Festë me alkool dhe kokainë në Astir! Zbulohen emrat e djemve të shpallur në kërkim, merren në pyetje vajzat...
TIRANË- Zbulohen emrat e 5 personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Astir. Në kërkim janë shpallur: Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, të cilët u identifikuar nga kamerat e pallatit. Të gjithë kanë precedentë penalë të mëparshëm, të cilët dyshohet se kanë sjellë edhe kokainën, e cila u gjet në banesë nga kontrollet e Policisë. Sipas gazetares Anila Hoxha, me djemtë ishin edhe 3 vajza, mes tyre edhe 21-vjeçarja që telefonoi Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte dhunuar dhe se mbahej peng në banesën e marrë me qera ditore.
Ndër tre vajzat, të cilat ishin pjesë e festës, ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi atë që kishte ndodhur pak net më parë.
“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli,”- mësohet se ka thënë avokatja. Ndërsa në rrëfimin e saj, 21-vjeçarja pretendon se ka shkuar në banesë me të dashurin e saj, Joni Sadikaj, por shton se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë. Ky version konfirmohet edhe nga akt-ekspertiza.
Sa i përket pengmarrjes, grupi hetimor dyshon se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, të rinjtë e tjerë e kanë mbyllur në banesë, ndaj dhe ajo ka telefonuar Policinë.
Çfarë ndodhi në Astir?
Telefonata e një vajze, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi ditën e djeshme (9 janar 2025) Policinë e Tiranës. Forcave RENEA iu desh të hipin në tarracën e pallatit dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e apartamentit në katin e tetë, pasi vajza e identifikuar me inicialet S.Q. nuk prante të hapte derën. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër./ZËRI
PAMJET brenda apartamentit në Astir: Armë dhe mbetje kokaine në tavolinë
TIRANË-Janë publikuar pamjet brenda apartamentit në katin e 8-të në Astir, ku një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa. Policia e Tiranës gjeti një ditë më parë në banesë 2 armë pistoleta, pasi një 21-vjeçare telefonoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar se do e vrisnin.
Në tavolinë shihen 2 pistoletat, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, për t’u ekspertuar, ndërsa duket dhe rrëmuja me shishe alkooli dhe duhani. Hetuesit gjetën edhe gjurmë të mbetjeve të kokainës.
Në lidhje me ngjarjen pesë djem janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 21-vjeçares, Joni Sadikaj. Mësohet se personat në fjalë janë nga Tirana, Vlora dhe Tepelena.
Çfarë ndodhi në Astir?
Telefonata e një vajze, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi ditën e djeshme (9 janar 2025) Policinë e Tiranës. Forcave RENEA iu desh të hipin në tarracën e pallatit dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e apartamentit në katin e tetë, pasi vajza e identifikuar me inicialet S.Q. nuk prante të hapte derën. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër./ZËRI
Alarmoi Tiranën! Pesë djem në kërkim për ngjarjen në 'Astir', kush është i dashuri i vajzës
TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Astir, ku një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa. Pesë djem janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, mes tyre edhe i dashuri i 21-vjeçares, Joni Sadikaj. Mësohet se personat në fjalë janë nga Tirana, Vlora dhe Tepelena.
Joni Sadikaj nuk është një person i panjohur për Policinë. Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë. Në atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë në korrik të vitit 2022, i riu nga Tepelena ra në prangat e policisë pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, bëjmë me dije se: Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.
Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Çfarë ndodhi në Astir?
Telefonata e një vajze, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi ditën e djeshme (9 janar 2025) Policinë e Tiranës. Forcave RENEA iu desh të hipin në tarracën e pallatit dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e apartamentit në katin e tetë, pasi vajza e identifikuar me inicialet S.Q. nuk prante të hapte derën. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër./ZËRI
Çfarë ndodhi në Astir? Gjithë natën me 5 persona, dëshmia e vajzës: Isha e rrezikuar
TIRANË-Telefonata e një vajze, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi ditën e djeshme (9 janar 2025) Policinë e Tiranës. Forcave RENEA iu desh të hipin në tarracën e pallatit dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e apartamentit në katin e tetë, pasi vajza e identifikuar me inicialet S.Q. nuk prante të hapte derën. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër. Edhe pse policia ka dyshime se aty ka pasur të tjerë persona që janë larguar para se uniformat blu të mbërrinin.
Por çfarë ndodhi vërtet brenda banesës?
Mësohet se brenda banesës kanë qenë disa persona, të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit, ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin. Pasi e reja është nxjerrë nga banesa, Policia gjeti në apartament një jelek antiplumb; 2 armë zjarri; alkool dhe shenja që linin të kuptohej se është konsumuar edhe lëndë narkotike. Armët u dërguan në laborator për ekspertizë, ndërsa vajzës iu dha ndihma mjekësore, pasi ishte në gjendje të rënduar. Edhe pse në denoncimin e saj e reja deklaroi se ishte dhunuar, autoritetet njoftuan se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
"Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit,'-njoftoi Policia.
Dëshmia e vajzës
Ndërkohë, vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në dëshminë e saj paraprake para policisë ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar dhe se ka qenë bashkë me 2 vajza të tjera dhe 3 djem dhe se ata e kishin ftuar. Ajo është shprehur se ka qenë e frikësuar kur ka parë që mbanin armë dhe i ka kërkuar ndihmë familjarëve. Pasi është qetësuar ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar. Vajzat janë shoqëruar nga policia, ndërsa policia është në kërkim të personave të tjerë.
"Ka rrëfyer se në banesë prej mbrëmjes së djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar. Të paktën nga informacionet që unë kam ato pak minuta më parë janë shoqëruar nga policia, ndërkohë për tre djemtë është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë. Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta. Këto deklarime janë vërtetuar edhe me verifikimet që janë bërë me pamjet filmike dhe personat janë identifikuar tashmë dhe po kërkohen për t’u shoqëruar”, u shpreh gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion”.
Babai i vajzës më herët e kishte denoncuar në polici se të bijën ia kishin rrëmbyer, por ajo vetë kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj, dhe jetonte me të dashurin. Të dyja këto versione po verifikohen nga hetuesit./ZËRI