeve: Konflikti
Bujar Nasufi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Bujar Nasufi, 56-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas! Pista e hetimeve: Konflikti
Bujar Nasufi

Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Ekzekutimi i Bujar Nasufit! Biznesmeni u vra në sy të gruas nga një distancë e afërt, pista e hetimeve

Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas! Pista e hetimeve: Konflikti
Bujar Nasufi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme (12 janar) në Tiranë, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ku i vrarë mbeti Bujar Nasufi 56 vjeç. Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. 

Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që janë afruar në banesë, pasi të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Fillimisht në rrugicë ka hyrë mjeti i të vëllait, ndërsa pas mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit dhe ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar, më pas është larguar me motor.

Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja. Aktualisht pista kryesore e hetimeve është konflikti në rrethin familjar. Sipas fqinjëve viktima ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konfliktej dhe bënte një jetë normale./ZËRI

Poll

MOS HUMB