U ekzekutua sot, pronari i mobilerisë u qëllua me gjashtë plumba

TIRANË- Janë zbardhur detaje nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur gjashtë gëzhoja. Për rrjedhojë, kanë dalë në përfundimin se Bujar Nasufi, 56 vjeç, është qëlluar me gjashtë plumba.
Nasufi ndërroi jetë në vend.
Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja.
Autori raportohet se është larguar në drejtim të Selitës. Në kokë mbante një kapuç të zi.
U vra sot, viktima zotëronte një mobileri, nuk kishte precedentë penalë

TIRANË- Bujar Nasufi, 56-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme ishte një person pa precedent penalë. Mësohet se ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja.
Këtë mbrëmje, Nasufi doli nga puna e tij për tu nisur drejt banesës por sapo ju afrua pallatit, u qëllua me armë zjarri. 56-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa autori u larguanë drejtim të Selitës. Në kokë mbante një kapuç të zi.
Deri më tani është raportuar se vrasja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta, por nuk është zbardhur ende konkretisht.
Në kokë mbante kapuç të zi, personi që vrau Bujar Nasufin u largua drejt Selitës

TIRANË- Janë zbardhur detaje nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktimë mbeti Bujar Nasufi, 56 vjeç. Mësohet se autori ka qëlluar nga një motor. Në kokë ai mbante një kapuç të zi.
Pas kryerjes së krimit, personi që bëri vrasjen është parë të largohet në drejtim të Selitës. Deri më tani, ai nuk është identifikuar dhe as nuk është vënë në pranga.
VIDEO/ U qëllua me 6 plumba! Pamje nga vendi ku u vra Bujar Nasufi

TIRANË- ZËRI ju sjell pamje nga vendi ku u vra Bujar Nasufi. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:40 në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Bujar Nasufi ndodhej në automjetin e tij në momentin që u qëllua me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja. Autorët mësohet se kanë qëlluar nga motori. Pas kryerjes së krimit, ata janë larguar drejt zonës së Selitës.
DETAJE/ U vra teksa ndodhej në mjet, Bujar Nasufi u qëllua nga një motor

TIRANË- Janë zbardhur detaje nga vrasjae ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. ZëRI mëson se Bujar Nasufi, 56 vjeç, është qëlluar teksa ndodhej në automjetin e tij në zonën e njohur si "Pallati me Shigjeta".
Autori mësohet se ka qëlluar nga një motor. Nasufi ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasjeje.
Vrasje me armë zjarri në Tiranë, identifikohet viktima
TIRANË- Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Viktima është identifikuar si Bujar Nasufi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.