LIVE UPDATES

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga tarraca, shpëtohet vajza

➤ Telefonata e një vajze ka "ngritur" në këmbë forcat RENEA. ➤ S.Q. telefonoi Policinë duke pretenduar se disa persona e kishin dhunuar. ➤ Menjëherë pallati u rrethua nga RENEA, por pas disa orësh negociata, vajza nuk e hapi derën. ➤ Në këto kushte, uniformat blu zgjodhën që të futeshin nga dritarja. ➤ Tani e reja është nxjerrë nga banesa dhe pritet që rrëfimi i saj të zbardhë më shumë dritë lidhur me ngjarjen. ➤ Në banesën e saj janë gjetur 2 armë zjarri. Por ende nuk dihet se kujt i përkasin. ➤ Nga të dhënat e deritanishme, shtohet edhe se e reja është gjetur në gjendje të rënduar psikologjike. ➤ Kjo pasi ka aludime se denoncimi është bërë nga i ati i saj, pasi e reja ishte larguar nga banesa me të dashurin e saj.

6 artikuj për këtë temë.
1 JAVE ME PARE

"Do më vrasin, më ndihmoni!"/ Vajza tregon ç'dëshmoi tek pallati në Astir: Ajo goca vetëm bërtiste!!

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga
Dëshmitarja

TIRANË- Një vajzë telefonoi sot Policinë duke kërkuar ndihmë pasi e kishin rrëmbyer. Vajza, e cila është 20 vjeçe dhe e identifikuar me inicialet S.Q. telefonoi Policinë duke pretenduar se disa persona e kishin dhunuar.  Menjëherë pallati u rrethua nga RENEA, por pas disa orësh negociata, vajza nuk e hapi derën. Në këto kushte, uniformat blu zgjodhën që të futeshin nga dritarja. Një dëshmitare që ishte në vendngjarje në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë ka përshkruar me detaje se çfarë ndodhi.

Vajza, në videon e publikuar, shprehet se dëgjoi disa zhurma para se të vinte Policia, dhe disa persona po debatonin. Më pas, ajo dëgjoi të renë që kërkonte ndihmë dhe nga ana e tjetër e derës thoshte “do më vrasin, më ndihmoni”. Më tej, dëshmitarja shprehet se forca të shumta të policisë mbërriten në vendngjarje, së bashku me ta dhe babai e daja i vajzës. Ajo shprehet se sipas personave që kishin apartamentin, ai ishte dhënë me qira ditore dy djemve, por deri më tani nuk ka asnjë informacion rreth personave të përfshirë.

“Në të njëjtin kat jepen me qera dhe disa apartamente ditore, Airbnb dhe në njërin prej tyre ishte dhe një vajzë ne po dëgjonim disa zhurma sikur po ziheshin, por më vonë ra zilja, erdhën dy policë dhe na thanë a keni dëgjuar zhurma këtu afër se ishin ankuar banorë. Gjatë kohës që po i thoshim, po kemi dëgjuar, u dëgjuan të bërtitura të qara që thoshin “do më vrasin, më ndihmoni”. Fillimisht erdhën Policët e Rendit që na pyetën, por pastaj ngaqë nuk po e hapnin derën, ajo goca vetëm bërtiste, këta i thonin “hape është policia”, e kishin kyçur derën nga të dyja anët. Pastaj u lajmëruan Shqiponjat, erdhën furgona policie, ambulanca, zjarrfikëse, rrethuan pallatin. Erdhi babai dhe daja i gocës dhe po i luteshin që ta hapte derën, ajo biseda me të atin ishte… Tani fjalët që thoshte ajo goca ishin shumë të paqarta, disa herë dukej sikur ishte me njerëz të tjerë aty brenda, disa herë dukej sikur ishte vetëm, mund të kishte paranoja, nuk e di. Thoshin ata që kishin dhënë shtëpinë, se e kishin marrë dy çuna me qera ditore, nuk e di shumë e paqartë. Erdhi FNSH dhe RENEA dhe ne ikëm se do ta shpërthenin shtëpinë, a kishin hyrë me litarë, nuk e di se çfarë ka ndodhur”, tha ajo.

E reja u shpreh se ishte ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament nga disa persona. Pasi 20-vjeçarja është nxjerrë nga banesa, Policia gjeti në apartament një jelek antiplumb; 2 armë zjarri; alkool dhe shenja që linin të kuptohej se është konsumuar edhe lëndë narkotike.

E reja ka qenë në prani të disa personave të tjerë, të cilët më pas janë larguar pasi ajo ka telefonuar Policinë, ndërsa dëshmia e saj ende nuk është zbardhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Por, po sipas Policisë, nga pamja e parë, e reja nuk ka pasur shenja dhune në trup ndryshe nga sa ka pretenduar kur telefonoi efektivët./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Jelek antiplumb, pistoleta dhe drogë…/ E reja tha se u dhunua, çfarë gjeti Policia në Astir

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që alarmoi sot Tiranën, ku një 20-vjeçari lajmëroi Policinë e Shtetit. E reja u shpreh se ishte ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament nga disa persona.

Pasi e reja është nxjerrë nga banesa, Policia gjeti në apartament një jelek antiplumb; 2 armë zjarri; alkool dhe shenja që linin të kuptohej se është konsumuar edhe lëndë narkotike.

E reja ka qenë në prani të disa personave të tjerë, të cilët më pas janë larguar pasi ajo ka telefonuar Policinë, ndërsa dëshmia e saj ende nuk është zbardhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Por, po sipas Policisë, nga pamja e parë, e reja nuk ka pasur shenja dhune në trup ndryshe nga sa ka pretenduar kur telefonoi efektivët./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Detaje/ RENEA gjen 2 armë në banesë, dyshohet se vajza ka qenë me persona të tjerë

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Forcat RENEA, kanë gjetur dy armë zjarri në apartamentin ku u mbyll për disa orë një vajzë në zonën e Astirit, në kryeqytet. Ndërkohë vajza dyshohet se ka qenë me persona të tjerë, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira airbnb, ngjitur me njëri-tjetrin. Policia ka njoftuar se gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit. 

Vajza që bëri denoncimin është S.Q, 20 vjeç. Ajo ka punuar si hostes. Në denoncimin e saj e reja deklaroi se ishte dhunuar, por autoritetet njoftojnë se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

1 JAVE ME PARE

Banor kurjoz apo pengmarrës? Kush ishte turku që nxorri kokën në ballkonin e pallatit

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot, ku RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një pallat në Astir, pasi kanë marrë njoftim se një vajzë është dhunuar. E reja me iniciale S. Q., është gjetur nga efekivët e RENEA-s në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ata u futën në apartament me litarë nga tarraca, duke u zbritur  në ballkonin e banesës ku e reja u mbyll, por një detaj është vënë re nga banorët e lagjes.

Banorët e lagjes raportojnë për ZËRI-n se një shtetas turk në momentin që po kryehej ndërhyrja nga forcat RENEA, ka zgjatur kokën në ballkonin e pallatit, një kat më poshtë nga banesa ku ndodhej vajza. Nuk dihet ende nëse personi në video është pengmarrësi apo një banor kurjoz. 

Vajza dyshohet se ka qenë me persona të tjerë, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira airbnb, ngjitur me njëri-tjetrin. Dyshohet se personat e tjerë janë larguar./ZËRI

1 JAVE ME PARE

“Më kanë dhunuar”/ Vajza në Astir nuk pranonte të hapte derën, RENEA futet nga tarraca

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga
Momenti nga aksioni

TIRANË- Pas disa orësh negociata, e reja e ngujuar në banesën e saj në Astir nuk pranoi që të hapte derën për forcat e Policisë së Shtetit. Në këto kushte, efektivët e forcave RENEA janë futur nga tarraca e pallatit në dritaren e banesës, ku u lajmërua se ndodhej vajza. Kjo e fundit kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona.

Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku e reja thuhet se është mbyllur. ZËRI ka siguruar pamjet e para nga momenti i futjes nga dritarja brenda në banesë.

MOMENTI ME VIDEO:

/ZËRI

1 JAVE ME PARE

Panik në Astir! Një vajzë dhunohet nga disa persona, RENEA rrethon pallatin, në negociata që e reja të hapë derën

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, RENEA futen nga
Pamje nga Astiri

TIRANË- Panik në Astir! RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një pallat në Astir, pasi kanë marrë njoftim se një vajzë është dhunuar. Sipas asaj që bën me dije Policia, një vajzë me inicialet S.Q., pretendon se është e dhunuar nga disa persona. Policia dhe shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares që ka bërë denoncimin, por kjo e fundit është mbyllur brenda në banesë dhe nuk pranon që ta hapë. Aktualisht uniformat blu janë duke negociuar me të. 

ZËRI ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pamje nga ajo që po ndodh, ku vihen re forca të shtuara të Policisë, RENEA-t dhe zjarrfikësit. Por ende nuk ka asnjë detaj të ri lidhur me atë që po ndodh brenda banesës në katin e 8 të pallatit. Banorët kanë thënë për ZËRI-n se brenda jeton një vajzë dhe që në mëngjes janë evakuuar nga pallati. 

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

vijon...

Poll

MOS HUMB