“Vota e diasporës”, Celibashi: Sistemi ka funksionuar, janë paraqitur 397 kërkesa

TIRANË- Sot nisi procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat tha se deri më tani jani paraqitur rreth 400 kërkesa nga emigrantët, ku në krye të listës është Italia me 97, e cila pasohet nga Gjermania me 81. Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë, ndërsa afati i fundit është deri më 4 mars.
“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë nga çdo pajisje. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet Whatsapp apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga Holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.
Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 4 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI
Regjistrimi në “PER”, Spiropali i drejtohet diasporës: Shqipëria ka nevojë për votën tuaj

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka dhënë një mesazh për shqiptarët e diasporës që do të votojnë këtë vit për të parëm herë. Spiropali vlerësoi kontributin e emigrantëve për vendin, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për votën e tyre. Kryeparlamentarja informoi emigrantët se procesi i regjistrimit nis sot dhe do të zgjasë deri më 4 mars.
“Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë kombëtare. “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ishte leitmotivi i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, në të cilat spikati roli i atdhetarëve të Diasporës. Përgjatë tre dekadave të fundit, emigrimi është bërë një faktor dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.
Të vendosur në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, në vendet e tjera të Bashkimit Europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e gjetkë, emigrantët shqiptarë shquhen për punën e tyre të palodhur, për integrimin e shpejtë, për marrëdhëniet e ngushta, miqësore e njerëzore me popullsitë vendase si edhe me institucionet në vendet pritëse. Ky kontribut i emigrantëvëe shqiptarë është njohuar e vlerësuar nga institucionet dhe qytetarët e këtyre vendeve. Përveç përkushtimit për familjet e fëmijët e tyre në vendet ku jetojnë, vëllezërit dhe motrat tona nga emigracioni kanë kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë dhe vijojnë të kontribuojnë edhe në mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri.
Rreth një miliard euro në vit vlerësohen të ardhurat që hyjnë në vendin tonë nga emigracioni gjatë viteve të fundit. Me dërgesat e tyre, emigrantët shqiptarë kontribuojnë jo vetëm për mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Mjaft prej tyre kanë sjellë në Shqipëri investime private, shpesh edhe në bashkëpunim me partnerë nga vendet ku punojnë e jetojnë. Kanë krijuar dhe i kanë sjellë shoqërisë shqiptare kapital social e njerëzor, vlera të shtuara kulturore e qytetëruese.
Por edhe kujdesi i shtetit shqiptar për emigrantët nuk ka munguar. Marrëveshjet për pensionet janë nëshkruar me mjaft vende pritëse. Pas ratifikimit nga Dhoma e Deputetëve, shumë shpejt pritet ratifikimi kësaj marrëveshjeje edhe nga Senati i Italisë. Kujdesi për shkollimin në gjuhën shqipe të fëmijëve të emigrantëve është një tjetër tregues i veëmendjes së institucioneve të shtetit ndaj Diasporës. Bashkëpunimi me organizatatat dhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare në Diasporë është bërë tashmë institucional. Samitet e Diasporës po shndërrohen në kuvende ku diskutohet për përballimin e sfidave të përbashkëta të këtij bashkëpunimi.
Por tashmë kemi një arritje të rëndësishme dhe jemi përpara një sfide të madhe. Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, i hapi rrugë mundësisë që pjestarët e Diasporës të votojnë nga vendet pritëse. Në këtë mënyrë, kontributi ekonomik, social, vleror dhe njerëzor i Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të plotësohet nga pjesëmarrja politike.
Me mundësinë për të votuar në zgjedhjen për Kuvendin e Shqipërisë nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë kanë më shumë hapësira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në qeverisjen e vendit. Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Motra e vëllëzër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj.
Krenarë për Shqipërinë europiane!”
Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 4 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI
Nis procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, regjistrohen 397 shqiptarë

TIRANË- Sot është hapi i parë i procesit të regjistrimit të emigrantëve që do të votojnë përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). Procesi pritet që të zgjasë deri më 4 mars, ndërsa shqiptarët e diasporës fillimisht duhet të krijojnë një llogari në PER dhe më pas duhet të ngarkojnë në platformë disa dokumente. Mësohet se deri më tani 397 shqiptarë janë regjistruar. Aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët.
Regjistrimi:
Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).
Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;
– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;
– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;
– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;
– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;
Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.
Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 4 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI